Përveç tragjedisë për humbjen e të afërmes së tyre, familjarët e arkëtares së vrarë, Leonora Kaloçi, sot janë përballur edhe me një tjetër incident që i ka irrituar ata së tepërmi. Në momentin që trupi i së ndjerës është nxjerrë nga urgjenca kirurgjikale e QSUT për të hipur në autoambulancë dhe dërguar në morg, shoferi i saj ishte larguar për momentin. Në fakt, ai është vonuar për vetëm 1 minutë, por kaq ka mjaftuar që familjarët të shfaqin sjellje agresive. Njëri prej të afërmve që shoqëronte barelën me trupin e të ndjerës pasi i bërtiste infermieres “ku e keni shoferin?”, ka kapur me forcë barelën që ndodhej në autoambulancë, ku edhe duhej të vendosej trupi i pajetë i Leonorës, dhe ka tentuar ta shkulë me forcë, duke bërtitur “Shtet mizerje, shiko si e masakruan”. (shqiptarja.com)
asgje nuk morra vesh nga video. ky nuk eshte lajm thoju atyre te shqiptarja.com
Ngushellime familjareve! Vdekje kriminelit dhe demshperblim nga banka!
Me aq pare sa pagoi tek Nasdaq naltmadhnia yne, do ishte rregulluar ky spitali.
http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/
…ore i thashe atyre te shqiptarja.com qe nuk eshte lajm per altinin. por me thane qe altini ka kohe qe nuk merr vesh nga lajmet..
DUHET TE JET MONTAZH SE SKA MUNDESI, MERNI ATO PROKURORET E CESHJES META-PRIFTI, ATO DO E ZBARDHIN TE VERTETEN.
TURP LE TJU VIJ SI SHTET, SI QEVERI, SI ISTITUCIONE…
TO BE…
Vetem spital nuk quhet,pisllek i gjalle.Shikoni si jane muret,te rrjepme te pa lyera,pisllek, spital si ne Kandahar.Mjere ato njerez qe i con halli aty.Dhe del ministri dhe kryeminstri dhe thote se kemi nje sherbim shume te mire spitalor.E tmerrshme ku jetojme.