Presidenti Bamir Topi vizitoi familjen Blloshmi në Fanjë të Komunës Qukës, Librazhd. Familja ka njohur persekutimin më të fortë të diktaturës me ekzekutimin në 17 korrik 1977 të poetit Vilson Blloshmi bashkë me Genc Lekën. Në familjen Blloshmi, Topi ka vizituar dhomën muze të shtëpisë me materiale mbi dy poetët dhe historikun e familjes. “Një familje me tradita të hershme historike që përjetoi hakmarrjen më të egër vetëm pse spikaste me traditën dhe intelektualizmin,” tha Topi.
“Janë krime që nuk duhet të harrohen e kujtesa dhe respekti duhen vendosur në projektimin e së ardhmes,” tha presidenti.
Pak ditë më parë, një nga pjesëtarët e familjes Blloshmi akuzoi deputetin e PD, Fatbardh Kadilli, se babai i tij kishte qenë në togat e pushkatimit të një anëtari të familjes së tyre. Reagimi erdhi pasi Kadilli doli në një konferencë për shtyp që t’i kërkonte Edi Ramës që kërkonte falje për krimet e komunizmit.
GJYSMA MBANTE GJYSMEN.
Enveri gjysmen e shqiptareve i beri armiq,kjo gjysme me punet e detyruara dhe me punet me te veshtira mbante gjysmen tjeter,keshtu e zgjidhi xha jenveri racionin qe pertypnin shqiptaret 45 vite.
Tranzicioni kerkon shume aftesi nga dirigjentet neokomuniste,kjo sepse nuk i shpall dot gjysmat e shqiptareve armiq ne demon-kraci,qe me ta te shelleret gjysma tjeter.
Politikane te tille te afte e verteton ekonomia e allbanistanit qe ala s’kemi per te pasur.Eshte tmer kur sheh ne krye shqipo qe tjeter kane studiuar ne tjeter fushe punojne.Shto ketu edhe shume mekate qe ka drejtimi yne,me nje superborxh maramendes,dhe qorsokakun e kemi te sigurt.
Nderkohe familja Blloshmi e meriton nje monument ne Kryeqytet atje diku prane Parlamentit,ta shohin ne perjetesi palopolitikanet tane qe e dijne kolltukun politik aq te lehte,mjafton te ulesh atje dhe c’do gje zgjidhet vetevetiu,qe pastaj buckariten veturave dhe vilave duke shitur pordhe pa fund se pasuria ju qindfishua me urdher te peshkut.
Vone po kujtoheni zoti Topi. Nje pjese nga ne kane vdekur e nje pjese jane ne buze te varrit nga skamja e mjerimi.
http://imageshack.us/photo/my-images/28/saliberishadhehysenshos.jpg/
E din Doktori se si i zgjedh deputetet, se ai i menagjo mir situatat n’tgjitha sistemet.
O Bamir sa i ulet qe je si njeri,pa shko njehere te nan HANKJA se do te thote dy fjale…
O lymo EDHE 21 JANARIN E MENAXHOJ NE MENYRE TE SHKELQYER.EDHE KEDAFI DO JA KISHTE zili
Zoti Bamir je Presidenti me i mire dhe me i ndershem qe ka patur shqiperia deri me sot.