Arma me të cilën u vra dje arkëtarja e filialit të “NBG Bank”, Leonora Kaloçi, është përdorur edhe në vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj, ngjarje e regjistruar në 21 tetor të vitit të shkuar në rrugën Ferit Xhajko në kryeqytet.
Ekspertiza balistike e plumbave të gjetur dje në vendin e krimit ka nxjerrë në pah faktin se është e njëjta armë me të cilën është vrarë 61-vjeçari 5 muaj më parë. Burime të sigurta policore bënë me dije se krahasimi balisitik ka nxjerrë të dhëna të sakta, çka hedh dyshime se autori është i njëjtë në të dyja ngjarjet që kanë shënuar dy viktima.
Burime policore thanë për “Ora News” se tashmë pista mbi të cilën po hetohet është përqëndruar në këtë fakt dhe po verifikohen shumë persona të dyshuar. Vetëm gjaatë orëve të fundit janë shoqëruar rreth 50 persona, shumica dëshmitarë, por edhe të dyshuar për këtë ngjarje.
Pistën për një autor në të dyja ngjarjet e përforcon edhe skema që është përdorur si në vrasjen e argjendarit, ashtu edhe në vrasjen e arkëtares. Hyrje e dhunshme në brendësi të objektit dhe hapja zjarr në momentin e parë që është refuzuar dhënia e parave. Policia nuk ka dhënë shumë detaje, por deklaroi se po punohet në disa drejtime operacionale duke ndërtuar edhe një identikit të autorit, i cili është parë nga roja që mbeti i plagosur.
Edhe vrasja e Rrapo Sinanit mbetet ende e pazbardhur dhe autori nuk është vënë në pranga, megjithëse u ndalua një shtetas nga Kosova, që më pas rezultoi i pafajshëm. Tashmë pista se bëhet fjalë për të njëjtin vrasës në të dyja rastet e grabitjeve është përforcuar nga elementi balistik që tregon se arma e përdorur në të dyja rastet është e njëjtë./ora-news
nje fare serial killer… qeveria ha m*t me statistika… i ka bere jetet e njerezve vec shifra…
Nje fytyre te tille do te kete ky vrasesi serial. Wanted:
http://imageshack.us/photo/my-images/337/llupoberisha.jpg/
Ky shtet eshte shtet Antidemokratik.
http://mdcal.blogspot.com/2012/03/mdc-pergatit-kerkesen-per-ne-gjykaten.html
OUU, QEKA SERIAL AI I STUDJOKA MIR VIKTIMAT, PO KA 1 DETAJ QE E DIN TE GJITH, VIDEOKAMERAT NE KRYEQYTET MUNGOJN, KJO ESHT ZGJIDHJA, POR SI GJITHMON Z.KRYEMINISTER (GJITHMON KY ESHT NE MES) NUK I PELQEJN TELEKAMERAT SE I NXJERRIN SHUM VRASJE NGA KRIMINELET E TIJ (AGIMI, NDREA…) KSHUQE KAPENI SA ME PAR ATE DILETANTIN, O POLIC TE LODHUR QE JENI…
TO BE…
Duhet denimi me vdekje, keto hoqen denimin me vdekje se do te
kopjonin europen ,po ne nuk i kemi standartet europiane,
duhet “karrigja elektrike”.