Fullani: Merrni kredi që të rritet konsumi

28 Mars 2012, 18:53Politika TEMA
Fullani: Merrni kredi që të rritet konsumi

Banka e Shqipërisë vendosi sërish sot të ulë normën bazë të interesit për lekun, në përpjekje për të stimuluar ekonominë, që duket se po jep shenja këputjeje. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani u bëri thirrje bankave të japin kredi, por edhe qytetarëve dhe firmave që të marrin kredi për të rritur konsumin. “Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë normën bazë të interesit për lekun, duke e çuar atë në kuotën 4. 25 %. Ky vendim synon të krijojë kushte më të përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit të inflacionit afatmesëm. Njëkohësisht lehtësimi i politikës monetare ofron një mbështetje më të madhe për zhvillimin e kërkesës në sektorin privat të ekonomisë. Rritja ekonomike e vendit do të përcaktohet kryesisht nga ecuria e konsumit dhe investimet private,” tha Fullani.

Vendimi i sotëm i Bankës u ndikua fort edhe nga rënia e madhe që inflacioni shënoi në muajin shkurt kur zbriti papritur në kuotën e 0,6 përqind.

Guvernatori tha se rritja ekonomike në vend në muajt e parë është pozitive, por tepër e ulët. Të gjithë organizmat e huaja vlerësojnë se Shqipëria mund të ketë sivjet një rritje ekonomike prej 0.5 deri në 1 përqind. Pak ditë më parë ishte Fondacioni Bertelsmann që vlerësoi se kjo qeveri ka shkatërruar edhe të vetmen arritje të Shqipërisë në këto vite, rritjen e mirë ekonomike.

“Të dhënat e tërthorta statistikore për sektorin monetar fiskal dhe tregtisë tregojnë për një rritje të ngadaltë të ekonomisë në tremujorin e parë të këtij viti. Kontributi i kërkesës së huaj gjatë kësaj periudhe ishte i dobët si pasojë e presioneve në këto vende. Kërkesa e brendshme private mbetet e ngadaltë për shkak se konsumatori është prirur drejt kursimit”, tha Fullani, që beson se njerëzit kanë para, por nuk konsumojnë.

Megjithatë të dhënat e fundit tregojnë se kreditë e këqija në Shqipëri kanë kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve.

 

14 komente në “Fullani: Merrni kredi që të rritet konsumi”

  1. i thuaj berishes o FULLAN,se berisha BORXHIN e quan sukses.jepu leket pensionistave.mer borxh qe te lash borxh,suksesi i kesaj qeverie.

    1. Vlora says:

      po kredite me cfar ti paguajme,,,apo te merni dhe pak interesa ju…..

      per nje kredi 50 miljonshe ju ne fund te 25 vjeteve te keni mare 150 miljon.

    2. Gusmari says:

      O paaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaalle! Po si te marrim kredi kur ju po na e beni tamam si ne 97′?!!!!
      Ik e na trego historine e celesit te shtepise me mire.
      Inferior dje, inferior sot! Turp i zotit. Po s’ka gje se edhe ti do ta hash mire, thelle, rendshem.
      http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/

  2. LORA says:

    Sillu Fullan,si pordha neper breket e inflacionit tend afatmesem e te
    qeverise tende.Vetem per prodhim e mbrojtje te prodhimit vendas nuk doni te dini,ju kerma te tranzicionit leqendises 22 vjecar.Se cdo bejne njerzit me ato te ardhura mjerane qe kane,e dine ata me mire se cdokush tjeter.Je ne nje vend qe nuk te takon,o fullan mavria!

  3. Ky vetem guvernator nuk eshte. ne vend qe te beje thirrje qeverise dhe bankave te simulojne prodhimin kombetar qe te thithet valute ju thote qytetareve futuni ne borxhe qe te kete konsum. Po me cfare do paguhen keto borxhe? Apo te perfundojme si Greqia . konsumo konsumo deri sate futesh ne kolaps.

  4. albaniahello says:

    borxhi piell borxh. kjo stategjia e konsumit me borxh eshte falimentuse. cka po e verteton dhe kriza e sotme ekonomike. po axhornou njeher o fullhan dhe leri ko strategji masonesh. po fol per inflacioni galopant qe po mbyt ekonomin shqiptare o merhum

  5. tironsi says:

    ja kjo eshte qeveria jone me bumin e mall ekonomik te berish-fullani-meta qe drejtojne vendin me para borxh merrni boxh qe te rritet ekonomia ky eshte slogani i qeverise te ikin nje ore e me perpara ja rritje pagash e pencionesh suksesi ityre qe gjoja te merrte shembell evropa nga berisha e fullani turp te kene nje dite te dalin perpara drejtesise keta qe u tallen me taksat e popullit te varfer qe thote pa piken e turpit rritni konsumin por nuk e di nga ti marrin keto para keshtu e cuan shtetin me keq se greku ,njerzit flasin me veten kurse keta tallen te gjithe para drejtesise nje dite jo te larget te korruptuaritpale na flet per kuvende 105 milionshe eurosh me financim nga buxheti vetem 3,5miljon euro vetem perralla me mbret petulla me uje bejne keta bashke me jozin qe e ka kthyer parlamentin ne prone te sajen

  6. Bardhi Tolabi says:

    Zoti Fullani!
    Hiqni dore nga kredite konsumatore.Per popullin e thjeshte,kjo eshte fatkeqesi,do te humbase dhe ndonje lek te kursyer.Kredia konsumatore nuk prodhon leke,ajo konsumon leke.Me se do te shlyhet marrja e kesaj kredie?Mos e futni popullin ne qorsokak.
    Nxisni dhe stimuloni investimet prodhuese.Hartoni politika lehtesuese per biznesin prodhues.Jepuni atyre kredi me interesa te ulta,aq sa te sigurojne Bankat e nivelit te dyte,te ardhurat e tyre normale dhe jo fitime perallore.Ne kohe te tjera,le te ndjekin politika si te duan,por sot per sot nuk jane kushtet per fitime perallore.
    Persa i takon kredive te keqija.
    Me duket,se jane nje forme e kamufluar per perfitime te disave ne kurriz te shumices se popullsise.A nuk jane keto kredi nje bombe me sahat,per ne te tjeret qe nuk kemi marre kredi te tilla.Kush do i riktheje keto para ne banke?Ne se banka falimenton,cdo ndodhe me paret e njerzve te ndershem,te cilet i kane depozituar ne keto banka?A nuk eshte kjo nje rruge qe te con ne te njejten situate me falimentimin e firmave piramidale,sepse dhe ne keto banka mund te humbasin po kursimet e njerezve te thjeshte.
    Prandaj mblidhni mendjen sa nuk eshte vone.

  7. Teta says:

    Me cfare ti shlyejme kredite o koketrashe, ti marim qe te te dalin ty llogarite ne rregull e pastaj te na merrni shtepi e cfare kemi ne vend te kredise.Pse nuk thua se sa jane interesat e kredive , thuaju shqiptareve se per 10 ml leke kredi duhet te te kthejne 15ml leke e me shume.E ne kete kohe krize neve nuk na del llogaria te marrim kredi tek ty.Edhe biznesit po ja merrni frymen me taksa e gjoba e jo me te gjeje likiditet per te shlyer kredite e ndryshme.Gjeji vendin borxhit te brendshem qe eshte gati 60% e pastaj dil e jep konferenca.Po pse more ne do ti paguajme kredite e keqija qe u ndertua Bathorja e Unaza e re.

  8. SHESIM LEKE says:

    SIKUR TE NA JEPJE PUNE O FULLANKE,DO ISHTE ME MIRE.ti do te shesesh leke .e loske tregtine si muratori MISTRINE o fullanke.shko bej nonji tave me PESHK, thone se e qane taven.

  9. FUKARA says:

    po per c,fare te marrim BORXH me pare.a e di FULLANI SE SA ESHT MINIMUMI jetik ne shqiperi.asistenca jep nje buk ne dite.hajde e DEGJO birishen kur thote per bum ekonomik.para 22 vjeteve kishim tollonin.sot ka c,do gje por si blen dot se ske lek.thone qe po qe syri i ngopur stomaku nuk pyet.UNE per vete se besoj.

  10. 2012 says:

    po afron fundi I BOTES fullani flet si jema e ZEQOS ne maje te THANES.KY FULLANI kujton se jemi ne 1990.kur na linte sala me goje hapur e thoshte.une SALI BIRISHA DO TU BEJ JU SHQIPTARVE TE GJITHE PRONARE.dakort jemi nuk jemi kondra po une pronar e ti pronare me LOPET kush do veje.

  11. Zoti Guvernator nuk mendon se keto qe po ben tani me uljen e normes se interesit duheshin bere vite me pare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje