Ilir Meta, "i penduari" i qeverisë Berisha tek drejtuesja e anti-drogës në SHBA

28 Mars 2012, 18:03Politika TEMA
Ilir Meta, "i penduari" i qeverisë Berisha tek drejtuesja e

Ky ka qenë qëllimi i vërtetë i vizitës së Metës në SHBA, kamufluar me disa takime politike. Meta ka raportuar përpara strukturave përgjegjëse për anti- drogën, madje para vetë drejtueses së DEA-s, në lidhje me faktin që ndihmësi i tij është anëtar i një grupi të rrezikshëm kriminal. 

Në një njoftim të Lëvizjes Socialiste për Integrim thuhet se kryetari, Ilir Meta, është takuar me drejtuesen e agjencisë federale kundër trafikut të drogës, Michele M.Leonhart. Ende nuk dihet zyrtarisht se përse DEA e ka thirrur Metën në një takim, por LSI thotë në njoftimin e saj se Ilir Meta i ka propozuar zonjës Leonhart që në Shqipëri të hapet një zyrë e DEA-s. Po ashtu në takim Meta është zotuar për të mbajtur të rinjtë larg drogës duke nxitur punësimin dhe aktivitetet sportive.

Por burime të gazetës Tema bëjnë me dije se Meta është pyetur në lidhje me ish- ndihmësin e tij, që është arrestuar e më pas ekstraduar në SHBA si pjesë e një grupi shumë të rrezikshëm kriminal që vepronte në Nju Jork e rrethina. Para pak kohësh, një nga ndihmësit e Ilir Metës në kohën kur ishte Ministër i Jashtëm, u arrestua në ambasadën amerikane dhe u ekstradua për në SHBA. Bëhet fjalë për Almir Rrapon, i kërkuar për një seri akuzash, mes tyre trafik droge. Çështja në fjalë bëri bujë në mediat shqiptare dhe ato amerikane. Autoritetet në SHBA e kanë cilësuar një lajm të rëndësishëm arrestimin e tij, por edhe faktin se ai kishte arritur të depërtonte deri tek zyra e zëvendëskryeministrit. Prokurori amerikan, Preet Bharara, i Distriktit Jugor të Nju Jorkut, Bharara ka vlerësuar gjithashtu autoritetet shqiptare “për ndihmën e dhënë në hetimin dhe ekstradimin e Almir Rrapos, që ishte punësuar si asistent kryesor i zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë”.

Në deklaratën zyrtare të Byrosë Federale të Investigimit kur u bë ekstradimi i Rrapos, shkruhej në krye  është sekretari ndihmës i ministrit të Jashtëm dhe Zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Bëhet fjalë për momentin kur u arrestua në Tiranë, pasi ishte zbuluar. Në mënyrë të drejtpërdrejtë FBI akuzon Ilir Metën se ka punësuar në një post goxha të rëndësishëm një njeri të shumëkërkuar dhe që rrezikon mbi 200 vite burgim, deri në ekzekutim me vdekje.

Madje dhe në shpjegimet e brendshme thuhet se “megjithëse i kërkuar për krime në SHBA, Almir Rrapo në momentin e ndalimit ishte ndihmësi i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm”,

Ky ka qenë qëllimi i vërtetë i vizitës së Metës, i cili e ka kamufluar atë me disa takime. Meta ashpërsoi disi gjuhën ndaj Berishës së fundmi për të përgatitur terrenin për këtë vizitë.

 

 

29 komente në “Ilir Meta, “i penduari” i qeverisë Berisha tek drejtuesja e anti-drogës në SHBA”

  1. Ho mre kamunista. E shifni qfar aleati kualicioni kena. Mire bani Doktori qi e ndihmoi kur ju i bat puq me video.

    1. Maja says:

      Me parate e popullit bejne vizita “pune” keta horra. Qaheshim nga Enveri ne!!!
      http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/

      1. raimondi says:

        Po hiqni dore nga ligesia more –

        -Njeriu edhe nqs ka bere nje gabim , duhet lejuar qe te permiresohet …..
        .E rendeishme eshte qe te jete pozitiv qe ketej e tutje …..

        Dhe ju jeni ne opozite, e keni nevoje per aleanca , se te vetmuar ju nuk fitoni dot kurre ,se keni nje parti me njerez te pa afte

  2. Enzo says:

    Paska taku shefen e vet Iliri. Tani kujdes se do kapi trafikantet qe i ka drogu vete. hahahhaha hipokrizi hipokrizi

  3. Delli USA says:

    Takimi i zyrtareve amerikane me nje mafioz si Ilir Meta na bind se Shqiperine e presin dite te veshtira.Kete kishte parasysh dhe miku i shqiptareve ish ambasadori Withers kur ju foli hapur dhe me sinqeritet,duke dale hapur ne kundershtim me qendrimet e ambasadorit Arvizu.

  4. Qerimi says:

    O Ilir amon mer burre mos tako persona te rendesishem. Mos ja zbeh “suksesin” Rames qe takoi drejtorin e shkolles. O shoke komunista ja u futi Amerika. Me shume persona te rendesishem takon Iliri sesa Rama. E hengret kellicin edhe per 2013-ten. Prape ne opozite do hani bar.

    1. Skraparlliu says:

      O Qerimo pyete nje cike koke lopen kur te kthehet se sa i gezuar ishte per takimin me keta te anti-droges ne Amerike. Te siguroj qe po te ishte zgjidhja e tij, do te kishte preferuar te takonte ate drejtorin e shkolles qe takoi Rama.

    2. DHELPRA says:

      PO SA I KA DHON ILIRI AMERIKONVE PER AT VIZIT? ME TAKU 1 ROJE RRUSHI KA PAGUJT 1.000.000$, SBOHET FJAL RAMA ME PAGUJT PARE SE I KA HARXHU I SHKRETI, NE 2009 EDHE NE 2011 PRAP.

      TO BE…

    3. Arditi says:

      O qerimo me q te vogel,po ju keshtu u pelqen o plako,tu vjedhin,to perdhunojne,tu vrasin,te keni ne krye tipa si Ilir Kokejashtqitja,si Saliu,sepse me kete tru qe keni ju,normal qe Rama nuk u pelqen sepse nuk arrini ta kuptoni.Sa kontradiktore qe jeni me vetveten mor te mjere,keni krye komunistin Sali Pallen ne krye,dhe perseri therrisni komunistat.Fatkeqesisht kokeboshet si puna tende kane lulezuar shume keto vitet e fundit.Te mjere do te mbeteni gjithmone,pa patur rendesi se kush eshte ne krye,Enver komunisti apo Sali Komunist Talebani.Ju jeni te mjere ne jete,po çe do qe i ra fati i keq Shqiperise qe ju te lindni ne kete vend dhe ta qelbni me eren e keqe qe bini.

    4. Bessi says:

      A e shikoni veten o popull shqiptar qe per lideret e partive shani , rrihni e vrisni njeri-tjetrin .,,,, o popull shqipetar perse jeni te hipnotizuar nga fjalet boshe e mashtruese te ketyre harbuteve te pa shpirte e pa ndjenja njerzore.,.,.,,o popull shqiptar thirri mendies e mos u beni viktima te politikave mashtruese e korruptive te atyre harbuteve.,.,,POR ngrihuni te tere te bashkuar per cfardo te padrejt qe eshte berene ate vend.

  5. kujton se do intregoj ALMIR RRAPON.se iliri u integrua me gjykatat tona.edhe ne amerike po pagove integrohesh ashtu si u INTEGRUA ILIRI.PO PAGOVE SKE FAJ.

  6. 1991-2011 says:

    Gjate vitit qe kaloi u vu re me trishtim se krisje e periudhes e miqesise se”pathyeshme amerikano-shqiptare”..Kurse me keto vizita te ketij viti te
    demoneve te politikes shqiptare ne shba mund te quhet fundi i kesaj miqesie.
    Te pritet ky mafjoz i “dokumentuar” nga antimafia amerikane nuk po gjej fjale ne enciklopedine shqipe qe ta pershkruaj..Nuk do habitesha sikur ky njeri te ndalohej nga drejtesia amerikane..

  7. loni says:

    mire e keni ju americanet,,,me kete njeri qe quhet ilir meta do ta zgjidhni hallin e bimes narkotike dmth hashashin,,nuk do tju sjelli me hashash shqiptare nga sote e tutje,,,ai tani me kompremist me ju do tju sjelli kokaine afgane shume e mire me nje cilesi te shkelqyer dhe me cmim te arsyeshem,,si mund ti besoni ketij hajvani ju americanet,,o ju jeni budallenje ose luani te njejten biznez qe iliri e luan ne shqiperi ketu e 20 vjete rrjesht,,se ndryshe un nuk kuptoj dote asgje se cfare konkluzjoni doni te ncirrni me kete fytyre te turpshme shqiptare qe quhet ilir meta,,,,te luftosh trafikun e drokes dhe korrupsjonin me kete njeri,,eshte ti thuash ujkut mi ruaj pak dhente….

  8. DHELPRA says:

    SA PER FORMALITET O Demos, TA VOTONI NE 2013, LEVIZJE E BUKUR E KOKVICIT, PO SKA REZULTAT, EDHE ILIRIT SI INTERESO DROGA SE KA GURORET NE TE GJITH SHQIPERIN. HAPINI SYT !

    TO BE…

  9. alfredi says:

    Metes i pershtaten : Non comment , Non stop , Non grata…. e te tjera non..non

  10. Selim Rroshi says:

    Paska qene bombe me qitje te larget ky Iliri
    Diskreditoi sa mundi pd me korrupsion sa u cudit bota dhe ja la ne dere Berishes.
    Tani po e perdorin si pentito te mafies qe tja fuse me tej Berishes, mbajeni mend qe do vije me mend te tjera qe te vere ne bast kriminalitetin e tij me rrezimin e nje diktature te Salise.
    Saliu ta haje ai te shpagohet per sherbimin.

  11. Qi_rimi says:

    Qi_rimo. Cte duhet poletika ty. Ti shiko se te ka hy lopa te gruni. Nuk eshte par ty poletika. Pyete mumen a e maru fergesen. Ti kujton se po lexove lajmin e le kuptu ca po ndodh. Qyqa qerimo ca na ke thone per kry tate

    1. redalb77 says:

      hahahaha, vetem ke fjalie e fundit duhet “qyqa qirimo si qike qiru per kry tate”

  12. shkaba says:

    O popull, i mjeri popull. Vetem mashtrim mashtrim dhe prap mashtrim.

    Politikanet shqiptare jane marioneta ne duart e amerikes. Amerika i ben presion amerika i ledhaton. Amerika i jep kerbacin amerika i jep kulacin.Deri kur o popull do te mashtroheni.

    1. Lil Toronto says:

      Dhe keshtu Meta gjendet mes dy rrugesh
      -ose te rrije ne qeverisje por me “figure te perbaltur”
      -ose duhet te terhiqet nga qeveria mqq te rrezoje Berishen se gjoja nuk u arrit Integrimi ne BE.Keshtu do te shpetoje veten nga droga e Rrapos dhe do “te pastrohet” politikisht.
      Nuk thone kot qe Politika eshte K..ve.

  13. qerja qerit says:

    Skoi ihere qerimi me ble voj nqytet kur ishte me liste masokohet. Du I qile voj I thote shitses. Nuk japim per katunaret e kemi me liste I thote ajo. Ku mnjofti mu kjo qe jam katnar menoi qerimi. Iku mshpit e veshi kostum dhe u kthy mrapsh. Do I qile voj I tha gjith pordh. Nuk japim per katunaret I thote ajo. Si mnjofte ti muve e pyet qerimi. Se shikon I thote ajo qe e ke zu gryken me kallamoq

  14. Lopa says:

    Qerimo, ke lope tina?

  15. Radja kuqe says:

    Qerimo e di ti ca osht I gjo e kuqe nmoj pems. Osht radja katnarit

  16. aman O LIRO se mos ta punojne si ta punoj dritani.se andej nuk i INTEGRON dot gjykatat.ka CECUA bicak ne AMERIKE.

  17. turp NUK eshte te VJEDHESH ,TURP eshte te kapesh ate qe vjedh.kjo eshte motoja e qeverise META BIRISHA

  18. pi_roshi says:

    No koment??

  19. Berlin says:

    Me siguri meten e kane pyetur ne lidhje me ate sekretarin qe ka pasur ne pune…me nje fjale spiunim i vazhdueshem politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje