Besnik Mustafaj: Fushata për zgjedhjet e vitit 2013 ka nisur

28 Mars 2012, 20:18Politika TEMA

Javët e fundit Uashingtoni është kthyer në Mekën e politikanëve shqiptarë. Në fillim kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Më pas lideri i opozitës Edi Rama e në fund Departamentin e Shtetit është vizituar nga Ilir Meta dhe pritet që edhe kryeministri Sali Berisha të vizitojë këto zyra.

Si shpjegohet dhe çfarë domethënie ka kjo? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje i ftuar në studiot e lajmeve të Top Channel ishte Besnik Mustafaj, ish-Ministër i Jashtëm.

“E gjithë kjo ka një lexim fare të qartë. Fushata elektorale ka nisur dhe siç është në traditën e politikës shqiptare, sidomos vitet e fundit, Uashingtoni është destinacioni i pashmangshëm. Por ajo që bie në sy është se lidershipi, ndryshe nga herët e tjera, këtë herë ka organizuar vizitat nëpërmjet lobimeve dhe pretekste të tjera dhe në mënyrë të natyrshme janë pritur nga Departamenti i Shtetit, çka tregon që DASH mban një distancë të barabartë me politikanët shqiptarë”, tha zoti Mustafaj.

Një ndër debatet më të forta në distancë ka qenë ajo për partitë e reja që janë krijuar dhe që pritet të krijohen. Berisha ka sulmuar fort Bamir Topin dhe Kreshnik Spahiun si paterica të Ramës, ndërsa vetë Edi Rama thotë se fakti është që Partia Demokratike është ndarë në tresh tashmë.

Lidhur me akuzat dhe kundërakuzat mes palëve, zoti Mustafaj tha se të dyja kahet e politikës, të dy liderët ndjehen të kërcënuar tashmë, sidomos nga paralajmërimi i krijimit i asaj që të gjithë e quajnë “partia e Topit”.

“Ajo parti e paralajmëruar nga zoti Oketa, pasi vetë Topi s’e ka përmendur ende, do të thotë se ka shqetësuar të dyja krahët e politikës. Nga ajo që ka artikuluar Oketa, dy liderët e partive të mëdha ndjehen të kërcënuar dhe përpiqen ta shtyjnë drejt kundërshtarit. Të dyja sulmet ndaj këtij lajmi të paralajmëruar për partinë e Topit më duken të dobishme për këtë iniciativë politike”, tha Mustafaj.

Një betejë e fortë po bëhet edhe për ish të përndjekurit dhe ish pronarët, të cilët janë kthyer në çështje aktuale të politikës. Pasi Rama ka aktivizuar këto çështje dhe ka zhvilluar edhe tryeza me përfaqësues të tyre, Berisha nga ana tjetër nuk ka mbetur pas me ligjin për ish të përndjekurit apo ndryshime ligjore për pronat.

Por përse kjo betejë? Ish-ministri i Jashtëm e shpjegon shkurt: fushata për zgjedhjet e 2013-s ka nisur.

“Unë këtë e shikoj si një gur të varur në qafën e politikës shqiptare. Dy forcat e ndjejnë që nuk kanë zgjidhur këto problemet e pronave dhe ish të përndjekurve dhe përpiqen ta mbajnë çështjen për ta përdorur politikisht. Fushata elektorale ka nisur dhe ka nisur jashtëzakonisht herët. Fakti thotë që ka një dozë hipokrizie apo mungese realizmi tek premtimet që bëhen nga të dyja palët për këtë shtresë”, deklaroi ish-ministri Mustafaj.

6 komente në “Besnik Mustafaj: Fushata për zgjedhjet e vitit 2013 ka nisur”

  1. Kelmendasi says:

    Z.Mustafaj nuk sqario kurre pse presidenti Bush nuk vinte ne Shqiperi pa u largue ky nga mister ijashtem

    1. Besnik Mustafaj megjithse ka do bagazh me shume ne krahasim me te gjithe maloket e tjere te Tropojes, edhe Sales ja kalon po te vesh peshoren e Tropojes mes tyre, por eshte pjelle e ish Institutit M-L te Nexhmie Hoxhes dhe shoku zyres se Fatos Nanos po ne kete ish Instituti Bolshevik e famekeq te para 1991. Jo vetem kaq por ka do vese dhe poshtersi prapakraheve (karakteristika me e ndyre e malokut shqipetare qe simbolizohet posacrisht nga super-maloku Sali Berisha), qe per sa eshte ne arenen publike e politike vetem situata negative dhe asnje pozitive nuk ka sjelle (spo ndalem ne numer e detaje se jane shume e zgjatem), por Bamir Topi si cun tirone (megjithse nga gjyshi eshte dibron i ardhur heret ne Tirone si bari bagtishe…) do boj mire mos te afroje asnje provincial (kuptohet qe jane maloket) ne Partine e Re se ka me dhjetra e qindra cuna e goca qytetare me te pakten dy a tri breza e ska nevoje per prapaskeniste si Besniku dhe Sander Biberaj. Jo Bamir Topi mos bej me gabime se do te kushtojne shume e sdo kapesh as veten Deputet.

  2. Tironsi "Zogu i Zi" says:

    A e marove ate librin o Besnik? Mos harro, hiqe ate kapitullin qe lavderon Salen.
    http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/

  3. Arjani says:

    O Besnik,ti dhe ndonje tjeter qe keni qene ne PD, keni genjyer veten se keni qene dikushi. Tani qe u thane se jeni kurkushie doni te tregoheni me dinjitet. Demek ju po largoheni nga PD se ajo tani nuk ka demokraci te brendeshme. Po PD ashtu ka qene gjithmone mo Besnik, parti e tipit Stalinist. Pse shtireni. Thoni ore hapur se dhe ju keni kontribuar te jete e tille duke u konformuar me Berishen per interesat tuaja.

  4. askushi says:

    Sa milion dollar i kane kushtuar popullit shqiptar keto lobime?
    Asnje politikan nuk paguan nga xhepi i tij.

  5. O mustafTropojanGjarpni, ne gjithe qullnat e s’u lodhe o marksistlenistii demokratiks?! A s’paske mesu qe Edhe llumi dicka meson kur ngrihet pakez Nolt, sa me qep gojen mbasi e peshtyjne !!
    Ti ke Edhe shpi or taj!!
    Boll bone gamgam, Ktheju fermes qe ke Bohu tropojan I lire dhe do gezosh mo shume se Tropojan I Ndezur
    per karrike. Eshte koha ta Qepesh sqepin o bilbil (te ka dale boja kahere nga makuteriacyte: -ti ne gjithe canaket!!. Vec se je Tropo-Jan)
    Ke thone njehere: Cilesia Ime esenciale eshte qe pres me durim, cdo xhahil kete ka, mik, u vertetu
    qe tropojani e ka ne shkAlle siperore
    (per shkak te ujit atje a se keni Shkiaun afer na e Thoni ju)
    po gjsesi ne Tirone kjo Esence (qe keni Ju marksistMostrat) nuk ecen perjete, t’i e di mire Dialektiken!
    Fati juj, j’u ka ec … po kaq qe Teper!
    (besoj I ndizni qiri, ti nexhit, dhe ramizit, Tjetri, ndodhin, mire boni!)
    Zoti( juej )j’u dhashte men sa te gjeni deren e shpis, ta mbyllni porten nga mrena
    …dhe, te boni shyqyrin e mos dukeni mo, ta uron nje mik qe ta do te Miren!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje