Genc Ruli nën hetim, gati akuza për shpërdorim detyre

29 Mars 2012, 09:57Politika TEMA

Ministri mori atributet e Kuvendit kur ishte në krye të ministrisë së Ekonomisë, duke ndryshuar kontratën koncensionare për minierën e Bulqizës. Ruli u fali atyre penalitetet për mungesën e investimeve duke hapur një varr që nuk po mbyllet ende

 

Prokuroria po shkon drejt mbylljes së fazës së parë të hetimeve për koncesionin e minierës së Bulqizës. Siç raportojnë dy të përditshme sot, Prokuroria e Përgjithshme është gati për të ngritur akuzat. Prokuroria po diskuton për përgjegjësitë penale të Genc Rulit, personit përgjegjës për këtë shkelje, i cili mund të akuzohet për shpërdorim detyre. Në këtë rast do kërkohet imuniteti i Genc Rulit.

Gazeta Tema pati botuar e para dosjen skandaloze se si ish- Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, mori atributet e Kuvendit duke shtyrë me firmën e tij pagesën e penaliteteve nga firma ACR. Kompania duhej të investonte 22 milion euro, por Ruli e fali kompaninë për mosrealizimin e investimeve, duke hapur kështu një varr të madh që ka marrë e po merr jetë minatorësh. Ruli është mbrojtur duke thënë se Kuvendi ishte pushim, por siç raporton Shqip, prokuroria thotë se megjithatë është Kuvendi që kurdo ka të drejtën të vendosë për diçka të tillë. Së fundmi në prokurori ka mbërritur edhe letërporositë nga Italia dhe Austria për kompanitë Darfo dhe ACR.

7 komente në “Genc Ruli nën hetim, gati akuza për shpërdorim detyre”

  1. E nuk lat Minister t’Doktorit pa denocue ju Tema. Po ktne punve t’gjykimeve ja ka mor doren Doktori kot me u lodh

  2. Deni says:

    Fytyre e shpifur,bastard njeri sic ka fytyren ka edhe shpirtin katran me boje ky Genc Ruli.

  3. selmani says:

    sa padtrci kan behre te gjidhe politikane .
    edhe gjykata do ti liroje siqe nxjeri te pavajshem edhe meten
    kjo eshte drtesija qe funksjon te ne.

  4. DHELPRA says:

    SA TON KROM KA VJEDH KY DUKE FAVORIZUAR SHKELZENIN ARGITEN ILIRIN… ? NE KURRIZ TE MINATORVE QE KUR HYJN NEPER GALERIT NUK E DIN A DO KTHEHEN MBRAPSHT, NE SHPRES TE ZOTIT. PER 200 MIJ LEK TE VJETRA ROPTOHEN ATJE, KU SIGURIA ESHT 0.1%.

    HETOJENI EDHE MOS E NXIRRNI TE PAFAJSHEM, O PERBINDESHA QE JENI.

    INA RAMA, MERU VET ME KETE CESHTJE MOS LE FAMTIRA HAJDARIN TE MERET ME KETO CESHTJE, SIC BERI ME GERDECIN.

    TO BE…

  5. Ah, mas marimit te VIP burgut, gencAzbiMostra hap siparin…
    Urime Shqiperi!
    TERSI Tirones: – kadal Plako, dardha e ka bishtin mrapa!
    Sovrani: – E di pse e besoj se erdh’ Pranvera?!… Se sak Ktij AzbiucKollovarZhabesKaravastase qe I ka Bo hesapet
    pa Hanxhine, I bi me e honger Hunin I pari, prandaj e besoj se erdh!!….(Jo per gjo, po ka per t’ju Bo qefi
    ene se shoqes, ta nigjojme kte te shkreten ke… ‘Bardhaku’, se ksaj c’ka barku ja nxjerr bardhaku!!)
    ( I durumi – I fitumi, kjo o e fitumia, se ndoj thes mbetet per kte)
    Sa per NE, ta gezojme hapjen e ‘Parades’ miq!
    Un’ Sovrani per ksi Parade vej veton,
    Gezuar!!

  6. Xhozi Plehra says:

    Mos ki frike Rrulo se te shpeton Volfarti i OSBE-s.
    Tema, bravo per qoftet dhe birren te fotografia, shume e goditur

    respekte te gjitheve, vetem Rrulit jo

  7. Xhozi Plehra says:

    Ps. O RRUL I MU…, te zente haku i atyre minatoreve qe kane vdekur neper galerira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje