Shekulli ‘reflekton’, boton një shkrim në mbrojtje të gazetares së saj

28 Mars 2012, 21:25Politika TEMA
Shekulli ‘reflekton’, boton një shkrim në mbrojtje të

Lindita Çela

Një ditë pasi gazeta Tema botoi një shkrim dhe reagimet në mbrojtjes të gazetares së Shekullit, Lindita Çela, e cila është paditur nga një zyrtar i kryeministrisë, ka reaguar edhe gazeta Shekulli. Kjo e fundit dje nuk kishte asnjë shkrim, edhe sot në versionin print asnjë gjë. Kjo ishte arsyeja që gazetarja Lindita Çela paraqiti dorëheqjen me argumentin se redaksia dhe botuesi i kishin deklaruar se padia ishte një çështje personale e saj. Në shkrimin e shkurtër të publikuar tek Shekulli thuhet se “Gazeta “Shekulli” është bërë sërish pre e sulmeve ndërkohë që në fokus të një padie këtë herë është gazetarja investigative Lindita Çela. Drejtori për Marrëdhëniet me Publikun në Këshillin e Ministrave ka paditur Çelën për shkak të një shkrimi të publikuar në gazetën ku ajo punon ndërsa bëhet fjalë për një shkrim në lidhje me ish-kreun e ALUIZNI-t, Shaban Memia i cili shkarkoi nga detyra Ferdinand Shehun. Memia dërgoi një mesazh në media në muajin tetor ku e rendiste Shehun në krah të ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit.”

Në shkrim theksohet se kryeministri është zotuar se nuk do ketë padi ndaj mediave.

Ndërkohë gazetarja thotë se nuk do rikthehet në detyrën e saj. Ajo deklaron se ndjehet e fyer nga ky qëndrim. Sipas saj, qëndrimi i Kokëdhimës ka ardhur pas presionit të mediave që kanë publikuar këtë lajm.

13 komente në “Shekulli ‘reflekton’, boton një shkrim në mbrojtje të gazetares së saj”

  1. Arsen says:

    Gjithesesi ponoje pa rroge… apo jo ?

    1. Frrok Qupi says:

      Dihet. Hallemadhi komunist Koqo Kokdhimi eshte ne krize totale.
      http://imageshack.us/photo/my-images/220/perversifrrokqupi.jpg/

      1. elio says:

        Koco eshte turp i te majtes ne shqiperi, ish kryetar i rinise komuniste ne fier e me karriere politike komuniste, eshte konvertuar ne nje biznesmen lepires dhe te korruptuar..

  2. qeparoi says:

    shyqyr qe e kuptove o Koco qe duhet ti mbrosh jo ti sulmosh e ti lesh ne dit te hallit njerzit e tu

  3. ERIS says:

    Cfare thua more idiot se na habite. Koketrashe.

  4. majlinda says:

    Temes ju dogj barku per te mbrojtur gazetaret e gazetave te tjera. A po, harrova… tema eshte gazete On line se nuk printohet me… keshtuqe duhet ta nxjerri buken, nese i del me sulme dhe tema gjoja interesnate…
    Skutha, ai tipi i qeverise ka paditur gazeten e jo gazetaren.
    ju doli huuuuuq

    1. adi_bonn says:

      Moj teveqele..po ty pse te djeg…do vije koha qe do trajoheni edhe ju si keta te opozites..Bythlepirese e pushtetit

    2. Gjergji says:

      Sa e informume qeke?
      Mos je entourage i Berishes a i klanit te tij?

    3. dd says:

      Ciljeta ho mi, paske mesuar me komentu. Nuk qenka kot forumi PD

  5. ARBEN DUKA says:

    LULE KOCO KOMISARI
    C’E KE KETE SJELLJE VARRI…
    TI KE QENE NGA ME KRENARET
    SI TE VUNE NE RRESHT KUSARET??!!

    1. Shqiptari says:

      Koco ka qene eshte dhe te do te mbetet fenomen i turpshem shqiptar. E filloi karrieren post komuniste si hajdut e manipulator privatizimesh. Ai edhe me para mbetet hajdut. Merr borxhe e shpall faliment firmash fantazem shkurt legen. Sa per komentitn turp i se majtes, ja ke fut kot, se Koco eshte hajdut e jo i majte.

  6. katundari says:

    O koqo boll e rrnove veten per turp me marifete e pelivanlleqe, jepu rrogat punonjesve dhe sillu normal si biznesmen, shtriji kembet sa ke jorganin. Dhe leri pallavrat duke bere ku si gjynahqar qe nuk po sheh nga syte, e ku si trim me flete qe i kercet dhembet. Boll u sperdrodhe me justifikime, jo ma ka fajin Berisha, jo Rama, jo kryredaktori, jo kjo Lindita Qelo… Si mund ta shikosh fundin e ujit po nuk hoqe dore nga turbullimi i siperfaqes. Dhe po asht e vertet qe je fut n redaksi dhe je tu e ba vet gazeten, kjo qeka me e tregu barsalet n Shkoder

  7. dauti says:

    Eshta per te ardhur keq per ceshtjen e trajtuar ne gazeten tema e cla ne njefare menyre i del ne mbrojtje gazetares se gazetes shekulli.Por me keq ndihesh kur lexon komente te njerzve te cile duket se dine te perdorin adresa interneti por qe nga pikpamja e arsyetimit te japin peshtypjen e njerzve idjot a krimineli saqe druhesh te debatosh me ta.Megjithate kjo nuk do te thote te heshtesh perpara ketyre opinjonisteve te cile meren jo me problemin qe eshte me te vertet shqetsues dhe jo vetem ne kete rast por ne teresi.Ne mos eshte ndryshe qe keta qe japin opinjone te jene jo vetem idjot dhe kriminele por edhe te punesuar ose sherbetore te pushtetit dhe ne kete rast behen edhe me te rrezikshem.Sidoqofte mundet qe gazeta shekulli te kete vertete probleme financiare sepse tashme eshte provuar se kushdo qe eshte kritik ndaj qeverise eshte ne te njejten kohe ne qender te sulmeve te saj.Dhe dihet se forca e pushtetit te falimenton.Nje pushtet ky qe se ka per gje qe miljona euro ti shperdoroje per festat e pushtetit te partise se pushtetit.Por gjithashtu gazeta shekulli nuk mund ta trajtoje si ceshtj personale te gazetarit pasi gazeta ne vetvete nuk eshte e gazetarit personalishe.Ne fakt ne rastin e goditjes nga pushteti duhet qe te kete solidaritet me te madh pasi pre e sulmeve abuzive te tij mund te behet kushdo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje