Nis seanca plenare, mazhoranca shtyn ligjin për ish të përndjekurit

29 Mars 2012, 10:29Politika TEMA

Kuvendi ka nisur seancën plenare, por në rendin e ditës nuk është projektligji për ish të përndjekurit politikë. Mazhoranca është detyruar të shtyjë ligjin pasi qeveria kishte kërkuar që të dëmshpërblehen personat që janë 85 vjeç e sipër, çka do e reduktonte në maksimum numrin e atyre që përfitojnë. Ndërkohë projektligji i qeverisë u kundërshtua nga opozita, e cila propozoi uljen e moshës nga 85 vjeç, në 75 vjeç për meshkujt e në 70 për femrat. Menjëherë deputetët e mazhorancës kundërshtuan ligjin e qeverisë, duke thënë se edhe ata janë për ulje të moshës së dëmshpërblimit. Kjo solli një përplasje, që nuk e dimë sa është për shfaqje apo sa është e vërtetë. Por projektligji është shtyrë dhe presim të shohim se çfarë do bëjë mazhoranca. Opozita deklaron nga ana tjetër se një komunist si Berisha nuk ka vullnet të dëmshpërblejë të përndjekurit. Kryetari i PS, Edi Rama, thotë se kur në fillim të viteve ’90 ai kërkoi lirimin e të përndjekurve, Berisha i tha se nuk mund të nxjerrin nga burgu llumin e shoqërisë. E vërteta është se mes PD e PS ka nisur një betejë për të treguar se kush është më pranë të përndjekurve.

14 komente në “Nis seanca plenare, mazhoranca shtyn ligjin për ish të përndjekurit”

  1. Po sot a do te publikohet ndonje mesazhe komunikimi me kreun e PS , te tipit komedi lollll

    1. fule says:

      O me maloku Laprakes, e gjen kush eshte te kjo foto??? Ha m*t ha

      Me siguri do jete ndonje montim kamunistash ?

    2. Enzo says:

      Ramy, Ai nolt ka krahu i hurdhes asht kamunisti Edi Kristaq Rama, kurse ky posht asht i maer. a je tuj kaptu tash, ejc sulmo kamunistat

  2. Mesohet se Olldashi si trashegimtari me i pranuar i PD ( nga te dy krahet politike PD+PS) ka marre guximin dhe ka pyetur Pinokun e Vicidolit :
    -Kush eshte strategjia per me tej? Ekonomia po…
    Shpikjet e mija ekonomike do te shnderojne shume shpejt shqiptaret ne dele pa tru. Une jam mjeshter i kosmetikes se ndryshimit. – eshte pergjigj lunatiku i Vicidolit
    – Po te quajne te cmendur ?!..ka peshperitur Olldashi i mire
    Cmenduria eshte relative. Varet se kush ka veshur kemishen e cmendurise ( te forces) Sa te cuditshem keto delet shqiptare .. me zgjedhin dhe rizgjedhin mua vazhdimisht, une po ja u bej dhe ribej te njejten gje, dhe ata presin rezultat tjeter – kush pra eshte cmendur Koli?

    Nderkohe qe nga twitter-i Kryetari Mao ka filozofuar … Mua me pelqejne derrat. Qente kujdesen per ne, ne kujdesemi per macet, …vetem derrat na trajtojne si te barabarte

    Ne te gjithe jemi lunatike por Naim Cili qe analizon delu- iluzionet e tij (Pinokut) duhet ta quajme filozof – psheretiu Olldashi babaxhan

  3. england says:

    Pse ka njerez qe besojne se ne shqiperi ka nje parti me iniciale PD?
    Partia ka vite qe ka ndryshuar emer!a nuk ishte Zeni pjestar i partise qe organizoi tregetine e armatimeve ne Gerdec?ku mund te perfitonte miliona euro,po motra e Zenit anetarja tjeter e partise qe ben cdo lloj pazari qe kap vlera mbi 1 milion euro!edhe mamaja e Argites qe financon qendren e madhe e te semureve me autizem,por qe askush nuk e di nga kush financohet!pra partia quhet familja Berisha dhe zagaret
    ose shkurt me iniciale FBZ…

    1. Doktori e ka thon i here i fjal per keta fakiret e diktaturs, e duhet me pas besim e me ja nigju fjalen.

      Ene se qfar tregtie ban Doktori o pun e tij, e s’duhet me u perzi hiq.

  4. Parim Belaja says:

    A ju shkon nder mendje se mund te miratohet ligji per sa koh do te jene keta n’krye t’vendit?Mos e dini budall Berishen ju?Kujtoni se do ta lidhe me dore te vet lakun?

  5. Stef Staku says:

    ANLIZE : Njeri eshte Berisha po keto dy te tjeret kush jane ?
    E shoh shpesh kete fotografi po nuk i njoh dy personaft e tjere. Ju lutem na tregoni kush jane.

  6. lili says:

    Zoti Berisha jepu leket të burgosure se do hakmerret zoti ndaj jush,se po vdesi dhe nuk kane lek të varrosen.

  7. luan says:

    SA I BUKUR KE QENE SI MJEK MER SALE MEGJTHE DINEN,,,QELESHEN KENI MANGUT

  8. drini says:

    Ai majtas a nuk iu duket si Kadri Hazbiu?

  9. alfredi says:

    No comment….. tek fotografia dhe tek shkrimi.

  10. adi78 says:

    bo bo shifni doktorin tone sa i pashem paska qene dreqi tamon mu si nje sipermarres funebre tamon i zbritem nga shpellat vucidol i teri sa te jete ky i marri nuk ka dermon shqiperia po vriten njerezit si me qen laraska,dhe ky na tregon bllokmenet e rinj a ka mo bllokqen se eshte ky shpellari ketu .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje