Monstrën mes nesh e zbulojnë qytetarët, jo policia

30 Mars 2012, 10:44Politika TEMA

Sot Tirana është gdhirë më e qetë. Arrestimi i një vrasësi dhe grabitësi serial ka qetësuar njerëzit. Natyrisht nuk e ka zhdukur frikën në një qytet që rrallë ka përjetuar krime të tilla. Jo të gjitha vrasjet dhe vjedhjet i ka kryer 44 vjeçari Gusho.

Por fakti që Gusho paska kryer plot 16 grabitje, 2 vrasje dhe 3 plagosje të rënda nën hundën e qindra e mijëra policëve të bën të mendosh për aftësinë e policisë tonë. Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj u shfaq i qeshur sot përpara mediave, por pikëpyetjet tona për policinë nuk i heq aspak, sidomos kur pranoi se ishin qytetarët që e kanë ndihmuar të identifikohej autori. Edhe arrestimi i tij dje ishte një variant tipik shqiptar aksionesh. Me qindra qytetarë e mes tyre fëmijë, dhjetëra kamera po prisnin të dilte një monstër nga shtëpia, si në një shfaqje, edhe pse shumëkush mund të thotë çfarë garancish kishte policia se ky njeri me precedentë të tillë nuk do qëllonte.

Brenda katër vitesh Gusho ka bërë kërdinë me krime dhe policia as nuk i është afruar askund atij. I ka depozituar paratë në bankë, i ka harxhuar në kazino, e prapë asnjë dijeni. Kur kreu vrasjen e parafundit, policia arrestoi edhe një kosovar dhe u detyrua ta lironte sepse kishte gabuar. Kurse sot Çaushaj tha se policia nuk gabon kurrë. Ja që paska gabuar plot 16 herë në një qytet ku qytetarët e dinë se ku fle hajduti, vetëm policia jo.

18 komente në “Monstrën mes nesh e zbulojnë qytetarët, jo policia”

  1. Vlora says:

    duhet te varet jo vetem qe ka vrare,,,,por te jet shembull edhe per kriminelet e tjere………..

    per te hyre ne europe na duhet jeta ne rradhe te pare.

  2. apolloni says:

    Çaushi i Berishës mirë që doli para mediave pë t’a parë populli se ishte dhe vazhdon të jetë anonim.

    1. Nuk osht e veshtir me kuptu ka pamja se ky Gushi osht meshtets
      i Ed Kristaq Rames ene Partise Socialiste. Iku ene i vot

    2. Jani says:

      Apollon, te paska mbet ore tek konferenca e Mukjes.
      Eshte fatkeqesi qe mund edhe te kesh te drejte vote.
      Ngushollohu me shkrimet komuniste te Temes, birbo.

  3. shqiptarja says:

    policia di vetem te akuzoje te pafajshem e …te kape vetem peshqit e vegjel kur behet fjala per raste te medha krimesh

  4. Shqipetari,Copenhagen says:

    Eshte ironike te zgerdhihesh e te duket sikur se cfar ke arritur mbasi ke kapur nje monster barbar qe ka hedhur valle nen hunden e policise per plot 16vjedhje 2 vrasje e 3 plagosje.Nje bilanc qe eshte ne favor te vrasesit kundrejt Policise se Shtetit,edhe pse u kap,mbasi as nuk diskutohet qe nje here do kapej,ai perseri eshte shume me i afte se forcat e Policise,e ska me turp e del Kryeministri e mburret me aftesine e forcave te Policise per kapjen e autorit te vrasjes se arketares,kur ky ka hedhur valle me perpara surratit te Policise.

  5. Latif Dreqi says:

    Me duket sikur gazetat, jane ‘egzaltuar’ paksa a thua c’kane arritur keta te policise! Se pari, grabitja, vrasja ndodhi ne mes te dites, ne zone te populluar, me deshmitare ne banke, vrasesi ishte i pamaskuar etj etj. Vetem police amatore mund te levdohen per keto operacione..madje une e quaj deshtim qe atyre iu deshen 48 ore per kete!Ka dhe dicka tjeter, a thua kane kapur ndonje killer serial, apo ndonje fanatik ekstrem apo bombevenes! Akti i tij eshte i deshperuar, madje duket krejt amator, dhe vrasjen e ka bere nga paniku…Gjithsesi Shqiperia eshte e mbushur tejembane me te tille parazite, kafeneve,llotarive, kazinove..te cilet mire eshte qe terreni te pastrohet!

  6. andi says:

    te ishte per policine ? ai do vazhdonte serialin e krimeve . Rrofte kamera qe e zbuloi.

  7. APOKALYPSIS says:

    Per fat te keq, kjo monster do e kaloje ok the rest of life!
    Ja do denohet me gjasme (pasi te kete paguar mire) max 10 -vjet, pastaj do dale per “sjellje” te mire me policiet e burgut …

    Uroj qe te afermit e te vrareve te veprojne vete me mire se po priten nga shteti i kapos se krimineleve kot e kane!

    Dhe nje pytje tjeter kam une:
    Ket kriminelin e kapen me nje telefonate te nje qytetari, po kapon e krimineleve, per te cilin po flet e po kerkon te arrestohet nje Shqiperi e tere perse nuk nderrmeret asnje veprim?!?

    E o allvane qe nuk ditet te ndertoni njehere te vetme nje shtet qe t’u sherbeje juve, por ngritet vetem kerbace ndaj kurrizit tuaj dhe grupe mafioze qe ju kane bere kerdine ne cdo drejtim!! Mire ua bejne!!

  8. gjovi says:

    eshte e lehte te kapesh nje vrases ordiner,e rendesishme te kapim te gjithe ata vrases e gjakpires te popullit qe jane me kostume e kravata Armani.ata per 20 vjet po vjedhin vrasin egrabisin nje popull te tere,po perdhunojn kulturen shqiptarenen emlemen e flamurit kombetar.keta mostra te pseudo-demokracise po i hapim varrin kombit shqiptar.Eshte detyre e qdo shqiptari qe njene veten akoma shqiptar tu tregoje vendin ,ti largojme nga pushteti dhe ti qojme perpara drejtesise ,jo ksaj drejtesie qe kemi por para nje gjykate krejtesisht e pamvarur ke demokratike.Koha ka ardhur dhe them se jemi te vonuar por me mire vone se kurre.RESPEKTE PER GAZETEN TEMA DHE LEXUASIT E SAJ.

  9. askushi says:

    Policia pergjon kundershtaret politik.Kundershtaret e Berishes i shpall”agjent” i fut ne listen e kriminelve dhe i survejon 24 ore.

  10. pinxho kapellja says:

    xaxxaxaxa kush po na flet! nje kolotripidha grek, na mesoka sesi behet shteti.ju keni paleokosten qe po u ben me dhjetra vite zbore police e politikane.hade lypsu edepses grek

    1. APOKALYPSIS says:

      Mire mire e ditkerke realitetin grek, po pikerisht aty po e ruan lekuren tende gjalle … shko shko ne allvanine tende po s’ta bene lekuren def!!

  11. Po cte keqe ka qe qytetaret te njoftojn per kriminelet.NUK E KUPTOJ. says:

    SHyqyr qe degjom qe e kapen kete moster,po nuk eshte dicka per tu perbuzur apo lavderuar per ke kerkon te njoftoj policin per kriminelet.Ketu ku jetoj une qytetaret bejne denoncime apo telefonata per cdogje qe atyre i duket e keqe dhe kur njofin te afermin e tyre se eshte i kerkuar nga forcat e policis si kriminel.Si mendoni se do kemi nga nje polic per person o te uruar,sa nuk e kishin kapur flisnit ndryshe tani qe e kapen thoni qe e njoftoj telefonata anonime,po eshte normal se komshiu e njef komshiun nga ana fisike,jeni bere si ato grat e kqia qe shani e mallkoni se nuk ju pelqen nje dicka.UROJ TE KET ME SHUME TELEFONATA TE TILLA E KRIMINELET TE KEN FRIK E JO NJERIU I NDERSHEM.E ME PAK GAZETAR E NJEREZ ME KETE MENDJE TE GABUAR…..QE TE TELEFONOJN E JAPIN INFORMACIONE PER KAPJEN E KRIMINELEVE.JO PARTIAK DHE PER KRIMINELET E VRASESIT ORDINER,PER KETA SKA RRUGE TJETER VETEM DENIMI MAKSIMAL.

  12. ujk marsi says:

    e keni gabim nqs mendoni se cdo krim mund ta zgjidh policia, jane qytetaret qe duhet te japin kondributin e tyre ne parandalimin e cdo lloj krimi, eshte interesante ketu ne us, ka disa korsi preferenciale neper disa rruge kryesore dhe e kane te shkruajtur neper tabela, nese dikush ben furbo thirr policine , dhe me kete gjest quhesh hero. imagjinoni sesi funksionon ne nnje shtet. shumica e krimeve zbulohen nga qytetaret, kuptohet policia i arreston po gjithshka mund ta kryej policia.

  13. pinxho kapellja says:

    o kaur i derrit ,une ne shqiperi jetoj .nuk jam si puna jote qe gerryen nevojtoret e grekose. hahah e forta eshte se kur kerkon dulja u thua , jam nga vorio epiri , dhe ata helbete si gjakun e tyre qe te kane , te punesojne ty lash halet. hade me ja. ruaje gjineken nga papuja. o theos na se voithisi. xaxax

  14. i shipnis says:

    A-PO-KA-LYPS.Si i kini Pink-panterat.

  15. Aleks says:

    Nese policia punon lete te zbuloje kater hajdute qe jepen ne keto foto…http://www.facebook.com/#!/media/set/?set=a.278448182233716.62405.100002056097303&type=1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje