Japonia: Do e qëllojmë raketën e Koresë së Veriut

30 Mars 2012, 11:20Politika TEMA

Shqetësimi i fqinjëve për Korenë e Veriut po rritet ndjeshëm. Së fundmi është raportuar se vendi komunist po përgatitet për testimin e një rakete me rreze të gjatë. Japonia ka reaguar: “Kam dhunë një urdhër për shkatërrimin e saj,” tha ministri i Mbrojtjes, Naoki Tanaka.

Forcat e mbrojtjes janë të përgatitura për të qëlluar raketën në rast se futet në hapësirën ajrore japoneze. Më përpara qeveria e miratoi një plan të tillë.

Në fillim të javës, mbrojtja anti- raketë në Japoni është vendosur në pozicion lufte. Raketa e Koresë së Veriut pritet që të kapë një distancë prej 5500 kilometra, duke hyrë kështu në hapësirën ajrore të Japonisë. Edhe Koreja e Jugut ka deklaruar se do të reagojë duke e qëlluar raketën.

Pavarësisht kritikave, Koreja e Veriut po vazhdon përgatitjet për testimin e raketës në mënyrë krejt të dukshme. Pamjet e fundit të satelitit privat DigitalGlobe tregojnë punimet që po bëhen në veriperëndim të vendit.

Një gazetë japoneze thotë se tani ka mbetur vetëm mbushja e raketës për ta lëshuar.

Në mes të marsit Koreja e Veriut deklaroi se me ndihmën e një rakete me rreze të gjatë do lëshonte në hapësirë një satelit civil. Nisja e raketës do bëhej në 100 vjetrin e lindjes së liderit të vdekur Kim Il Sung.

SHBA dhe presidenti Obama i kanë bërë thirrje Koresë së Veriut që të heqë dorë nga këto manovra, por Pjongjangu ka refuzuar. Për këtë arsye SHBA ka ndërprerë dërgimin e ndihmave ushqimore në Korenë e Veriut.

8 komente në “Japonia: Do e qëllojmë raketën e Koresë së Veriut”

  1. aqif pallaska says:

    Po keto kerkojne buke dhe pastaj prodhojne raketa!!!!!!!!!

    1. Kamunistat kshu e kon. Ene Daktori na ka premtue ne berthamorin, po se lat ju me bojkotin tuj.

      1. aqif pallaska says:

        hahahhaah Lymo daktori e la pa ba berthamorin se don me cu ne hane 1 satelit vezhgues qi te kontrolloje dite nate social-puqistat.
        Kot nuk tha dje qi cdo katun do kete internet, kshu qi katunari kur po ruan delet nxerr I-Pad-n dhe kontrollon puqistat

    2. net lesharapi says:

      Amani bre vellezer japoneze. Thuhet se ne prill Sala do niset per USA. shenjestroni ate ju lutet populli shqiptar:-)
      http://imageshack.us/photo/my-images/811/salabinladen.jpg/

  2. onni says:

    Budallalliku I SALI BERISHES eshte i pafund….ne shqipri vriten njerezit sikur te ishte vendi ne lufte,ai ka hall se nuk ka internet,hahahahahaha…sa idjot…megjithate ai e kamenduar mire,po shton nje menyre tjeter per te fillu sherrin e me u vra..se keshtu e ka shqiptarii zihet ne internet per ca foto femrash fallco pastaj takohen e vriten…bravo sale e ke gje dhe ket here..

  3. Goni says:

    Me partise se punes dhe jo komunist dhe duke vazhduar tek te gjithe te tjerety qe falni per injorancen por desha me e dite se cfare do te thote komunje komunist se une per veten time as kame pere dhe as nuk mendoj te shohe ndonje komunist. Kurse kriminela sa te duash duke filluar me kryekriminelin sali qe ka qene antar i partise se punes dhe jo komunist dhe deri tek te gjithe kriminelet e tjere qe po vrasin e presin perdite.Komunistat kane nje manifest prej 10 pikash ku secili eshte i detyruar ta zbatoi keshtuqe asnje nuk e zbaton ate manifest do te thote qe asnjeri nuk eshte komunist.

  4. Qrim qenef qerata qefli says:

    Qerimo e ka mor vesh sala punen tone. Ka thone tshkosh tmoresh tesren te selia qysh neser. Ti thush sekretares kam fol me salen e di ai kte pune. Pastaj do tboj tenente. Ate ben imomin e rrahi ihere masnej e bomi xhemeral. Ty do tbok tenenteasnej do trafi. Ka thon sala ti ne va te tkere qe kpmemtokn letu so odiota dp yju bok afije tmihjoni ca thome kta alqt e temrs e tja tregoni dals. Ti goni qeke dkale me memt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje