Aleanca KuqeZi: Berisha po manipulon shifrat e censusit për etninë dhe fenë në favor të Athinës

30 Mars 2012, 12:49Politika TEMA
Aleanca KuqeZi: Berisha po manipulon shifrat e censusit për etninë dhe

Sot bëhen gjashtë muaj nga mbyllja e censusit, shqiptarët ende nuk i dinë rezultatet për pyetjet e etnisë dhe fesë

Aleanca KuqeZi, përmes një deklarate për shtyp, kërkoi që kryeministri Sali Berisha të publikojë të dhënat e regjistrimit të popullsisë sa i përket fesë dhe etnisë. Sipas tyre, sot është mbushur gjashtë muaj nga përfundimi i regjistrimit dhe nuk ka të dhëna në këtë drejtim.

“Aleanca KuqeZi është përpara opinionit publik për të disatën herë për të denoncuar skandalin me të madh politik dhe ekonomik të qeverisë. Mbushen sot plot 6 muaj nga përfundimi i procesit të regjistrimit të popullsisë, aq shumë të trumbetuar nga qeveria Berisha dhe Genc Pollo si “CENSUS”, dhe shqiptarët ende nuk kanë parë asnjë shifër zyrtare sa i përket etnisë dhe fesë,” thuhet në deklaratën e AK.

Sipas AK, Berisha po manipulon këto të dhëna në favor të Athinës. “Aleanca KuqeZi kundërshtoi me forcë dhe në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë pikërisht këto dy pyetje të “censusit” sepse NE e dinim që qeveria do t’i manipulonte shifrat zyrtare të pakicave etnike dhe të dhënat për komunitetet fetare si rrjedhojë e marrëveshjeve të fshehta dhe direktivave të Athinës zyrtare. Qeveria shqiptare ka dërguar drejt Athinës raportin zyrtar të të dhënave dhe është në pritje të direktivave helene për të t’i publikuar të dhënat e deformuara përpara kombit tonë,” thuhet në deklaratë.

“Aleanca KuqeZi i bën thirrje qeverisë dhe kryeministrit të Shqipërisë dhe jo të shqiptarëve që të publikojë sa më parë të dhënat zyrtare të “censusit” për etninë dhe fenë në zbatim të ligjit dhe afateve të përcaktuara prej tij për procesin e regjistrimit të popullsisë. Sot pas 6 muajsh Greqia nuk pranon të miratojë të dhënat e censusit për shkak se shqiptarët iu përgjigjën pozitivisht thirrjes se Aleancës KuqeZi për mos plotësimin e kushteve helene, përkatësisht pyetjes për etninë dhe fenë në “census”,” vijon më tej AK.

Sipas kësaj lëvizje, shqiptarët kanë refuzuar këto dy pyetje dhe censusi që kushtoi 14 milion euro ka qenë një dështim.

 

22 komente në “Aleanca KuqeZi: Berisha po manipulon shifrat e censusit për etninë dhe fenë në favor të Athinës”

  1. aqif pallaska says:

    Po cu be me per rregjistron e saliut??????

    po feja cdon ne rregjitrim jemi ne 2012 njeriu nderron fene sa here te doje,.

    1. tourkofagos says:

      pallask aqifi,njeriu lind me nje fe e vdes po me ate fe,ok!
      kjo nuk eshte e vlevshme per korraket,pune korrakesh…..

      1. aqif pallaska says:

        TF kjo vlen per ty si korrak ortodox shqipo vajte ne Gerqi dhe u bere grek, dhe i falesh Janulles qe para 15 vitesh gerthiste merni tanket dhe ti mesyjme Alvanise.
        edhe une jam ordokox shqiptar pasardhes i Kishes se te MADHIT Fan S.Noli jo grek ok

        ade jasu file palikari tf

        1. tourkofagos says:

          shpresoj te mos jesh bjonde…..do te ishte fatale!

          1. aqif pallaska says:

            ca me ben gam gam me batuta idiote,
            mire qe e pranon qe u bere grek per interes personal, dhe nuk te gjykoj per kete se ke pasur arsyet e tua, por mos na bej moral si mulla rrjeta dhe myftiu fluturues (rahmet paste ne jeten e internetit) kot pa lidhje per fene e pallavra te tilla, kur dihet boterisht qe 70% e shqiptareve nuk e cajne trapin per fene.
            Te vetmit fanatike fetare shqiptare (flas gjithmone per Republiken e Shqiperise) jane katoliket e veriut qe jane teper strikt por edhe ata 20 vitet e fundit kane ndryshuar, te tjeret ortodoxe e myslimane jane martuar e dehur ne nje tavoline e ne nje shtepi.

          2. Tironci Lugano says:

            Pune gojori.

        2. Andreas says:

          Te ishe orthodhoks, si minimum do dije qe jemi ne sarakosti dhe do dije patjeter qe ne kete periudhe, nuk sillet nje orthodhoks siç po sillesh ti. Ti je thjesht nje shqiptar dhe kaq!

        3. PrapambetjetOsmane says:

          z. aqif mund te na japesh ndonje adrese ku eshte shkruar se z. Janullatos ka bere deklerata te tilla !! Dhe te uroj sukseje te metejshme ne popullaritetin/fansat qe ke fituar kohet e fundit ne kete blogg !!!

          1. aqif pallaska says:

            Nuk dua aspak popullaritet P.O po jap thjeshte opinione personale dhe nuk dua te talle menderen gjoja si patriot nje personazh qe me thote ta ndajme Shqiperine ne Shkumbin e poshte e ta bashkojme me Greqine, njesoj si keta turkoshaket e Kosoves qe qajne dite nate dhe presin me padurim pushtimin e dyte te neo-osmaneve.

            Eshte nje video qe sapo ta rekuperoj ta postoj, dhe nderkohe te rifreskoj kujtese ne disa ngjarje te Kishes Ortodokse dhe te MADHIT Fan Noli

            A e di se Kisha Ortodokse shqiptare e Fan Nolit ne Amerike lindi si perdhune e mosvarrimit te nje djaloshi shqiptar ne kishen greke te Worcester, Massachusetts? Po keta greke ne Amerike dhe ne Greqi bene c’eshte e mundur te rrezonin kishen e Nolit ne Amerike, te helmonin e thernin a vrisnin ne mes te dites nje nga nje prifterinjet shqiptare qe predikonin ne Shqiperine e Jugut dhe ne Çameri. Kete veprimtari antishqiptare te paster fare, 80 vjet me pas ,me nje strategji te holle e te dokumentuar me marreveshje shteterore greko-shqiptare nga me famekeqet ne historine e diplomacise ndershteterore po e frymezon e organizon Janullatosi. Janullatos nuk eshte i perjetshem por varret e grekeve i nguli aty ne Shqiperi qe greket e Athines te vijne me vrap e te nderojne ushtaret e tyre qe luftuan italianin ne toke te huaj per ta! Por qe greket e Athina do ta shesin se bijte e tyre luftonin per Epirin e Veriut, per token ame!

            Po historia e Rilindasve tane pse duhet perdhosur deri ne kete fare feje sa te na behet gjaku uje kur ne e kemi idhull te shqiptarise Rilindjen Kombetare. Qe nga Amerika erdhen vullnetaret me komandant Aqif Permetin dhe shembulli tjeter çeta e komanduar nga vete At Stath Melani qe luftuan me arme ne dore per te mos lejuar copetimin e Shqiperise se Jugut!

            Shqiptaret, arvanitasit historikisht dhane jeten per pavaresine Greqise dhe Greqia moderne i perndoqi si hije dhe i shkombetarizoi me ligj 300 komunitete arvanitase.

            Shqiperia ka qene e varfer, e dobet nga fuqia ushtarake por kurre nuk fjeti gjume per Identitetin Kombetar shqiptar as edhe per teresine tokesore te saj. Perse duhet ti themi: Amin! dores se zeze te Janullatos dhe Athines qe e ka prioritet varesine e Shqiperise nga ajo?

            Tirana zyrtare s’duhet ta firmoste marreveshjen e Athines per ngritje e varrezave greke ne toke shqiptare! Ashtu sic u firmos Kuvendi Popullor duhet ta rishikoje me ligj qe te c’varrose varrezat e greke ne Shqiperi ashtu sic Italia erdhi e mblodhi eshtrat e ushtareve te saj. Ky eshte sherbim ndaj Shqiperise Republike dhe shtetit te pacenuar shqiptar!

            Janullatos dhe Athina kane blere me ca euro te qelbura Fronin e Kishes Ortodokse Shqiptare te Tiranes per tju kundervene per here te Dyte Rilindjes Kombetare shqiptare atyre patrioteve qe nuk fjeten gjume gjer sa e bene Shqiperine te Pavarur.

            Me kete klase politike qe ka Shqiperia Janullatosi e hedh vallen si te doje kunder interesave kombetare shqiptare dhe Identitetit Kombetar shqiptar.

            Nuk ka asnje arsye pse t’ja marrim per ters kur Janullatos nuk kisheron prifterinjte shqiptare si At Stath Melani apo te tjere qe c’kisheroi para dhe pas vrasjes vete dora e kishes greke 100 vjet me pare. E çuditshme! Prape duhet ti lutemi nje greku kete radhe ne zemer te Shqiperise te na kisheroje atdhetaret e Shqiperise sepse i c’kisheroi, vrau, persekutoi vete kisha greke, kisha qe po i sherben me devotshmeri Janullatos. Ndaj Kisha Ortodokse Shqiptare gjer sa te kete Janullatos ne krye eshte dege e Kishes Ortodokse Greke! Pra ia heq legjitimitetin, sepse ne shqiptaret s’mund ta adoptojme kombesine e Kolonelit Janullatos nga greke ne shqiptare!

            A ka mbetur ndergjegje kombetare nder shtetaret e Tiranes qe ende shtrengojne doren e Janullatos!

            A e mendoni se ne tribune apo ne takime protokollare per festimin e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise do te ulet prane udheheqesve shqiptare edhe hiresia e tij Janullatos – helmi i shqiptarise per 20 vjet!

            Janullatos eshte Kali i Trojes dhe po e perdor punen e zotit per te mbetur si nje nga heronjte e Greqise moderne per te vene ne jete Megalidhene!

            Shqiptare mos flini, Janullatosi nuk fle! Prandaj ngrihuni me cdo menyre, percilleni sa me pare sepse edhe Kisha Ortodokse duhet te flase shqip me qellim qe kete 100 – vjetor te Pavaresise se Shqiperise ta gezojme si shqiptare me fene tone te perbashket – Shqiptarine te cilen nuk e honeps dot Anastas Janullatos.

            Kur Janullatos e thote hapur se nuk e kupton shqiptarine atehere perse ne e mbajme peshqeshin e Athines akoma edhe pas 20 vjetesh?

            Grekofobia eshte e pakurueshme gjer sa Janullatosi ha buken e shqiptareve dhe punon kunder shqiptareve!

            per keto gjera une konsideroj armiq shqipfolesit greko-turko-arabe

            Gjithe te mirat dhe se shpejti te postoj linkun eshte i vitit 1997

            1. eleYΘeriskepsi says:

              Pershkrimi juaj,qe paraqisni si shqetesim,eshte thjesht nje perkthim nga Wikipedia i Theofan Stilianos Mavromatis ,lindur ne Thraki ne Greqi.Ky eshte emri i vertet ,i Fan Nolit, qe ne shqiperi nuk do e degjosh,sepse eshte emer Grek.Mgjth,pak rendesi.
              Problemi juaj dhe ne pergjithesi i gjithe shqipetareve (sepse kjo dukuri ndodh vetem aty dhe me shqipetaret),qendron sepse nuk keni njohurit sesi funksionon kisha ortodokse jo vetem aty, kudo ne mbar ortodoksin, ne mabar boten .Nuk e dini se eshte ne varesin dhe mbikqyrjen e Ikumeniko Patriarxias ne Konstandinopoj.etj etj etj.Arini deri ne paradoksale te tilla,perse mesha behet ne gjuhen Greke etj etj

              Me poshte lezoni perse ,nga kush varet kisha ortodokse shqiptare.
              Ligjet,nuk i vendosni as ju,as un, por to Ikumeniko Patriarxio Konstandinupulis.

              http://www.megarevma.net/Patriarxeion.htm
              http://en.wikipedia.org/wiki/Ecumenical_Patriarchate_of_Constantinople

              1. aqif pallaska says:

                Znj. Nuk e mora ne Wiki por eshte nje shkrim i VOA eshte pas nje ankese te At Nikolla Marku te Elbasanit per heqjen e fotos se Nolit ne Kishen Ortodokse te Bostonit, nga kush merre me mend vete????

                p.s edhe Faik Konica u pagezua me emrin Daniel por e perdori rralle here zyrtarisht.

            2. Edi Detroit says:

              Z.Aqif,Respekte,per komentin por te keshilloj te mos lodhesh kot me ato kokra per tiu spjeguar kush eshte Janollatosi,,ata nuk jane shqiptare me zemer si ty ,por thjesht flasin shqip.

            3. Gezim says:

              O Qife, po ngaterron kishen me politiken me duket. Kisha Ortodokse nuk varet nga Greqia, ashtu si edhe nuk varet Vatikani nga Roma.

              Greqia ka ndikim mbi kishen Ortodokse Shqiptare, sepse ajo i investoi e i ngriti kishat pas rrezimit te diktatures, pasi juve i kthyet ne stalle lopesh dhe hambare gruri ne kohen e diktatures Hoxhiste! Jane shpenzuar me qindra miliona Euro per rindertimin e kishes Ortodokse ne Shqiperi ashtu si Vatikani ka shpenzuar po kaq per kishen Katolike dhe kjo eshte per tu falenderur, sepse Shqiptareve ju dha mundesia qe te kthehen ne identitetin e te pareve, para pushtimit 500-vjecar Islamiko Osman. Rindertimi i kishes pas masakres ateiste 45-vjecare Hoxhiste, nuk eshte krim dhe as antishqiptarizem, perkundrazi eshte kthim ne identitet te cilin ky popull i hallakatur, e ka shume nevoje.

              Qe te jesh ateist nuk eshte ndonje krim, por qe te jesh kokrra injorantit persa i perket njohurive mbi kete kishe, ty si ortodoks nuk te falet. Megjithese nuk e besoj qe te jesh i tille! Sa per gjuhen, ne Kishat Ortodokse Shqiptare flitet Shqip kur behen ceremonite, kurse ne xhamite tuaja Arabisht. Bilancin beje vete dhe mos na e caj shume me ato ateizmat e tua, se i vuajtem per 50-vite me radhe ateizmat dhe luget boshe nacionaliste te Gjirokastritit Hoxha dhe Bosnjakut Alia, duke na lane vendim me te rreckosur dhe me te hallakatur te Europes, pasoja qe i vuajme akoma edhe sot.

              1. aqif pallaska says:

                Gezim politika dhe feja jane gjithmone bashke, vetem naivet nuk duan ta pranojne, dhe Greqia eshte vendi i fundit i BE-se qe hoqi nga ID-te besimin fetar.
                Pervec faktit se eshte e matur ne diplomaci sepse anetar i BE-se Shteti grek eshte aq shovinist sa Serbia dhe Turqia qe historikisht kane shtypyr minorancat, Serbia edhe sot ne 2012 pretendon te marre akoma Kosoven, po ashtu edhe greket (shteti i tyre) vazhdon endrra me vorio epir, pse u bene varret e ushtareve greke ne Shqiperi???? po tju ndertojme varre gjithe atyre qe kane vdekur ne token tone na mori lumi.

                p.s deri me 1991 (pos kohes se Nolit) edhe ne Kishen Ortodokse liturgjite kryesore mbaheshin ne gjuhen greke (gjyshja ime i mbante mend permendesh)
                dhe mos me ngaterro me arabet dhe gjuhen etyre ne Shqiperi se te kishin shtet do ishin nxjerre jashte ligjit predikimet ne ate gjuhe.

      2. bobi says:

        tourkofagos
        Bo bo cfar ekstremisti qe je, po ti ja kaloke edhe talebaneve
        me keto qe deklaroke,,,,
        Po sa per sqarim feja nuk eshte targe makine,as dokument identifikimi,eshte persaonale dikush deshiron ta tregoj,dikush tjeter jo, njeriu lind i lire dhe ne jete mund te zgjedhi cfar do feje qe atij mund ti pelqeje, ose te rri pa fe,
        TI flet me bindje prej ekstremisti fetar ortodoks, por krishti flet
        per fryme paqesore dhe jo per ndarje, “ERICH FROMM THOTE AI QE MENDON SE DINE TE VERTETEN ESHTE BUDALLA, POR TE KESH DYSHIME
        PER ATE QE BESON ESHTE NORMALE”

  2. anticensurë says:

    një tufë me pyetje të thjeshta për ju ilegalët e A KZ!
    çu bë me tërë “firmat që mblodhët”kundër rregjistrimit grek?????

    çu bë me “padinë” që bët për mosvlefshmërinë e kalimit të ligjit në parlament,ku ai kaloi me dy vota të fallcifikuara?

    përse sot po pranoni këtë rregjistrim gerk duke thënë:”Aleanca KuqeZi i bën thirrje qeverisë dhe kryeministrit të Shqipërisë dhe jo të shqiptarëve që të publikojë sa më parë të dhënat zyrtare të “censusit” për etninë dhe fenë në zbatim të ligjit dhe afateve”???

    kur do të tregoni të paktën,se kush është tjetër që drejton A KZ përveç naltmadhnisë së tij K Spahiut?

    këto janë pyetjet që më vijnë në mënd në këtë moment,por gjithkush mund tu shtojë të tjera!dhe këta po tregohen një burim i pa shtershem pyetjesh!

    1. mandi says:

      Akz aq e ka fuqine aq mund te beje se ti kujton se saliu pjerdh shume per firmat apo padite e akz ai nuk pjerdh per popullin e dhe opoziten e jo me per akz qe ka 1 vit qe ka krijuar.E rendesishme eshte qe keta e ngrene zerin per ceshtjet kombetare jo si opozita qe nuk ben asnje dhe nje koference shtypi.

  3. shqiptar says:

    me deklarate pa lidhje s’ka ku te veje. e nis ne e dime qe ja ka derguar greqise… e terci verci, pastaj na trego se sa jane shifrat, pastaj greqia nuk pranon shifrat se gjasme ak..at u mbushe mendjen njerezve qe te mos rregjistroheshin e terci verci. po kur u mbushet mendjen shqiptareve te mos rregjistroheshin c’te semes kerkoni qe i thoni kryeministrit te jape te dhenat. ju meshiroj per mendte qe me keni, kujtoni se po te jeni protagoniste neper deklarata dhe media u prishet mendjen shqiptareve? jo mor debila keni shkuar per lesh dhe jam une i pari qe po u’a tregoj.

    1. blendi says:

      per lesh ka shku edi rama dhe sali berisha. aleanca del forc e pare. shikoni tubimet o qorr dhe shiko numrin e antareve qe ka arritur

  4. fane mirdite says:

    o aqif jam katolik po sme pellcet t””””i bej miqesi me mysliman pa as ni problem .llogarite te kesh nje mik dh te diskutoje grek apo shqiptar po une e kisha gjyshin keshtu apo ashtu, large qofte .shqipe e pastaj pime raki ……………………..

    1. aqif pallaska says:

      Me vjen keq qe e more ne kete kuptim, nuk ishte ofendim por e vertete, vetem katoliket e veriut nuk u perulen nga komunizmi ne asnje nivel si ate politik dhe shoqeror, dhe jane te vetmit qe nuk pranuan kompromise, eri ne vitet 80. u burgosen u pushkatuan, por nuk pranuan asgje.
      Ne rast se po them te paverteta me ndrico, sot i keni bere naften jeni buratinet e Saliut asgje me shume, Fishta i madh do jete permbysyr ne varr kur shikon pasardhesit e tij.

  5. tani says:

    Une personalisht mendoj qe AKZ po fute ne SHQIPERI nje fryme te munguar
    patriotike, jo se nuk e kemi pasur, por fukaradheku,papunsia,politika e gabur si e majte dhe e djathte..
    NJe votues i mire eshte ai qe nuk eshte besnik i nje partie, si pershembull, shume veta thone qe une votoj PD apo PS se ne famiglien
    time kemi qene trdicionalisht te majt apo te djatht,ky mentalitet i mos
    votimit ndryshe na ka cuar qe te kemi ne pushtet njerez si BERISHA dhe
    te mos kete qarkullim elitash qe eshte e domosdoshme per nje demokraci
    te shendoshe dhe demokratike,ne si popull nuk duhet te presim qe demokracine te na e sjedhin politikanet,, por me voten tone duhet ti
    ndeshkojm sulltanet e politikes…
    AKZ jep nje shprese per popullin SHQIPTAR,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje