PD - PS pranojnë numërimin elektronik të votave

30 Mars 2012, 15:59Politika TEMA

Në zgjedhjet e ardhshme procesi i numërimit të votave nuk do të jetë manual, por elektronik. Për këtë është rënë dakord në komisionin e reformës zgjedhore

Në fakt palët në komision kanë debatuar parimisht në bazë të një drafti propozimesh që kanë të bëjnë me kërkesat që do t`i drejtojnë kompanisë që do të marrë përsipër aplikimin e sistemit elektronik të numërimit të votave në 2013-n.

Ndërkaq, mazhoranca dhe opozita në komision kanë rënë dakord në parim dhe sa i përket reduktimit të qendrave të votimit. Në bazë të draftit të diskutuar në komision parashikohet që qendrat e votimit nuk do të kenë më pak se 200 votues, por jo më shumë se 1 mijë duke e standartizuar në këtë mënyrë numrin e votuesve për çdo qendër.

Po ashtu palët kanë rënë dakort që nuk do të ketë më qendra votimi në ambjente private, duke i dhënë kështu zgjidhje edhe njërit prej problemeve të ngritura në vazhdimësi nga Partia Socialiste për këtë çështje. Kështu palët në komisionin e reformës zgjedhore kanë rënë dakort për kalimin e këtyre dy kapitujve ndërsa në ditët në vijim pritet të diskutohet sa i përket sistemit zgjedhor, që është edhe pika më e nxehtë. Puna e komisionit të reformës pritet të përfundojë në fund të muajit prill, pas shtyrjes me dy muaj që u bë para një muaji në seancë plenare.

19 komente në “PD – PS pranojnë numërimin elektronik të votave”

  1. Antipadrejtesi! says:

    Me ne fund PS-ja e kuptoi se ne rast se perseri do te vazhdohej me numerimin manual(me dore) do t’ja merte perseri Berisha me marifete alla Ristan’ce. Tani le te fitoje ai qe e meriton! Mbase nuk ja gjejne hilete dhe ketyre aparaturave. Rrofte Shqiperia Digitale!

    1. xha Jaho says:

      Ah sa naive qe jeni more njerez.

      Cdo sistem e ka nga nje marifet. Sidomos ne se kjo kompania do te jete shqiptare.

      Ne dy zgjedhjet e shkuara u harxhua gjithe ajo kohe si edhe miliona dollare per te fotografuar cdo vote. Perse? Vetem qe gjykata te thoshte se s’ka te drejte njeri qe ti kontrolloje ne se jane numeruar tamam.

      Atehere perse fotografoheshin?

      Edhe keto te tjerat do te jene zgjedhje alla-sali. Ai do ti numeroje dhe ai do te fitoje.

      Shqiperia eshte zyrtarisht nen diktaturen berishiane. Kush nuk e ka kuptuar kete ka pjerdhur nga trute.

      1. raimondi says:

        Tani Sala eshte tuj u mendue si tua fusi gerneten edhe ne kompiuter ..loooooooooooooool

        _Po fitoi Sala edhe kesaj radhe , PS-ja duhet te shkrihet si parti, se qenkerak parti e mbushur me budallenj, slow people ……

        –Duhet te quhet Partia e trapusheve ..looooooool

        O Skorpionsa qe duke filluar nga i pari tek i funidt keni tru me pake se ky bitha e Sales, beni aleanca me te gjithe se do truperoheni fareeeeee

        Nje gje beni mire ju , qe i sherbeni grekut me besnikeri –Jeni te beses, per grekun domosdo , se per ne jeni te ….pa-beses–Ndaj edhe do fitoni…………… kete timin loooooooooooooooooooooooooooooool

    2. Shkodrani says:

      Numerimin do e nisim me stock change ne Nasdaq ?
      http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/

  2. LORA says:

    Vendosja e kufirit te poshtem te numrit t votuesve per qender votimi,pakeson numrin e qendrave te votimit.Vendosja e kufirit te siperm (1000 emra ne liste) ul mundesine e kaosit dhe e disiplinon procesin e votimitsepse per cdo votus duhet minimalisht nje minute.Kete e quaj pune te paqme,nga eksperienca ime ne komision qendre votimi.
    Problemi i listave (eshte thembra e akilit ne deformimin e rezultatit)nuk permendet fare ne kete informacion.
    Votimi elektronik,vetem si term,pa shoqeruar me garanci te tjera nuk me jep shprese.Dua te kujtoj se u aplikua ne votimin per Asamblene(ne kongresin e fundit) e PS-se dhe nuk funksionoi;u kalua ne numerim me dore.

  3. daku says:

    Lum ajo kompani qe do menaxhoje numerimin elektronik te votave.. lum ai bossi i asaj kompania qe do behet nje nga njerzit me te pasur ne shqiperi.
    Jam i sigurte qe “komiteti special i votimeve i berishes” ka filluar punen
    qe tani nen drejtimin e 100 agron kuliceve qe ka ne cdo hallke te pushtetit te tij.Pa doreheqjen e berishes dhe zgjedhjet te parakoheshne
    nen nje qeveri teknike do jete tradhetia e trete kombetare e PS.Pritja
    e langaraqeve te politikes shqiptare nga njeriu me “low life” i shtepise se bardhe tregon qe Amerika zyrtare nuk merret me Shqiperine dhe ka caktuar
    si kujdestare ca lobues te berishes qe kane aferat e tyre ne shqiperi si
    puna e amb famekeq f.wisler.Kjo marreveshje eshte nje fakt me shume qe BERISHA-RAMA-META-NANO-BASHA-TOPALLI-RUCI duhet te largohen si tradhetare dhe poshtrues te kombit shqiptar.

  4. salistalin says:

    Hahahahaa, mos u habisni kur shpellari te fshije serverin qendror te votimeve kur te shikoje qe po humb !

    1. aqif pallaska says:

      hahahahah tani saliu do punesoje gjithe hackera-t e Wikileaks-it
      Shqiperia dixhitale do ja kalojme edhe Estonise,,, vetem hackerat na mungojne.

  5. Haker says:

    Te numerimi me dore fituan edhe shume sharlatane nga ata minjte qe rreshkasin me voten ne dore nga nje parti tek tjetra nga nje tave tek tjetra, te letyrepsur ashtu duke u lekundur majtas djathtas nga dopjot e konjakut qe me mnjes kur afrohen tek dera e asaj palo zyre u mbushen syte me lot nga mallengjimi per nostalgjine e parlamentit letyre ne legjislacionin e pare te tij . Fal atij parlamenti Ardian Myslimaj nje fshatar i ndrojtur me supet te ngritur e koken e pllakte te futur brenda tyre mesoi te mbaje nje gravate e nje kostum s’ka gje se nuk i mberthehet xhaketa e tij alla femerore, edhe kur e pysin kush je?-pergjigjet jam deputet. Fal atij lengetyre parlament merr diku nje rroge per muaj (nje hallexhi do e kishte hallall) pi cdo mengjez nje dopje konjak e nis te lekundet majtas djathtas tu shku per ke zyra, i ngrohu nga ajo pije surrogato pershendet te gjithe njerezit me hipokrizi ky fshatar ish deputet edhe syte i mjegullohen nga nostalgjia. Njerezit qe ja njohin kete dhimbje e pershendesin me ze te larte e me dore edhe qeshin nen ze…Por ja qe ky numerimi me dore e beri prape asambleist te PS, sepse aty ka ata miqte e vjeter qe xheku kane rrekellyer ndonje gote ne ndonje familje…, a diku kane blere ndonje apartament buze detit, epo te vish nga fshati e te kesh apartament ne det, apartament ne Tirane pune fikse edhe gravate, packa se maredheniet me ujin mund te mos i kesh te mira, nuk eshte pak. Prandaj PS te kete parasysh se elektronika duhet ti pershtatet nje cilesie me te mire prurjesh per te kandiduar per deputet. Se me keta nostalgjiket e Fatosit te hedhur ne krahet e Ilirit(se u duhet rroga edhe rroge qyl)nuk besoj se do te beje ndonje cudi. Prape parlamenti do maj era dhi edhe raki…

    1. NjeQytetarOptimist says:

      E bukur…

  6. TeteMeDy says:

    Po Worfarthin e Arvizun do i beni elektronike? Se keta jane ata qe i japin vulen vjedhjeve manuale apo dixhitale te Berishes. Me vota apo me ligje Saliu nuk shqitet nga pushteti.

  7. Claus says:

    Partia Socialiste me ata funksionare fshatarake te kollarisur asnjehere nuk ma ka mbushyr syrin. Me vjen me te vertete keq per ate parti qe eshte mbushur me naive te te gjitha moshave dhe ngjyrave. Tani kane dhene idene e votimit elektronik a thua se mjetin paralizues kunder manipulimeve te Sali Berishes.

    Nuk e kuptoj logjiken e tyre. Ne vend te filloje puna me verifikim listash dhe pengimin me cdo kusht te ardhjes se kosovareve e fillojne punen nga hallka e fundit e zgjedhjeve, tek votimi.

    Votimi elektronik eshte vetem leximi e fletes se votimit nga aparate scaneri, por per mua problemi kyesor eshte se perseri mund te ndodhe dergimi i votuesve qe nuk banojne ne ate zone dhe te hedhin flete votimi origjinale ne scanim ose lexim duke patur karta identiteti origjinale ashtu sic ndodhi ne zgjedhjet e fundit.
    Ne Rusi pati filmime qe i njejti person fuste ne lexim elektronik 4-5 flete votimi pa i hyre gjemb ne kembe. Nuk mund te ndodhin keto fenomene ne fshatrat e humbur dhe te pahumbur te Shqiperise? Mos te them ne qytetet e zones Verilindore.
    Perse nuk e pyet njeri gjermanin Wohlfahrt, vendi i te cilit zgjedhjet i zhvillon ne menyren me perfekte te mundshme; Perse Gjermania nuk e zbaton kete sistem?
    Vetem per shkaqe teknike Gjykata Kushtetuese gjermane e hodhi poshte kete projekt per mosgaranci 100% te funksionimit ne menyre perfekte te aparaturave. E pra, kur vete gjermani nuk jep garanci per zhvillim normal dhe te sakte te numerimit elektronik, atehere si mund te marre nje barre aq te rende PS?
    Aparatura nuk eshte gje tjeter vetem nje kuti votimi-scaner. Problemi eshte se ne Shqiperi dalin me shume flete votimi se zgjedhes. Kush i lexon dhe si i lexon eshte mesele tjeter.
    Ne qafe paci veten e nderuar seli roze. E ndiej qe tani qe edhe ne 2013 roze keni per te dale ne zgjedhje.

    1. Haker says:

      Claus je njeriu me i mirekuptueshem ketu ne blog, se per intelektin as qe mund te vihet ne diskutim. Me pelqen shume komenti yt, edhe po gjete ndonje menyre thuaja vete Edi Rames ne sy te gjitha keto qe ne i shohim nga nje pozicion tjeter. Te them ty thuaja sepse e di qe jeton jashte Shqiperise edhe mund te jesh me i besueshem. Si mund te kete konkluduar Edi se duke futur ne asamble gjithe letyrat e Fatos Nanos edhe Ilir Metes do te fitoje? Si nuk e kupton Edi se Ilir Meta eshte nga Skrapari edhe nuk eshte as Neritan Ceka, as Genc Pollo, as Genc Ruli e te tjere? Si mund ta besoje Edi se duke i futur ne asamble fshataret qe Fatosi e Iliri i moren nga hiçi e i kane bere te pasur e akoma i mbajne ne pune ne kete administrate ose jo xhanem, do ti frymezoje shqiptaret per te votuar opoziten kur keta letyra jane thjesht nje gjarper ne gjirin e Edit? Si mund te besoje nje neri si Edi se nje militant te nje grupimi mund ta kthesh pa pritur e ta besh per vete kur ai qe e ka ushqyer edhe e ushqen eshte gjalle, eshte aty, eshte sfidant? Kjo tregon se Edi eshte per t’i hequr kapelen sa i perket vullnetit te mire, vizionit, kembenguljes po kaq. Nga punet e sjelljes njerezore ai nuk kuptoka asgje. Keta lyraket i ben per vete kur ke futur ne xhep kreun e kopese, pra kokelopen qe kurre s’ka te ngjare te ndodhe sepse ate e di Fan.S.Noli. Edi Rama duhet te punoje forte me burimet njerezore. Ta levize nga vendi ate stafin qe ka atje tek Selia e te mos kete fare frike. Uroj ti kem te gjitha gabim keto qe shkruaj, por nese nje lufte e fillon i vetem duhet ta shpiesh deri ne fund qofte edhe i vetem. Lengetyrat e Fatosit nuk e duan shtetin qe do te ngreje Edi, sepse jane bere pishman qe nuk vodhen aq shume kur ishte Tosi prandaj jane betuar: “mos ardhshim edhe nje here”.

      1. Rilind says:

        I kupton, i kupton Edi…por ia do puna ti afroje deri sa te fitoje zgjedhjet.

        1. Haker says:

          Si ti afroje qe ta shkaterrojne? beson se ata do i japin voten? Apo nese i ben deputete beson nuk do ta shpien voten tjeterkund? Ku eshte garancia se garanci me minj gjirizesh nuk ka

      2. Claus says:

        Te falenderoj qe je shprehur aq hapur. Ndaj plotesisht mendimin tim me tendin.

  8. Artemis says:

    lol Claus e Haker ngushelloni veteveten me naivitetin tuaj para se te shqetesoheni per naivitetin e PS qe ka thuajse 70 vite qe roberon popullin Shqiptaret,te kuptohemi ne 20 vitet e fundit ne bashkpunim te ngushte me degen tjeter te ppsh,PD kryetari i se ciles eshte edhe sekretar i trete i pare i ppsh pas Hoxhes dhe Alise.Imagjinoni dy parti qe akuzojne njeratjetren prej 20 vitesh per vjedhje zgjdhjesh e pas cdo zgjedhjeje ulen te bien ne ujdi me hajdutin per vjedhjet e radhes.Kete farse te peshtire simpatizantet e te njejtes force politike(ppsh) e perjetojne me ankth e druhen se mos krahu i ashtuquajtur i djathte(emertimi me i sakte do te ishte krahu ekstremist) i ppsh ja punon krahut te majte,duke refuzuar te kuptojne qe behet fjale per krahet e te njejtit trup.

  9. SKENDER BEU I VJETER says:

    NUMURIMI DUHET JO VETEM ELEKTRONIK POR NGA KOMPANI AMERIKANE DHE TE BE DHE JO NGA KOMPANI SHQIPTARE QE NUK KANE EKSPERIENCE DHE MANIPULOJNE TE DHENAT KOMPJUTERIKE SIPAS PAGESES.

  10. lili says:

    edi e berisha ,apo Tosi e berisha,apo iliri e berisha,jane njesoj!e ndajne bashke torten e behen millioner te gjithe,e kuptoni apo jo?

    Pra duhet votuar ndryshe as per PDne as per PSne,apo koalicinet e tyre!Edhe keni me pa se si do te bashkohen PSe PDja ,qe jane PPShja e dikurshme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje