Sot shqiptarët e ndoqën që Saliu u kujtua të takohet me biznesin. Në fakt edhe takimi i sotëm provon atë që ne si opozitë themi prej kohësh. Saliu nuk qeveris, por të paktën ka vendosur të dëgjojë dhe të kuptojë se vendit i duhet ajo çfarë po bën opozita. Opozita takohet me biznesin, kujtohet edhe Saliu pas 7 vjetësh se biznesi duhet takuar, dëgjuar. Opozita ngre me shqetësim moszgjidhjen e çështjes së pronave si një nga pengesat kryesore në rrugën tonë drejt Europës, Saliu kujtohet se duhet të merret edhe me këtë çështje. Opozita me shqetësim konstaton dhe vlerëson se moszgjidhja e statusit të ish të përndjekurve është një problem i mbartur në shoqërinë tonë dhe Saliu kujtohet edhe për ish të përndjekurit. Por, në fakt Saliu dhe sot vazhdoi të mos thotë të vërtetën. Ndosha po i afrohet festa e tij pasnesër në 1 prill, por këtë herë e ka filluar gjithë vitin me gënjeshtra.
Deklaroi se Shqipëria është vendi i taksave më të ulta. Nuk e thotë opozita, por është një raport serioz i komisionuar nga Banka Botërore “Paying taxes 2012” që tregon se taksat në Shqipëri, pra ngarkesa totale e taksave ndaj sipërmarrjes është më e lartë se në vendet fqinjë. (http://www.pwc.com/gx/en/paying-taxes/data-tables.jhtml)
Para dy ditësh Saliu tha se qenkemi vendi i dytë për gadishmërinë në rrjet elektronik. Nuk është e vërtetë. Raporti përkatës i një institucioni ndërkombëtar tregon që jemi në vendin e 87 dhe prapa kemi lënë vetëm Pakistanin. (http://www.weforum.org/issues/global-information-technology)
Por Saliu u përpoq sot të kundërshtojë propozimet e PS dhe të na vërë përballë biznesit. Ne jemi të vendosur ta dëgjojmë sipërmarrjen. Kemi filluar me të një komunikim që e gjykojmë shumë të frytshëm dhe të shëndetshëm dhe do ta vazhdojmë në vijimësi në rrugën tonë të programit “Për një Rilindje Shqiptare”. Problemi kryesor që ka biznesi sot është ajo çfarë ata ngrenë me shqetësim dhe çfarë ne kemi përcaktuar në një nga kollonat tona kryesore të programit për rimëkëmbjen e ekonomisë në programin “Për një Rilindje Shqiptare”. Sot nëse është dikush që është kundra sipërmarrjes ky është kryeministri dhe kjo është qeveria. Është kundra sipërmarrjes sepse ka ende kontrata të shlyera dhe të papaguara. Janë 100 milion dollarë kontrata punësh publike të papaguara.
Nëse ka problem që ka sot biznesi janë prokurimet publike. Saliu mburret që qenkemi vendi i parë për prokurime elektronike në botë, po biznesi ankohet se këto prokurime elektronike nuk dihet kush merr pjesë, nuk dihen çfarë vlere kanë ofertat dhe nuk dihet me çfarë propozimesh teknike sipërmarrësit e ndryshëm marrin pjesë.
Problemi që kemi ne, shqetësimi ynë është varfëria. Varfëria në vend që rritet edhe si pasojë e modelit të dështuar ekonomik të Saliut, edhe si pasojë e politikave fiskale që kanë rrënuar shqiptarët, kanë varfëruar shqiptarët dhe po asimilojnë klasën e mesme. Të dhënat zyrtare tregojnë që tregtia me pakicë ka rënë, pra konsumi në Shqipëri është ulur. Konsumi është ulur sepse shqiptarët nuk kanë punë, sepse shqiptarët në shumicën e tyre dërrmuese taksohen më shumë dhe duke mos pasur nevojë për konsum, do të thotë që sipërmarrja nuk ka kërkesë për të prodhuar. Ky është problemi kryesor që ka sot sipërmarrja shqiptare, prandaj ekonomia ka 3 vjet që ka ngadalësuar deri gati në 0 rritjen e saj ekonomike dhe prandaj borxhet e mëdha që shqiptarët i kanë sistemit bankar, borxhe që kanë arritur me miliarda dhe ato çfarë i kanë njëri tjetrit, sot e kanë zënë frymën e zhvillimit ekonomik të vendit.
Në programin tonë “Për një Rilindje Shqiptare” ne jemi të përcaktuar qartë se do t’i ofrojmë shoqërisë shqiptare punësim në kundërshtim nga rritja e papunësisë që po ndodh në qeverisjen e Sali Berishës. Do të vendosim një taksim të ndershëm dhe jo taksim të sheshtë. Kushdo që bën biznes do të pasurohet nëpërmjet programin tonë, por pa dyshim do t’i kërkojmë të kontribuojë më shumë në shoqëri. Nuk mund të pranojmë që një sipërmarrës i madh apo një njeri me pagë si kryeministri, të paguajë njësoj si një punëtor, si një inferimer, apo si një mësues. Ne do ta mbështesim biznesin dhe jo ta keqtrajtojmë atë. Biznesi kërkon heqje të referencave. Referenca që po i zënë frymën, referenca në çmime importesh, referenca në numër të punësuarish, referenca në paga, referenca në transaksione patundshmërie. Jemi të vendosur, e kemi deklaruar solemnisht me të ardhur në pushtet vitin e ardhshëm do t’i heqim referencat.
Biznesi kërkon plane afatgjatë. Nuk mund të ndërtosh plane biznesi afatgjatë kur nuk ka parashikueshmëri fiskale. Që kur Saliu është në pushtet 6 ligjet bazë tatimore janë ndryshuar 65 herë dhe tashmë qarkullojnë nëpër tavolinat e ministrive 2 ligje të reja, 1 për TVSH, 1 për akcizën. Ne jemi të vendosur t’i japim fund kësaj rrëmuje fiskale dhe në bashkëpunim me biznesin për një kohë të gjatë të diskutojmë ligjet. Por ajo që vuan më shumë biznesi janë aktet nënligjore, vendime qeverie, apo udhëzime të cilat dalin madje edhe me fuqi prapavepruese. Dhe ato në fakt përcaktojnë realisht sesa taksa paguhen në Shqipëri.
Biznesi ka nevojë për plane zhvillimi dhe Saliu prej 7 vjetësh nuk ka arritur t’i japë Shqipërisë një plan të përgjithshëm kombëtar. Sot premtoi se lejet e ndërtimit do t’i jepka për 35 ditë. Por vendit në radhë të parë i duhet plani i përgjithshëm kombëtar që kushdo ta dijë se ku do të zhvillohet Shqipëria dhe jo të vazhdojë me teorinë e koncesioneve të pakërkuara, kur vetëm familjarët dhe oborrtarët dinë se çfarë ka në kokë, apo nën tavolinë qeveria e Sali Berishës. Ne jemi të vendosur që me të ardhur në pushtet kemi deklaruar do ta hartojmë planin e përgjithshëm kombëtar. Dhe po ashtu i kërkojmë Sali Berishës të zhbllokojë zhvillimin e qyteteve. Qytetet kryesore të Shqipërisë që drejtohen nga socialistët i kanë përfunduar planet e tyre rregulluese dhe janë peng në tavolinat e Saliut, sepse me ligjin e ri të urbanistikës në fakt Saliu do të jetë i vetmi person që di ku ndërtohet dhe ku të japi lejet e ndërtimit.
Saliu genjen gjithmone more i uruari Ilir Beqja.
Lajm ben ne se thote nje here te verteten.Kush e degjon dhe e beson Berishen,te me fale,por ose nuk jeton ne Shqiperi dhe degjon vetem lajmet qe jep Saliu.Ka dhe nje grup tjeter qe e “besojne” dhe keta jane pjese e familjes se tij biollogjike ose politike.Jo se e besojne dhe keta,por bejne sikur e besojne sepse kane interesat e tyre ekonomike qe ai ju siguron atyre..Nuk dua ti ofendoj,e te them se ata qe e besojne jane budallenj,sepse dhe te tillet kane aq pak sa te reflektojne me budallalleqet e perditeshme te Saliut.
Po u moret me Saliun mbetet ne klase edhe kete rradhe.
http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/
BIZNESI sidomos viti 2012 do tè jetè njè katastrofè ku shumè biznese
do mbyllen pasi taksat 2 vjetève fundit janè rritur nè mènyrè tè egzegjerume.Biznes tè mirè gzojnè kush èshtè marrè dhe merret me
politikè ,t’afèrmit e politikanève,shokèt,miqtè pasi merren jo me 1 por
3-4 biznese ku taksat paguhen me % vogèl dhe puntori paguhet me pagaè
tè ulèt.Bisha flet per bizneset e familjes vetè qè janè nè rritje,
kurse per familjet e SHqiptarève mbetet largim nè vendet e zhvillume
pèr naj vend pune.
Deputeti i Partise Demokratike i Perfshire ne Vjedhje Tokash ne Bregdet.
http://mdcal.blogspot.com/2012/03/deputeti-i-partise-demokratike-i.html
sali Berisha e ka vertetuar qe ne 1997 qe nuk punon per popullin shqiptar.
Ne vitin 1997 sali Berisha ka marre disa vrejtije nga banka Mondiale dhe banka çentrale e Europes per piramidat. Sali berisha si kriminel i popullit qe ishte , ne javen e fundit te Shkurtit doli ne televizor dhe tha: Ju garantoj une se paret jane te pastra dhe te sigurta.Te nesermen shkova dhe une me derguar leket tek firma Cenaj, nje pallat ne katin e pare perballe stadjumit ,rruga qe te nxjer tek dega e brenshme ne Durres.
Nje dite pasi foli saliu ne televizor mund te jene shitur qindra shtepi por problemi ishte se nuk i ftje dot ngaqe kishte shume rradhe. Dhe per te futur leket me fajde u donte mik. Pas nje jave u mbyll Sudja ne tirane.Me vone Gjallica ne Vlore.Pas tre javesh u bllokuante te gjitha nga presidenti sali. Ku shkoi gjith ky lek i popullit.Ka 15vjet qe krimineli Sali Berisha nuk ka dhane shpjegime. Parat e popullit i ka mmarre miku i familjes Berisha,mafjozi europjan Fazlliç.
Thank you for such a helpful submit! So simple to know and worked well initial time