Pandeli Majko: Marrëdhëniet shqiptaro-greke janë në një “pikë të vdekur”

31 Mars 2012, 14:53Politika TEMA

Ish-kryeministri Pandeli Majko shkruan në gazetën greke “Metarithmisi”, duke replikuar me ish-ambasadorin e Greqisë në Uashington, Aleksandros Mallias.

“Festimi i 100-vjetorit të themelimit të shtetit të pavarur të Shqipërisë i gjen marrëdhëniet politike të Greqisë me vendin tonë fqinj në gjendje statike dhe guxoj të theksoj në gjendje amullie. Ato karakterizohen nga mungesa e lëvizjes dhe e energjisë pozitive. Kontaktet politike midis dy vendeve janë të kufizuara… Asnjëherë në të kaluarën, me përjashtim njëzetmuajshin e “gurtë” korrik 1993-mars 1995, nuk kishim një mungesë të tillë kontaktesh, vizitash, dialogu konstruktiv dhe konsultimesh dypalëshe në nivel politik…”

Këto janë fjalitë hapëse të një shkrimi të Aleksandros Mallias, ish-ambasadori i Greqisë në Uashington dhe një nga diplomatët profesionistë të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Ai botoi një shkrim analitik  për perspektivat e kësaj marrëdhënieje, ndër më të vjetrat në rajonin e Ballkanit. Ky shkrim u botua në sajtin grek “Metarrythmisi” (“Reforma”), por unë e lexova në shtypin shqiptar.

Është hera e parë që botoj diçka ekskluzive për shtypin grek. Por mendoj se kam arsye të rëndësishme për ta bërë këtë nisur edhe nga fjalitë e forta të ambasadorit Mallias. Ato duhen vlerësuar si kambana të një arsyetimi që duhet parë me  seriozitetin e merituar. Aktualisht, marrëdhëniet shqiptaro-greke janë në një “pikë të vdekur”, ku statuskuoja e distancës nga njëri-tjetri vetëm sa do ta përkeqësonte atë në vazhdim.

Pyetja naive është e shkurtër: “Çfarë po ndodh mes Greqisë dhe Shqipërisë?” Në Greqi mua më njohin si Kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes. Por besoj më kujtojnë edhe në një aspekt më njerëzor, kur mjekët grekë shpëtuan jetën e vajzës sime të sapolindur. Ajo tani i ka mbushur 13 vjeç dhe emrin e pagëzimit edhe me insistimin tim ka atë të gjyshes sime dhe të qytetit, spitali të cilit i shpëtoi jetën, Athina. Kjo që sapo thashë bën pjesë tek ato pjesëza historish midis shqiptarësh e grekësh, të cilat padashur të bëj populistin, janë baza e vërtetë e miqësisë midis dy kombeve tona. Politikanët shqiptarë dhe grekë me njëri-tjetrin, përgjithësisht kanë qenë të ndryshëm, me shumë “lëkura”, me deklarime të kalibruara dhe padyshim të superfiltruara nga diplomacitë respektive ose të ngarkuara me superlativa që mund të thuheshin për marrëdhëniet me një shtet të parëndësishëm, ku “inflacioni” i pozitivitetit nuk ka asnjë konsekuencë. Ajo që thotë në artikullin e tij Mallias ka të vërteta të rëndësishme, të cilat edhe kur ngrihen si pyetje janë pjesë e arsyes së nivelit aktual të marrëdhënies shqiptaro-greke. Renditja e problemeve aktuale fillon me marrëveshjen e kufirit detar midis dy vendeve tona, e cila u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë (me unanimitet). Shprehja në kllapa ka nënkuptim të fortë, që për zgjuarsinë greke nuk ka nevojë të shpjegohet gjatë. Nga ana tjetër, mosnjohja e shtetit të Kosovës nga Greqia është aktualisht arsyetimi më i fortë për cilindo që në hapësirën ku jetojnë shqiptarët dëshiron të ngrejë pikëpyetje për mënyrën se si politika greke shikon marrëdhëniet me faktorin shqiptar në rajon. Për të vazhduar pastaj me teori konspirative që datojnë që nga krijimi i Jugosllavisë për të ashtuquajturin “koalicion Beograd-Athinë” dhe që në fakt janë të një niveli hipotetik. Nëse do të donit opinionin tim “pa doreza”, ai është se vonesa e vendimmarrjes greke ndaj njohjes së shtetit të Kosovës ka bërë që edhe vetë politika e Serbisë të jetë më prezente dhe evolutive në marrëdhëniet me shqiptarët. Ndërkaq, nuk duhet të harrojmë faktorë të rinj si Kroacia, e cila po plotëson vakumin e krijuar pas shembjes së Jugosllavisë në rajon. Nuk më duket etike ta them se përkrahja gjermane nuk ka për t’i munguar  shtetit kroat në këtë situatë, por e di ndërkaq se analistët grekë gjakftohtë nuk do të ma kursenin fjalinë “Pandeliu ka pak të drejtë” …Ndërkaq, Turqia po “zbarkon” në rajon edhe si një faktor  ekonomik. Komentet janë të tepërta dhe për këtë temë të fundit ruaj të drejtën për të folur një herë tjetër. Ambasadori Mallias ngre një tezë shumë interesante për bashkëpunim të ngushtë të politikës greke me faktorin shqiptar në FYR të Maqedonisë. Kam frikë se pikërisht këtu duhet pasur kujdes. Shqiptarët, ashtu si edhe grekët, e përbuzin rolin e “të përdorurit”. Gjatë luftës së ftohtë deri në 1999-n, faktori shqiptar me dhe pa të drejtë mund të shikohej si një faktor anësor në terrenin ballkanik, ndaj të cilit duhej të ushtrohej presion për t’u mbajtur nën kontroll apo duke nxitur karrierat e politikanëve shqiptarë të dyshimtë dhe të paaftë për të qenë lojtarë seriozë. Mendoj se koha ka ndryshuar më shumë se sa vetë politikanët shqiptarë dhe grekë në rajon. Pyetja që shtrohet në këtë kontekst është: A është Shkupi sot dhe për një mijë vjet një “problem serioz” për të ardhmen e Greqisë apo një “aperitiv” të cilin, ne, politikanët e Ballkanit dimë ta shijojmë në heshtje sipas parimit “urrejtja krijon më shumë identitet se sa dashuria”…? Përgjigjja ime është “diplomatike”: NUK E DI!

Ajo që di, me siguri, është se unë, djali im, nipi im, stërnipi im dhe shumë shqiptarë sot e mot nuk mund ta besojmë se një shtet binacional me kryeqytet Shkupin do të përbënte rrezik për sigurinë kombëtare të shtetit mik grek. Fjalën “mik”, tani, nuk po e përdor si term “diplomatik”, por si një qëndrim që populli grek dhe politikanët e tij duhet ta dinë se në çfarë ane do të qëndrojnë shqiptarët në një konflikt të tillë hipotetik të denjë për fantazinë hollivudiane. POR… Jam dakord që ka një të tillë. Një koalicion presioni që mund të krijohet ndaj “çështjes maqedonase” duke e parë FYR të Maqedonisë si viktimë. Ai mund t’i ofrohet Greqisë për të krijuar probleme që do ta shmangnin atë nga pozitat gjeopolitike aktuale, duke e margjinalizuar nga një rol natyral në rajon. Ndërkohë që po shkruaja radhët e këtij shkrimi pata mundësinë të shoh një artikull tjetër të ambasadorit Mallias (fjalë të mbajtur në Vjenë  më 15 mars në një takim të organizuar nga ambasada e Britanisë së Madhe dhe Akademia Diplomatike) ku ai shprehte opinionin se “Kosova është fqinji ynë (i Greqisë). Fqinji ynë më i ri….” Çfarë është kjo!? Mbase unë kam një kuptim shumë të paqartë për statusin e “fqinjit”. Në dijeninë time midis Greqisë dhe Kosovës ekziston një shtet me kryeqytet Shkupin, ku ndodhet edhe një ambasadë greke dhe që është anëtar i Kombeve të Bashkuara. Nuk po bëj ironi! Pyetja e brendshme dhe mbase jopublike do të ishte nëse ky është keqkuptim apo “çmim”?! Aludimi duhet parë si një udhëkryq jo vetëm për politikën rajonale të Greqisë. Me shqiptarët nuk duhet folur me gjuhën “e sirenave”. Paqartësitë janë reflektim i dobësisë sonë kolektive në Ballkan. Politika e jashtme greke reflekton një cilësi të rëndësishme të profilit të saj në sjelljen dhe politikën ndaj Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon. “Maqedonizimi” i diplomacisë greke, të cilin unë e konsideroj artificial për të qenë cilësi verifikuese e funksionimit të saj, nuk mund të jetë model matës për trajtimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Në rajonin tonë po krijohen nën nxitjen e “doktrinave diplomatike” modele që nuk po i çojnë asgjëkund shtetet  e tij dhe marrëdhëniet e tyre, përveç faktit që palët e treta po plotësojnë vakumet e lëna nga vetë ato. Pamja flet vetë. Serbia bllokon Kosovën, Greqia bllokon FYR e Maqedonisë, Rumania kërkon të “drejtat” për vllehtë në Serbi, Hungaria të vetët në Vojvodinën e Serbisë. Bosnja e ndarë në interesa etnike dhe… Historia duket sikur është kthyer prapa. Diplomatët nuk duhet të gjejnë te historia e së kaluarës “përkthyesen” e problemeve të sotme, por kujdesin për mospërsëritjen e gabimeve të saja. Me keqardhje dëshiroj të them se tek opinionet e zotit Mallias vura re se marrëdhënies së Greqisë me Shqipërinë po i mbante “erë maqedonizimi”. Kjo nuk mund të jetë zgjidhja e së ardhmes së marrëdhënieve shqiptaro-greke. Padyshim që ka sfida të cilat vijnë sa nga trashëgimia, sa nga ndërhyrja  e të “tretëve” dhe sa nga gjuha e radikalëve, nga të dyja krahët që mezi presin të mashtrojnë sërish historinë me mosfunksionimin e marrëdhënies shqiptaro-greke. Shqiptarët dhe grekët  duhet të përgatisin njëri-tjetrin për rrugë të reja partneriteti shqiptaro-grek. Ne duhet ta refuzojmë t’i shohim dy vendet tona të rrethuar nga një “kordon” problemesh “të panegociueshme”. Na duhet një tronditje pozitive për fatin e përbashkët që popujt tanë kanë ndarë, pa konfuzionin e politikës apo diplomacisë. Shpresa ime mbetet se politika greke me nuhatjen e saj karakteristike do të dijë të lëvizë karshi faktorit shqiptar, në një rajon të ndryshuar “post-Jugosllavi”. Nëse kjo ndodh në drejtimin e duhur surprizat në marrëdhëniet e Greqisë me shqiptarët do të jenë vetëm pozitive. Duam apo nuk duam ne i duhemi njëri-tjetrit më shumë se sa e kundërta. Greqia sot vjen përballë rajonit dhe botës me një lajm të keq, por dhe me një të mirë. Lajmi i keq është kriza ekonomike dhe plagët e saj. Por, lajmi i mirë është se sot, si rrallëherë më parë, Greqia ka liderë që dinë të marrin vendime pa pyetur për koston e të sotmes, pasi duan t’i ofrojnë vendit një takim dinjitoz me të nesërmen e tij. Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të bëjë “mësuesin” karshi kombit që lindi “politikën” jo vetëm si fjalë. Ai vjen nga një shqiptar, mik i shumë grekëve, nga Tirana e afërt dhe e largët që nuk do ashtu si ambasadori Mallias të trokasë në marrëdhëniet shqiptaro-greke me pyetjen latine “Quo vadis?” Kohët e vështira na ndryshojnë. Unë dua që kjo të ndodhë midis fqinjëve më të vjetër në Ballkan./Shqip

57 komente në “Pandeli Majko: Marrëdhëniet shqiptaro-greke janë në një “pikë të vdekur””

    1. raimondi says:

      Majko me kete artikull duke i perkedhelur greket ne seder kerkon qe te zbusi agresivitetin e poilitikes greke, te shprehuer nga Mallias, kunder Shqiperise ….agresivitet qe ne fakt e ndihmon Shqiperine ,sepse ben qe elementi shqiptar ne Kosove dhe Maqedoni te lidhet me shume me Shqiperine , dhe keshtu fuqizohet Shqiperia perballe grekeve

      Ndaj Majko kerkon tu thote se eshte me mire per politken greke te ndryshoje kurs ne lidhje me Kosoven dhe Maqedonine….

      Greket e kane doktrine te tyre 100 vjecare shkaterrimin e Shqiperise ndaj nuk kane asnje efekt elozhet ndaj tyre
      Shqiepria duhet te eci me politken e Reciprocitetit ne maredhenjet me fqinjet .

      Duhet ngritur zeri me force per ceshtjen came , gjithmone sipas parimeve te EU-se
      dhe te kufizohet sa me shume aktiviteti kriminal i partive minrotiare qe bejne thirje antikushtetuese

      –Nuk po na behet vone se ca pike gjenden maredhenjet tona me Greqine qe eshte
      nje shtet disfunksional , e rendesishme per ne , eshte qe te ecim sipas parimeve te EU-se ku reciprociteti
      e eshte pjese thelbesore e ketyre parimeve

      Aty Majko alarmohet per shkaterimin e Maqedonise , dhe duket sikur ka merakun e Greqise me shume se greket , sepse shkaterimi i Maqedonise forcon Shqiperine
      pasi pjesa shqiptare e saj i bashkohet vendit tone……

      Dhe sa per njohjen e Kosoves nga Greqia , me mire te mos e njohin greket
      se edhe per nja 2 vjet maksimumi dhe Kosova do behet pjese e Shqiperise , ndaj te vazhdoje greku me politken e tij diletante armiqesore ndaj shqiptareve ……

      Ky artikulli ne fakt duket si nje kenge qaramane qe kendohet per greket
      dhe me kujtone nje kenge qe i kendohet Laverit ne ju tube ,e kendon Vaske Curri,
      e cila fillon me fjalet :…do i bej Laverit nje kenge .loooooooooooool

      Por ne fakt aty kenga e Laverit del e bukur se Laveri i bije gernetes per veten e tij

      —Nderkaq qe Majko ketu i bije gernetes per…….greket , njelloj si per veten e tij..looooool

      Keta politkanet socialiste (sidmos ortodkset e PS-se) kur flasin per politken
      duket qe kane nje brenge ne zemer per komshijun e jugut …

      .Gjynaf qe nuk krijojne Partine Socialiste te Grekeve te Shqiperise, qe edhe ata
      te mos vuajne kaq shume, por edhe ne ta mbledhim mendjen. Se keshtu nuk ecet –
      –Kerkon voten e socialistit shqiptar per te qare merakun e grekut….

      1. tourkofagos says:

        ik ti ore korrak i Ahmadinejaad-it……..

        1. bobi says:

          Po MAJKO i ka borxhe GREQISE prandaj flet keshtu,,
          kujdes MAJKO se greku i don me interesa te larta,,

          korrak tourkofagos… vetem bjonde nuk je mou arapi

        2. tony says:

          meso ndunje fjale te re TURKOFAGGOT se vetem fjalen korrak shkruan….na thuaj te pakten cdo te thote??????

          1. tourkofagos says:

            korrak do te thote;ndunje,ok!
            ade korrak i Erdoganit,futi ndunje pastrim marmides……
            per me shume,mund te te sqaroi [Cakalli 7]…

            1. hajriu says:

              ….. ha ti ha o hallatengrenes . Me mire ti o 300-esh sesa jevgjitet e greqise

      2. Nik Kodra says:

        Te lumte Raimond!

        Jam ne nje mendje me ty! Z. Majko hiqet se çoç po shkruan por ne fakt u mban ison grekeve. E vetmja e vertete qe thote eshte se maredheniet midis dy vendeve jane ne piken zero. Po pse ato jane ne kete pike? Eshte e qarte se Shqiperia me nje udheheqje jashtzakonisht servile ndaj Greqise, thjeshte per pushtet personal te pamerituar te Bajlozit, eshte vene perfund nga Greqia, As qe mund te behet fjale per maredhenie reciprociteti! Shihni dhe Z. Majko qe eshte dhe ne opozite, nuk e hap gojen fare per shume çeshtje te hapura me Greqine, mbi te gjitha per problemin çam. Jo se na i mbetet qefi grekeve dhe Z. Majko nuk do ta orishe miqesine me ta!

        Ku jane diplomatet e vertete Shqiptare!? Ne gjume apo ua ka zene gojen Bajlozi?

        Nik

  1. Agim says:

    Shume e qarte dhe dinjitoze. Bravo!

  2. S says:

    me ne funde po degjoje nje politikan shqiptare qe di te flase…Pandeli Majko nje nga te paket politikan qe kame respekt….

    1. L says:

      Majko politikan? na ka ardhur ne maje te hundes, nuk duam polotikane ne sherbim te pushtetit na duhen BURRA SHTETI qe ti dalin per zot Shqipes.

      1. Shefqet Cela says:

        L = LUL BASHA?
        Sa per Majkon te kujtoj se ishte ai ne drejtim te Shqiperise, kur kishte nevoje Kosova. Ju gjend ne dite te keqe, megjithse ata tani pergjerohen per Saline qe u punoi qindin gjate kesaj lufte (apo harrove naften qe u dha serbeve ne dite te veshtira nen bambardimet e NATO s?).
        Sa per artikullin, qe ka bere, meriton pergezimet me te medha, sepse i ka dhene nje pergjigje te drejt perdrejte atij politikani grek dhe lobit qe perfaqeson. Duke permendur Maqedonine ju ne dukje se ata kane orekse shoviniste edhe karshi Shqiperise, per jugun e vendit. Kjo eshte nje zgjuarsi e vertete kur i paralajmeron se ne jemi te pa prekshem.
        Per problemin çam ka nje parti qe merret me te. Kjo parti ben pjese ne qeverine tradhetare pro greke te Saliut. Ata kane votuar ose abstenuar, kur jane votuar ne parlament marreveshje ose ligje diskriminuese, siç qe rregjistrimi i popullsise (çensusi).
        Per partine ku ben pjese Majko, kujtohu se kush e mori inisiativen ne gjykaten kushtetuese per te anulluar marreveshjen ogurzeze te Sali Berishes me Lul Bashen e Gervenin me grada te medha. Kjo nisme e Partise Socialiste e shpetoi detin tone te mrekullueshem, me pasuri prrallore te naftes e gazit.
        Shendet!

  3. aqif pallaska says:

    Pordhe me rigon nga Pandeli Majko nuk prisja, eshte politikani shqiptar qe me shume kam konsiderate.
    Jam i zhgenjyer teresisht ne analize te tille (duhet fqinjesia e mire leshi e preshi) e ben edhe nje student ne vit te pare te Shkencave Politike
    Shteti grek flet per fqinjesi pastaj pretendon toka shqiptare, ankohet per emerime ne qeverine shqiptare, ne denojme, ata fshehin nekrofilin Disho qe edhe grek nuk eshte. ku eshte miqesia e mire?????

  4. CIU-CIU-CRRRRRRR says:

    MOS KE FRIGE SE KUR TE VIE NE PUSHTET FILOGREKU RAMA MARDHENIET ME GREQINE PERMIRSOHEN SEPSE FILOGREKU RAMA DHE GREKU JANE NJE

    1. aqif pallaska says:

      Ke te drejte edhe detin grekerve Rama deshi tjua a falte por nuk e la saliu dhe shpura e tij.

  5. Illyria _Shqiperia says:

    Shkrim shume i bukur Z. Majko. Politika e jashtme e ketij shteti i perputhet teresisht krahasimit te bere: “Urrjetja krijon me shume identitet sesa dashuria”. Por nje krahasim i cili eshte i destinuar te deshtoje ne shekullin e XXI. Greqia jeton ende me “historine e saj te lavdishme te anticitetit”, por ne te vertete sot ajo duket “si nje dhi e zgjebosur e me bishtin perpjete”. Ate cke mbjelle, do te korresh nje dite, urrjetja shperndan urrjetje, dhe ajo kthehet nje dite ne krahun tende, akoma me e forte.
    Falemnderit z. Majko edhe njehere per kete artikull te bukur dhe me shume finese diplomatike. Te tille diplomate e patriote njekohesisht i duhen Shqiperise.

  6. luis says:

    Ketij i them se eshte nje burre i shkelqyer patriot i flakte dhe shpirtmire,politikan i ekuilibruar dhe shume miqesor,i kjarte ne mendime dhe i rrjedhshem ne shprehje.Pra me pak fjale nje i krishtere ortodoks puro shqiptar i kulluar dhe jo si disa islamike qe keta lloj emrash i quajne greke,serb a ku ta di une.
    Nje shqiptar i vertet pavaresisht besimit te ngjalle dashuri dhe respekt ndaj tij.Une jam katolik i krishtere por kurrsesi nuk do ndjehesha mire te me thote dikush italian apo spanjoll bie fjala ngaqe edhe ata jane te krishtere por e them me krenari se jam katolik shqiptar.
    E thashe kete per disa te besimit islam se sikur ndjehen mire tu thuash turk ose arab.

  7. AHA says:

    Dinjitoze po , e qarte nuk me duket shume ,propaganda antishqipetare mbetet akoma e forte ne Greqi ,asnje force politike nuk merr guximin te shprehet ne drejtimin qe sugjeron me bindje Majko ,bashkepunim me te ngushte rajonal na interes te te dy paleve ,le te shohim si do te pritet kjo nga qeveria qe vjen se shpejti mbas zgjedhjeve ne Greqi !

  8. wert says:

    Sepse doktor rrumpalla po na lidh me talebanet, e me konferencat islamike, ne vend qe ne te jemi afer vendeve te civilizuara.

    1. Edi Detroit says:

      Majko per mua je nje nga politikanet e pakte te sakte qe ka e majta,por edhe ne kete rast ti je as mish as peshk,ndoshta per arsye diplomatike.Ti e di sh. mire pse keto mardhenie jane ne kete pike te ulet.Keto jane per shkak te mungeses se vullnetit te Greqise dhe deshires se saj per te patur mardhenie normale reciprociteti me fqinjin e saj.—-.Cfare duhet te beje Greqia qe keto mardhenie te jene normale: 1-Te heqe de jure ligjin e ligji i luftes qe ka me Shqiperine. 2-Te heqe dore nga platforma e saj zyrtare dhe shteterore e Vorio -Epirit.Kjo eshte nje politike zyrtare e qeverive greke te majta apo te djathta,dhe jo nje politike e vetem disa qarqeve e Partive te vogla extreme te djathta sic thote edhe propoganda greke. 3-Te njohe Kosoven. 4-Te ndale agresionin qe ka ndermarre ndaj Shqiperise per cenimin e sovranitetit territorial te saj,qofte ai tokesor detar apo ajror.Te ndale diversionin dhe presionin qe ushtron ndaj shqiptareve,qe me prifterinj, me hapje varresh,me pensione,dhe euro,me konsuj dhe gjithfare maskarelleqesh qe vetem mendjet perverse greke mund ta bejne, te ndryshojne historine tone dhe identitetin e shqiptareve.
      5-Te largoje Janullatosin dhe gjithe prifterinjte greke,me qellim qe me krye te Kishes Autoqefale Shqiptare e themeluar nga F.S.Noli te jete nje klerike shqiptar . 6-Te kete guximin te njohe genocidin cam,dhe me marveshje te filloje ti demshperbleje ata. 7-Te respektoje te drejtat e emigranteve shqiptare ne Greqi,sipas konventave nderkombetare dhe te mos i perdore ata si presion ndaj qeverive shqiptare per te realizuar qellimet e saj. A ka Greqia vullnetin e mire per ti realizuar keto pengesa qe jane teresisht me dore te saj,per te patur mardhenie normale si fqinj qe jemi ???!.Une dyshoj sepse, historia ka treguar te kunderten,qe ne kurre skemi patur mardhenie normale me ta.

      1. Tironci Lugano says:

        Edo
        Ky eshte ai kryeminstri qe donte me na lidh me Italine me tunel nenujor
        pershendetje

      2. Illyria _Shqiperia says:

        Z. Edi ju keni shume te drejte, por historia ka treguar, qe politika shoviniste greke nuk ndryshoi as kur ne krye te shtetit ishte E. Hoxha dhe ne 1948 ata maten forcat ne jug, por qe fatkesisht shteti shqipetar per arsye qe ish shtet shume i brishte dhe politikat e mbrapshta te fuqive te medha e lane kete incident pa zhvillim, kuptohet, pozitiv per ne. E as tani pas me shume se gjysem shekulli kur te gjithe na pret nje e ardhme e perbashket qe eshte EU ky shtet shovinist, orinetal, qe ne asnje menyre nuk mund te thuhet qe parimet e tij si shtet u perputhen aspiratave europiane, nuk ndryshon politiken e tij kundrejt nesh. Ne menyre qe Greqia te shkoje kunder natyres se saj shoviniste, pra te pajtohet me gjithe ato pika qe parashtroni ju, ne duhet te bejme nje politike shume shume finoke, brilante diplomatike dhe ashtu si greket fituan kunder Itakes, ashtu dhe ne duhet t’ua “futim atyre kembet ne nje kepuce” me dinakeri, shume dinakeri. Dhe ky moment eshte me i mire si asnjehere, tani qe ajo ska mbeshtetjen e “fuqive te huaja”, ka konflikt te hapur me FYROM, krize ekonomike, konflikt me Turqine, po ashtu nuk ka mbeshtetjen e plote e aleatit rajonal te saj Serbise. Politika jone (pa lene menjane median si pushteti i 4) duhet te shfrytezoje kete moment me shume dinakeri sepse vetem keshtu ndoshta nje dite, mbase ne heshtje ky shtet do ti kerkoje falje Shqiperise per cfare i ka bere nder shekuj.
        E theksoj dhe njehere ketu, per tu realizuar kjo politike e jona, do te na duhet ne fillim te heqim dore nga nje pjese e mire e klases tone politike me ne krye S. Berishen, Dule e cfare jane ata piset e tjere: 1. sepse jane spiune te shitur te tyre, te cilet ata i vune ne pushtet 2) sepse nuk kane pergatitjen e mjaftueshme intelektuale per te bere nje politke me dinake e me “agresive” nga na diplomatike se sa fqinji yne.

  9. TR says:

    Pandeli Majko eshte nga te paktit politikane shqiptar dinjitoz. Analiza e tij eshte jo vetem e perkryer nga ana diplomatike por edhe shume inteligjente persa i perket ceshtjes kombetare. Dhe Majko besoj se eshte nga te paktit politikane i cili e vret mendjen se si te bej dicka te vlefshme per kete komb.

    Eshte koha qe ne shqiptaret si komb te tregohemi te zgjuar dhe ta shfrytezojme castin sepse eshte vertet i shkelqyer per ne. Aktualisht jemi ne nje pozite shume te favorshme gjeopolitike. Kosova eshte e pavarur dhe zeri i shqiptareve sa vjen e degjohet me shume ne rajon. Kemi marrdhenie te shkelqyera me vende si USA dhe Turqia, marrdhenie shume te favorshme me vende fqinje te rajonit si Kroacia, Italia dhe Mali i Zi, dhe marrdhenie supremacie me Maqedonine, per te cilen jemi tashme e vetmja dalje ne det dhe faktor teper i rendesishem ne stabilitetin e tyre te brendshem. Ajo cka duhet te bejme eshte te shfrytezojme momentin delikat te Greqise per interesat tona. Duhet tu ofrojme grekeve bashkepunimin tone ne ceshtjen e Maqedonise dhe ne kembim ti kerkojme njohjen e Kosoves. Gjendja aktuale e Greqise mund te ndihmoje per kete, duke qene se Greqia aktualisht ka shume probleme me vendet e BE qe kane qene gjithmone mbeshtetesit e saj me te medhenj. Kjo ftohje me vendet e BE me shume siguri do ta orientoje drejt sferes se ndikimit amerikan dhe mbase dhe turk (mund ta ndihmoje shume ekonomikisht, plus marrdheniet midis tyre jane permiresuar goxha) ashtu sic eshte dhe Shqiperia. USA mund te mos jene vendi me i perkryer ne bote por per aq kohe sa qendrojne fort ne krahun tone duhet ti shfrytezojme, sepse europianet skan me nerva te merren me ne dhe nuk duan tja dijne shume. Keshtuqe nje bashkepunim i zgjuar me greket ne kete moment besoj se do ishte shume frytdhenes per ne pasi me ne fund te gjithe shqipetaret do jetonin te lire dhe do mund te fillonim te mendonim te gjithe se bashku per te ardhmen tone si komb. Ce do qe politikanet tone nuk mendojne me llogjiken e Majkos…

    1. Illyria _Shqiperia says:

      Pikerisht i nderuar Tr, citoj fjalet e tua “ce do qe politikanet nuk mendojne me llogjiken e Majkos” dhe pse ne krye te qeverise ndodhet tradhetari dhe armiku kryesor i interesave shqipetare Sali Berisha, njeriu te cilin dikur e vune ne pushtet dhe e lobbuan pikerisht “fqinjet tane zemermire”, do te jete shume e veshtire per ne, te mireperdorim ne interesat tona kete moment shume te volitshm per ne. Fatekeqesi per ne dhe turp per njerzit qe na perfaqesojne ne pushtet, qe shteti yne te mos perdornin kete moment mjaft te goditur.
      Jam gjithshtu dakord me Rajmondin per politiken e reciprocitetit, por qe kjo politike e reciprocitetit behet 1) duke perdorur vetem mjetet paqesore dhe propagandistike, dhe 2) me ane te nje POLITIKE DIPLOMATIKE BRILIANTE e FINOKE ashtu si na e ofron z. Majko.
      Sot si ansnjehere, me te vertete ne duhet te tregohemi shume shume te zgjuar, qe te jemi aty ne momentin e duhur ne kohen e duhur. Dhe dicka qe ka rendesi bashkimi i politikes se jashtme te te dy shteteve shqipetare.

  10. alfredi says:

    Artikull i qarte dhe i shtrire ne gjithe hapesiren Ballkanike,me mjaft diplomaci dhe modesti shqiptare , por nuk duhet lene mbas dore ne politiken shqiptare se racizmi dhe megallomania e politikes greke ndaj shqiptareve egzistojne ne thelb te vepritarise aktuale, p.sh. dicka ndodh ne “zonat”e minoritetit ,dynden me furi deputete e politikane greke per te rivendosur situaten ne ato “zona”, ne nje kohe qe ne kemi shtet dhe ligje.Behet nje pyetje ne nje kanal televiziz te rendesishem se :Ne qoftese behet ndeshje futbolli midis Shqiperise -Turqise me cilen skuader do te brohorisni, del sontazhi qe, 80 perqind e grekervet ishin me Turqine ,sa qe spikeri gjoja beri habine dhe tha: si ka mundesi ne kemi kaq dhe aq shqiptare ,e te tjera raste te paskrypullta.Prandaj kujdes.

  11. matura 79 says:

    Nivel adoleshenti! Edhe nje gjimnazist do te kishte shkruar me mire. Dhe te mendosh se ky njeri ka qene kryeminister! Per Edi Ramen, pas permbysjes se regjimit fashist te Sali Berishes, do te jete sfida e afrimit te njerezve te rinj, intelektuale te vertete, sepse me kete kallep mediokresh nuk behet dot Shqiperia. Po pse more, me keta biçimer qe me siguri nuk kane lexuar nje liber ne jeten e tyre, do te rindertohet nje shtet i shkaterruar?!Pa harruar ketu edhe perlyerjen e tyre ne korrupsion kur ishin ne pushtet. Njerez hipokrite deri ne peshtirosje! Megjithate as Edi Rama vete nuk frymezon shume besim (megjithese nga ana intelektuale as qe behet fjale ta krahasosh me analfabete si P.Majko) sepse kur e pyeta nepermjet blogut te tij se si mund te pretendonte te rindertonte shtetin me keta ”produkte” alla F.Nano qe u korruptuan te tere kur ishin qeveritare, moderatori i tij nuk denjoi as ta publikonte kete koment. Shenje e keqe kjo!!

  12. danaos says:

    Asllani, ndryshimi yt nga Majko eshte se atij i ben pershtypje feja e grekerve kurse ty te ben pershtypje socializimi i Majkos,ajo qe eshte e perbashket midis grekerve majkos dhe socialisteve si ty, eshte bizantinizmi i perbashket, pra edhe perse ndaheni perseri bashkoheni,

    1. Nadire Asllani says:

      Danaos apo si e ke emrin ti nuk e kuptoj komentin tend, cfar ka te beje ketu socialist apo demokrat ketu flasim per qendrimin grek ndaj rajonit dhe mua me intereson qendrimi i tyre ndaj kombit shqiptar, nuk me intereson as feja e tyre as feja e shqiptareve por per ty mbase cdo gje duhet te kete lidhje me PD-ne e Saliut, te tjerat nuk kane rendesi.Pse ke urrejtje per socialistet ti apo te erdhi inat se e preka une Saliun per detin. Po te mos ja u dhuronte detin se eshte territor shqiptar dhe nuk e trashegon nga i jati, po e them prape.Une nuk ndahem me Majkon se e kam vleresuar shkrimin e tij te matur, ai eshte politikan dhe nuk mund te flase as si ty dhe as si mua, prandaj mos fol kot. Ne jemi popull dhe shprehim mendimet tona kurse ai eshte deputet dhe perfaqson politiken shqiptare me shkrimet e tij.

      1. Shen Kozmai says:

        NADIRE ……emri…ASLLAN …..mbiemri…………ca mund te jete valle…………shqiptare?????? apo shqipfolese ???????????
        IK MOJ MBETURINE OSMANE yyyyyyyyyy korrake te erdoganit….

        1. hellas says:

          Ju grekerit keni problem identiteti, prandaj jeni qepur
          SHQIPTAREVE si muti pas kepuce,,,

          Sepse ju djeg qe SHQIPTARET jan populli me i vjeter ne ballkan
          pasardhesi e ILIREVE,

        2. Illyria _Shqiperia says:

          Ajo mund te jete mbeturine osmane, por ajo mbeturine osmane, flet me mire se ty shqip dhe mbi te gjitha eshte shqipetare.
          Greqia eshte vendi i fundit ne Europe i cili hoqi fene nga pashaportat dhe kjo tregon qe feja ne Greqi unifikon kombin.
          Ndersa ne Shqiperi, feja per shqipetaret e vertete, eshte ShQIPETARIA.
          Une jam e krishtere (e kishes autoqefale ortodokse shqipetare, qe fatekeqesisht ka ne krye nje grek), e ky besim eshte besimi im personal, por une ne rradhe te pare jam SHQIPETARE, dhe me ato mbeturinat osmane qe i quani ju, jam rritur ne nje shoqeri.
          TURP te keni qe flisni keshtu e turp qe flisni shqip e shani bashkqytetaret tuaj. Mos guxoni te perlyni fete me injorancen tuaj!

        3. Monda Sina says:

          Emri Shen……mbiemri Kozmaj……po ka me funderrine se ty more pleher qe ofendon njerezit me emer e mbiemer se nuk te pelqen komenti i tyre? Po nuk ke faj ka faj Tema qe publikon ofendime te tilla, se po te jesh kaq trim ti shkruan emrin tend te vertete dhe jo me Shen….e me Kozmaj. Ke ndonje gje personale si duket se kush e di se ku te djeg mbeturine e Sali hajdutit dhe kriminelit qe vrau gjithe shqiptaret ne 97 dhe vazhdon ti vrase perdite ata me shkeljen e ligjeve dhe te korrupsionit. Ti nuk je shqiptar dhe jo emri i saj qe eshte me shqiptar se kurre.Ju pelqen apo nuk ju pelqen juve e verteta eshte e vertete dhe Saliu ja shiti detin Greqise dhe naften Serbise ne kohen e luftes ndermjet UCK-se me Serbine.Prandaj mos ofendo te tjeret kot por shikoje mire artikullin e Majkos dhe komentet qe bejne njerezit sipas te vertetes dhe jo sipas tekave te tua personale.

          1. ARBRI says:

            monda je pak e bukur te ta jap numrin e tel qe te takohemi?ah se arova se mos je nja 150 kile se po te jete ashtu nuk interesohem

            1. Monda Sina says:

              Ah tani e ndryshove emrin ne Arber more “Shen Kozma”? Nuk kam kohe te merrem me ty se njerez si puna jote kerkojne vajza te huaja por nuk shikojne qe grate e tyre ja u viziton gjithe lagja. Shko shiko ne shtepi se mos nuk i ke femijet e tu por te lagjes more i zi ate bej ti se mua nuk me vjen as tek maja e thoit.

              1. ARBRI says:

                pse moj kaq e moshuar je qe na flet per femije,ik bej ndonje banjo te ftohte se nuk interesohem

        4. Rina Sula says:

          Hajde re Shen ……. Kozmaj hajde. O njerez sa mbrapa bote jemi po ceshte ai koment prej nje femije te papjekur more njeri? Po me ate emer dhe mbiemer po te kerkosh kush e di sa njerez ka ne trojet shqiptare dhe pastaj qenkan mbeturina osmane nga emri? Pu pu pu ku jemi katandisur po ti mund ta kundershtoje nga ana politike komentin e saj duke dhene opinionin tend apo kur nuk ke cfar thua duhet te ofendosh patjeter. Turp qe ofendoni bashkeqytetaret tuaj per tekat tuaja personale se nuk komentojne ashtu sic doni ju. E verteta duhet thene ashtu sic eshte. Artikulli i Majkos duhet lexuar me kujdes se eshte nje mesazh i forte per Politiken Greke qe te ndryshojne qendrimin ndaj rajonit, ndaj Kombit shqiptar per njohjen e panvaresise se Kosoves dhe ndryshimin e qendrimit ndaj Maqedonise ku banojne shqiptaret ne trojet e tyre. Cfar te keqe ka ketu qe nuk ju pelqen juve qe ofendoni njerezit. Turp.

          1. Alma Beja says:

            dakort me ju komentuesit me larte , mos te ofendojme njeri-tjetrin, por dhe vete ju beni te njejten gje duke ofenduar bashkkomentuesin tuaj Shen Kozmai, ne vend qe ti beni atij nje kritike te shendoshe, sa per ate emrin dhe mbiemrin Nad. Asllani ai ka te drejte ashtu eshte dhe jo si thoni ju, se eshte me shqiptar se kurre, jane si emri dhe mbiemri te paster turq, Nadir e rralle, Aslan = Luan.
            pershendetje!

        5. bujar hoti says:

          Shko mor pordhe greke…keni nxjerre gozhden me by…Mor pe……………..

        6. Nadire Asllani says:

          Ah me vjen keq more Shen…..Kozmaj qe komenton me emer fallso por ty eshte me mire te mos kthesh pergjigje. Nuk kam ndermend te ofendoj te tjeret edhe kur ata me ofendojn si puna juaj. Me vjen keq qe nuk te pelqen emri im por ky eshte emri qe me kane vene prindet e mi dhe jam shume krenare qe e mbaj dhe nuk e kam nderruar si puna emrit tend qe dyshoj shume se eshte emri yt i vertete. Nuk kam asgje me emrat ortodoks, musliman, katolik, cigan apo rome per mua njerezit jane te gjithe te barabarte dhe nuk bej diskrimiim te njerezve nga emrat, raca apo feja, kurse ti ke prirje raciste more zoteri, ki kujdes se jeta eshtee gjate dhe pos e gjete prej meje mund ta gjesh nga ndonje tjeter, prandaj korigjoje veten tende sa nuk eshte vone, mos perfito nga liria e shtypit te marresh hov per te ofenduar.Nuk e di pse te ka djegur kaq shume komenti im por me vjen keq qe nuk e kuptoni mesazhin e Majkos ndaj qendrimit Grek ne rajon. Mesazhi eshte i qarte Majko i ben thirrje politikes Greke te ndryshojne qendrimin e tyre ndaj njohjes se panvaresise se Kosoves qe me sa shoh ty nuk te behet vone se atje jetojne njerez si puna ime me kete emer qe kam edhe une.

  13. SKENDER BEU I VJETER says:

    KUSH MER VESH NGA POLITIKA DUHET TI BJERE KENGES SE AFRIMIT SHQIPTARO GREK QE KA PATUR BAZE QE NE POLITIKEN E BABAJT TE KOMBIT TONE ISMAIL QEMALIT DHE ME THELLE ALI PASHAI, ILIROTRAKET,ARVANITOSHQIPTARETGREKET.BALLKANI SI NJE VEND ME PERBERJE HETEROGJENE POPUJSH PER NE SHQIPTARET DO KISHTE TE MIRE PERVEC BASHKIMIT TE SHQIPETARVE ,DHE ALEANCAT GREKOSHQIPTARERUMUNE SI BALANCE NDAJALEANCES SE SHTETEVE SLLAVE BALLKANIKE TE NXITUR NGA RUSIA.PER ME TEPER UNE DO ISHA PARTIZAN I AVANCIMIT TE MARDHENIEVE SHQIPTAROGREKE DERI NE ATE PIKE TE KRIJIMIT TE NJE KONFEDERATE SHQIPTARO GREKEKU TE FUTESHIN DHE SHTETE ME PERBERJE SLLAVOSHQIPTARE SI MAQEDONIA DHE MALI IZI ,PERVEC SHTETEVE ME PERBERJE ETNIKE ME TE MADHE SHQIPTARODHE GREKE SI SHQIPERIA,KOSOVA DHE GREQIA.NGA KJO DO KISHIN PERFITIM GREKET POR ME SHUME SHQIPTARET.

  14. filan_fisteku says:

    bravo majko

  15. Luan Kolonja says:

    Nje surprize e vertete e ardhur nga Z.Majko.
    Nje test i kaluar me sukses per aftesite dhe skillet diplomatike te ketij lideri te se majtes por me vizion prej lidershipi te kthjellet, realist, largpames dhe paqesor.
    Ndryshe nga komentues te tjere, une nuk shoh asnje nuance servilizmi, dobesie apo mungese patriotizmi.
    Perkundrazi, une shikoj nje shembull te qarte te ravijezimit te nje vizioni dhe doktrine largpamese jo vetem te politikave te fqinjesise rajonale por edhe me gjere. Nese ka dicka qe i ka munguar ketij kombi, ka qene pikerisht nje doktrine vizionare per “long term”, nje filozofi progresiste qe edhe ne rrethanat me te disfavoreshme, te behej e mundur gjetja e rruges me te mire qe garanton jo vetem ekzistencen e kombit por dhe prosperitetin e tij.
    Ne te kundert, klithmat nacionaliste dhe politiko-paternaliste, nuk te cojne shume larg dhe me sukses.
    Greqi eshte ajo qe eshte, Serbia eshte ajo qe eshte, po ashtu dhe Maqedonia (nese mund ta grupojme ketu, pasi rasti i saj eshte dicka me e komplikuar per tu percaktuar); ne nuk mund te cbejme asnjeren prej tyre, aq me teper edhe ato nuk mund ta cbejne faktorin shqiptar. Nisur nga kjo premise, lehtesisht rezulton se ne duhet te jemi akoma me te matur ne dizenjimin e strategjise kombetare dhe ndertimin e raporteve sa me efektive me keto fqinje. Kohet kane ndryshur, metodat, mjetet dhe perqasjet duhet te ndryshohen.
    Ky shrim eshte nje gure i rende ne kete drejtim dhe paraqet qarte ate qe une do ta perkufizoje ” Vizion me dinjitet, ballance dhe itegritet te barabarte mos me teper”
    Pergezime Z. Majko

  16. ashta says:

    O popull komentues,
    Nuk e di nese po lexoj te njejtin shkrim qe keni lexuar edhe ju. Po shkrimi i Majkos qe po lexoj une eshte shkrimi i nje njeriu me formim te kufizuar kulturor. Te gjithe ju qe i beni elozhe per aftesite e tij diplomatike ose jeni vete Majko ose thjeshte nje tufe injorantesh.

  17. QERIM QERIMI says:

    Shkrim prej te dehuri i Pan-delirit. Pa koke e pa kembe, nje mendim e ze e nje e le. Flet si nga maja e Olimpit dhe u jep mendime grekerve sikur i ka shpikur ai vete per here te pare. Mori Shqypni e mjera Shqypni…

  18. arvaniti korca says:

    Pandeliu jeton ne delirin e romantismit politik.
    problemet te grekut me shqiptaret:
    1)Kosova, nuk e ka rehabilituar greku vehten se nuk e le as opinioni botes qe i konsideron keshilltare te implikuar ne agressionin serb ne ballkan sidomos ne kurdisje kunder shqiptarve. Ket as shqiptaret e harrojn. Vetem filogreket.
    2) Pandeliu sikure merzitet me teper se greket vet per stagnimin e politikes greke ne rajon. Cudi se vet greket deklaraojn qe mori fund “Megali Idea 2” e zbatuar ne 3 dekadat ne evrope me fonde te keqpordorura ne ket drejtim. Evropa financoj greqin per evropianismin esaj ne rajon, jo per megalomanin greke.
    Tani qe u eksposua politika greke si turkobaroke i japin afat deri 2050 te mendoj te behet evropiane nen mbiqyrien managerve me sovranitet te dorezuar edhe pasuria shtetit hipotek nen drejtsin angleze.
    3) ne mendimin strategjik greke per te ardhmen, zoteron idea se shqiptaret konstatojn fqinj te veshtirre. Pandeliu te na japi pergjigjen pse jo?
    Kure ne racionalin e evolucionit te mendimit politik te ri qe zevendson romantiket te pluralismit post kommunist, gjenocidi shqiptarve ne greqi konstaton modus operandi’n te agjendes te tyre ne nje shqiperi jo me si pashallek.

    Keto, shkurtimisht, kan stagnuar greket.

  19. adnan says:

    hahaa matura 79 me kenaqe….adoleshent edhe bile i fortifikuar more vella.Do duhen edhe nja 50 vite te tjera qe te nxjerre politikane shqiperia e deri atehere…..duroni pordhet e greku e serbit

    1. Altin says:

      Majko i paafte!? Ha ha ha… Gezuar 1 prillin!

  20. POTIGU says:

    B ravo Shoku Pandeli.Problemet i trajton drejtë dhe me profesionalizëm.Më vjen keq që jemi një shtet pa ministri të jashtëme dhe pa qeverri e kryeminisër.Këtë që beri Shoku Pandeli duhet ta bente Ministria e jashtme.Turp për Ministrin e jashtme.POTIGU

  21. Patriot says:

    Po julutem per politikan e merrni ju sh.pandeli..hahaha. Aij ka lindur adoloshent dhe do vdesi si adoloshent kurr Politikan.

  22. ania says:

    cprisni o kometuse qe flisni shqip. merni armet dhe frituni kush esht musliman-ordhodoks. dhe keshtu do fitoni kunder te gjithve vriuni njer brenda dhe pastaj do fitoni me greket.serbet axhebastiani turqqiine dhe me radhe jemi trima ne shqiiiptaret vetem me njeri tjetrin se po te vije puna me te tjeret, jepni dhe motrat per para .tamam talibanese ne evrope. tema leri dhe komentet tona se dhe une musliman jam.

  23. Sara says:

    Nuk e kuptoj cfare dhe kush i jep kompetenca Majkos te bej paladinin per te arnuar mardheniet me shtetit tone dhe atij grek.Kjo eshte nje ceshtje sa delikate aq dhe e nderlikuar.Pervec faktit se Majko nuk eshte i afte te bej analiza te ketij lloji,nuk e kuptoj repliken e tij ndaj ish ambasadorit grek dhe afirmimeve te tij…e para nuk kane ndonje peshe te ketille sa per te krijuar gjithe kete zhurme.E dyta pas ketyre deklaratave nese qendrim do te mbahej(sipas mendimit tim nuk ishte e nevojshme)ai qendrim duhej te ishte ai i Tiranes zyrtare.Eshte i vetmi qendrim legjitim e si pasoje pesha e pergjigjes se Majkos nuk eshte as me pak e as me shume se sa opinionet e gjithkujt ne kete forum.Mbeten opinione te nje politikani,per me teper opozitar dhe si i tille perfaqson vetveten dhe maksimumi minorancen e shqiptareve,dmth elektoratin e partise se tij.Nuk e kuptoj nga buron ky opinion gjitheperfshires i Majkos dhe nuk kuptoj pse tingellon kaq zyrtar kur i tille nuk eshte e nuk ka si te jete.

    1. Nadire Asllani says:

      Po ja qe paska shume peshe artikulli i Majkos Sara, perderisa i bejne jehone te gjitha mediat Greke. Cili eshte shqetesimi yt se Majko eshte ne opozite dhe ka bere nje artikull qe duhet ta bente ndonje deputet i PD-se qe eshte ne pozite? Por le ta benin artikullin ata te PD-se po cfar te thoshin ne artikull qe na falni se ne ju a dhame detin po nuk na la Gjykata Kushtetuese, ne e kemi edhe priftin Grek Janullaton ne krye te kishes shqiptare por edhe kjo nuk beri efekt se ju kerkoni me shume, cfar do leshimi qe te bejme ne ju kerkoni akoma me shume.Edhe varrezat shqiptare i beme te ushtareve greke, edhe shume shqiptare i rregjistruam si Greke por prape edhe kjo nuk beri efekt.Ah harrova por Camerine qe qeveria nuk e permend kurre ndonjehere se u prishet qefi Grekeve moj Sara me qe ra fjala pse nuk e ze me goje qeveria? Une e lexova artikullin e Aleksandros Mallias botuar ne “Metarithmisi” dhe pashe se Majko ka shkruar me finese diplomatike dhe u ka treguar vendin dhe i eshte pergjigjur artikullit te Alexandros Mallias dhe ceshtjeve qe ngre ai ne artikull dhe nuk mund te shkruante me urrejtje e ofendime se nuk eshte nje komentues i thjeshte por eshte politikan dhe nuk ka rendesi ne eshte i opozites apo i pozites, rendesi ka se cfar mesazhi percon ai ne politiken Greke dhe ate te rajonit ne favor te ceshtjes kombetare Shqiptare sic eshte ajo e njohjes se Kosoves.

      1. Sara says:

        Nuk e kuptoj cdo te thuash me frazen:Ju kerkoni me shume,cfaredo leshimi te bejme ne,ju kerkoni me shume…Nese me kete “ju” e ke fjalen per mua,te siguroj qe e vetmja gje qe me intereson ne kete mes eshte pozita e Shqiperise.Kurre s’kam patur asnje lidhje me greqine dhe greket,madje ndaj politikes se jashtme dhe te brendeshme te tyre ushqej nje antipati kronike.Nuk e paske kapur fare sensin e asaj qe une shkruaj…per mua aq insinjifikante jane fjalet e ish ambasadorit grek sa nuk meritonin replike fare,a mund ti pergjigjesh hicit???Me sa duket Majko e ka bere pikerisht kete,i eshte pergjigjur hicit.Problemi eshte qe ne mardheniet nderkombetare te vetmet qe kane peshe jane qendrimet zyrtare,asnje deputet i Pd-s e as i Ps-s nuk mund te kete fjale ne kete mes.I vetmi reagim per keto ceshtje i takon ministrise se jashtme.Por jam shume dakort me mos reagimin e ministrise tone,sepse si ne rastin e Majkos dhe ne rastin e Mallias flitet per opinione teresisht personale.C’peshe mund te kete nje opinion i nje ish ambasadori???Nuk mund te reagosh ndaj ti sepse i jep nje rendesi qe nuk meriton.Por Majko si gjithnje kerkon nje moment lavdie dhe popullariteti dhe ngre keshtjella ne ajer vetem per ta arritur kete.

  24. Niko says:

    Shkrim naiv. Sidomos pjesa ku permend arsyet qe emrin e vajzes se vete e vuri Athina. Nuk ishte e rendesishme te permendej ne kete lloj artikulli – sic e tha dikush me larte eshte koha per politikane qe jane burra shteti dhe jo thjesh politikane aq me keq politikane naive

    Niko

    NYC

  25. Blend says:

    Me vjen mire qe nje politikan u kujton grekeve se jane me te vegjel se ne,dhe duhet ta kene mire me shqiptaret qe jane tashme nje faktor kyç ne ballkanin perendimor dhe iku koha kur athina kercenon shqiptaret per hyrjen ne europe nepermjet saj,permendin integrimin sa here qe shqiptaret u kerkojne drejtesi per çeshtjen Çame,dhe kur i pyesin për çamerine thone qe nuk ekziston a thua se behet fjale per 1000 para.Mos te harrojne Greket qe kur u bene shtet ne 1826 me patericat Franko-Ruse_britanike ishin shqiptaret ata qe i ndihmuan ne lufte me Osmanet.Politikanet greke kane nje frike patologjike nga forcimi i shqiperise dhe çdo gje pranojne vetem me kusht qe shqiperine ta kene gjithmone te perçare prandaj kujdes mos u fusni ne debate te ulta por kujtoni shprehjen Romake TIMEO DANAOS ET DONA FERRENTES qe thote kije frike grekun dhe kur te dhuron ndiçka. Ju pershendes

  26. korça says:

    Une mendoj se ka ardhur koha te qeverisemi e perfaqesohemi nderkombetarisht nga nje qeveri ultranacionaliste, qe do te dilte nga gjiri i Aleances Kuq e Zi. Jam shume i sigurt se ne rast se kjo ndodh, greku, serbi dhe romi fyroms, do te na respektonin me shume. Sepse fqinjet tane respektojne vetem agresivin, patriotin, jo langaraqin qe ju shtrihet si tapet – siç ndodh sot me anti-shqiptarin Berisha!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje