Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, priti në takim bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, zotin Tomas Jirsa dhe zotin Grigore Petrenco. Në vijim të interesimit të tyre, zoti Rama vuri në dukje angazhimin e Partisë Socialiste për kryerjen e reformave të kërkuara për integrimin europian të vendit duke theksuar se opozita ka ofruar konsenus dhe ka treguar vullnet maksimal për miratimin e ligjeve me 3/5 duke luajtur rolin që i takon në përmbushje të rekomandimeve të Komisionit Evropian. Duke u ndalur në reformën elektorale, Kryetari i PS u shpreh se Partia Socialiste është e angazhuar për të bërë më të mirën në mënyrë që kjo reformë të përfundojë në një kohë sa më të shpejtë dhe të adresojë të gjitha çështjet sensitive.
“Gjithashtu, Kryetari Rama u ndal në problemet serioze që shqetësojnë vendin siç është mungesa e zbatimit të ligjit, korrupsioni, problemet e gjyqësorit dhe rrënjosja e kulturës së pandëshkueshmërisë, si dhe në domosdoshmërinë e zgjedhjes së një Presidenti të Republikës mbi palët përmes një procesi në frymën e Kushtetutës së vendit. Ndër të tjera, Kryetari i PS shprehu shqetësimin për njëanshmërinë e theksuar të Televizionit Publik dhe mungesën e vullnetit të maxhorancës për të miratuar ligjin për median, të hartuar dhe me asistencë të partnerëve ndërkombëtarë,” thuhet në një njoftim të PS.
Rama takon raportuesit e KiE, shpreh shqetësim për njëanshmërinë e TVSH-së dhe kërkon president mbi palët,kerkon dhe nje karramele..
koment koti, pa sens!!! ishalla gjen ndonje pune, sa me shpejt o beni!
Vizion i qarte per stabilitet dhe zhvillim.
O EDO po okoma nuk e ke kuptuar ti qe ketyre
te KIE nuk i rruhet fare, ato mir mir te thojne ty
po ashtu i thoni edhe atij qe ngel po ne televizor,
qe sa her e shof ndrroj kanal..
TVSH nje televizion kombetar qe duhet te jete ne sherbim te qytetari dhe jo te saliut.eshte per ta ardhur keq se si lepihet pas doktorit.
Partia Socialiste duhet t’i shpjegoje perfundimisht Europes dhe SHBA se ne Shqiperi duhen ndryshime radikale, ndryshe nuk do te kete kurre qetesi e demokraci.Per te shpetuar nga malarja(rregjimi i Sal-iut) eshte e domosdoshme te thahet keneta( gjendja kuterbuese ne PD ) dhe jo te merret pushka per te vrare mushkonjat.Te dalesh per gjah per te vrare mushkonja, me qofte e me birra,sic ben ai dervishi i OSBE-se eshte humbje e madhe,jo vetem kohe.Duke e zvaritur gjendjen ne kete fare feje dihet shume mire qe harxhet do t’i paguaj populli dhe jo qoftexhiu i OSBE-se apo qoftexhinjte e tjere.