“Vihuni në rresht sepse do u vras të gjithëve”

3 Prill 2012, 11:21Politika TEMA
“Vihuni në rresht sepse do u vras të gjithëve”

Horrori në shkollat amerikane nuk ka të sosur. Një person ka vrarë shtatë persona në një shkollë fetare në Kaliforni. Ai u tha studentëve: “Vihuni në rresht sepse do u vras të gjithëve”. Më pas nisi të qëllonte. Emri i vrasësit është One L. Goh, 43 vjeç.

Shefi i policisë së Oakland tha se edhe pse qëlloi në klasë, ai nuk u mjaftua. Edhe kur doli jashtë qëllonte si i çmendur.

Koreano- amerikani u fut në një klasë akupunture të Universitetit Oikos, një kolegj i vogël privat që u ofron koreanëve mësime me bazë fenë kristiane, muzikë dhe infermieri.

Vrasësi i dyshuar u arrestua pak orë më vonë në një parkim të një qendre tregtare. Goh u vetëdorëzua dhe u tha policëve se kishte vrarë disa njerëz.

Goh kishte qenë vetë student në shkollën e infermierisë, por kishte munguar disa muaj me radhë. Nuk dihet nëse është përjashtuar, apo e ka lënë vetë shkollën.

Policia thotë se po heton për shkaqet që e çuan në këtë çmenduri.

Një nga sulmet më vdekjeprurëse në një shkollë amerikane ka qenë ai në Virgina Tech kur Seung- Hui Cho vrau 32 persona në vitin 2007.

 

11 komente në ““Vihuni në rresht sepse do u vras të gjithëve””

  1. Edvin PIKTORI says:

    Se parandaloi krimin policia amerikane mo burre? Po une bashke me militantet e mi socialiste po qaheshim per Saliun mo burre, pse nuk parandaloi vrasjen te banka mo burre, po paska edhe ne amerike mo keq se ne mo burre

    1. From Lymi with love says:

      Perroi injorances, katnaret e PD nuk dine te bejne as ironi. Me vjen keq po “Lym Demokratin” se arrini dot. Ja u ka shkaperdhi faqen Lymi,qe hallall ja bofte Zoti.

    2. Ton says:

      Po ca thu mor burre. Se na cave k…..mor burre. Po Amerika eshte 300 milione mor burre. Po te ishte Shqiperia 300 mil keto lajme sdo jepeshin fare.
      Por… K… Saliu …ka… dhe you plehrat qe e ndiqni nga mbrapa…

    3. Tarasi says:

      Keshtu duhet bere ne nje nga mitingjet e PD se e kane hak fashistat

  2. mira says:

    Edviv PIKTORI mo burre, ndryshimi eshte se ne amerike keta vrasesit nuk kane lidhje fare me shtetin mo burre, po ketu ne shqipri shumica e vrasesve jane ushtare dhe militante te saliut mo bure

  3. onni says:

    O edvin vicidoli po amerika eshte 460 milion banore “mo burre”…ti je 3 milion…njelloj eshte????te ne dihen dhe njhen mire te githe elementet kriminal….po nuk do sistemi sali gerdecit ti eleminoje….amerika po vrave te vret,kurse saliu te nxjerr nga burgu per 2 vjet…varet sa paguan…po normal po e le vendin ne doren e atij shpellari klanit mafioz qe kane ngritur skemi me hec perpara kurre…krimi i organizuar ne shqiperi fillon nga qeveria dhe perfundon te krimineli ordiner…

    1. bledi says:

      Shtove 150milion!!! Eshte 311milion ! Koke krisur ka kudo!Shqipetart jane prototipa………….

    2. fa says:

      2vjet u denua edhe djali i deputetes se PS per vrasje….dhe asnje socialist nuk e komentoi faktin…

      1. fule says:

        U denua, aq sa u denua se vrau nje qelbesire, sic ishte vet, me ato rethana qe pa gjykata.
        Po ta njihni ju kete pushtet gjyqsor qe Sali+Iliri nuk lene rast pa e lavderuar sot, ka te tjere qe as nuk jane denuar ndonjehere.

        Te pakten u denua, se vrasesit per pushtetin Doktorit jo vetem nuk denohen po laverohen nga shpellaret. Shkerdhen Berisha per Gerdecin s’ka dhene akoma llogari

  4. agbi says:

    Cuditem te nderuar komentues se perse i pergjigjeni ketij Educit . Ai duket qe nuk ka as mendimin dhe as llogjiken e debatit, por thjesht provokon dhe pret reagimin e te tjereve dhe kenaqet duke provokuar prape . Thjeshte injorojeni dhe shume shpejt do ta gjeje vendin si shume ” shoke ” te tije te meparshem qe kane vegjetuar ne faqet e Temes .

  5. Daja says:

    Po ky terror ne shkollen fetare ku kishte studjuar dhe vete beri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje