Kroqi: Munda Ramiz Alinë në 1991, PD s'donte humbjen e tij

3 Prill 2012, 09:37Politika TEMA

Inxhinieri që konkurroi përballë Ramiz Alisë më 31 mars 1991, duke e mundur atë në zemër të zonës ku u themelua PKSH, Franko Kroqi, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja. com” ka risjellë në kujtesë atë kohë të vështirë kur gjendej në garë përballë ish-udhëheqësit të fundit komunist.

Ai thotë se PD deri në rrëzimin e bustit të Hoxhës, nuk kishte vendosur ende të vendoste kandidaturë përballë Ramiz Alisë, duke e pranuar thuajse në heshtje që ai do të bëhej presidenti i vendit. Në momentin e fundit kandidojnë Kroqin, ndoshta për të humbur përballë Ramiz Alisë, ndërkohë që nuk munguan presionet ndaj tij për të dhënë dorëheqjen nga kandidimi dhe për më tepër pas fitores, nuk solli asnjë entuziazëm në radhët e PD.

“Ramizi s’ishte burrë për t’u përballur vetëm për vetëm. Zona ku fitova unë ishte zona elektorale 218, ku ndodhej e ashtuquajtura “Shtëpia e Partisë” dhe ku historikisht vendosin kandidaturën Enver Hoxha e më pas Ramiz Alia,” kujton Franko Kroqi.

Ish-deputeti demokrat kujton se “Kur u dha rezultati për fitoren time të thellë, nuk kishte shumë entuziazëm në radhët e PD, ndoshta sepse humbi Ramiz Alia. Por me sa duket fitoi kurajoja ime”, thotë Zoti Kroqi në intervistën e tij të cilën të plotë mund ta lexoni sot në “Shqiptarja.com”.

12 komente në “Kroqi: Munda Ramiz Alinë në 1991, PD s’donte humbjen e tij”

  1. Epirioti II says:

    Respekte te medhaja per ju Z. Kroqi. Ju perfaqesoni brezin e demokrateve te vertete qe kishin ideale dhe qe Doktor metamorfoza ne thellesi ju urrente dhe ju menjanoi 1 nga 1 sapo e ndjeu qe po e merrte pushtetin.

    Mua me kujtohet qe nuk po i besonim vesheve kur u dha rezultati i pjesshem i “Lagjes se Partise”. Me kujtohet po aq mire qe fitorja jote u festua nga shqiptaret por qe liderat e PD-se mbas disa ditesh nuk e permendnin me fare.

    Fitorja jote provon qe edhe pas 22 vitesh “demokraci” ne nuk kemi arritur akoma standartin e zgjedhjeve qe organizoi regjimi komunist i Ramiz Alise ne 1991.

    1. Eu bre tan kundra Doktorit jan tu shkrujt. E na keni lan ventem ne denmokratve 24-karatesh me mbrojt Doktorin deri n’fun

    2. antonio says:

      Cfare fitove,ti o plak gerrmuq!!!Ramiz Alija kishte marre detyre nga CIA amerikane,qe te dorezonte pushtetin,ndersa ti na dole fitues i verr-tete ne zonen ku kandidonte Enveri!!!Haaaa!!!E njejte me fitoren e kriminelit Sali Berisha ne 20050sen,qe pasi DOGJI SHQIPERINE u dha urdher nga CIA,qe PS te dorezonte prap pushtetin,se do thonte bota,qe ne Shqiperii nuk ka me opozite!!!Keshtu edhe ne 2013-ten:Berisha do ike me bisht nder shale me URDHER NGA LART!!!JA KJO ESHTE DEMOKRACIA KAPITALISTE!!!HAAAA!!!KY ESHTE FASHIZEM PURO!!!NUK ZGJEDH POPULLI,POR MAFIA FASHISTE BOTERORE!!!

  2. tinonc says:

    ore zotri nuk e munde ti RAMIZ ALIAJN po erdhi koha per ndryshim edhe ai do ikte patjeter nuk mund te qendronte mo ne pushtet.kush do qe te vihej per te kandidu do fitonte.na keni dal sikur na keni sjell ju demokracis jo zotri demokracia nuk sillet me 2-3 veta po me mbar popullin

  3. geno says:

    Shoku Kroq, po pse e thua tani pas 22 vjetesh kete pisllek te Saliut dhe nuk dole ta thoje ate dite qe fitove kunder Ramizit, apo atehere ishe kelysh i Saliut dhe zbatoje instruktazhin e tij.

    1. plaku says:

      Ky trimi Kroqi, ishte me te vertete nje njeri me “dinjitet”. Pasi i mbaruan ditet e vizites zyrtare ne Itali ( paguante shteti italjan ) u katandis deri aty sa erdhi ne barakat e emigranteve shqiptare ne Verone ku kishte nipin dhe hante qyl nga ato pak leke qe mernin emigrantet e shkrete. Helbete, i varferi, duhet te blente dhuratat qe i kishte premtuar njerezve te shtepise.
      Gjermanet thone : ” Ne nje peme te rezuar, te gjithe shkojne dhe bejne dru.” Keshtu edhe puna jote more trim i trimave.

      1. Latif Dreqi says:

        Sakte! Jam i bindur qe atekohe edhe sikur nje lope te kandidonte perballe Alise do fitonte. Kaq naive jane keta toca!Valle pse nuk thote kete tjetren qe Alia ishte burre dhe e pranoi humbjen me dinjitet. Personalisht mendoj qe ishte nder te paktet burra te mencur qe ka pas ky vendi!Plak i urte dhe i mencur!

  4. Franko miku, mos u fry mik se fitove ti; humbi Komunizmi dhe ramizalia bashke me te!
    Une kam qene sektetar ne QV te Sht.Partise, si perfaqesuese e PD (kryetAri qe I PS); dhe kam qene edhe per shume here ne stafet PD te zgj., e njoh shume mire PD, ne gjithe rangjet. Dhe te them ty dhe te tereve, qe qeme NE qe e bene sakrificen NE ’91, dhe fitoren.
    Ty ta dhane Dhurate, mik. Ishim NE antikomunistet idealiste, qe e beme vetem me idealin, nderin, punen, besueshmerine tone re njerzit, NE Jo lekureshiturit, si behet SOT ! NE I qendruam Komunizmit qe s’kish vdek ende, me kurajon dhe dinjitetin tone; shkurt, une mendoj qe Ramizaline e mundem NE demokratet e vërtete ( qe Neokomunizmi na perdori si gomari NE dasem)
    Kjo eshte e Verteta.
    Nuk e di NE e ke kuptu ndojhere; e a do e lexosh kete mesazh, qe se paku mos vijosh me keto delire mik!!
    Une e di si e kish bere hesap ramizi te fitonte, dhe dakord qe ajo pritej, ketu ke te drejte qe PD qe ne anen e ramizalise; e kujtojme qe njeri nga kapitenet e Neokomunizmit, pra kryetAri PR, sabrigodo (ndjese paste, thuhet, me qe eshte ne Ferr), beri thirrje hapur te votohej per r.aline!!
    Franko, Mos ma merr per keq, ta them kete te vertete se e di qe ‘ha shqip’, se ndryshe Nuk e merrja mundimin…Si gjithnje luften e bejne Trimat, Kurse fitoren e korrim opportuniste, skutha, ‘pulitikane’…sahanlepires…tradhetoret. Me aq sa te njoh, t’i hyn tek te paret!
    Lutem, kalo te dinjitetaret!!, Prshndt.

  5. Brezi I ri says:

    Urime z kroqi. I perfaqsoni brezin e ri demokrat qe ashtu si sala luftuat dhe u ndesht dhemb per dhemb me komunistat. Besoj edhe juve si sala filluat veprimtarine kundra sistemit qe ne femini. Mbaj ment nje here se si ti dhe sala vrate dy tre komunista ne nje atentat ne rrugen bardhyl dhe shpetuat neper ato rrugicat e zones ku fitove, sepse gjith populli ishte me ju. Juve keni bere shume dhe populli po I meson keto gjera. E mban ment dhe veli raden e estrades, kishte prere plepat e repartit ushtarak ku punonte. Ne fakt ai ngaqe urrente sistemin, ashtu si ju dha sala vetem sabotonte. Ka qene edhe ai nje nga disidentet e hedhtur. Po ti shikosh te gjithe me origjine evgjite ishin disidente. Te permendim ketu fadil hasen, koqe devolen, veli raden, kacin. Urime zoti koqi. Mendoj qe historia do shkruaj dhe per trimerite tuaja.

  6. Neja says:

    Me fal zoti kroqi se keta qe thashe me lart I meritoka ky neja dhe jo juve. Paska idiota me ne ekstrem. E mjera shqiperi, I mjeri populli shqiptar. Besoj ti neja do kesh ne pushtet per gjith keto sakrifeca sublime

  7. Neja says:

    Nuk ta marre per m urje ty neja. Mos je lec valesa. Ty do tboj sala ose deputet ose polic ose roje. E meriton per gjithe keto qe ke bere per shqiperine. Une kuptoj qe po mos kishe qene ti, shqiperia do ishte akoma diktature.

  8. Zamira says:

    E çjane keto qe flisni more aman. Akoma se kini mare vesh se ENVERI ishte i pa harritshem dhe i tille do mbetet ne histori. Ju na shkaterruat shqiperine ,ju e vodhet e shitet ,e vrate e coptuat e bete si han me 1000 porta. Lavdi enverit. Po skini faj ju per deri sa kini spiune dhe kriminele anti atdhetare qe merren me shqiperine nga gjithe bota. Sa ishte Enveri ua beri rrup sup. Ju u moret me nji bronx. Jo nuk ini askush ,as nam e nishan nuk do ju gjindet. Enveri do mbetet Legjende. Turp ,pse demokraci eshte kjo ?!! Vidh ,shkaterro ,shit dhe kurvero…….. Ju ne 91 vetem vodhet dhe vrate ,ju ishit vegla e agjenturave te huaja. U shofshi me tere soj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje