Prokuroria apelon Gërdecin pa argumente sepse gjykata vonon shpalljen e vendimit

2 Prill 2012, 20:59Politika TEMA

Kur kanë kaluar 20 ditë nga shpallja e vendimit të shkallës së parë për 29 të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit, ashtu siç ndodh në të gjitha dosjet penale kur gjykata e vonon arsyetimin e vendimit, edhe kësaj here prokuroria e ka apeluar çështjen pa argumente, duke rezervuar të drejtën që kundërshtimet konkrete t’i japë sapo të marrë vendimin në dorë.

Në dokumentin e apelimit, që Top Channel disponon, thuhet konkretisht: “Sjellim në vëmendje që këtë apel e ushtrojmë në mungesë të vendimit të arsyetuar. Në mungesë të këtij vendimi të arsyetuar dhe argumenteve që ka përdorur kjo gjykatë, në këtë moment të ushtrimit të apelit e kemi absolutisht të pamundur që të japim argumentet tona të hollësishme se ku ka gabuar gjykata. Në këtë mënyrë, këto argumente do t’i japim në një moment të dytë pasi të njihemi me vendimin e arsyetuar të gjykatës, e drejtë kjo që buron nga neni 415/2 i Kodit të Procedurës Penale”.

Duke theksuar se nuk është bërë një analizë e hollësishme dhe objektive e provave të shumta të shqyrtuara gjatë këtij procesi gjyqësor, katër prokurorët e dosjes vijojnë:

“Ky vendim është rezultat i interpretimit të gabuar të ligjit penal material dhe atij procedural penal. Ky vendim është rezultat i kuptimit dhe interpretimit të gabuar të elementeve të veprës penale të parashikuar në nenin 79, germa DH dhe Ë në Kodin Penal dhe nenet 70/2 të Kodit Penal Ushtarak”.

Në pritje të zbardhjes së vendimit, prokurorët mbajnë të njëjtat qëndrime për akuzat dhe dënimet ndaj të pandehurve, sikurse u shprehën në shkallën e parë, duke këmbëngulur që vendimi i gjykatës së Tiranës të ndryshojë duke vendosur sërish tre burime të përjetshme, si dhe ndryshimin e 10 pafajësive të tjera që gjykata i shpalli të tilla.

Edhe avokatët mbrojtës të të pandehurve i kanë bërë apelimet e tyre thjesht duke theksuar pafajësinë e klientëve të tyre dhe duke rezervuar të drejtën që qëndrimi konkret të mbahet sapo të zbardhet verdikti i gjykatës./TCH

6 komente në “Prokuroria apelon Gërdecin pa argumente sepse gjykata vonon shpalljen e vendimit”

  1. xhoni says:

    Po pse nuk i “NXIRRNI PREJ ZHELESH” KETA GJYKATES,QE QELLIMISHT SHKELIN AFATET PER TE KRIJUAR SHTIGJE PERFITIMI SIC KANE BERE GJITHMONE PER KRIMINEKLET E TJERE???KU ESHTE FATMIRA HAJDARI,ATJE ESHTE EDHE ERRESIRA!!!AJO NUK DUHET TE RRIJE ASNJE SEKONDE NE DREJTESI!!!

    1. Ket gjqy e ka merak vet Doktori. O ai qi e cakton ket pune, e familjen e Doktorit duhet me e bajt larg nga gjyqet.

      1. koklopa says:

        Mos harroni Agim Lalen prej Shijakut mikun e ngushte te Bamir Topit he burra. dul pa lagun nga proqesi, asnje dite burg. Komandant i Komandes se Doktrines Skenderbej ky fare rojet magazine e njitash o tu u krekos si gjeli e n’maj t’plehut. Ky Bamka o budall, ose o dredhi e Koklopes qi ka perhap llafe se ky Gimi prej Shijakut o miku i Bamkes.e ransishme o qi nji ky fare burrit dul i pafajshem ene Komnden e Doktrines e ka mush dingas me skraparlinjte e koklopes

  2. Delli USA says:

    Shtet i pjerdhur dhe i neveritshem,vetem ne qeverine e Sali rrumpalles ndodhin keto fenomene.

  3. brazil says:

    Me pas gjyqtare Fatmira Hajdarin,ku kemi perfunduar.Injoranca ne piedestal.

  4. Sali Ram Berisha says:

    Nuk thone kot femija ta fut koken ne hale. Kjo tragjedi me varrosi dhe mue per se gjalli.
    http://imageshack.us/photo/my-images/600/kujtimngagerdec2008sali.jpg/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje