Krimi ‘i sofistikuar’. Arkëtarja e plagosur: Gushi na grabiti dy herë pa maskë dhe me pistoletë

3 Prill 2012, 09:43Politika TEMA

Ky është krimi i sofistikuar për të cilin fliste ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. Arkëtarja Vjollca Tobli, e plagosur me tre plumba nga Viktor Gushi, tmerri i Tiranës, thotë se ai grabiste pa maskë. Arkëtarja e CEZ thotë se ai madje e ka grabitur dy herë pa maska pikën e grumbullimit të faturave të dritave. Në një rrëfim për Panoramën, ajo tregon se si herën e parë pati fat, por herën e dytë ai e plagosi. Ajo madje thotë se e ka identifikuar autorin që në grabitjen e parë, por policia nuk e ka vënë ujin në zjarr. Arkëtarja shton se herën e dytë Gushi ka shkuar madje me qëllimin për ta vrarë. Tobli thotë se edhe kur pa videon e publikuar pas vrasjes te NBG, e dalloi që ishte ai. Jo më kot thoshte Nishani që ishin qindra qytetarë që i thoshin kush ishte vrasësi, vetëm policia nuk e dinte.

 

9 komente në “Krimi ‘i sofistikuar’. Arkëtarja e plagosur: Gushi na grabiti dy herë pa maskë dhe me pistoletë”

  1. Aishja prej Sauku says:

    Eshte e tmershme te degjosh rrefimet e kesaj gruaja.
    Viktor krimineli shkoi tre here i qete fare duke grabitun ne te njejtin vend.Turp per policine dhe shtetin qe na drejton.

    1. Dean says:

      ”Aishja prej Sauku”?!,polici ke ne eshte thjesht 1 institucion formal ashtu sikurse komplet struktura e ”shtetit” Shqiptar.
      Ne kemi nevoje per ndryshime RADIKALE,perndryshe gjith jeten kemi per te pas te njejtat probleme.Dhe me e bukura eshte se ne Shqiptaret as qe e kemi nder mend te ndryshojme.
      Gjith te mirat,dhe na thuaj ndo1 fjale te ”ngrohte” se na bohet qejfi.Hahahahah…….

      1. E kina shum veta qi duhet me punsue, e nuk po dim ku me i cue. Jan ne ata te kaptin-lopes qi dun nai karrike, zgjedhjet e juja po afrojn e Doktori duhet me e menaxhue tan ket situate. Duhet me pas ma respekt per lodhjen e tij.

        1. Dean says:

          hahahaha……..a,Lym Demokrati,je i modh,ne cfar do lloj Forme qe te shfaqesh.
          Ndersa per ”doktorrrrrin” s’kam c’a te them.Ti e njef me mre se une……Lol

    2. Ramy says:

      policet jane shpesh here te perzjere me droge vjedhje
      une policin nuk e shikoj si shpetimtar por si hajdut

    3. xhoni says:

      Cfare kerkoni me teper nga policia???Ajo detyren e vet e kreu me sukses:VOTAT JANE VJDHUR SA HERE KA DASHUR BERISHA!!!!Me pas eshte kohe reflektimi e pushimi per zgjedhjet e tjera!!!Sa per kete “bukuroshin” ne foto,mos u nxitoni:AI ESHTE NJERIU I RI I KAPITALIZMIT DEMOKRATIK””!!!Boll me me “NJERIUN E RI SOCIALIST”,qe punonte AKSIONIST NE HEKURUDHA E TOKA TE VREJA!!!Ne vend te pllakave “SULMUES”,tani duhen BANKNOTA EURO E DOLLARE!!!!Haaaa!!!Kane nderruar kohrat,or byrazer!!!JEMI BERE FUQI DIXHITALE,qe pjerdhim tere diten !!!!RRNOFTE NALT MADHNIA E TIJ Sali Sheqer,Kripe,Piper dhe Helm Berr-isha!!!

  2. tomori i beratit says:

    Si nuk te nxihet faqja o i zi o bujar gjysme njeriu e gjysem mustaqja.Nuk hapet dheu e te te mbuloj kur thua qe ishte krim i sofistikuar.Hajde o koqe gomari hajde.

  3. Hekuran says:

    I identifikuar prej kohesh prej njerezve Viktori duket se kishte mbeshtetje per veprimet e kryera perderisa nuk kapej. Edhe kete radhe qe e kapen perseri shihej se sa i qete tregohej!

    Historite e Viktorit kane lidhje me banken Raiffesien ku Viktori aty paska shkuar plot 5 here per te vjedhur ne prani edhe te kamerave dhe te policeve!
    Pse Viktori shkonte te vidhte ne banke zakonisht para se te vinin emigrantet ne Shqiperi?
    Thuhet se kur ktheheshin emigrantet nuk terhiqnin depozitat e tyre nga banka pasi degjonin per vjedhjen e radhes te Viktorit. Kush kishte interes ne kete rast?

  4. fredi guri says:

    ej mos ka qen sali berisha qe ka shit pistoleten ktit me vlla ose nei malok se kush tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje