Nuk ju është kërkuar në Uashington që të pengoni zotin Berisha për një president të njëanshëm?
Absolutisht nuk ka pasur një kërkesë të tillë. Prioriteti kryesor edhe i Uashingtonit është Shqipëria të plotësojë 12 prioritetet, Shqipëria të marrë statusin kandidat dhe nuk mendoj se ka komplikacione të këtij karakteri.
Do t’i bllokoni zotit Berisha një kandidat të dalë nga kryesia e PD-së?
Përderisa çështja e presidentit është çështja më e diskutuar, dhe çdo herë sapo afron data për zgjedhjen e presidentit fillojnë debatet dhe kjo është pjesë e një procesi transparent. Pra në një farë mënyrë kemi hyrë në një proces publik, por jemi ende larg një procesi institucional. Në këtë drejtim për LSI dy janë elementët kryesore për këtë çështje. E para, presidenti të zgjidhet në mënyrë kushtetuese dhe këtë nuk e askush në diskutim. E dyta, ky proces të jetë jo vetëm kushtetues por dhe sa më konstruktiv që të jetë e mundur, sepse mendoj sepse mendoj se dhe jehona e këtij momenti që ka dalë në plan të parë, absolutisht që do të ketë ndikimet e saj për vlerësimet dhe të partnerëve ndërkombëtarë si BE përsa u takon dhe reformave të tjera të shumëkërkuara sidomos atyre që janë në fushën e drejtësisë dhe forcimit të ligjit. Ndaj është e rëndësishme të hymë në një proces konstruktiv dhe të mos nisemi nga emrat për të ndërtuar procesin por të ndërtohet një proces serioz, i cili te jetë sa më shumë dinjitoz për vendin.
Kryetari i mazhorancës është shprehur se presidenti i ardhshëm do të jetë një nga figurat e PD-së. Do t’i votonit ju zotit Berisha një nga emrat e PD për President?
Ne nuk kemi biseduar për këtë çështje dhe nuk marrim përsipër të komentojmë as deklaratat, as kuptimet, as nënkuptimet e tyre. Dua të theksoj se PD është faktor kryesor në zgjedhjen e presidentit sepse është forca kryesore në parlament, megjithatë e ritheksoj se pavarësisht nga emri që do të zgjidhet në fund, është e rëndësishme që ky të jetë një proces konstruktiv dhe presidenti të jetë një figurë sa më e pranuar gjerësisht.
Ju keni një ambicie për të qenë president këtë vit?
Mendoj se nuk do doja të përsërisja atë që kam shprehur dhe më parë që do ta gjykoja zgjedhjen e presidentit apo presidencën një synim të një politikani apo si një kulm të karrierës së tij politike dhe njëkohësisht dhe si një largim nga politika në të ardhmen. Të paktën sipas konceptit që ka presidenti në Kushtetutën tonë sepse ka dhe raste të tjera sikurse rasti i Serbisë. Ndaj në këtë drejtim nuk dua të përsëris faktin se e shikoj të parakohshme.
Pavarësisht moshës suaj të re, por keni rreth 20 vjet që jeni një prej 3 faktorëve kryesorë në politikën shqiptare. Nuk mendoni se pas 20 vjetëve mund të mbyllnit në nivelin më të lartë, pra si kryetar shteti?
Nuk e kam menduar një mbyllje të tillë. Së dyti për mua është e rëndësishme që si drejtues i forcës së tretë politike, sikurse është LSI, fati i së cilës gjatë këtyre viteve ka qenë jo pak i lidhur me profilin tim politik, me eksperiencën, pra në këtë drejtim theksoj se do të vazhdoj të kontribuoj dhe më tej jo vetëm në drejtimin e kësaj force politike, por sidomos në rritjen e kontributeve të saj pozitive për një politikë e cila forcon stabilitetin e vendit, e cila normalizon politikën tonë, e cila ndihmon që të afrohemi më shumë me Bashkimin Europian.
Nga PD ka shumë zëra që flasin për zonjën Topalli. Çfarë do t’i kërkonit në këmbim zoti Berisha për ti votuar zonjën Topalli si presidente?
Emri që ju përmendët është një emër i respektuar në politikën shqiptare sepse ajo ka kontributet e saj të padiskutueshme dhe nuk është e lehtë për një femër, për një grua të afirmohet në jetën politike. Ne këtë e shohim si një moment që të kontribuojmë për një proces konstruktiv dhe emri që del pas këtij procesi, cilido që të jetë, do të jetë një person që do të ketë përkrahjen tonë. Por, kjo nuk është më e rëndësishmja. Më e rëndësishmja është që të fitojë një përkrahje sa më të gjerë.
A i plotëson zonja Topalli kriteret për të qenë presidente e Republikës, përveç faktit nëse duhet apo jo një presidente femër?
Nuk mendoj se është ky një problem sepse përmes një zgjedhje të tillë zgjidh problemin e të drejtave të gruas në shoqërinë tonë. Por, ajo që duhet të theksoj është se duhet një proces sa më konstruktiv. E dyta, cilido që merr përsipër një angazhim të tillë ditën që bën betimin duhet të ketë një shkëputje nga të gjitha angazhimet e mëparshme, në rast se kemi të bëjmë me një figurë politike aktive të jetës publike. Kështu që ne kemi parë edhe më parë, kur kemi paragjykuar, por pasi është bërë president ka funksionuar më mirë se sa ka qenë menduar. Vetë pozicioni i presidentit është i tillë që duhet të jetë një pozicion sa më objektiv, një pozicion sa më i paanshëm dhe i besueshëm për të luajtur atë rol që duhet në momentet kur e kërkon Kushtetuta.
Po thoni që ka ndonjë paragjykim për zonjën Topalli edhe pse mund t’i plotësojë kriteret për të qenë presidente?
Nuk dua të hyj në çështje konkrete. Problemi këtu është tek procesi. Problemi nuk është tek emrat. Tjetra që ka shumë rëndësi është që në fund të këtij procesi pavarësisht se kush del, duhet t’i qëndrojë betimit që do të bëjë para Kushtetutës. Pra, të jetë një president i të gjithë shqiptarëve.
A është e vërtetë se kësaj radhe zoti Nano ju ka kërkuar që ta propozoni për president?
Nuk kam pasur ndonjë komunikim për këtë çështje.
A është mundur që zoti Nano t’ju shantazhojë?
Nuk kam dëgjuar ndonjë gjë. Nuk ka pasur një presion të tillë. Nuk mund të pranohen presione të tilla nga askush, së pari. Së dyti, një kandidat për president vjen me filozofinë jo të bërit presione sepse nëse bën presione para se të bëhet president, mendo se ç’mund të bëjë më pas.
Në rast se nuk e propozoni zotin Nano për president, a ju cenohet grupi aktual parlamentar?
Nuk kam dhe nuk kam pasur asnjë shqetësim të tillë.
Me çfarë statusi e realizuat takimin me shefin e DEA-s në Amerikë dhe çfarë biseduat me të?
Nuk më interesojnë shumë komentet pasi unë mendoj se faktet janë më të rëndësishme se komentet. Në radhë të parë unë jam ish-kryeministër përveç se jam kryetar i një force politike, që është forcë e dytë në një koalicion qeverisës. Jam anëtar i Parlamentit. Për çështjen konkrete është e rëndësishme që bashkëpunimi me Shqipërinë është shumë pozitiv, përvoja e deritanishme ka qenë shumë e suksesshme dhe natyrisht që unë besoj se ky bashkëpunim do të jetë edhe më i fuqishëm në të ardhmen. Jo thjesht në raportin bilateral por edhe në rolin që Shqipëria ka luajtur dhe luan në planin rajonal në luftën kundër trafiqeve. Luftë më e fortë kundër krimit të organizuar absolutisht do të thotë një rajon më i stabilizuar dhe një aleat më i fortë dhe më i qëndrueshëm edhe për vetë SHBA-të. Kjo do të thotë edhe më shumë garanci për investitorët e huaj dhe sidomos për ata amerikanë për investime në Shqipëri dhe përmes Shqipërisë në të gjithë rajonin.
Z. Meta, a jeni kthyer nga Amerika edhe si ministër i Brendshëm?
Jo absolutisht, thjesht ishte një krijimtari tjetër dhe jam shumë i kënaqur për vlerësimin pozitiv të bashkëpunimit me Shqipërinë nga përfaqësues të agjencive të tilla serioze amerikane.
A do të jeni ministër i Brendshëm apo jo?
Në politikë asnjë herë nuk thuhet kurrë por unë mund t’jua konfirmoj që kjo nuk është një çështje e cila është prioritet për mua por është drejtimi i LSI-së.
A do të jetë Ilir Meta pjesë e kësaj qeverisje përpara se të mbarojë ky mandat?
Kjo është një pyetje që i jam përgjigjur edhe më përpara. Nuk është angazhimi im në qeveri një prioritet afatshkurtër për mua por fuqizimi i LSI-së në përmirësimin e mëtejshëm të qeverisjes.
A ka ardhur momenti që LSI t’i rifreskojë ministrat e saj?
Personalisht nuk e kam një mendim të tillë. Por kjo është një çështje edhe e forumeve por edhe e Kryeministrit si drejtues i qeverisë. Unë mendoj se ata kanë bërë një punë të përgjegjshme dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. Ministra të përjetshëm nuk ka dhe nuk ka pse të ketë. E dyta kjo nuk është një çështje shumë e rëndësishme. E treta ministrat aktualë janë duke punuar në mënyrë të përgjegjshme dhe duhet të vazhdojnë ta bëjnë.
A do të dalë LSI e vetme në zgjedhjet e ardhshme për të bërë lëvizjen e deputetëve sipas interesave të saj?
Mandatet nuk lëvizen sipas dëshirës time apo të cilitdo. Dhe votuesit në raport edhe me mesazhin që do të kenë në fushatë gjykojnë dhe vendosin. Për ne më e rëndësishme është që të përfundojë sa më parë reforma zgjedhore dhe unë e përshëndes konsensusin e sapo arritur mbi numërimin elektronik. Evitohet në këtë mënyrë një debat i lashtë për administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Është e rëndësishme që të gjitha këto çështje të përfundojnë sa më shpejt sepse së pari është një mesazh shumë i mirë edhe për BE-në dhe së dyti për një arsye të rëndësishme që ka të bëjë me kohën fizike për të përgatitur të gjithë infrastrukturën zgjedhore në funksion të implementimit të ndryshimeve që do i bëhen këtij kodi. Pra sa më shpejt të bëhen këto ndryshime efektet do të jenë më pozitive në raport me procesin e integrimit evropian dhe që këto ndryshime të zbatohen në mënyrë sa më korrekte.
Në zgjedhjet e ardhshme, LSI do të konkurrojë brenda koalicionit apo do të konkurrojë vetë?
Pyetja është tepër e parakohshme. Një vit nuk është pak dhe kështu ka mjaft kohë për të marrë një vendim, që pikësëpari nuk mund të jetë personal dhe nuk mund të as thjesht i kryesisë apo i komitetit të LSI. Në këtë drejtim ajo që mbetet prioritare për ne është të kontribuojmë që reforma zgjedhore të jetë sa më përfaqësuese. Së dyti të kontribuojmë që vendi të marrë statusin e vendit kandidat prandaj apelojmë në mënyrë të vazhdueshme për plotësimin e 12 prioriteteve. Uroj që ky vit të jetë një vit sa më i mbarë për Shqipërinë, pasi është dhe viti i 100-vjetorit të pavarësisë dhe absolutisht është shumë e rëndësishme që të përmirësohet akoma më tej qeverisja sepse janë të pakët muajt deri në momentin kur do të takohemi me votuesit.
Në rast se konkurroni brenda koalicionit me Partinë Demokratike, dhe socialistët dalin sërish forcë e dytë, por oferta është shumë më e madhe sesa kjo e zotit Berisha, do të bashkëqeverisnit me koalicionin ku jeni apo me koalicionin politik që ju bën një ofertë më të favorshme?
Kjo është një pyetje jo vetëm shumë e parakohshme sepse është një detajim i pyetjes së mëparshme. Mënyra e pozicionit para zgjedhjeve ka kuptimin e saj në pozicionimin pas zgjedhjeve.
Drejtues të ndryshëm socialistë po mundohen të sqarojnë elektoratin socialist se pas 2012-ës zoti Berisha nuk do të jetë më kryeministër, sepse edhe nëse dalin forcë e dytë do të jenë të gatshëm t’i ofrojnë zotit Meta postin e kryeministrit vetëm që Sali Berisha të bjerë nga qeverisja.
Nuk është hera e parë që dëgjoj spekulime të tilla dhe nuk është hera e parë që thuhen gjëra të tilla dhe unë mendoj se janë të papranueshme e të pamoralshme dhe mendoj se qëllimi im në politikë nuk është thjesht që të bëhem kryeministër për më tepër që kam qenë në këtë detyrë përpara gati 12 viteve.
Duket sikur qëndrimi juaj nuk është të bëheni kryeministër por të pengoni zotin Rama të bëhet kryeministër.
Absolutisht që as ky nuk është qëllimi im, por zoti Rama e ka penguar vetë veten për të arritur të krijojë mirëbesimin e shumicës.
Ben Blushi në emisionin e Blendi Fevziut ka shpalosur një platformë politike dhe është shprehur se e sheh të panevojshëm koalicionin mes PS dhe LSI, por PS do të bashkëqeverisë me partinë e re të zotit Topi. A mendoni se atë që nuk e arriti në 2009-ën me G99 për të sulmuar LSI-në do ta arrijë me partinë e zotit Topi apo zotit Spahiu?
Së pari zoti Topi nuk ka krijuar ndonjë parti pavarësisht se ka pasur një sërë komentesh. Përsa i takon qëndrimeve që mund ti bëjnë pa LSI-në, kjo nuk krijon asnjë shqetësim, sepse këtë mundësi e kanë pasur dhe do të kenë gjithmonë. Unë mendoj që nuk është thjesht çështje kalkulimesh aritmetike çështja e fitores së zgjedhjeve. Ka shumë rëndësi krijimi i një bindjeje që opozita përfaqëson një alternativë më të mirë se sa mazhoranca. Një alternativa e cila nuk bazohet tek lodhja e mazhorancës apo tek problemet e saj. Por bazohet tek ajo që ti ofron dhe që i bind qytetarët që je pranë dhe që do t’i zgjidhësh problemet më mirë se qeveria aktuale.
A është më tabu bashkëqeverisja me Edi Ramën?
Nuk mendoj se kjo është një pyetje që meriton një përgjigje në kuptimin se ne e kemi bërë të qartë që për ne themelor është progresi në procesin e integrimit evropian, jo thjesht si slogan apo si klishe por sepse ne e shikojmë këtë proces si të domosdoshëm për zhvillimin e vendit, për modernizimin e tij dhe për një perspektivë më e mirë për të gjithë qytetarët tanë. Në rastin e Shqipërisë ky proces do të thotë stabilitet, do të thotë progres dhe mirëqenie.
A është i vërtetë fakti që ka një tentativë afrimi midis z. Rama dhe jush?
Mendoj se këto janë legjenda të pafundme. Asnjëherë raportet midis politikanë nuk duhen parë si raporte individësh sepse ngarkesat emocionale dhe personale të largojnë nga qëllimet dhe principet. Për fat të keq z. Rama shpesh këto qëllimet e rëndësishme i ka shndërruar në ngarkesa dhe emocione personale. Për shembull ndryshimet kushtetuese. Aktualisht me të drejtë kërkohet një president sa më konsensual dhe konsensusi më i sigurt është kushtetuta që ishte me 84 vota dhe është me 71 sepse u gjykua në mënyrë joracionale para 4 vitesh. U kalkua se do të fitojë mazhoranca dhe presidenti do të zgjidhej nga kjo mazhorancë.
Është e vërtetë që është negociuar mes jush dhe z. Rama në një takim në Bruksel?
Kam dëgjuar shumë negociata të tilla por nuk është e vërtetë.
Të kthehemi dhe një herë në vizitën tuaj në Uashington, një vizitë që nuk po e bën Kryeministri Berisha. A keni ndonjë koment në lidhje me këtë?
Këto janë çështje e medieve dhe unë nuk i e cenoj lirinë e tyre. për mua të gjitha vizitat janë pozitive. I rëndësishëm është mesazhi që ne përcjellim dhe marrim atje dhe mesazhet gjithnjë janë nxitëse në kuptimin pozitiv që të japim kontributin që të forcohet stabiliteti e vendit, të forcohet akoma më tej institucionet në këtë vend në mënyrë që Shqipëria si një aleat i sigurt i SHBA-së në të gjitha sfidat edhe në luftën kundër terrorizmit e cila ka edhe dëshmorin e saj të parë. Në emër të kësaj aleance Shqipëria të ketë një të ardhme akoma më të denjë evropiane. Kjo është në të mirë të Shqipërisë, në të mirë të rajonit, në të mirë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë investuar shumë për Shqipërinë dhe rajonin.
A keni një koment për vizitën e munguar të zotit Berisha në Uashington?
Zoti Berisha ka qenë disa herë në Uashington. Do të shkojë përsëri dhe natyrisht që kryeministri ka më shumë punë se të tjerët.
Në takimet që keni pasur në Uashington a keni hasur në refuzime ndaj kryeministrit të vendit?
Absolutisht që jo. Ajo që unë kam hasur në Uashington si rallë vizitat e tjera është një vlerësim shumë pozitiv për Shqipërinë. Me përjashtim të kryetarit të komitetit të Helsinikit në Kongresin amerikan, kongresmenit, Christofor Smith i cili më ka përmendur si të rëndësishme çështjen e luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore, sidomos të grave. Këtë çështje ma ka përmendur në një raport pozitiv, të angazhimeve që janë bërë, të arritjeve që janë bërë, të përpjekejeve që janë bërë për rehabilitimin e viktimave të këtij lloj trafiku.
Disniveli i protokollit duket se është i madh midis Shqipërisë dhe Kosovës?
Mund t’ju them se Kosova është një çështje shumë më e rëndësishme se Shqipëria, pra në kuptimin që është ende një çështje delikate. Është një çështje e cila e ka marrë zgjidhjen e saj përfundimtare siç është pavarësia. Është ende një vend që nuk është anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Pra, është një vend që ka probleme me një vend tjetër fqinj sikurse është Serbia, e cila jo vetëm nuk e njeh, por për fat të keq segmente të caktuara të qeverisë atje, bëjnë provokime si ai i ditëve të fundit, i rrëmbimit të dy policive të Kosovës që krijon tensione krejtësisht të panevojshme dhe në këtë plan Kosova ka më tepër vëmendje. Por, kjo është tepër pozitive për Shqipërinë, në kuptimin që Shqipëria nuk ka probleme që zgjojnë vëmendje. Pra, Shqipëria është një vend për të cilin ka ndjenja mjaft pozitive, inkurajuese, mbështetëse. Ndërsa rasti konkret është një mbështetje, por është një mbështetje ndaj një vendi i cili ka disa sfida të veçanta.
*Pjese nga Intervista e Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, në televizionin “UTV”
Ej, a keni turp ndopak qe na nxirrni intervistat e ketij legen….
Puqqqqqqqqqqqqq! Hakmarrje Doktor, hakmarrje!!!!!!!!!!!
Sa i kushton nje interviste e tille ketij qeni i quajtur ILIR DEPOZITA?
Ky qeni e ka kapur shtetin nga briret qe kur ka qene tridhjete vjec. Me ylli Alushin brenda ne shish, fabrikon gjithe shpifjet qe qarkullojne per figurat publike edhe politike kryesisht ato me integritet por edhe ndaj kujtdo maskarai qe i zen rrugen. Kjo fytyre e percudnuar here here qesharake, e rendomte, pa intelekt, ordinere, e shemtuar, e rrezikshme permblidhet me nje emer Kryemonster sepse ne rjesht pas tij ka gjithe monstrat skrapariote si ushtare te verber per te bere ate qe u kerkohet nga kryemonstra e fabrikur nga nenmonstra e shishiit.
Fiks Fare.Shum bukur e ke pershkruar kete cope mishi me 2 sy.
Vetem se jo ”..here here qesharake…”,por Gjithmon Qesharake.
Dean, e kam shkruar here here qesharaka duke pas parasysh kaperdimet mbi podiume ato deklaratat per integrimin, intervistat e Mones, kur permend vajzen Boren etj… Ve bast se te gjithe i ben per te qeshur kur do te bej parimorin, sepse figura dhe zeri nuk perkojne me fjalet…ha ha hah
Aman o burre hec me partine time o burre se kam ngel vetem me Ngjelen o burre. Keshtu sic e kam nis une as ne 2017-ten sdo vij dot ne pushtet mo burre. O Ilir aman te lutem o burre ktheu te une te rikthejme bashke kohet kur ishim miq te ngushte dhe vidhnim bashke aman o burre
Ti more burre a ke dicka me te mencur per te thene se mu bere si fari balliu
O Edvin Piktori, shkolla qe ke bere mos eshte per parukeri mes-shalesh? Bravo, paske dale me rezultate te shkelqyera ne teori dhe ne praktike!
Ne andej nga anet tona o koklope u themi njerezve te ketij kallepi :U BE MUTI PER ILAC.
A mund ti besohet ketij rrugaç kurvari ketij rrogozi qe pagun sa ne USA sa ne BE per vizita dhe kujton se lahet muti me shurre .
Zgjebja nuk hiqet me takime pagese shoku meta rrogozi i çepanit jo or shoku meta jo o çun kapterri ti je i merrdhitun e i mbarum ti je i pjerrdheur ,po per Altin Rrapon rrefeve gje trego o Spiun i DEA trego se sa Spinunove ne SHBA.
Turpi i zotit kujton se ka fatin e Albanise ne dore Qy leshko Hajduti i Fondeve Publike e therresin me Lobing dhe kujton se u be i famshem Hajduti Albanise .
Harron ky dhe kujton se Mileti i han kto Takime me Pare ne Dore
trego shoku meta o Skrrrrrap i Skrrrrrraparit Trego sa Pare pagujte per kto Takime Kafesh e supash .
Amerika me Lobinjgje shkon Korrupsioni i madh ne USA Eliot Engel nji Deputet hajn qe i rropi Shqiptaret per se gjalli plus te tjere pa pushim,kujton ky se nuk i dime ,trego sa ishte shuma sa MILIONA DOLLAR
O KOK QYPI O RRUGACI I SALIUT O TRAFIKANT DROGASH E GRASH O PIS MILET JE TI DHE I GJITHE SORROLLOPI .
BAMIR TOPI DHE KRESHNIKU DO TJU SHKERRDHEJ TEMEN JU O HORRAT E SALIUT.
Te gjithe pyesin se si shpjegohet qe Meta u takua me shefin e DEA-s- seksioni i luftes kunder trafikut te droges ne SHBA.Po akoma nuk e keni kuptuar o derezinj? Pyetja per Meten ne kete zyre ishte:Ju thoni se jeni parti qe punon per integrimin ne Europe, atehere si ka mundesi qe mbani akoma ne parti narkotrafikantin Spartak Braho, aq me teper dhe e perdor si avokat mbrojtes per te vertetuar se gjoja nuk je i korruptuar?!?!?!