Topi: Të hiqet imuniteti i zyrtarëve dhe të ndëshkohen gjyqtarët e korruptuar

3 Prill 2012, 14:31Politika TEMA
Topi: Të hiqet imuniteti i zyrtarëve dhe të ndëshkohen

Bamir Topi-Mikele Vjeti

Presidenti Bamir Topi ka kërkuar sot nga forcat politike të arrijnë konsensusin për heqjen me ligj të imunitetit të zyrtarëve të lartë. Gjatë një takimi me Nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Italisë, Mikele Vjeti, Topi ka theksuar se nevojitet shprehja e qartë e vullneteve politike të konkretizuara me vendimmarrje në Parlament për të çuar përpara dhe për të zbatuar plotësisht e me sukses reformën në gjyqësor.

“Kjo mund të materializohet me gjetjen e konsensusit për miratimin e Gjykatës Administrative, për heqjen me ligj të imunitetit të zyrtarët e lartë si dhe për miratimin e kandidaturave cilësore në Gjykatën Kushtetuese e në atë të Lartë, të bashkërenduara edhe me ndëshkimin e korrupsionit në radhët e gjyqtarëve. Arritjet e këtyre objektivave, të shoqëruara edhe me konsolidimin e pavarësisë së institucioneve kushtetuese e ligjore do të rikthenin besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe do të mundësonin edhe plotësimin e kritereve të kërkuara për përmbushjen e aspiratës së shqiptarëve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian”, theksoi Presidenti Topi.

13 komente në “Topi: Të hiqet imuniteti i zyrtarëve dhe të ndëshkohen gjyqtarët e korruptuar”

  1. adi says:

    ore ky nenkryetari qenka burre ne moshe te pjekur,

    keta tanet pse sjellin nje nenkryetar kaq te ri si ai cefa, apo e ndriti ne akkp ai

  2. Marin says:

    Edhe ne rastet kur kane dorezuar imunitetin, asnje gjykate nuk ka denuar ndonje politikan der me sot. Si me imunitet, si pa imunitet, pa nje reforme rrenjesore ne gjyqesor asgje s’ka per te ndryshuar.

  3. Edvin PIKTORI says:

    Bamo. Do vish koalicjon me mua o burre? Kom ngel vetem. Dules po i lutem perdite po spo ma var. Ndoka po me iken…me ka ngel vetem Ngjela po dhe ai me rri me nocka. Amon Bamke te ty dhe te Kreshniku i kom shpresat per 2017-ten.

  4. Haki says:

    Topi te shohe se ke dekreton per anetar te gjykates se larte: artan zenelin e gjykates se Tiranes, avokatin e killerave dhe te krimineleve.
    Gjyqi denon me shume vite burg te implikuarin e ngjarjes se Gerdecit por per artan zenelin nuk ishte aq i rrezikshem per popullaten! Avokati mbrojtes ka per detyre te tregohet korrekt me detyren dhe te mos lejoje qe te qendrojne jashte burgut ata qe perbejne rrezikshemeri per popullaten.
    Presidenti Topi,
    Ku shkuan 26 jetet e njerezve te pafajshem ne Gerdec?! Jane tashme te varrosur thelle nen toke.
    Kush ishte roli i artan zenelit, avokatit te krimineleve ne historine e gjykimit te ngjarjes se Gerdecit? Kush eshte presidenti i popullit te Gerdecit?

  5. kot fare says:

    O Bamir,

    ti s’ke goje te ankohesh per gjyqtaret e korruptuar.

    I mban mend ato darkat e drekat qe beje ne Vlore per Simon Kolagjin dhe Fuat Muken? Ata korruptonin nen mbeshtetjen tende Bamir. Keshtu qe mos na u hiq kaq i paster tani.

    1. Eh ç’me kujtove ca emra te degjeneruarish,o z. Kot Fare!Gjykates me legena dhe me pa personalitet,karikatura njerezore,hajdute ordiner,nuk di ç’te them me per ta.Po pse me keta ka ngrene dreke ky “buri”(me nje ‘r’)i shtetit?Po me Simon e me Fuatin edhe vete turpi te ulet i vjen turp,e jo me ky qe eshte bure namuzi.Doktori i emeroi,ky drekoi,poulli e pesoi.Booooo,bo,dreke me Simon e Fuatin;ptu.

  6. mister x says:

    sa leke ke marre ti o bamke dhe ai pushti kreshnik spahiu nje zot e di.jeni fajtoret e gjendjes se drejtesise sot.

  7. gaxhai says:

    po topi tani u kujtua per te bere moral ????? po e bere me tender gjykaten e larte o bamke , me at keshilltarin veteriner me syze qe ke !! ka ber sh plazh ai te hotel vajana ne radhime

  8. altin doci says:

    Shikoni se cfare shkruan Andrea Stefani per heqjen e imuniteteve qe me ngjan mjaft e drejte

    “Tërheq vëmendjen fakti që Venecia ka hedhur dyshime nëse vërtet ekziston një nevojë urgjente në Shqipëri për kufizimin e imunitetit të deputetëve. “Duhet nënvizuar se deri në ditën e sotme – theksohet në opinionin e Komisionit të Venecias, ka pasur vetëm një rast në të cilin është diskutuar heqja e imunitetit të deputetëve në bazë të Kushtetutës ekzistuese. Çështja nuk kishte të bënte me korrupsionin dhe nuk çoi në heqjen e imunitetit”. Komisioni ka ngritur dyshimin nëse vërtet ekziston një nevojë urgjente për këtë reformë sikundër thuhet në shpjegimet e dërguara nga qeveria shqiptare. Një dyshim që ia vlen të shqyrtohet me kujdes edhe sot.”…………

    ose lexojeni ketu te plote
    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=231837

  9. staticieni says:

    Z.Topi ne c’date behet kjo ngjarje?

  10. bushi says:

    Presidenti Topi, prej disa kohesh po vepron si nje kryetar i vertete shteti, me seriozitetin, vendosmerine dhe sidomos me veprimet e qendrueshme e te palekundura ne te njejtin drejtim e per te njejtin qellim: Forcimin e shtetit ligjor, aq te deshiruar nga te gjithe ne.
    Urimet me te mira per presidentin tone, i cili po paralajmeron nje te ardhme me te mire per shqiptaret, qe kane humbur shpresen nga qeverisjet e deritanishme me ish-komuniste e spiuna te Sigurimit…
    Mesa duket po fryn edhe per shqiptaret flladi i nje demokracie te vertete, e cila do te duhet te ule ne bankot e drejtesise te gjithe horrat e perfolur e te kapur me presh ne dore…

    1. Goni says:

      Bushi e mbaroi kohen si president dhe tani si ska me mire eshte.
      Keshtu edhe per ty si adash i Bushit …

  11. kola i vogel prej Merturi says:

    Po kujt ia kerkon ky rrypi i Tiranes “miratimin e kandidaturave cilesore ne Gjykaten Kushtetuese e ne ate te Larte, te bashkerenduara edhe me ndeshkimin e korrupsionit ne rradhet e gjygjtareve”!!!!, a thue se nuk ishte ky tash 5 vjet se bashku me spahiun e kreshnikeve te Berishes ato qe i emnuen dhe i prezgjodhen vete keto gjygjtare te korruptuar deri ne palce!?????
    Keto nuk meritojne me i cue me ruejte as lopet e katunidit se ne mbramje te sjellin gjysen e tufes e jo me drejtue nji shtet.
    Bash se jane keto monstra ne krye te shtetit shkojne punet “hue e bue” e mjere Shqipnia ku asht katandise bash po si e don anmiku i saj ,sa me iu dhimbte po si “gjarpni nen gur” . E populli shqiptar vorfnue prej skamjes aq sa “mos me pase c’ka i han mini mbas darke”!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje