Një 93 vjeçare nga Florida e ka parkuar makinën e saj përgjithmonë pasi ka bërë me të plot 927 mijë kilometra për 48 vite.
BBC thotë se Rachet Veitch e bleu makinën e saj Mercury Comet Caliente për 3.289 dollarë në shkurt të vitit 1964. Ajo ka zgjatur tre makina dhe 18 ndërrime baterish.
Më 9 mars ajo hoqi dorë nga timoni pasi legalisht është e verbër.
Ajo ka në plan që ta shesë makinën në vend që ta lërë për të afërmit e saj nga frika se ata nuk do kujdesen për të.
Veitch thotë se është kujdesur shumë për makinën, prandaj ajo ka rezistuar kaq shumë.
Mendohet se makina tani vlen 12 mijë dollarë dhe gruaja shpreson t’ia shesë atë prezantuesit amerikan Jay Leno.
Megjithëse gruaja ka bërë kaq shumë kilometra, ajo sërish nuk e mban rekordin. Atë e mban Irv Gordon që me makinën e tij Volvo P1800 ka hyrë në librin e rekordeve Guinness në vitin 1998 pasi kishte bërë me të 1.69 milion milje që nga viti 1996. Së fundmi është raportuar se ai ka bërë 3 milion milje me atë makinë, por është raport i pakonfirmuar.
benzi im ka 1.270.000 km per 6 vjet e nuk e can bythen hic. Eshte E270 CDI dhe nuk e rrun per asgjo. Eshte makine e 2006 e keshtu si e ka nisur do i boje edhe ca te tjera…..
O none, pash zotin na e merr ene kete me vete!
http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/
kjo do jet gjyshja e Berishes,……se paska thyer rekordin,Kjo 48 vjet me te njejten makin,Saliu don me qendru 50 vjet si Kryetar i PD
o daku mos ka ba 127000….gabimisht i ke shtu i 0.
se vallai me bo aq sa thu ti….qenke per world record
Ku i beri 1,270000 km, se ne Shqiperi te besh 1milion km duhet mos te ndalosh per 6vjet.
O Shabe , po i ke bo llogarite me kilometrat e rrugeve qe thote Sala se ka shtru, del llogaria jote . [ miqesisht]
shabe nuk e di a e ke llogaritur që i bije të bësh 576.5 km në ditë me atë makinë që ke ti!dhe kjo e bërë për 6 vjet DITË PËR DITË!
sidoqoftë kjo mund të jetë dhe e vërtetë teorikisht!i bije 6 orë në ditë udhëtim me 100 km/h në orë!
kurse ajo makina e ginesit që ka bërë 1.69 milion milje në dy vjet më duket pak si e pa besushme!i bije 2315 milje/3704 km në ditë!po ta marrim me 100m km/h në orë i bije se ka vozitur 37 orë në ditë!nuk e edi juve por mua nuk më mbushet mëndja!sikur të ket vozitur me 154 km/h prap nuk më mbushet mëndja!të paktën duhet të pshurrte të paktën një herë në ditë!deri më sot akoma nuk kemi një makinë që të mos ketë nevojë për karburant dhe shofer që nuk ka nevojë të zëbresë nga makina të paktën një herë në vit!
për shabën teorikisht mund ta pranojmë si të vërtetë,por për këtë ginesin duhet të jetë bërë ndonjë gabim!mund të rrisinm shpejtësinë për orë por prap në rrugë normale një mesatare më të lartë se 154 km/h është pothuajse e pa mundur!kuptohet për dy vjet rresht!sa për 3 milionë në një periudhë dy vjeçare është e pa imagjinushme dhe sikur ajo makinë të ket qënë në bankoprovë,pa pilot dhe e furrnizuar me tub nga pompa e benzinës!
ju të gazetës shikoni se mos keni bërë ndonjë gabim shkrimi për vitet!