Një 80 vjeçare në SHBA me pak eksperiencë në fluturime ka arritur të bëjë një ulje emergjence në Wisconsin pasi burri i saj pilot vdiq.
BBC raporton se Helen Collins ruajti qetësinë ndërsa uli aeroplanin e vogël Cessna në tokë, edhe pse e dinte se i shoqi ishte i vdekur.
Ajo kishte marrë disa leksione se si të ngrinte dhe ulte avionin 30 vite më parë.
I biri i saj, James Collins, një pilot i trajnuar, e ndihmoi nënën e tij me udhëzime për të ulur avionin.
Helen dhe John po ktheheshin nga pushimet në shtëpinë e tyre në Florida kur ai pësoi një atak kardiak fatal.
Gjëja e habitshme është se gruaja e uli avionin me një motor dhe ishte më e qetë edhe se ata që e udhëzonin në tokë.