Të dhënat e fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se përtej bumit të trumbetuar turistik, të ardhurat nga turizmi ranë sërish për të dytin vit rresht.
Sipas Bankës vitin e kaluar ekonomia përfitoi nga sektori i turizmit 1 miliardë e 169 milionë euro ose 4.6 për qind më pak se sa një vit më parë. Prej disa vitesh sektori i turizmit, shfaq sipas shifrave zyrtare një paradoks, ku nga njëra anë raportohet rritje e numrit të turistëve dhe nga ana tjetër të ardhurat nga ky sektor vijnë duke rënë.
Industria turistike në Shqipëri shënoi kulmin në vitin 2009, kur të ardhurat arritën në 1.3 miliardë euro. Por që pas atij viti shifra ka ardhur duke u ulur, edhe pse qeveria raporton cdo vit rritje numrit të turistëve. Shqipëria është një vend me deficit të lartë korrent, pasi nevojat e ekonomisë për valutë janë shumë më të mëdha nga sa ajo siguron përmes eksporteve, dërgesave të emigrantëve apo burimeve të tjera nga jashtë.
Ndaj ekspertët e kanë parë turizmin si një nga sektorët kryesorë që mund të rrisë prurjet valutorë për ekonominë kombëtare për të mos rrezikuar qëndrueshmërinë e saj por edhe atë të monedhës. Por deri tani kjo nuk ka ndodhur, pasi të ardhurat nga turizmi janë thuajse të barabarta me shpenzimet që shqiptarët bëjnë për pushime apo udhëtime jashtë shtetit./TCH
Bashkohuni me lojen me lojen me te luajtur per shqiptaret eRepublik.
Kemi nevoje per ndihmen tuaj per tu mbrojtur kunder pushtimit te perditshem serb.
Regjistrohuni ketu http://www.erepublik.com/en/referrer/arditi011
Po normal qe do te bien te ardhurat! Refugjatet qe vijne nga Greqia dhe Italia jane ne krize. C’pret banka e Fullan trapit, te rriten te ardhurat ne kohe krize. 4.6% renie eshte lule…
PO normal sa vjen qershori sali gerdeci nis ushtaret e vet tatimor neper plazhe…duke terrorizu bisnesin e pushusit..ne asnje vend te botes nuk eshte pare qe fatura tatimore te jepet para se te konsumosh..apo duke pire kafe me familjen te vjen tatimori 2 metra i gjate nga tropoja e kerkon neper tavoline faturen tatimore…ky eshte turpi i shqiperise..e duam turizem ne pastaj…keta shpellaret nuk dine as ate ligj qe zbatojne…jane nje tufe legenash nga tropoja qe po i bejne tranazh bisnesit dhe popullit..po hajt se do ikin dhe do ngordhin sa te iki sali gomari..
Turizmi ne renie?Ne jemi perla e leshit?Pastaj pune e madhe c’thote Banka rendesi ka cfare thote Udheheqesi Sypatrembur.Ai thote nuk ka krize-dhe kriza iken tutje,pastaj nuk i duam leket e turisteve.Me ekonomine e dyte ne Europe do tu japim ne ndonje lek turisteve,se ata jane ne krize dhe vijne ne parajsen qe ka ndertuar Sala per relaks.Mire qe nuk e kane marre vesh Bota kete pune se do na mbytin emigrantet nga Kanadaja,SHBA,Anglia,Australia etj dhe ku mbahen me buke ata.
Z.Mero duke qene se te njoh edhe personalisht urime per kurajon dhe e them pa frike se je nga penat e mprehta dhe te rralla te gazetarise ketu.Edhe dicka-Mos dil per gjah.
Me kete pleh qe ka ne plazhet tona, dhe me kete qeveri plehu, domosdo qe edhe turizmi do te shkoje ne renie, dhe ne shkaterrim.
http://mdcal.blogspot.com/2012/04/kie-prokuroria-te-mos-ndikohet.html
E dini pse bijen te ardhurat nga turizmi?
Rriten sipas Saliut turistet,por keta “turiste”,jane ne koken e Saliut dhe jo prezent fizikisht.Saliu sic dihet,nuk nxjer pare nga xhepi i tij dhe keta “turiste”,vijne dhe shkojne vetem ne koken e Saliut dhe si turiste te truve te tij te lajthitur,nuk marrin mundimin te paguajne per te.Nje pjese tjeter,jane miq reale te Saliut,por per to perseri nuk paguan Saliu apo miqte e tij,paguajne Samir Manet me shoke,pagesa keto qe nuk bejne pjese ne te ardhurat nga turizmi.Kete vit,perseri numuri i “turisteve”do te shtohet,se ja do na veje Saliu ne Uashington dhe ne Selanik dhe hyrje daljet e tij dhe sejmeneve qe do e shoqerojne do te perfshihen ne kete numur turistesh te rritur,por pare nuk do te depozitojne kurrkund..