Topi pret raportuesit e KiE-së: Pavarësia e institucioneve, e rëndësishme për hetimet e 21 janarit

4 Prill 2012, 14:23Politika TEMA

Presidenti Bamir Topi ka pritur gjatë ditës së sotme anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe njëkohësisht bashkëraportuesit për Shqipërinë: parlamentarin çek Tomas Jirsa, parlamentarin moldav Grigore Petrenco të shoqëruar nga Sekretari i Komisionit të Monitorimit të AP së Këshillit të Evropës, Bas Klajn.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit dhe anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës vlerësuan dialogun e rivendosur midis mazhorancës dhe opozitës, të konkretizuar me “Planin e Rishikuar të Veprimit” në kuadër të përmbushjes së 12 prioriteteve kyçe të Opinionit të Komisionit Evropian, si një hap i domosdoshëm për të realizuar aspiratën e popullit shqiptar për integrim zyrtar në Bashkimin Evropian.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi zhvillime të tjera parësore të vendit, mbi ecurinë e deritanishme të reformave elektorale dhe parlamentare, mbi luftën kundër korrupsionit, për çështjet e pronave si dhe mbi hetimet për ngjarjet e 21 janarit 2011, për të cilat ndanë të njëjtën pikëpamje se “në një vend të vërtetë demokratik, mbi të gjitha e në çdo rast duhet të ruhen e të mbrohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, por dhe pavarësia e institucioneve kushtetuese, sidomos për funksionimin e suksesshëm të shtetit të së drejtës”.

6 komente në “Topi pret raportuesit e KiE-së: Pavarësia e institucioneve, e rëndësishme për hetimet e 21 janarit”

  1. Ana S says:

    Po kete snajperin e kenihetuar, apo e ka kaluar pa u lagur si gjithmone?
    http://imageshack.us/photo/my-images/337/llupoberisha.jpg/

  2. Endri says:

    NE DUM INTERRNET SE NGORDHEM PER BUK KTO BEJN TERR TERR

    1. Albana Mustafaraj says:

      O net, ta gjetem baben shpirteror: Kombinim i Salih me Gadaff, del ti.
      http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/

  3. Z. Topi, mbaj kete linje, dhe bllokoje tek Presidenti, qe te shpetoje Shqiperia nje here e mire nga Berisha.
    http://mdcal.blogspot.com/2012/04/head-of-presence-remarks-to-media-on.html

  4. joni alex says:

    joni data 4 prill 2012 shum bukur beni qe i prisni te KE por mos kujtoni se jame me te mencur shqiperia ka shume me te mencur se ata ju mendoni sshshqise europa do tju bjeri henen ne shqiperi une kam gati 30 vite ne emigrim me zgjuarsin e shqipetarve nuk ka jan inteligjen msojn gjuhe te huaj jane me te kulturuar bejne progres femijet i shkollojn mos e kini shum problen te hyni me europe se ne jemi europian dhe me moderne se ata ju perqafoj te gjith shqipetarve kudo qe jane

  5. arditi says:

    Bashkohuni me lojen me lojen me te luajtur per shqiptaret eRepublik.
    Kemi nevoje per ndihmen tuaj per tu mbrojtur kunder pushtimit te perditshem serb….
    Regjistrohuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje