Ambasadori danez: Duhet një president me duar të pastra. Zgjedhjet? Do gjenden mënyra për t’i vjedhur

4 Prill 2012, 09:44Politika TEMA

Ambasadori danez kritikon shoqërinë shqiptare: E ka pranuar korrupsionin, nuk ka guxim të kundërshtojë. Sa i përket zgjedhjeve, ambasadori thotë se nuk ka institucione që të ndalin mashtrimin zgjedhor

 

Ambasadori danez, Karsten Jensen është shfaqur sërish me një intervistë me tone të forta. Ai ka folur gjatë për gazetën Shqip. Duke folur për çështjen e presidentit, Jensen tha se Shqipëria ka pasur disa presidentë të vlefshëm, që kanë mbrojtur pavarësinë e institucionit. Ai përmendi Topin në këtë rast. Por Jensen, duke komentuar emrat e Topallit dhe Nanos tha se vendit i duhet një president me duar të pastra. “Mendoj se është në interesin jetësor të Shqipërisë që në korrik të zgjedhë një president me duar të pastra, të pandjekur nga e kaluara dhe e tashmja. Një president me të cilin të gjithë do shtrëngonin duart dhe më e rëndësishmja të jetë një përfaqësues i të ardhmes së Shqipërisë dhe jo i të shkuarës,” tha Jensen.

Ambasadori danez thotë se problemi me zgjedhjet në Shqipëri qëndron tek mashtrimi dhe pamundësia për ta ndalur atë.

“Shqipëria nuk ka institucionet e pavarura për të ndalur mashtrimin që të ndodhë. Nuk është faji i ligjit. Mendjemprehtësia njerëzore do t’i gjejë mënyrat për të mashtruar, pavarësisht se sa voluminoz dhe i detajuar është ligji zgjedhor, nëse vullneti për të vëzhguar dhe institucionet për ta vëzhguar dhe institucionet për ta zbatuar nuk ekzistojnë. Ligji zgjedhor danez është një broshurë e thjeshtë krahasuar me ligjin tuaj, por nuk kemi asnjë problem me mbajtjen e zgjedhjeve,” tha Jensen.

Sa i përket korrupsionit, Jensen lëshon kritika ndaj shoqërisë shqiptare dhe medias, duke thënë se duket se e kanë pranuar korrupsionin dhe nuk kanë guximin për të reaguar.

“Është shumë e thjeshtë të fajësosh cilindo që është në pushtet në një kohë kur korrupsioni me një intensitet të tillë mundësohet në të vërtetë vetëm nëse shumë i bashkohen lojës dhe të tjerët në heshtje e pranojnë atë. Është gjithashtu një çështje e integritetit personal, e të pasurit guximin për të thënë jo. Duke fituar historinë e popullit shqiptar rreth trimërisë dhe ndjenjës së shquar të nderit, është trishtuese të vë re se korrupsioni në praktikë është i pranuar normalisht nga shumica e segmenteve politike e sociale të shoqërisë,” tha Jensen.

28 komente në “Ambasadori danez: Duhet një president me duar të pastra. Zgjedhjet? Do gjenden mënyra për t’i vjedhur”

  1. ina says:

    jo s’e kam besim se problement ne Shqiperi zgjidhen me deklarata ambasadoresh dhe ne fakt ne shumicen e rasteve as qe i lexoj, por ky ambasadori Danez eshte i vetmi diplomat qe e do Shqiperine me shume sesa karrigen e tij dhe komoditetin e te qendruarit “neutral”. Per deklaratat e tij gjithmone te drejtperdrejta dhe pa shume rreth-rrotullime: BRAVO!

    1. Winona says:

      Ky bq danez ka kaq guxim sa te na fyeje ne shqiptaret si te korruptuar? Ku je kreshnik spahiu? Ktheja nje pergjigje patriotike! Mos u bej edhe ti bq! Ooops…

      1. Albana says:

        E verteta eshte i hidhur por ja qe kjo eshte e verteta, Winona. Korrupsioni eshte bere fenomen shqipetar dhe kete e dime te gjithe. Tani duhet ta luftojme, por nuk e pranove qe egziston nuk mund ta luftosh, sepse kesaj i thone te mashtrojme vehten ashtu sic po vazhdojme ta mashtrojme per vite me rralle.

      2. bora says:

        @Winona, qeke palaco i madh………….

    2. aqifi says:

      Duhet ndryshuar Kushtetuta! Jensen for President!

      1. E ka thon Lymi qi ki Danezi ash krye-puqisti, e Doktori nuk ka nevoje per menimin e ktij se i ka mor tan levdatat n’Hungari te Orbani qi ash nji nga burrat e shtetit sot n’Evrop

  2. mister x says:

    sa per median dhe shoqerine, mos harro rastin meta. denoncimi erdhi nga nj deptet permes medias, dhe i gjithe opinioni shoqeror ishte per denimin e tij. po gjykatat e berishes, spahiut dhe topit e lane te lire. pra zoti ambasador shprehuni me sakte, se media dhe shoqeria e kane denuar jo vetem ne kete rast korrupsionin. per fjalet e tjera ju pergezoj.

  3. Andreas says:

    Me pak fjale; JENI NE KETE GJENDJE SE JENI SHQIPTARE!!!

    1. Albana says:

      Nuk eshte rastesi qe mbajtem per 50 vjet komunizem mbi supe, nuk eshte rastesi qe po vazhdojme me te njejtin mentalitet keto 20 vjet. Cdo gje duhet pranuar ashtu sic eshte dhe te punohet per ta ndryshuar. Kjo kerkon nje ndergjegje te larte kombetare, qe duhet zgjuar nga lider te mirefillte dhe te paperlyer. Mendoj qe ambasadori danez eshte i ndershem ne ato qe thote.

  4. I Nderuar Ambasador. Iu falenderojme per qendrimet konstruktive qe po mbani. Ne fakt, shoqeria Shqiptare ka reaguar me kohe kunder Manipulimit, krimit, dhe korrupsionit. Gazetaria e pavarur, ka qene gjithmone pararoje e zhvillimeve demokratike ne Shqiperi. Shikoni Gazeten “Tema”. Skandalet qe jane publikuar ne kete gazete, nuk mund te gjenden gjekundi ne asnje gazete tjeter ne bote. Botuesi, ka rrezikuar gjithcka, per publikimin e se vertetes. Une desha tiu pues, perse Bashkimi Europian, nuk financon sipermarrje te tilla te pavarura, te cilat i sherbejne demokratizimit te Shoqerise ne teresi. Perse nuk financohet Gazeta “tema” dhe Gazeta te tjera te pavarura? Faleminderit.
    http://mdcal.blogspot.com/2012/04/raporti-i-osbe-se-verteton-manipulimin.html

    1. qytetari says:

      Gazeta Tema eshte gazete 100% e varur dhe ambasadori danez e di kete gje po aq sa dhe ti qe kerkon ti hedhesh hi syve.

  5. TROJA says:

    Zoti Ambasador,nje nga te paket qe do mbaheni mend nga ky popoll,i lodhur,i vuajtur,i sakatuar,i vrare nga pushtusit e pushtetit.Faleminderit.
    Nje gje duhet thene:A duhet te filloje ne Shqiperi pranvera Arabe?

  6. alban al says:

    Faleminderit Zoti Ambasador.
    Jeni nje nga miqte me te mire te Shqiperise. Ne, nuk do t’a harrojme kurre ndihmen tuaj.

    Zoti Ambasador, si nje doktor human, ka gjetur diagnozen (korrupsioni) e te semurit (Shqiperise) si dhe ka mbushur edhe receten me ilace, ne menyre qe ne te vetsherohemi. Nese nuk kemi kurajo dhe deshire t’a degjojme, do te demtojme te ardhmen e femijeve tane.

    Zoti na dhente pjekuri dhe dashamiresi.

    1. Albana says:

      Coment shume elegant. Skam gje tjeter per te shtuar.

  7. Toni.I. says:

    Do tè ishte me duar tè pastra qè PRESIDENTI tè zgjidhet nga populli
    qè ti afrohemi me tè vèrtetè DEMOKRACISè dhe botès moderne,vullneti i
    popullit nuk respektohet nga politika e sotme qè kanè ngul rrèjè si
    pema nèpèr insistisucjonet shtetrore dhe largohen kur tt shkojnè nè
    varreza. Presidenti-ja do zgjidhet pèr fatin tonè tt keq nga kryeministri aktual dhe flitet 100% èshtè zh.topalli.

  8. vetetima says:

    Zoti ambasador i nderuar.A mund te na tregoni rrugen se si mund te dalim nga kjo situate ne te cilen eshteShqiperia Jam plotesisht dakort me ato qe nenvizoni Ju, ligjet jane te qarta por ato nuk i zbatojne salistet sashenkat tomet metet dhe sigurisht nje pjese e popullit i cili rri e ben sehirr se si i vidhet pasuria e krijuar me shume mund e djerrse nga te paret tane.Shikojme femije analfabete qe enden rrugeve si Luli i vocerr dhe bejme sehir, shikojne si pasurohen femijte e saliut dhe nuk rreagon asnje Populli duhet ta gjeje vete rrugen e daljes nga kjo gjendje sa seshte vone.Pranvera arabe eshte e vetmja rruge; Dhe premtimi duhet te jete kriminelet e pushtetit para ligjit te popullit .

  9. Luan says:

    Ti qënke burrë !

  10. Kalorsi i zi says:

    I vetmi qe Patrijot Shqpitar qe flet te njejten gjuhe me Ambasadrin danez prej 20 vitesh eshte analisti i njohur Andrea Stefani. President me duar te pastra dhe patrijot eshte Andrea Stefani. Nje personalitet qe i jep kredibilitet shqiptareve ne arenen nderkombtare dhe lehteson investimin e BE per pranimin e shqiperise ne Evrope.

  11. Artur Duka says:

    Njerezit me duar te pista duhet te zgjedhin nje president me duar te pastra !!

    Njeriu me duar te pastra duhet te jete ne krye te njerezve me duar te pista!

    Me vjen per te qeshur, por ne fakt eshte per te qare kur diplomatet e huaj nuk shprehin vecse absurditete kur i sugjerojne rrugedaljen nga problemet “demokracise” shqiptare.

  12. salistalin says:

    Hahahahahaa, i vetmi ambasador qe gjithmone nuk e ka rruar as nga shpellari berisha e as nga njeri. I ka thene gjerat troc ashtu si kullandrisen gjithmone ne Shqiperi gjithmone, alla shqiptarce.

  13. katarakti says:

    Ky ambasador e do vertet Shqiperine. Ky eshte mik i vertete. Dhe jo ata qe na servirin politikanet e shpifur shqiptare. Qe duhen varur te gjithe. Si do qe te jete shqiptaret e thjeshte do ta mbajne mend kete ambasador siç mbajne mend edhe hollandezin Tomson ne fillimet e shekullit te 20-te, apo zonjen britanike Edit Durham.

  14. popull says:

    Kombi shqipetare ka lufte te brendeshm,te gjithe ne lufte kunder njeri tjetrit, lufta e demave, morali ka perfunduar, kur tr merziten tashe po e lane vete

  15. LexuesiTemes says:

    FALEMINDERIT per kontributin TUAJ!

    SHUME FALEMINDERIT ZOTI AMBASADOR!

  16. e verteta says:

    I nderuar ambasador jeni nje mik i vertete per shqiptaret.Ju keshilloj qe te shikoni andej nga ministria juaj e jashteme pasi do te kete vajtur ndonje faks apo emeil nga qeveria jone kunder jush.Ruhuni mos tju ngrene ndonje kurth alla shqiptarce.

  17. tani says:

    Ambasadori danez eshte ndoshta i vetmi mik i Shqiperise.

  18. olti says:

    Zoti Ambasador, ne nuk do te krijojme Njeriun e Ri, te imunizuar nga korrupsioni. Kultura Shqiptare nuk e glorifikon korrupsionin por e konsideron te turpshem dhe anadollak.

    Jane institucionet Shqiptare te krijuara nga mishi e kocka qe nuk kane arritur te luftojne Korrupsionin, eshte dobesi e Shtetit Shqiptar qe deshton ndaj krimit. Fuqizimi i Shtetit con ne eleminimin e elementeve voluntarist. Ne se vertet besoni se Shqiptaret jane gjenetikisht me prirur per korrupsion atehere lufta ndaj korrupsionit kryhet duke importuar popuj rezistent ndaj kesaj te keqe te madhe, por mua sme duket se ju keni kete zgjidhje ne mend. Ndihmoni ne fuqizimin e institucioneve te Shtetit te brishte Shqiptar.

    Ju lutem mos na citoni rastin e Danimarkes ne cdo moment se as Spanja, Italia apo Franca nuk kane te njejten cilesi Demokracie.
    REspect.

  19. Roza says:

    Ky i Danimarkës më duket shumë seksi. Kam shumë dëshirë të bëj dashuri me të. Shiko sa i bukur është. Si djathaxhi!!!

  20. tom says:

    Mire i ka thene po si nuk doli nje burre nga keta qe te ngreje gishtin dhe ta vere mbi plage e te thote saliu eshte epiqendra e se keqes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje