Nën hetim për korrupsion zyrtari italian, e implikuar edhe zëvendësministrja shqiptare Nora Malaj

3 Prill 2012, 20:55Politika TEMA
Nën hetim për korrupsion zyrtari italian, e implikuar edhe

Një zyrtar italian përdor postin e tij për të favorizuar kompaninë e gruas me të cilën bashkëjeton. Hetuesit sekuestrojnë një letër që ai i ka dërguar zëvendësministres shqiptare të Arsimit, Nora Malaj, për një projekt me kompaninë e gruas me të cilën bashkëjetonte

Një zyrtar lokal në Itali është nën hetim dhe ndaj tij do ngrihet akuza për korrupsion. Shkak është bërë fakti se ka favorizuar kompaninë e gruas me të cilën bashkëjetonte. Po, në Itali paguan edhe për personin me të cilin bashkëjeton, nuk ndodh si me Albana Vokshin. Por ajo që është më interesante është se në këtë skandal korrupsioni është përfshirë edhe zëvendësministrja shqiptare e Arsimit, Nora Malaj, e vendosur në atë detyrë nga LSI. Detajet e skandalit i ka publikuar e përditshmja La Reppublica.

Po si qëndron historia?

Alfredo Castiglione, zëvendëspresident i Këshillit Rajonal të Abruzzo-s, i ka dërguar një letër zëvendësministres Nora Malaj, pas një takimi që ka pasur me të më 14 janar 2011. Castiglione i thotë se mes dy vendeve duhet forcuar më shumë bashkëpunimi dhe shkëmbimet kulturore. Castiglione shton se diçka e tillë ka rëndësi ekonomike për dy vendet. Pasi flet për këtë ‘shkëmbim kulturor’, Castiglione i kërkon Malajt që akademia e kërcimit në Shqipëri të nisë një bashkëpunim afatgjatë me kompaninë e kërcimit Rassjanka me qendër në Peskara. Rassjanka është në pronësi të Marina Kozina, me të cilën bashkëjeton Castiglione, një zyrtar i partisë së Berluskonit.

Skandali qëndron se letra është shkruar në emër të Këshillit Rajonal dhe mban logon e tij.

Letra është sekuestruar nga hetuesit, shkruan La Repubblica, dhe ndaj Castigliones do ngrihet akuza. Ndërkohë gruaja me të cilën bashkëjeton zyrtari rajonal sipas verifikimeve ka marrë rreth 20 mijë euro nga fondet publike. Vetë Castiglione ka thënë se nuk ka përdorur kurrë postin për të favorizuar kompaninë Rassjanka.

Alfredo Castiglione dhe Marina Kozina

Letra e derguar per Nora Malajn

 

35 komente në “Nën hetim për korrupsion zyrtari italian, e implikuar edhe zëvendësministrja shqiptare Nora Malaj”

  1. geno says:

    Nora njihet per shume gjera……………….. eshte ustallesh e vjeter per “kercime” qejfi qe fiton miliona me prpjekte shoqatash hije

    1. kozeta says:

      prandaj zbehet ky vend se ka njerez si ju qe e bejen priftin me barre e qe ne vend te nderojne njerezit e punes neperkembim pa respekt gjithska nga injoranca dhe zemerligesia.
      ky italiano nuk shkoi te nora por si institucion shkoi tek institucioni.
      Sa gjyna qe ku popull ka taksirat media te tilla ku punojne njerez injorante dashakeq e te korruptuar.

      1. Vlora says:

        o kozete do ishte mir te shkruaje te 55-sa ,, se atje mund te merje ndonje bonus.

      2. Myqerrem Tafaj says:

        Kozeta,

        na thuaj pak kualifikimet e Nores per te qene zv.ministre e arsimit.

    2. Dean says:

      Qe ky Alfredo Italiani e ka humb burrerine pas brekve te 1 ruseje,kjo duket qysh ne fotografi dhe s’ka nevoje per justifikime.Por me sa shikoj ne shkrimin e mesiperm,nuk me duket fajtore N.Malaj vetem pse emri i saj figuron ne 1 shkresurin italiane.
      Qe t’a akuzosh dike duhen PROVA.
      Dhe une qe po e them kete as nuk jam me partin e Nores,biles e urrej,por e verteta eshte se duhen FAKTE per te akuzuar dike.

      1. Tironci Lugano says:

        Dean
        Kemi nje problem bashke.Nuk mund ta korigjosh ate fjalen b..me fjalen shqipe te mbathura here tjeter.ke filluar edhe ti kohet e funit me eleshu nga pak fjalorin.
        pershendetje

        1. Dean says:

          Tironci Lugano?!,hahahahahaahahhaaaaaaa,
          meqe po e kerkon Ti,t’a jap fjalen se do jem me i kujdesshem here tjeter.Ndersa per faktin se kohet e fundit e kam leshu pak gojen,mendoj se une keshtu kam pas fol gjithmon.
          Megjithate edhe une mendoj se dicka duhet te ndryshoj ne fjalorin tim,por realiteti ne Shqiperi eshte i tille qe t’a heq trunin fare.
          Gjith te mirat.

          1. Tironci Lugano says:

            Dean
            Ndryshimi fillon nga vetja ne rradhe te pare.Pastaj Shqiperia po ndryshon:)))Realiteti eshte vertet i keq atje.Me ra puna ne Tirane te shkoja nga pensionet e vertet ishte tmerr.Ndodhi qe…u mata te pyes nje grua qe ndodhej jashte sporteleve qe sic dukej ishte punojese aty.Kur nje grua e moshuar e pyet me pare se une..e meqe isha prane degjoj biseden.Gruaja e moshuar po reklamonte 7500 lek te vjetra qe sja kishin dhene.Qe te mos e zgjas guke degjuar ne nje moment me vjen turp nga vetja e them po cfare kerkoj ketu dhe ika…

            1. Dean says:

              Pikerisht,Tironci Lugano,kjo eshte edhe pjesa me e keqe e te qenit Shqiptar.Te shkosh pas ne vendin tat, te shikosh se asgje nuk ka ndryshuar dhe paralelisht te pyesesh veten:Po une cfare kerkoj ketu??????????????????????
              Eshte natyrale qe te thuash ndo1 fjale te pakendshme,te bertasesh apo edhe te shash dhe ofendosh.
              Jemi i vetmi komb ne Evrope qe perjetojme 1 ndjesi te tille.
              Po hajde mo,ky eshte realiteti.

  2. kelmendasi says:

    Ky korrupsion zyrtar eshte pambarimisht i vogel P.M.V.
    Ne kohen kur antimafia amerikane pret me nderime mafjozin ilir meta
    cdo gje mund te ndodhe ne kete planetin tone.Ky artikull eshte
    per kohe te lire apo per zbavitje.Nuk mund te krahasehen bilionat
    e metes & berishes me keto qindarka…

  3. sofra says:

    Ça ja fusni kot fare.ku ka kohe nora te merret me korrupsion,asaj i bie bretku gjithe diten per reformat ne arsim.kam informacion qe per vit te ri i kerkoi BABAGJYSHIT qe ta beje diten me 36 ore,qe keshtu te arrije ne kohe detyrat qe i ka vene vetes.
    femije qe braktisin shkollen,femije qe s’kane shkuar kurre ne shkolle, nxenes qe jane te ngujuar nga gjakmarrja,tekste shkollore me difekte trrashanike, mesues qe s’shkojne dot ne shkolle se e kane larg ,por qe shkojne ne cdo miting te qeverise,kush do ti zgjidhi keto!?NORA pra…
    He me thoni a ka kohe kjo te beje edhe korrupsion!???

  4. gjethi says:

    Cfare ja kepusni kot ju. Nora malaj nuk ka lidhje me italianet. Ambasada amerikane e ka identifikuar si zyrtare e larte shqiptare me lidhje speciale me Ambasaden ruse ne Tirane!!!Kujtoj qe si fis nga e ema dhe i jati Nora eshte xhins spiunesh.

  5. Koli says:

    Kjo Nora ma ka shpifur gjithmone. Sa here dilte ne TV per ti dhene mend njerezimit, spikeeret e prezantonin si psikologe. NE fakt ajo ka mbaruar per pedagogji. Kohet e fundit beri sikur e moderoi, por pa patur asnje kredencial ka dhene mesim ne universitete private… madje ka qene dhe shefe e departamantit te psikologjise. Sa turp

  6. koco says:

    Nora Malaj ( DODANI)… e bija e Dod Dodanit, nje ish oficer marine nga me budallenjte si detar por me lidhje te forta me MAFIAn ruse dhe qe tani ben sekserin ne blerjen e tokave te bregdetit Adriatik duke filluar nga Ulqini dhe po vazhdon ne brigjet tona…….me pak fjale tip mafiozi, por NORA eshte edhe mbesa e kriminelit me te famshem te sigurimit te shtetit qe ka vrare vete dhe me spiunlleqet e tija me dhejtra njerez sidomos nga Mirdita sepse ate, Mirditen e njeh mire sepse edhe jane nga andej, dhe per habi ky vrases dhe spiun i regjur i sigurimit, tani eshte ne France si azilante politik!!!!!! me firmen e Berishes……behet fjale per spiunin MARK DODANI……per dijeni nje nga djemte e tija, ne shkollen skenderbej, u kap duke bere sekse me nje shokun e vete…….homoseksual me nje fjale…..keshtu qe NORA per vjedhje dhe sekserlleqe te tilla me fitim te madh, ka nga ngjan…..ndersa e jema eshte nga fisi i spiuneve te himares….mesuese qe nuk dinte te lidhte dy fjale por vetem rrofte partia …..ate e thoshte mire…..

    1. vlora says:

      koco,

      mos ki merak se edhe Nora nuk u ka lene gje mangut. Komplet debile.

    2. drilon says:

      koco ishalla po te shof me date 16 ke sheshi….qe te te fal kenaqesi te papame….puc puc

      1. Dean says:

        ”drilon”,po ti pse me prit Kocon deri ne daten 16 ke sheshi?
        Te bie me lehte te dalesh para pasqyres dhe te puthesh e ferkohesh me tipin perball.
        Keshtu gjith kenaqesin qe do i falshe Kocos,i’a fal vetvetes,dhe me e bukura eshte se as nuk quhesh Gay.

        1. drilon says:

          po ti behesh xheloz apo si eshte puna…pranojme dhe treshe mos ki problem…ti nqs kenaqesh para pasqyres atehere eshte problemi jot…hajde ke sheshi dhe ti kenaqu tamam..

  7. arrori says:

    nora e korruptuar?po ajo eshte e lsi-se.ne lsi mbreteron vetem ndershmeria.me sa kam degjuar,tafaj kur ishte refugjat ne gjermani,punonte ne nje restorant.aty e kapen me nje trajse me melci te vjedhura dhe e perzune nga puna.shume shpejt u prezantua nga saliu si kollos i arsimit.hej medet me ke do bejme arsim ne.por tani kemi hallin e dixhitalit.shtyje sali me zvarritje,se duke u zvarrisur nuk bie kurre.

  8. firenze says:

    NORA MALAJ HAHAHAHA, KA QEN ZYSHA IME E LETERSIS, DHE ME MIRE PYETNI GJERGJIN E RUSISHTES ISH BURRIN E YLLKA MUJOS SE AI E NJEF MIRE…….

  9. Shqip. says:

    E LSI është kjo Nora??..Se për një vend mësuesi 3000 euro ishte gjoba..Mbas bishtrave që merrnin ndërmjetsit pjesa e luanit i shkonte zv/ministresnë fjalë.

  10. Mirdita says:

    Dardha bie nen dardhe. Nora eshte cupa e atij babai dhe mbesa e atij xhaxhai. Nuk mund te behet me e mire se ata.

  11. Mirdita says:

    Nora ka ngjare nga babai dhe xhaxhai.

    Dardha bie nen dardhe.

  12. kolegu says:

    I nderuar Mero. Kam respekt per investigimet dhe komentet e tua. Por kesaj radhe nuk po gjej qofte edhe nje skup apo korrupsion ne kete artikull. E di sesi me duket ky rast: Ju e keni njohur shume mire nje here e nje kohe Damir Fasllic, madje jeni takuar edhe ne Uashington me te, por ju nuk jeni si ai, ndonese keni ngrene dreke apo darke me te. ndersa persa i perket komenteve, shumica e te cilave jane jashte etike, nuk do te ishte dinjitoze qe te perbaltej nje media e tille si tema.shumica e tyre jane te nxitura per inate te ulta personale dhe eshte fatkeqesi qe ata qe kane pakenaqesi, urrejte apo gjelozi me personin konkret, gjejne vend per te derdhur vrer. nuk eshte aspak dinjitoze as per gazeten on line dhe as per secilin prej lexuesve qe te flitet me kete gjuhe. me konsiderate. kolegu.

  13. Aleksanderi i madh says:

    Cfare paske bere moj Nora qe u befsh lemsh? 1) Yllken e paske ndare nga burri. 2) spiune e Greqise nga Himara. 3) spiune e Rusise nga Mirdita. 4) spiune e LSI-se nga skraparlli trumpeta.. Ti Nora qenke per flete lavderimi.

  14. canada/ says:

    hej nora ka dhene zhysh letersie tek eqrem cabej ne tirane edhe presori i vizatimit teknik e ka pas njoft shume mire……………..

  15. vlora 1 says:

    Edhe ti moj Nor ?

  16. gjermani says:

    Oh,po keshtu eshte kur vihen ne detyra njerez qe nuk ia kane haberin vendit te punes dhe e shikojne postin qe u jep partia si nje ofiq dhe vend pasurimi.Me cudit fakti se pse keta drejtues nuk zene mend dhe pse ia lejojne vetes.Keshtu eshte kur te vret paaftesia!…

  17. Petro says:

    Per çfare sherben media demokratike, per te propaganduar vlera apo shpifje dhe sharje ndaj nje nëne, bashkeshorte, intelektuale e mesuese me te vetmen logjike se qenka zv.ministre e nje partie apo koalicioni qe disa nuk e duan? Mendoni sikur tua benin kete turp, nenes, motres apo bijes tuaj! Artikulli me duket i dobet, nga forma e permbajtja dhe spekulim politik, pra nuk i shkon nje medie serioze.

  18. Idriz Tafa says:

    Petro, artikullin nuk e ka bere “Tema”, por “Republica” italiane. Se dyti, po u more me politike si Nora Dodani (Malaj), domethene, po u bere person publik, je ne gjykimin e te gjithe votuesve, te “mençur” apo “budallenj”, me etike apo pa etike.
    Me te drejte apo pa te drejte, Nores me goxha mend, i ka dale nami per korrupsion, ku, si tutor a mentar, ka te atin. Per model morali ka te emen.
    Prandaj, o Petro and Co, mos flisni nga maja e thanes (ex-cathedra).

  19. Atila says:

    Moj kasolle ku na mblodhe….Kur i hyn politikes bej hesap qe do ti nxjerrin lakrat ne shesh. Ata qe na drejtojne jane ca te paskrupuj jane njerez pa maral e seder qe kan vetem nje synim pasjen e pushtetit me c’do kusht per te realizuar lukset materiale dhe epshet seksuale.

  20. Nuri Mirditori says:

    Eh, kjo eshte Shqiperia jone e shtrenjte, qe ben hapa vigane per te hyre ne Europe, por si pakuptuar rend drejt orientit…
    Qe Dodanet kane qene punonjes te ish-sigurimit, nuk eshte nje gje e re. Edhe qe Mark Dodani ka marre azil politik ne France me miratimin e Berishes, nuk eshte çudi. Mark Dodani di shume gjera per te kaluaren komuniste te Berishes. E Sala e ka menduar mire, duke thene: Sa te me lehe qeni ne Tirane, me mire po e lidh ne Paris, i hedh nje kocke dhe i mbyllet goja…
    Sa per kete Noren, qe qenka pinjolle e Dodaneve, sinqerisht nuk e njoh, me e njohur ishte Sudja, mbase jane te te njejtit nivel intelektual. Jam dakort me ata qe shprehen se artikulli nuk eshte i argumentuar. E vetmja akuze per Noren ketu eshte se pse pranoi nje leter nga italo-russi i Abruzzos. Letra mund te pranohen nga kushdo, letra dashurie, letra propozimi per korrupsion, letra per loje bixhozi etj. Rendesi ka pergjigja qe ti jep. E ne artikull nuk del e nuk citohet ndonje pergjigje e Nores…
    Me duket se problemi i korrupsionit ketu kapet nga bishti. Sikur ky te ishte korrupsioni ne Shqiperi, atehere Shqiperia do dilte vendi me i ndershem ne bote e jo vetem qe do e pranonin ne BE, por do e transferonin Brukselin ne Tirane. Por kurropsioni i vertete qendron ne mentalitetin e çdo punonjesi te administrates, qe nga injoranti i gjendjes civile qe te merr para per te te dhene nje çertifikate me 20 gabime ortografike, tek fshesarja e spitalit qe te kerkon para per te kaluar koridoreve te spitalit e parate e duhen per te zevendesuar bishtin e fsheses qe i eshte thyer duke e futur kushedi se ku, e deri tek perfaqesuesit me te larte te shtetit, qe milionat tashme i quajne qindarka se korrupsionin e bejne per miliarda.
    Kjo eshte Shqiperia jone, ku te gjithe flasin kunder te gjitheve, ku naten shahen politikanet edhe me librin e shtepise e diten shkojne e i votojne si shpetimtare te kombit…Prandaj marrshimi yne drejt lindjes eshte i pandalshem nen tingujt e kenges se famshme kineze “Lindja eshte e kuqe”. Mire bejme ne qe kemi nja 5 vjet qe nuk veme me kembe ne ate vend.

  21. ardi says:

    a e pran moj kozete se nuk ka kurupsion ne shqiperi shive vetem çfare mesusash dalin e sa pagujne me mare shkolle e me siguru pune.me kthe pergjigje te lutem

  22. nje qe te njeh: says:

    Eh moj Nora kujtove se po te kishe post me kete mbiemrin e ri nuk do te te njihgnin shume. Qe ta dini ju o popull kete Noren ne LSI e ka sjelle xha Braho se e ka ka kanakaren e vete. Shkrihet per te. Ja ka lene I ait per kujdes dhe ai eshte kujdes shume mire… Nuk ka femer me mediokre se kjo e qe qelbet ere njesoj si Spartaku, mentori I saj….eh sa gjera te ka mesuar ai moj Nore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje