Prej pak ditësh, Aleanca Kuq e Zi u regjistrua zyrtarisht si parti politike dhe po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme të 2013-ës. Çfarë pret lideri i saj, Kreshnik Spahiu nga këto zgjedhje, janë të majtë apo të djathtë votuesit e AK-së dhe një përgjigje për akuzat si “parti turke”
Nga Renato Kalemi, Revista Klan
Ndërsa i çon herë pas here sytë nga disa vargje të At Gjergj Fishtës, shkruar në murin e tij, përkrah logos së Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu shprehet i bindur se në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme partia e saporegjistruar në Gjykatë, do të dalë forcë e parë në disa qarqe të vendit. “Sondazhet tona, por dhe të kundërshtarëve, na nxjerrin forcë të parë”, thotë ai, pa dhënë një përgjigje të saktë nëse AK-ja do të marrë vota të majta apo të djathta. Drejtuesit e dy partive të mëdha, PD dhe PS, e hedhin AK-në sa tek njëra anë në anën tjetër, duke mos pranuar se do të dëmtohen prej saj në votimet e 2013-ës. Spahiu thotë se akuzat që i bëhen janë një lloj frike ndaj popullaritetit në rritje të Aleancës Kuq e Zi. Me këtë i lidh edhe akuzat e fundit se AK-ja është “parti turke” apo se vizita e tij në SHBA është financuar nga fonde turke. E për këtë çështje shkon edhe më tej: “Disponojmë prova që disa drejtues dhe deputetë të PD-së kanë qenë thjesht studentë shëtitës në fondacionet islamike që kanë financuar Al Qaedën. Ndoshta duhet pyesni ç’kanë dashur në Libi në mesin e viteve 90-të dhe kush i ka dërguar, nëse keni ndonjë kuriozitet për lidhjet e politikës shqiptare me botën arabe dhe Al Qaedën”.
– Pak ditë pasi u regjistruat zyrtarisht si parti politike, dy partitë e mëdha duket se po debatojnë me njëra-tjetrën për votat e cilit krah do të merrni ju në zgjedhjet e 2013-ës. Sipas jush, çfarë janë votat e Aleancës Kuq e Zi, të majta apo të djathta?
Aleanca Kuq e Zi nuk është një parti që e ka prodhuar Kreshnik Spahiu dhe si e tillë ajo nuk mund të jetë një objekt i numërueshëm apo identifikueshëm sikur anëtarët e saj të ishin prodhim fabrike. Unë jam në krye të një lëvizjeje që e ka prodhuar shoqëria shqiptare. Kjo lëvizje është prodhuar nga zhgënjimi që ka lindur prej dy partive të mëdha që kanë sunduar prej 22 vitesh politikën shqiptare. Ajo është një lëvizje e re, një lëvizje e cila refuzon t’i referohet të shkuarës, por është një aspirante për të ardhmen. Është fyese për ne të diskutojmë nëse jemi pasardhës të PD apo PS. Ne nuk jemi pasardhës, ne jemi qytetarë shqiptarë që duam të ardhme. Këtë të ardhme na e ka penguar PD dhe PS.
– Duke u nisur nga mbështetja që keni marrë gjatë kësaj periudhe dhe perceptimit tuaj në përgjithësi, çfarë pretendon AK-ja në zgjedhjet e ardhshme? Të jetë forca e tretë në vend?
Sondazhet tona, por dhe të kundërshtarëve, na nxjerrin forcë të parë në disa qarqe të rëndësishme në vend. Siç mund ta keni vënë re, dy sulltanët kur zihen me njëri-tjetrin citojnë sondazhe të papublikuara që i referohen përqindjes sonë të lartë. Vetëm që nuk tregojnë përqindjet e tyre, që janë nën 33 për qind.
– Në Shqipëri ka parti të majta, të djathta, të qendrës, të ekstremit etj. Ku e gjejmë AK-në? A jeni parti nacionaliste, siç ju etiketojnë shpesh?
Ne jemi një lëvizje politike që vjen nga refuzimi politik si i të majtës dhe së djathtës. Të qenurit i majtë apo i djathtë në Shqipëri është një keqkuptim historik. Në Perëndim, e majta dhe e djathta dallohen nga programi ekonomik dhe social dhe nga profili publik i liderëve, kurse tek ne e majta dhe e djathta janë hipoteka të komunizmit. E majta quhet e majtë se trashëgon elektoratin e ish Partisë së Punës; e djathta quhet e djathtë se trashëgon elektoratin që ka refuzuar Partinë e Punës. Por, në të vërtetë e majta tek ne ka bërë plot reforma të djathta dhe e djathta po bën, siç e shihni, plot reforma të majta. Për këtë arsye koncepti ynë për të majtën dhe të djathtën nuk është koncept hipoteke, pra ne nuk trashëgojmë asgjë nga e kaluara. Ne do të bëjmë një program centrist, do të synojmë një projekt ekonomik që të fuqizojë ekonominë shqiptare, do të ruajmë dhe do t’i japim prioritet prodhimit vendas, do të kalojmë në sitë gjithë konçesionet e dhëna në mënyrë klienteliste dhe do të ndjekim një politikë sociale që nuk bazohet mbi mëshirën, por mbi ndihmën që të vetëqeverisen njerëzit në nevojë.
Refuzoj të flas sot për partnerët ndërkombëtarë të kësaj lëvizjeje, pasi jemi të fokusuar tek shoqëria shqiptare dhe jo tek partitë simotra ndërkombëtare.
– Por, sidoqoftë gjithkush ju mendon si parti nacionaliste, apo jo?
Po. Ne nuk druhemi të ndjehemi nacionalistë. Por, nacionalizmi ynë nuk është nacionalizëm etnik dhe as fetar. Ne ngulmojmë të promovojmë vlerat shqiptare, krenarinë shqiptare, historinë tonë, dhe të ndërtojmë një histori suksesi në Shqipëri. Ne jemi patriotët e rinj të Shqipërisë, që duam që vendi ynë të jetë krenar, duke shmangur nga drejtimi i tij liderë të pafuqishëm për të marrë vendime për vendin e tyre. Shikoni Sali Berishën. Ai betohet se merr vetë vendime, vetëm për karrigen e Presidentit. Për gjithë të tjerat është gati të dëgjojë serbë, grekë, të huaj, miq dhe armiq të Shqipërisë. Vetëm për Presidentin që i duhet për pushtetin tij bën si nacionalist që nuk pyet njeri. Ky në të vërtetë është pseudonacionalizëm, është një gjest regresiv, që nuk përputh aspiratat perëndimore të Shqipërisë me vizionin e qeverisjes. Ne jemi një forcë properëndimore, një lëvizje që synon ta çojë me dinjitet Shqipërinë në Evropë. Ne duam të shkojmë në Evropë me hapin që na takon, meritën që na takon dhe jo me karvanin e kafshëve politike që na drejtojnë. Ne e kemi bindje se dinjiteti kombëtar i këtij vendi është rrënuar nga fakti që klasa politike e tij është e kapur nga pazaret që bën për t’u pasuruar dhe për të qëndruar në pushtet në mënyrë jolegjitime. Ne do ta ndryshojmë këtë histori.
– Ju jeni figura publike e AK-së, çka automatikisht ju ka bërë edhe drejtuesin e saj. Por, nuk është i paktë kurioziteti mbi figurat e njohura që janë pjesë e AK-së. Mund të na thoni ndonjë emër të njohur në shoqërinë shqiptare, politikan, që janë mbështetës të AK-së?
Aleanca Kuq e Zi ka mbështetjen e njerëzve më të devotshëm të vendit. Ideja se figurë publike apo politike është ai që promovon Berisha, është një keqkuptim i madh. Ju e mbani mend historinë e kolonelit në lirim Myslym Pasha. Ai ishte një njeri i papunë dhe i panjohur. Shoqëria civile shqiptare dhe shteti shqiptar, të mirëpaguar dhe mirësponsorizuar dhe nga të huaj, kishin 20 vjet që promovonin figura njerëzish patriotë për fasadë. Mjaftoi projekti i tij personal për të denoncuar shitjen e kufijve detarë me Greqinë dhe Myslym Pasha u bë hero kombëtar për dy muaj. Askush nuk e njihte para dy muajsh. Për dy muaj ai mundi shtetin, tradhtarët e tij, dhe gjithë shoqërinë civile që erret e gdhihet në ekrane. Ky është sot një nga figurat e Aleancës Kuq e Zi. Si ky ka dhjetëra të tjerë. E mora si shembull për t’ju thënë se ne nuk kemi prirje të bëhemi të njohur nga ekranet, por nga veprat. Dhe keni për ta dëgjuar krismën tonë.
– Një çështje e ditëve të fundit është debati i hapur nga revista “Mapo”, e cila e etiketon AK-në si një “parti turke”. Madje, ajo thotë se udhëtimin tuaj në SHBA dhe agjendën juaj ka siguruar një fond turk. Sa e vërtetë është kjo dhe a mund të na tregoni diçka më shumë për vizitën tuaj në SHBA; për ta sqaruar një herë e mirë këtë gjë?
E kam theksuar në një intervistë disa ditë më parë, se e gjitha është një sulm i Berishës, për të neutralizuar vizitën time në SHBA dhe popullaritetin në rritje të Aleancës Kuq e Zi. Është një nocion primitiv, që tenton të fyejë SHBA-në si vend ku shkohet me çantë me para. Dhe nga ana tjetër është vazhdim i shkollës së vjetër politike të Berishës, që kundërshtarët e tij janë doemos dhe armiq të Kombit. Qesharake është se këtë radhë nuk guxon të na bëjë më agjentë grekë apo serbë, se me ta është bërë shumë mik, por i është dukur më interesante Turqia.
– Akuzat e këtij lloji ndaj jush nuk janë të parat. Një akuzë të ngjashme ka lëshuar disa kohë më parë edhe deputeti PD, Alibeaj, i cili hodhi aluzione mbi origjinën tuaj. A keni kontakte turke? Përse mendoni se ju bëhen këto akuza?
Ka rastisur që gjeneza e prindërve të mi është një simbol uniteti për shqiptarët. Babai im është me origjinë nga Prizreni, ndërsa nëna nga Libohova, nga një skaj jugor i Shqipërisë. Por, do të isha po kaq krenar të ishin nga çdo vend tjetër i Shqipërisë. Disponojmë prova që disa drejtues dhe deputetë të PD-së kanë qenë thjesht studentë shëtitës në fondacionet islamike që kanë financuar Al Qaedën. Ndoshta duhet pyesni ç’kanë dashur në Libi në mesin e viteve 90-të dhe kush i ka dërguar, nëse keni ndonjë kuriozitet për lidhjet e politikës shqiptare me botën arabe dhe Al Qaedën.
– Në fakt ai këmbëngul për Turqinë?
E di që fondamentalistët e Al Qaedës shpesh e shikojnë Turqinë si një vend tradhtar, por ky është problem mes arabëve radikalë si Ali-bej e Berisha, dhe Turqisë, e jo i imi si kreu i Aleancës Kuq e Zi. Mua më pyesni për problemet mes meje dhe tradhtarëve të Shqipërisë, jo tradhtarëve të Bin Ladenit. Për ta pyesni Ali-bejnë dhe shefin e tij Salih.
– Nëse do t’ju ofroheshin marrëveshje parazgjedhore, a do të pranonit? Qoftë me PD, qoftë me PS, apo parti të tjera që mund të formohen deri në 2013?
Në parim, nuk do të pranojmë marrëveshje parazgjedhore. Jemi të prirur të shkojmë të vetëm në zgjedhje, biles as me koalicione të treta. Por, kjo është një taktikë elektorale për të cilën nuk mund të vihen sot pikat mbi “i”. Në momentin e duhur do marrim vendimin më të mirë për Aleancën Kuq e Zi.
– Sistemi zgjedhor është i tillë që dominohet nga koalicionet dhe jo nga fuqia e një partie të vetme. A i keni bërë mirë llogaritë?
Unë shpresoj që do të marrim vendimin e duhur. Me llogaritë e sotme nuk kemi nevojë për koalicione. Por, gjithçka do të vendoset në fund, para fushatës. Kemi ende përpara reformën zgjedhore dhe përpjekjen për ta dominuar atë sërish Berisha dhe Rama.
– Meqë jemi tek reforma zgjedhore: Cilat janë kërkesat tuaja?
Kërkesa jonë kryesore është korrektimi kombëtar. Ky është kriteri që na jep përfaqësimin e duhur në pushtet. Maksimumi i kompromisit është barazimi i deputetëve në çdo zonë, fjala vjen 14 zona me nga dhjetë deputetë apo 10 zona nga 14 deputet, apo një zgjidhje tjetër, që barazon çdo votë në çdo vend të Shqipërisë. Ne kemi shtrirje të njëtrajtshme në gjithë Shqipërinë. Nuk presim të mbijetojmë nga xhepa apo bastione.
Një pikë tjetër e rëndësishme e jona është verifikimi i qytetarëve shqiptarë që janë jashtë Shqipërisë. Kur të mbyllen listat zgjedhore, ne duam që përmes programit TIM të deklarohen shqiptarët emigrantë që janë jashtë Shqipërisë dhe të hiqen nga lista e votimit, me qëllim që askush të mos mbushë kutitë në emër të atyre këtu. Ata duhet të votojnë aty ku janë. Kush refuzon votën e emigrantëve atje ku janë, kërkon ta vjedhë atë për interesa të tyre dhe të shmangë opinionin e tyre real për qeverisjen e Shqipërisë. Të mos harrojmë se ky vend u shndërrua nga emigrantët. Janë paret e tyre që ndërtuan Shqipërinë dhe mungesa e tyre që lë mafien në pushtet.
– Ju duket se jeni çdo ditë në fushatë. A do t’ju mbajnë këmbët deri në zgjedhje?
Problemi i vetëm që kemi është, a do kemi fuqi të përballojmë presionin e njerëzve që na bashkohen çdo ditë. Ne jemi një lëvizje që rritemi çdo ditë. Problemi ynë nuk është mbijetesa, por mbingarkesa. Ne po e përballojmë atë.
jooo, spahi c’far ben keshtu u bere si enveri, po me ke do bejm krushqi tani me kinen
Ne as nji mnyre!
http://imageshack.us/photo/my-images/811/salabinladen.jpg/
E vertet Nicku… Jan shqetesuar te gjith armiqt e Shqipes per “Suksesin” tend…
Bile bile un degjova qe Popullata e Jeniqerve ne Galaktiken e Qenve ishte ber xheloze nga ky sukse madheshtor i Juej…
Por per nje gje nuk jam dhe aq i sigurt…..
Se Kush po ben me shum zhurem ne mediat Shqiptare keto kohera…
AKqZi(me te Miredukuarit e vet) apo Levizja e Ylberve LGBTQTMS me supermodernet e saj… He kush ma thot nga ju komentues AKQZILGBTIST
kreshniku eshte simboli i rinise dhe patriotizmit. mos guxoni te hidhni balte mbi te se do beheni qesharak. aleanca kuq e zi levizja qe duhet te qeverise shqiperine naturale
Ashtu eshte –Kreshniku eshte Krenaria jone –Shume bukur ka folur keu
vetem se duhet te kete dicka parasysh –Nuk duhet te perdori termin Nacionalist , por termin Patriot
Pra te thueht Patriotizem dhe jo Nacionalizem , sepse ne boten perendimore fjala Nacionalist eshte e papranueshme dhe ka nje kuptim Pejorativ qe tregon agresivitet ndaj popujve te tjere
Ndersa fjala Patriotizem eshte plotesisht e pranueshme ne boten moderne dhe tregon nje dashuri plot zemer per atdheun tend , pa i demtuar kombet e tjere ….
__Ndaj Kreshnik mos e perdor me fjalen Nacionalist por fjalen Patriot
se te kemi Mburjen tone dhe duam te jesh perfekt —
Tjeter do thosha qe kjo kemisha vertet te shkon –por nuk eshte per ty, se tani je figure politke dhe duhet te veshesh kemisha serioze ,
nje ngjyreshe
dhe mos harro floket qethi nga mbrapa se keshtu i kane qejf amerikanet
Ketu ne USA moda e qethjes eshte tip si ne kohen e Dulles , shkurt dhe nga mbas te dali qafa …..
Kiji kujdes keto gjera se krijojne perthypjen e pare tek te huajt dhe keta , sidomos amerikanet, i japin shume rendsi kesaj pershtypje nga paraqitja e jashteme sepse tregon karakterin dhe seriozitetin e njeriut…..
Shume mire je vendosur aty ne qender , bukur —
Hajde se te gjithe jemi me ty ,–Absolutisht gjithe Shqiperia eshte me Idelain patirotik shqiptar qe ti mbron
–Ideali yt kombetar eshte e ardhmja e Shqiperise ,Shpresa jone
per nje te ardhme me te mire , per te qene edhe ne plote dinjitet e personalitet , krah per krah me popujt e tjere
Shqiptarija eshte nje doktrine ashtu sikurse Al Kaeda apo ortodoksizmi…i vetimi avantazh eshte se nuk eshte e demshme si to per Shqiperine.
Problemi eshte se Shqiptaria nuk mund ti mbushi barkun popullit pa nje program te mirefillte, te ndryshem nga programet e PS- apo PD-se.
Me sa duket ky po merr rinin foren e vertet se shqiperia esht nje vend i ri nga mosha e popullsis( mesatarja) keshtu beri edhe Enveri ne fillim kur futi komunizmin ne shqiperi por urojm qe te mos jet si ai un shpresoj qe te jet nje intelektual dhe nje njeri i zgjuar dhe patrijot qe do ti sherbeje shum shqiperis sodomas ne kete moment ku me te vertet nuk dim ke te zgjadhim jan bere te gjith njelloj URIME AL
EANES KUZ E ZI
Vlora1912
E KE gabim se un degjova per popullaten HELLAFRIKA ne
galaktiken e ishullit LESBO nga ky ishull lindi edhe
shoqata e bythes,,,
Duke qe je nga cmendina e vlores
Krushqi me vende te lira , qe nuk kane interesa dhe nuk kerkojne te copetojne edhe me tej Shqiperine e ngelur Lodineze .
ky eshte kryeministri qe meritojne shqipetaret. aleanca kuq e zi shpresa e shqipetareve.
“Qesharake është se këtë radhë nuk guxon të na bëjë më agjentë grekë apo serbë, se me ta është bërë shumë mik, por i është dukur më interesante Turqia.” – i ke thene te gjitha me kete Kreshnik, le te bejne gam-gam qente e Sulltan Saliut. AKZ ecen perpara.
interviste e jashtezakonshme dhe pergjigje brilante. si gjithmon kreshniku eshte i vecante
Bravo Spahiu,
interviste e skate dhe e zgjuar.
Te kane nenvleresuar deri tani edhe Rama edhe Berisha, por do tu hapesh pune me duket.
ishte brilante intervista e kreshnik spahiut te emisioni i alfred pezes para ca ditesh.me erdhi keq per ate gazetarin e mapos qe kishte ardhur si hafije e sali berishes..kreshniku i dha atij spurdhjaku nje pergjigje
te merituar kur i tha cfare burimesh keni qe kam sposorizime nga turqia
…ai i revistes mapo ngeli si mu..ne shi.
SHume mire eshte shprehur zoti SPAHIU.
Ai ka te drejte kur thote qe “ISLAMIKET dhe ORTODOKSET”
jane njesoj ekstremiste jane te dyja,vetem emri ndryshon,
por e keqa eshte se edhe nje pjese e shqiptareve perzihen
ne to,,,,,,
SHQIPERIA duke qene nje shtet EUROPIAN gjeografikisht duhet ti
ktheje shpatyllat ketyre ideologjive fetare dhe te shikoje nga
EUROPA e qyteteruar, me nje kulture vite drite larg ketyr qe kemi
fqinje,..
AK -Parti e duhur ne kohen e duhur Bravo ALEANCA Ju lumte Jini shpresa e ketij vendi
Jame dakort me ato qe thote zoti SPAHIU, por
shpresoj qe te mos jete vetem sa per te mbledhur
vota, ta beje sic e kan bere edhe parti te tjera,
ne qofte se AKZ do te qendron deri ne fund asaj
qe deklaron un mendoj se elektorati i saj do te
trefishohet ne vite,
SEPSE NE SHQIPERI KEMI NJE MOSBESUSHMERI NDAJ POLITIKES
BRAVO Z.KRESNIK JU DO MERNI TE GJITHA VOTAT E ATYRE QE E NDIEJN VETIN SHQIPTAR, SEPSE SHQIPTARET JAN LOLLUR NGA GENJESHTRAT PER 22 VJET RRESHT E ORA ME PAS NJE PARTI SHQIPTARSH PER SHQIPTART FORCA ALEANCA KUQ E ZI.
Kali i trojes se PD kete here nuk eshte LSI, po ky turko-bosnjaku nga kosova.
Cakalli7
Ku ka nevoje SALIU per kale troje ai eshte vete kali,
po i premtoi GREKU ca para te shet gjysmen e SHQIPERISE
miku se ka problem fare,,
po pse si keni qejf ju qe greku dhe serbet te vazhdojne te na degjenerojne akoma ? shqiperia ka nevoj per nacinalizem me shume se asnje here tjeter dhe kete pune e ka filluar shume mire kreshnik spahiu te gjith shqiptaret qe jane ne emigrim e kuptojne shume mire kete gje sidomos ata qe jane ne greqi….i urojme sukses kreshnik spahiut prsim shume nga ai kuptohet se cfare presim (shqiperin natyrale)
Koha per ndeshkim. ishte thenje e jashtezakonshme e kreshnikut ne mitingun e kavajes. jemi me aleancen kuq e zi
Teper te mencura pergjifjet e Z.Kreshnik Spahia.AK nje shpres e madhe per shqiperine e mjeruar dhe te gjunjezuar1…
Teper te mencura pergjigjet e Z Kreshnik spahia.nacionalizmi apo atdhetarizmi eshte nje force e madhe levizese qe do te coje perpara zhvillimin e e vendit tone ,.Atdhetarizmi nuk bie ndesh,perkundrazi rrit optimizmin dhe vendosmerine e nje shoqerie apo vendi per te shkuar perpara ne krijimin e nje shoqerie te zhvilluar ,si dhe ne ndertimin e nje shteti demokratik.Kejo duket qarte ne te gjithe boten, perfshi dhe vendet me te zhvilluara te planetit qe perbejne njekosisht dhe vendet me standartet me te larta demokratike.Kur ne keto vende te medhenj dhe te fuqishem si SHBA Gjermani, France ,Angli ,etj.pa harruar nacionalizmin e fqinje
ve tane ( edhe ashtu te semure dhe ne dem te kombit tone) ka kaq fryme atdhetarizmi, atehere cmund te themi per vehten tone- ne shqipetaret?A thua se mund te zgjidhim problemet e shumta qe kemi pa kete fryme?..,Ne kete kuptim rruga qe po ndjek AK_ja mund te thuhet se eshte nje shpres per shqiperine tashme te rrenuar dhe te gjunjezuar….
shkelqyeshem Z.Spahiu,jemi me ju….per ne si emigrante si do behet,ku mund te votojme,ne se nuk vijme ne shqiperi?
Une per vete nuk kam votuar asnje here deri me sot qe jam ne nje moshe 40 vjecare,por kesaj rradhe nuk do desha qe vota ime te jete e pavlevshe dhe te shkoje kot,besoj verberisht tek ”Aleanca Kuq e Zi”,e vetmja alternative per te ndryshuar dhe rrezuar kete qeveri te kalbur e te manipuluar…Duhet me doemos qe te votojne emigrantet,jemi nje force shume e madhe,mjaft vendosen te tjeret per fatin tone…
Faleminderit Kreshnik…je i vetmi solucion per ndryshimin e ketij sistemi dekadash te korruptuar…
AKZ-ja ka shume mundesi te jete e financuar nga turqit, sepse ka shpalosur deri sot (me te drejte) kunder serbeve e grekeve, por nuk ka thene asnje fjale per ndryshmin e historise qe kerkuan turqit Kosoves se neve akoma sju a mban ose me sakte e kane bere nen tavoline.
A mundet Kreshnik Spahiu te flase me fakte ne lidhje me financimin e PD-se nga Al Qaeda’s? Faktet e Spahiut mund ta bejne popullin qe te votojne per Spahiun.
Koment per komentuesit qe u ka ndezuar zjarrin e patriotizmit “patrioti” kreshnik spahiu:
Edhe sa kohe na duhet ne shqiptareve per te dal nga “llumi” i naivitetit ne te cilin jemi zhytur? 45 vite ne komunizmit dhe 20 vite ne regjimin berishjan nuk na mesuan te pakten gjene me elemetare “te dalim nga llumi i naivitetit” . komentues dhe mbeshtetes te patriotit te madh kreshnik spahiu a me thoni se ku ka qene ky patrioti i madh deri tashi ose me sakte keto 20 vjet te regjimit berishian? si ka mundesi qe u be kaq patriot i madh vetem 1.5 vjet para zgjedhjeve? para se te ndani mendjen dhe te votni kreshnikun a me thoni sa nga ju qe u ka ndezur zjarrin e patriotizmit patrioti i madh kreshik spahiu keni votur per berishen apo kishit ne plan te votonit berishen por tashi ua prishi mendjen me patriotizmin e tij kreshnik spahiu?..jam i sigurte asnje nga ju. Komentues te nderuar te zhytur ne llumin e naivitetit: Shqiptareve u duhet vetem nje gje urgjente: Te largojne me cdo kusht sundimtarin, percaresin, pengmarresin, Berisha. Kreshnik Spahiu nuk eshte asgje tjeter vecse kali i trojes dhe paterica e fundit e Berishes!
“Patriotizmi eshte streha e fundit e maskarenjeve” pat thene Konica. Historia dhe eksperiencat e deritanishme na bejne te gjykojme qe Kreshnik Spahiu te jete maskarai me i fundit!!!
Fajkoi- Kam besim tek fjala dhe motivi i Kreshnik Spahiut. Shqiperise i duhet nje force e re politike qe aktivizon te gjitha burimet qe e bejn nje Komb te prezantoje vetvehten.Shkenca Mjekesia drejtesia e pa Politizuar,Prodhimi,Industria,Siguria e njeriut te gjitha kto leva te rendesishme qe karakterizojne nje komb, jane lene deri me sot komplet mbas dore nga politikane te papergjegjshem qe kane kthyer syte nga bisnesi kuturu.Te lejosh ose te shesesh pasurin e patundshme Token, ky eshte demtimi me i madh qe i behet interesit te pergjithshem te nje Kombi,kjo eshte e pafalshme.Edhe une deshiroj te votoj per rimekembjen e vendit tim per Aleanca Kuq e zi.Organizoni votimin per Emigrantet.
A ka mundesi te me tregoje ndonjeri ku dhe kur nje “ektremist myslyman” eshte shprehur kunder aleances kuq e bardhe? Deri me sot kam menduar se leket i ka marre vetem nga turqit po me sa duket kane ndyre doren edhe me petrodollare zoteria. Nuk ka vendosur akoma turmen (qe u tha qe nuk do behej parti) do e vere ne krah te zogut, erdoganit, vellazerise myslymane, selefeve saudite apo terrorristeve islamike.
O zoti Spahi,mos na bej lojen e Brutit dhe te Kasit.Thuaja popullit tend qe ti e dashke aq shume se kush jane lidhjet e Sali Berishes me fondamentalizmin dhe Alkaeden,mos bej lojra ekercenime ne tym se jo vetem Sala nuk pjerth nga to,por dhe populli do te vere teneqen ty nese mban ketolloj qendrimesh prej dhitesi.
Patjeter qe dote vijme te votojme per Aleancen e Kuq e Zi kudo qe ndodhemi personalisht dhe familjerisht qe te rrezojme nga push-teti vasalet dhe tradhetaret se na kane bere qytetare te dores se dyte ne Ballkan
O SALI O HORR ,,, GREQIA ERDHI NE VLORE,,,
AK NUK FINANCOHET NGA AS NGA TURQIT ,AS NGA SERBET E AS NGA GREKET!AK FINANCOHET NGA SHQIPTARE,PO NORMAL ,PER TE BERE DIVERSION MBI KETE LEVIZJE DO SHPIFET GJITHCKA,ATY BRENDA KA DUKAGJINAS,TROPOJANE , VLONJATE E SARANDIOTE ,AK NUK NJEHSOHET AS ME FE E AS ME KRAHE POLITIKE,SHUME MIRE E KA THENE KRESHNIKU,AK ESHTE CENTRISTE ,NUK PERMBAN NACIONALIZEM TE SEMURE(KA NJERI KETU QE MBROJTJEN QE I BEHET VENDIT TE TIJ E QUAN NACIONALIZEM TE SEMURE..NQS KA ATEHERE AI NUK ESHTE SHQIPTAR)KA NACIONALIZEM TE SHENDETSHEM,EDHE AK E DI SE NE CFARE BOTE JETON , POR QE SHQIPTARET TE MUND TE JENE (DREQI E MORI)PJESE E EUROPES SE PARI DUHET TE KRIJOJNE SHTET E TE INTEGROHEN SIC DUHET ME NJERI-TJETRIN, PERNDRYSHE …ME GJITHE KAPACITETET QE KA KY VEND ESHTE GJYNAH QE 1/4 E POPULLSISE ESHTE NE VARFERI EKSTREME.DO JETE LUFTE E ASHPER ,SE USTALLARET E KANE KAPUR AQ SHUME PER GRYKE KETE VEND SAQE PERDITE PO IA MBAROJNE OKSIGJENIN.DUKE SHPRESUAR TE MOS BIEM NGA SHIU NE BRESHER ….TAKE CARE!!
A e di z. Spahiu se shumica e shqiptareve kane me shume se sa nje teser partie ne xhep? Shqiptaret i pergjigjen politikes me te njejten monedhe: politika tallet me ta dhe ata tallen me te duke u krijuar perceptimin e gabuar lidereve politik se kane mbeshtetje qe i nxjerr ne vend te pare. tek kjo gracke (nese nuk behet vetem per publicitet) ka rene Spahiu. Ai ne fakt e meriton ta tallin po aq sa politikanet e tjere sepse kishte shume vite qe hante nga corba e Saliut dhe u kujtua shume, shume vone ta peshtynte!!!!
dy fakte nxjerr unë nga kjo intervistë e kreshos!
-mësova personin e dytë që është me partinë e tij!të madhin kolonel pashaj!
-që kreshniku është një narcizist i tmerrshëm!xheli i flokëve dhe pozat që ai merr në mitingje mu dukën gjëra pak a shumë normale,por kjo fotografi i vë vulën të gjithave!
Shihe si ka dale ne foto. Si kokerr k… He mer kreshinik i gjate 1.20. U bone ti. Hajdut muti. Kujdes se do e hash ndonje dite se disave qe u premtove transferim nuk ua bere por leket ua more.
forca kreshnik jena t’gjith me ty je krenaria jon,shpresa funit je vetem ti ,ose e kunderta shqipnia nuk bohet kurr!!!
manekin,per kete ide te madhe qe ka nis dhe qe dot perfundoje vetem me disa simpatizues te kombetares duke brohuritur shqiperi etnike tjeter prej ketij sen s’del… se ka ftyren per lider gjithkombetare..
Z. Kreshnik, jam d’akord qe “e majta” ka bere reforma te djathta, qysh ne epoken e Sulltanit Nano e ne vazhdim, por nuk pajtohem me Ju qe e djathta ka bere reforma te majta. Realisht ajo vetem slloganet i ka te majta, bile ekstremiste (ne perputhje me ADN-ne e vet…), por reforma nuk ka bere..vetem shkaterrim, anarki e korrupsion galopant!…Dhe Ju zoterinj parafoles-nese me lejoni te shpreh mendimin tim modest: Hiqni dore nga zhargoni i rruges! Te respektojme njeri tjetrin, por dhe mendimin ndryshe, duke reflektuar edukate qytetare e dinjitetin kombetar, qe shpaloset ne Flamurin e AKZ!
Populli e perkrah Kreshnikun ne Tetove po ska guxim ta publikoje duhet ta dini , jane lodhur nga politikanet shume vjeqar e them te verteten………