Edi Rama: Berisha po na kopjon programin. PS do propozojë dy nisma për zhvillimin rural

3 Prill 2012, 19:51Politika TEMA

Opozita propozon edhe një nismë për miratimin e fondeve që shteti shqiptar do të japë në ndihmë për ndërtimin e një materniteti dhe një shkollë në Komunën e Preshevës

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se qeveria po u kopjon programin pasi ka paraqitur në Kuvend një nisëm për bashkimin e fermerëve në shoqëri të bashkëpunimit bujqësor. “S’mund të mos na vijë mirë po ashtu që qeveria, më në fund, pas 7 vitesh në rrugën qorre të braktisjes së fshatit, ka kopjuar nga projekti ynë “Për një Rilindje Shqiptare” një element të rëndësishëm të vizionit për zhvillimin rural dhe ka sjellë në Kuvend një nisëm për nxitjen e bashkimit të fermerëve në shoqëri të bashkëpunimit bujqësor. Është një nisëm e dobët nga mënyra se si është konceptuar, është ende larg standardeve të kërkuara prej Bashkimit Europian për të incentivuar prodhimin bujqësor, por është sidoqoftë një hap shumë i vogël në drejtimin e duhur. Në këndvështrimin tonë zor se do të zgjidhë realisht problemin e madh që synon të trajtojë, por gjithsesi bashkohem me mendimin e komisionit përkatës edhe të grupit tonë të punës për programin Për Zhvillimin Rural për ta votuar atë pro në parim,” tha Rama.

Kreu i PS tha se do propozojë dy nisma me rëndësi për zhvillimin rural, për uljen e TVSH për inputet bujqësore dhe uljen e akcizës së naftës. “Teksa qeveria propozon projektligjin për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, të cilin siç e thashë nuk e kundërshtojmë në parim, ne do të kërkojmë me ngulm miratimin e dy nismave të tjera me rëndësi emergjente për fshatin:

Propozimin për uljen e TVSH-së së inputeve bujqësore dhe propozimin për uljen e akcizës së naftës. Të dyja këto nisma janë gati dhe meritojnë të gjithë këmbënguljen dhe pasionin politik të grupit socialist për t’i çuar përpara në komunikimin me publikun dhe në debatin e brendshëm parlamentar. Çmimi i naftës që përdoret sot në zonat rurale është trefishuar në raport me 7 vjet më parë. Ndërkohë, çmimi i naftës në bujqësi është sot 4 herë e gjysmë më i lartë se sa premtimi i kryeministrit për fermerët. Pra, qeveria jo vetëm nuk e ka mbajtur premtimin për të ulur çmimin e naftës në bujqësi, por përkundrazi ka lejuar shtrenjtimin e naftës duke e trefishuar çmimin krahasuar me 7 vjet më parë. Për çdo 1 litër naftë që përdoret sot në bujqësi, fermerët paguajnë edhe 77 lekë të reja taksa. Kjo nuk është vetëm e padrejtë, por si çdo detyrim fiskal i padrejtë në këtë vend është mbytëse për familjen fermere dhe shkatërruese për perspektivën e prodhimit bujqësor. E njëjta situatë paraqitet edhe me inputet bujqësore. Ureja, nitrati apo superfosfati, të domosdoshme për zhvillimin bujqësor, janë shtrenjtuar mesatarisht 75%. Ky shtrenjtim, sëbashku me rritjen e çmimit të naftës, e kanë bërë praktikisht të papërballueshme situatën e fermerëve shqiptarë që sot të gjithë e dinë janë në kushte mbijetese jo jetese. Pikërisht prandaj, Grupi Parlamentar Socialist i propozon Parlamentit TVSH 0 për plehrat kimike, TVSH 0 për makineritë bujqësore dhe uljen e TVSH në 10% për farërat që përdoren në bujqësi,” tha Rama.

Kreu i PS deklaroi po ashtu se është dorëzuar një nismë për miratimin e fondeve që shteti shqiptar do të japë në ndihmë për ndërtimin e një materniteti dhe një shkollë në Komunën e Preshevës. “Për ne ky është një gjest solidariteti i mbështetur në bindjen se kur është fjala për t’u ardhur në ndihmë një komuniteti shqiptarësh që banojnë jashtë territorit të atdheut, jemi të gjithë bashkë të interesuar e të motivuar të bëjmë më të mirën në Kuvendin e Shqipërisë pa asnjë dallim mes opozitës e qeverisë. Lejomëni të shpreh bindjen se njësoj si ne edhe qeveria dëshiron të bëjë gjithçka mundet në këtë drejtim e bashkërisht do t’i hapim rrugë me konsensus këtij projekti,” tha Rama.

9 komente në “Edi Rama: Berisha po na kopjon programin. PS do propozojë dy nisma për zhvillimin rural”

  1. nastradini says:

    Eshte e vertete qe PD po i kopjon programin PS.Po kaq e vertete eshte se dhe kryetari i OPOZITES po kopjon Berishen duke ngritur probleme anesore
    per fermeret kur ka braktisur totalisht vrasjet e 21 janarit.Kur ka njerez qe kopjojne dhe emrin e nastradinit cdo gje mund te ndodhe ne shqiperi
    kur sigurimsat e enver ANTI KRISHTIT kane zaptuar qeverine.Dhe gazeta shekulli e koco k/dhimes nuk mund te munde te censuroje zerin e nastradinit.

  2. Tan bota e din se veqse Dokotir din me e ba buqsine. Ai ka plane gjigonde per brezare ullishtesh, ne rrije pjeshkash me shumice. Tan fshataret jon tu jetu t’lumtun me internet kjo fal perkushtimit t’nalt Doktorit per qeshtjen fshatare qi sheqtso shum personalisht tan denmokratet kudo qi jan

    1. M says:

      PD eshte e vonuar, ne reformat per bujqesine, le te miratohet projektvendimi per kooperativat bujqesore po kjo nuk do te thote se plugu do filloje kete vjeshte te punoje tokat e lena djerre…

  3. blerim32 says:

    doktori e deshmon dita dites per paftesit qe ka.edhe pse ka bo jet komunisti akoma nuk ja ka haberit per bujqesi.pra si gjithmon do kopjo!smund te presesh shum gjera ga ai vec se vetem pislleqe.
    ATO I QAN!

    1. MrVampoja says:

      Doktori nuk ka ca me be ma, keshtu qe mbetet me kopju te tjeret. Bene cben edhe nxjerr ndonje dicka per t’a hequr vemendjen nga gjerat e rendesishme. Shtet koti

  4. MrVampoja says:

    Doktorit si ka mbet gje tjeter vec me kopju se vete, me ate mendje qe ka nuk qit gja ne drit. Jazegte Qoft. Ku eshte katranos ku shtet

  5. Mbreti says:

    Ju zoti RAMA nuk keni strategji per PS_ne, ju jeni AI qe kopjon e jo dikush jeter(nuk e kom per BERSHINE)se ju kopjoni shume qka!!DHe ti nuk je ai qe mund ta drejtosh PS_ne!!!qe ne krye te PS_se,PS_e eshte duke u shkatrruar po IK dhe leja Blushit si Kryetar,e ju mos u merni me Politik po ndonje Vizatim diku ne EVROP (jo ne SHqipri)ke fonde te mjaftushem tash per te jetuar edhe nja 30-50 vitet e Ardheshem..

  6. psikologu says:

    me shprehjen :Berisha po na kopjon programin EDI RAMA duhet te shtrohet
    ne spitalin e semundjeve mendore te ata te semure qe jane pasive. Kurse berisha do te shtrohet po te ky spital por ta pavjoni i atyre agersive qe i mbajne ne kafaz hekuri..nuk ma ka marre kurre mendje qe do dilte kjo fraze nga fytyra e vrerosur e rames..na la shendene dhe edi..

  7. e verteta says:

    O Ram,populli yne nuk kupton nga fjalet e medha qe ti perdor per ti bere qejfin kurves europe e baxhelles amerike.Ai do zhargonin e tij te rruges ate qe perdor me efikasitet Saliu,ne menyre qe te burrerohet disi pasi po pshurr ne breke njelloj si deputetet e partiaket tend nga kercenimet e kryeministrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje