Tanja Fajon: Jam pesimiste për statusin. Për hatër të brezit të ri dua ta shoh Shqipërinë të ecë para

4 Prill 2012, 09:54Politika TEMA

Eurodeputetja e njohur për gjithë shqiptarët, Tanja Fajon, në një intervistë për Gazeta Shqiptare, shprehet pesimiste për marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria. Duke komentuar Planin e Veprimit të dorëzuar nga qeveria, ajo tha se koha do të tregojë sa serioz është angazhimi.

“Në të shkuarën ne shpesh jemi zhgënjyer. Premtimet janë bërë, por ka dështuar përmbushja e tyre. Ky vit mund të jetë kyç për marrjen e statusit të vendit kandidat, por jam pesimiste,” tha Fajon.

Eurodeputetja tha se Shqipëria vazhdimisht po humbet kohë të çmuar në rrugën drejt integrimit në BE.

“E vetmja perspektivë e Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Europian. Kështu që për hatër të brezit të ri, dëshiroj ta shikoj vendin tuaj të ecë përpara me një hap më të shpejtë dhe kjo është përgjegjësi e politikanëve të këtij vendi. Është një vit elektoral dhe si i tillë do të jetë një provë tjetër që do të testojë maturimin e Shqipërisë,” tha Fajon.

7 komente në “Tanja Fajon: Jam pesimiste për statusin. Për hatër të brezit të ri dua ta shoh Shqipërinë të ecë para”

  1. Raporti i OSBE-se per Zgjedhjet e 8 Majit ne Bashkine e Tiranes verteton Manipulimin e Zgjedhjeve lokale per kete njesi vendore. Tani i ngelet Gjykates Kushtetuese te shprehet per Vlefshmerine e ketyre zgjedhjeve.
    http://mdcal.blogspot.com/2012/04/raporti-i-osbe-se-verteton-manipulimin.html

  2. Dean says:

    Je pesimiste ti moj Tanja,por nuk jan pesimist Meta dhe birisa.
    Pastaj ,a hajde dhe pyet Ramiz katnarin nga Skiperia,se sa optimist qe eshte per te ardhmen.
    Ta them un tye,oj Tanja,e ke gabim.

  3. DHELPRA says:

    E O TANJA ME NA PA NEVE TE BREZIT RI… SDO IKJE ME KURRE NGA SHQIPERIA, PO CTI BESH STE LEJN “HORRAT” TE BESH HAJER.

    PER HATER TON TE KERKOJM TE FUTEMI NE BE VETEM TE SHPORRIM SHKERDHATEN NGA PUSHTETI EDHE GJITH SHKERDHATAT NGA POLITIKA.

    TO BE…

  4. B.Doka says:

    E nderuara zonja Tanushe. Nga te gjitha aspektet Ju shprehni veçse tipare te nje rrace te larte e te nderuar, tiparet e rraces Ilire.
    Zoti te bekofte TY moj vajze.

  5. vlora says:

    ik mor debille se mendja e semur e juve eshte e tepruar dhe nuk miret ne kosnsiderim, nuk e shihni se cka ben Serbija me masakra qe 20 vite te fundin ne tere Ballkanin, dhe nuk ju pengon fare por e promovoni kete pismilet Serbi qe te hin ne BE.

    1. DHELPRA says:

      PERSHENDETJE VLORA,
      BE-s I INTERESON VETEM EKONOMIA, AS NUK E “RRUAN” CA KE BER TI… SHIFE SI I LUTEN NORVEGJIS, AJO KANCELARJA QE DEL NUDO PER FUSHAT, PRAP NUK PRANO NORVEGJIJA, SHQIPERIA KUR TE VIJ 1 QEVERISJE “JO HAJDUTE” (SE BESOJ PER KETO 10 VITE) DO FLITET PER SHQIPERIN NE “FAMILJEN E MADHE TE BE”.

      SERBIA KA DANUBIN, QE SHFRYTEZOHET PER TRANZITIN E ANIJEVE TRASPORT, ENERGJIJA…
      NUK PRANOHEN ANALFABET SI IMAMI NE PE (PARLAMENTI EUROPIAN), EDHE HAJDUTE SI KRYEMINISTRI, SE NGJAN KEQ NE SYRIN E AZIS E TE MADHES USA.

      TO BE…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje