Avokati i Mediut për Gërdecin, Ardian Visha, kandidat i PS-së për KLD

4 Prill 2012, 12:18Politika TEMA
Avokati i Mediut për Gërdecin, Ardian Visha, kandidat i PS-së

Mediu dhe Visha

(E PERDITESUAR)- Partia Socialiste në opozitë ka propozuar Ardian Vishën si kandidat të saj për anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, institucionit më të lartë mbikëqyrës të drejtësisë shqiptare. Ardian Visha është aktualisht avokat i Fatmir Mediut në çështjen e Gërdecit dhe dikur zëvendësprokuror i Përgjithshëm në kohen që drejtonte prokurorinë Dhori Sollaku.

Propozimi është bërë sot në Komisionin e Ligjeve zyrtarisht nga Fatmir Xhafa në emër të opozitës dhe mësohet se është kundërshtuar vetëm nga Pandeli Majko.

Ardian Visha ka udhëhequr grupin e avokatëve të Mediut, duke sabotuar gjithë seancat gjyqësore derisa Mediu rifitoi imunitetin në shtator të vitit 2009 dhe rimbylli çështjen.

Ai po ashtu ka qenë avokat i Almir Rrapos, ish- shef kabineti i Ilir Metës, që u ekstradua në SHBA si dhe mbikëqyrës i grupit të avokatëve të Ilir Metës. Ai ka qenë avokat i trafikantit turk, Abdulselam Turgut, që u arratis pas një vendimi të Gjykatës së Apelit.

Propozimi vjen në kuadrin e zëvendësimit të vendit bosh në KLD që ka lënë Kreshnik Spahiu pas dorëheqjes, vend në të cilin Berisha ka kandiduar ish- drejtorin e Agjencisë së Kthimit të Pronave, Elvis Çefa. Propozimi i Vishës nga opozita i jep atij pak shanse të bëhet anëtar KLD dhe viktimave të Gërdecit edhe më pak shpresë se politika shqiptare do ta zbardhë ndonjëherë atë histori të ndyrë korrupsioni, ku pas lobimit të djalit të Sali Berishës lulëzoi një biznes që mori 26 jetë njerëzish.

 

Mazhoranca miraton Çefën, tani pritet votimi në Kuvend

Ndërkohë Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës kandidaturën e Elvis Çefës për vendin e mbetur bosh, si anëtar i KLD-së, në vend të Kreshnik Spahiut.

Një ditë më parë PD-ja propozoi kandidaturën e Elvis Çefës për postin në KLD, por përfaqësuesit e PS-së në komision propozuan që kjo kandidaturë të shqyrtohet në një moment të dytë. Sipas Fatmir Xhafës, dokumentacioni i Elvis Çefës që deri tani ishte kreu i AKKP, nuk është i plotë dhe ka mangësi.

“Dokumentacioni i Elvis Çefës ka mangësi në raport me përmbushjen e kushteve ligjore. S’është pyetur prokuroria nëse ka ndonjë kallëzim ndaj”, tha Xhafa.

Nga ana e saj mazhoranca ka kundërshtuar propozimet e PS. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj theksoi se argumentet e Xhafës nuk qëndrojnë dhe nuk përbëjnë motiv për shtyrjen e seancës së sotme dëgjimore. Në këtë mënyrë kërkesa e opozitës, është rrëzuar nga mazhoranca.

Zoti Çefa në prezantimin që bëri para anëtarëve të Komisionit të Ligjeve theksoi se objektiv i punës së tij është rritja e transparencës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Komisioni tani do të dëgjojë edhe Vishën dhe do pritet votimi në Kuvend. Votimi do jetë i fshehtë.

77 komente në “Avokati i Mediut për Gërdecin, Ardian Visha, kandidat i PS-së për KLD”

  1. tironsi says:

    SKANDAL!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. rama eshte rruge me kthesa says:

      Lidhja e vjeter rama celibashi mediu nen driten e diellit. Protesta e pare e heshtur ne historine e shqiperise demokratike, protesta per tragjedine e gerdecit, ja pse rama kerkoi heshtje ne nje proteste qe do gjemonte me shume se cdo proteste tjeter.
      Ku jane mbeshtetesit e rames qe thone se ska faj Rama qe rri saliu ne pushtet? Ja ku i keni paktet e felliqura, te nje politike te felliqur qe po le nji popull te tere ne opozite.
      Fajin nuk e ka me saliu, po mungesa e opozites.

      1. bardha says:

        Ke harruar gje lidhjen Bode – Ciljeta – Roko SIfredi – Michelle Obama????
        Lere po dolen te gjithe nje grup tani.
        Rama besoj do ta zbardhe vendimin, po nuk me duket ndonje skandal, se te gjithe avokatet e gjyqtaret e mire ne Shqiperi jane marre me ndonje ceshtje te profilit te larte, se fundja kaq jane.

        1. aqifi says:

          Ky propozim skandaloz nuk ka asnje justifikim! Avokati i Mediut eshte personi i fundit qe mund te propozohej per nje post nga ana e PS-se! Me mire pa kandidat. Ky eshte shembulli me flagrat pse shqiptaret kane humbur besimin tek politika. Politikane palaco me plot kuptimin e fjales…

        2. rama eshte rruge me kthesa says:

          Ti Bardha, atehere qenke dakort qe per kryeprokuror te ri te Shqiperise te zgjidhet ish avokati i Lul Bashes, qe tani eshte avokati 21 janarit.
          Saliu do ishte shume dakort, dhe kshu zjidhni dhe problemin e pavarsise se prokurorise.
          Hajde injorante hajde. Akoma s’e paske mesuar qe avokatet e lulit dhe mediut me shume se avokatin kane bere sekserin, madje kane bere edhe fallsifikatorin per te mbrojtur keto skandale.
          Ti bardha e paske pas shume mendjen te rocco sinfreddi keto kohe te keqen. Po cti bejme Rames qe ka gjetur nja dy budallenj si ty e po pret ti bie pushteti ne preher.

      2. ernie says:

        Avokati nuk ka pse merr persiper fajet e te akuzuarit. Pastaj besoj edhe Rama e ka menduar pak edhe vete qe njerezit do ishin kunder, e duhet te kete arsye te mira qe e ka vendosur ket robin prapseprap

    2. ramarama says:

      Ec aty Ed Rama, varja ketyre, para para vetem para.
      keto dun ti mbyllsh me Saliun, le te mbledhin ckan e ta ndjekin pra

    3. Shkelzen B says:

      Vertete skandal! Ardianin e njoh prej vitesh si profesionist te afte, por nuk duhet te jete kandidat i PS per KLD!
      http://imageshack.us/photo/my-images/580/duartepergjakuratefamil.jpg/

    4. Nabukodonosor says:

      Po cpret nga kjo opozite kurvash edhe ti!

    5. patrioti says:

      Mos u deshperoni o njerez te mire. Cdo gje e ka nje zgjidhje. Une mendoj se zgjidhja me e pershtatshme per momentin eshte qe ne KLD te vihem une. Ju garantoj se do mbaj drejtesi deri sa te jap doreheqjen per te krijuar edhe une ndonje parti politike. Kuptohet per te bashkuar shqiptaret akoma edhe me teper, sidomos shqiptaret qe jane lene jashtloje ne emigracion.
      Ju dua shume te gjitheve per ate mendje te vecante qe keni.
      Me shume sinqeritet, nje patriot i vertet.

    6. erj says:

      me fal per kundershtimin por nuk eshte e vertete.Ka qene av.i mediut per aresye se i eshte kerkuar nje nder nga shoku i tij i ngushte (I.T) dhe ky i zene ngusht nga pozicioni i tij,kjo nuk e ben Mediun pa faj(i cili ceshtja eshte pezulluar per efekt imuniteti)Ardiani eshte nje nga juristet me te zote qe kemi,ka mbajtur poste te larta ne prokurori duke krijuar dhe nje dege te re (antimafia shqiptare) duke qene drejtor i saj.Me ardhen e PD ne 2005 (pas shkarkimit te Th.Sollakut) u transferua ne Gjirokaster(dmth u pushua) por ku jurist eshte me te vertet i zoti

    7. Sali UDB Berisha says:

      Sa keq, mue nuk do me mbroj dot, se do me kapin njerezit e revoltuem ma para.
      http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/

  2. Anton Nepravishta says:

    Turpi i rradhes i PS.

    1. fule says:

      Mos e ekzagjeroni kot, e dine qe nuk do zgjidhet gjithsesi.

  3. EBI says:

    E moret vesh tani se sa i dhimbsen PS-se viktimat e Gerdecit? dhe mos i besoni shume perralllave te Rames dhe Arta Dadove…..

    1. ashurexhiu says:

      Leri viktimat e Gerdecit, se nuk kane lidhje me avokatin e Mediut, po me Berishen dhe KLD qe i cuan gjerat me pergjegjsi deri aty ku nuk mban me.
      Tani dhe Ndrea Prendi fajin shoferit do ia hidhte, po pistoleten e perdori ai. Ata kane humbur te aferm, ti flet pallavra per ti cu vota Spakiut.

  4. aqif pallaska says:

    Sille nga te duash keta riciklojne njeri tjerin ka marre fund cdo gje.

  5. Tani97 says:

    Miredita Dean,

    eshte nevoja te flas?

    Nuk besoj,

    pershendetje dhe shpresojme dite me te mira!

  6. Roland says:

    Nje arsye me shume pse Edi Rames nuk i besohet as nga shqiptaret dhe as nga nderkombetaret . Nuk duhet paragjykuar profesioni i avokatit , por fakti se ceshtja te cilen ai mbronte dhe personat e lidhur me vrasjet ne Gerdec , nuk mund ti japin ketij personi te drejten e votes ne KLD .Morali i tij ne kete rast , shkateron sistemin . Me parate e fituara mund te besh gjithcka per vete por jo te demtosh jeten e te tjereve . Ky lloj kandidati i propozuar nga PS , i shumezon me zero dhe ceremonite e organizuara nga PS dhe Edi Rama ne mbrojtje te viktimave te Gerdecit . Vrit naten dhe qaj diten

  7. xha Jaho says:

    Nuk besoja se do ta thosha kete ndonjehere, por ka ngelur vetem Aleanca Kuq e Zi. Ne si popull s’kemi ku perplasemi tjeter. PS-ja eshte me keq se PD-ja.

    1. AKZ ulu says:

      Jo mo jo nuk e kishe menduar kurre eee?
      Po sigurisht qe nuk e kishe menduar se ai palo polo gjysma gjel e gjysma kapua nuk ka bere as edhe nje gje pasi ka qene ne pushtet per 20 vjet, jo me te beje tani. Kreshnik kinezi. doli nje dite nga shtepia dhe ne vend te lekeve na paska gjet ndergjegje!!!

  8. xhaxhai says:

    Per tionsi,Anton Nepravishta,Dean etj akoma se kuptoni qe ky propozim eshte vetem nje kopil llek i PSse? ky eshte nje propozim qe si shkon per shtat PDse,prisni dhe do ta kuptoni,mos u habisni nga ky propozie mos bini ne gracken e PDse.

    1. tani says:

      o xhaxha :)ben vaki e ska dobiclleqe e avokati eshte shume i afte profesionalisht perderisa ka mar persiper ceshtje shume delikate.per ate ceshtjet jane profesionale dhe nuk i shikon me emotivitet.eshte si puna e doktorit qe duhet te shpetoje nga vdekja kriminelin.por jehona qe ben eshte pak negative dhe ps duhet te kish zgjedh nje emer tjeter qe mos te pergojohet.ne kete rast qendron dhe supozimi yt ose dhe ai i te tjereve qe ata lart jane byth e brek bashk:)

  9. sadiku says:

    Tani po kuptojme se jeni NJE me SALI BERISHEN dhe kush u vjen mbrapa JU dhe ju jep voten eshe maskara dhe i pa fytyre.JU SI PS QENKENI ME KEQ TE KORRUPTUAR SE lsi-JA SE ilir meta DHE MOS BENI ME OPOZITE SE NUK JU BESON ASKUSH. A MUND TE IMAGJINOHET NE KLD NJI PERSON QE MBYLLI GERDECIN NE MENYREN ME TE POSHTER DUKE OFENDUAR 26 VIKTIMA DHE ME DHJETRA TE GJALLE. PER IRONI SHKOI EDHE KOQJA QE JU DREJTON VIZITE NE FAMILJE TE VIKTIMAVE ME RASTIN E PERVJETORIT, TURP TURP TURP TURPPPPPPPPPPPPPPP !

    1. genti8787 says:

      Erdhi dita te flisni ju???
      Si qenka njesoj nje qe vret ne mes dites me nje qe emeron njerin qe dikur ka mbrojtur njerin per nje ceshtje qe nuk ka arritur kurre ne gjykate?!?!?!?!?!?!?!
      Keni luajtur mendsh me duket!!!!
      Saliu eshte barbar i nje kategorie te vecante, Rama do jete kryeministri i ardhshem i ketij vendi, e thoni shyqyr, jo kesi budallalleqsh

    2. emanuela says:

      Mua nuk me duket fare pakt, aq me teper qe nuk ka pakte me kriminelet.
      Rama Berishen e Mediun i ka quajtur fajtore per Gerdecin, lidhja e ktij avokatin me Gerdecin cila eshte? Qe ka bere punen? Po te ishit ju a nuk do ta benit|?

  10. geno says:

    XHA JAHO, mos thuaj qe PS eshte me keq se PD, por thuaj qe banda qe drejton PS, eshte me e zhytyr ne MUT se banda qe drejton PD.

    1. grabi says:

      Po pra po, nje emerim e ben PS si PD e Saliut qe ka 22 vjet qe vjedh e vret sikur te jete Predatori ne filma – futja pordhes kot.

  11. Tomorri says:

    Edhe ju te PS. ju dhjefsha diplomacine ne hesfelte vafshi, po si ka mundesi qe nje bashkepuntor me kreminelin Mehdi ju e zgjidhni ne nje vend qe per merita nuk e meriton more gomare .Shume mire ka vepruare Pandeli Majko,dhe kjo duket djali inje kuadri te ndergjegjshem po ashtu ngelet kuader i ndergjegjshem dhe pik.
    Nuk po e kuptojme fare kete Ramen se çfar do te beje,dhe tani po kemi frike se mos na dale siç thone disa qen bir qeni, Une nuk e heq shpresen akoma nga e majta shqiptare se vetem asaj i perkase me rrenj dhe me dege.

  12. trust_no1 says:

    E pritshme qe ne momentin kur z.Sollaku u zgjodh ne Asamblene Socialiste. Tashme PS do te drejtohet nga ish Prokuroria e Pergjithshme e Berishes se Pare.
    P.S. Ndaj z.Visha askush ska pse te kete asnje pretendim lidhur me mbrojtjen e Mediut sepse kjo eshte ceshtje morali.
    Moral ky qe se fundmi mesa duket PS-se po i humbet.

    1. ermallamre says:

      Thoni cte doni, Rama eshte politikani me 1sh ne ket vend m…

  13. Andrea Konomi says:

    Nuk gjykohen keshtu juristet. Gjykoni se cka bere Ardian Visha kur ka patur detyre publike, jo cka bere Ardian Visha si avokat.

  14. xhike says:

    bravo xhafa hajde ne sr meqense je i deleguar, na mbush mendjen per ps

  15. Artan says:

    Te gjithe komentuesit perfshire mua kane gabuar kur kane fajesuar mosreagimin qytetar apo pozicionimin e Arvizus dhe vartesve te tij per gjendjen ne te cilen kemi rene.Qytetaret jane tradhtuar sistematikisht ne idealet dhe perpjekjet e tyre,kurse nderkombetaret me te drejte nuk kishin si te perkrahin nje alternative mafioze perkundrejt nje pushteti banditesh si ky qe kemi.Por per fat ne zgjedhjet qe do te vijne nuk do te kemi si alternative vetem surreterit e Edi Rames,Gramoz Rucit dhe te ca mafiozeve qe rrine prane tyre.

  16. Sinani says:

    Nje tjeter arsye per te mos shkuar ne votime! Edi Rama dhe Fatmir Xhafa po vazhdojne flirtet me Berishen! Eshte mire ti lene pordhet e mos te na cajne trapin se gjoja jane socialista! Ata jane qelbesira!
    Dhe per qelbesire, me mire kemi Saliun!

  17. artemisa says:

    personi me plehre i mundshem, ardian visha eshte propozohet nga opozita qe as prokuror tamam nuk ka qene por vetem sekser tek marredheniet me jashte qe ka ditur vetem te shkoje me kurva dhe te beje pazare.
    Ky mik i madh i plehres tjeter mediut, do ti vjelle ato para gjaku qe ka marre nga mediu si dhe licensen e avokatit qe ia dha pa konkurim doktorri.

  18. Tironci Lugano says:

    Nuk jam dakort nga sa thuhet me siper nga disa komentues.Nuk jam dakort ne parim per vete faktin se detyra apo puna e nje avokati eshte e tille.Te mbroje cdo njeri qe i troket ne dere pa e tjeter gje pare nga ngjyra e partise.Ndryshe sdo quhej me avokat.Tjeter gje pastaj qe ne vendin tone gjerat nderthuren ne nje menyre te atille qe ska njeri qe i kupton.

  19. arbani says:

    Avash avash cuna se i nxoret te gjithe kriminela. Edhe Obama avokat ka qene, mendoni se avokatet e mire mbrojne vetem ata qe fitojne. Avokati perfaqeson te mbrojturin perpara ligjit, nuk i merr karakterin. Kot tani, paskeni pritur kete per te deklaruar qe erdhi Aleanca Kuqezi – po Kreshniku a nuk ka qene sekretar ne KQZ dhe drejtor i zyres se luftes kunder korrupsionit?????? Ke kapi atehere????? Ke te kapte, veten?????

  20. ethembej says:

    Duhet ti shohim CV-ne ketij, jo vetem nje fakt.
    Avokat eshte fundja, e ne detyrohemi per profesion te perfaqesojme kedo (LIGJI ESHTE I BARABARTE PER TE GJITHE) po kjo nuk do te thote qe avokati eshte e njejta gje me klientin. Turru e bej politike te gjithe, sikur po te jesh kamarier e ti japesh nje pije Metes behesh i korruptuar. Jo or jo, thjesht ben punen, ske cti besh, kur punon ne mes te m… do vish ere dhe ti

  21. saliberberi says:

    nuk e keni harruar besoj aktivitetin politik te Vishes, kunder qeverise Berisha apo me pare akoma, kunder opozites Berisha. Atehere ai ia nxiu faqen shefit te tij prokuror mbasi merrej tere diten me PS, Kokat e Durresit, mehdiun etj etj. I zoti te mbahej mire me te gjithe, Xhafen perfshire.
    Tani na del kandidat i PS. Sipas meje kjo do te thote se pavaresisht konsumimit te tij teresish publik si mbrojtes ligjor i Mehdiut, Metes etj, Partia Socialiste as nuk merrakoset fare qe backgroundi edhe politik i ketij njeriu demton seriozisht imazhin e saj. PS-se nuk i behet vone per imazin, po atehere per cfare i behet vone ?!!! Ne kete pike gjithe fantazia e secilit mund te sjelle arsye pa fund perse i bete vone PS-se.
    Ajo qe une nuk kuptoj eshte perse valle, vete i interesuari nuk arrin te kuptoje qe eshte teresisht i konsumuar dhe per rrjedhoje i pamundur per te mbajtur nje detyre te tille ! ? Apo ka rrjedh e qorruar ?!!
    Po sikur, larg qofte, ky te ishte Prokurori i ardhshem i Republikes ??!! Njerezi mendojeni edhe kete variant, sepse ka edhe me keq. Ky stan kete bulmet ka.

  22. Shkodrani.London says:

    Yyyyyyy,si vershojne komentuesit qe lehin per Berishen.Nuk e kuptoni bllofin e PS???Me shumice votash fiton klyshi qe ka propozuar Berisha,nje vegel qorre te sjelle nga Shkodra prej Zhelefines.Kandidatura e Ps,duhet te votohet nga Fatmir Mediu,doshta dhe ndonje perkrahes i tij brenda mazhorances.Kjo eshte nje menyre per ti marre vota shumices.Komentuesit ma siper,duke luajtur inteligjentin,bejne si te majte te paknaqur me Ramen.Ne fakt jane shpellare sherbetore te Dr Plehut.

  23. e verteta says:

    Eh sa shume nxitohemi ne analistet pabuksa.Nuk e dime se ku fle lepuri.Beni nje llogari te thjeshte duhen vota per te mos u zgjedhur presidenti.Ilirin e Mete pse e thirren ne amerike,pse nuk e dine qe eshte kokrra e hajdutit.po pse mediu nuk eshte i kesaj kategorie?Duhet djema duhet qe te behen zgjedhje te parakoshme.

  24. teni says:

    Po ca flisni per Aleancen Kuq e Zi? Kush do e shpetoj kete vend, Kreshnik Spahiu? A nuk ishte Kreshnik Spahiu Zevendes Kryetar i KLD gjate gjyqit te Gerdecit, Metes etj etj etj? Ca beri ndonjehere ky zoteri pervecse shkaterroi sistemin e drejtesise dhe mbushi xhepat me gjoba per te emeruar gjykates? Po pse mo me ca parash po financohet AKZ?
    Ardian Visha mund te jete plehre ose mund te jet zotni burr, po nuk mund ta gjykosh pse ka qene avokat i Mediut. Avokatet jane privat dhe me ligj kan per detyre te mbrojne klientin e vet. Ketu ska as imoralitet e as korrupsion. Ndryshe nga ky trimi i madh nacionalist i AKZ, qe ka vjedh sa esht shqep, ka organizu zgjedhjet e 1996, ka drejtu kurset 6 mujore per gjyqtare ne kohen e Saliut president, eshte akuzu per vjedhje e korrupsion gjate gjithe kohes, kurse tani na shet dengla se do beje Shqiperine.

  25. i lodhuri ne pritje says:

    o njerez! Rama nuk merr vesh nga punet e drejtesise-kjo eshte e provuar qe kur ndryshoi kushtetuten me mendimet e juristit me medioker qe ka PS-Fatmir Xhafa qe nuk ka punuar nje dite te vetme ne profesion, ah po ka qene Minister dhe perpara sekretar i bashkimit te rinise te Punes. Qekur i beri peshqesh Dhori Sollakun ne parti, ky i fundit po percakton prurjet e reja (te vjetra) per nga integriteti moral dhe profesional. Pse mbaruan juristet e ketij vendi per te ricikluar produkte atavike te kohes se Fatos Nanos e Dhori Sollakut? Z. Rama, nese nuk e terhiqni kete kandidature, do te beni shume njerez te pakenaqur dhe ky nuk eshte sinjal i mire. Thirrja per rilindje kombetare besoj se eshte nje shaka pasi ne fakt pa ardhur enede ne pushtet po deshmoni se jeni per riciklim kombetar vs rilindje kombetare. keshilla! largo Fatmir Xhafaj sa nuk eshte vone se po degradon kredencilat qe me mund po i nderton.

  26. Sara says:

    Ky eshte versioni jone i “rotacionit”,te njejtat fytyra e personazhe qe reciklohen…te njejtet parazite qe ushqehen sa ne kurrizin e njerit sa te tjetrit.Kjo eshte alternativa qe ofron z.Rama???Ai vazhdon propozon dhe emeron ne saj te llogarise bankare te te perzgjedhurit dhe nuk bazohet ne asnje kriter tjeter.Gjithcka eshte business!

    1. olti says:

      Cfare ligji ka thyer Ardian Visha, Sara, a mund te ma thuash? Dikush do ti mbroje kriminelet ne pushtet si Salih Berisha, Fatmir Mehdiu, Ilir Meta para gjyqit apo ti thua te heqim sistemin e mbrojtjes me avokat dhe te veproje gjyqi i popullit?

      Ne se miku im Visha ka kryer krim, ne baze te ligjit Shqiptar i hiqet licenca e Avokatures, keshtu qe te gjithe klyshat e Doktorit per cdo pakenaqesi ti drejtohen dora vete Kryeministrit.

      Duhet ti beni mbrojtje me dinjitoze Doktorit se e meriton.
      REspect!

      1. Sara says:

        Nuk e paragjykoj absolutisht per mbrojtjen ndaj Mediut sepse ai eshte profesioni i tij.Hyn ne te drejtat e cdo qytetari perfaqsimi avokator perballe ligjit.Paragjykoj personazhin “Visha”sepse eshte shembull tipik i protagonisteve te sistemit te sotem qe per ta thene popullorce “hane buke me te gjithe”.Te pakten per ke jeton ne Tirane dhe i njeh dinamikat dhe personazhet e ketij lloji me nga afer,zoti Visha nuk personifikon shembullin e virtytit moral qe duhet te jete kriter te pakten ne perzgjedhjen e KLD.Te pakten per KLD dhe Kushtetuesen duhet te jemi me perzgjedhes…ndoshta ti mund te thuash qe deri me sot nuk kemi pasur shembuj te virtytshem…edhe kjo eshte e vertete.Por ky zoteria qe e ka kandiduar premton ndryshim dhe nese ky konsiderohet “ndryshim”atehere le shume per te deshiruar…

        1. olti says:

          Sara, njerez si une nuk presin nga Edvini te rregulloje gjykaten kushtetuese e KLD aq me pak bo u be kryeminister. Ai nuk duhet te nderhyje pasi gjyqesori do te shpetoje nga juristet me profesionale e jo nga politikanet.
          Ne Shpresojme qe Doktori te largohet sa me shpejt nga politika, Shqiperia te jetoje zgjedhje te rregullta e sa me te shpeshta 10 vitet e ardhshme sepse ne qe dime ta lexojme mire Tiranen e shohim me nota shume pesimiste.
          Shkaterrimi i Shqiperise jane burrat e forte dhe Shqiperia e dobet.
          REspect.

      2. Palla says:

        Profesioni i avokatit, si cdo profesion, ka edhe moralin, ka dhe fitimin, parate. Ky zgjodhi parate perpara moralit, kaq mjafton per te vertetuar se cfare do te beje po u zgjodh ne ate post publik. Po te kishte MORAL nuk do te perfaqesonte shkaktarin e tragjedise se Gerdecit, do t’ja linte nje tjetri.

        1. olti says:

          Me kete llogjik per vrasesit do te kete vetem avokat te pa-afte te paguar nga shteti.

          Morali i avokatit eshte te mbroje sa me mire klientin e tij brenda kufijve juridik. Ne se nuk e ben kete qellimisht, atehere vrasesi ka te drejte te kerkoje gjykim te ri pasi i jane shkelur te drejtat e njeriut.
          Moralisht Visha duhet te beje mbrojtje sa me te mire klientit te tij. Ka avokat qe marrin ne mbrojtje per bamiresi kliente qe nuk merren persiper nga njeri si pasoje e frikes nga publiku.
          Ne nuk jetojme as ne demokraci e as ne diktature prandaj dalin keto diskutime qe mbajne arome vete gjyqesie apo Kanuni.

  27. Epiroti says:

    Kryeturpi i Ed Rames , kjo verteton komprometimin e thelle me ngurimin qe shfaqi per te denoncuar rrepte ngjarjen e Gerdecit menjehere pas ndodhise se saj!
    Ed Rama , mallkuar qofsh si profan i shpreses se shqiptareve dhe i opozites!

    1. getati says:

      E dija qe kjo do ishte faqja ku do ishin mbledh gjith urrejtesit e AKZ dhe PD –
      Po te gjithe jane njelloj, vetem lideret tuaj jane hajdute e matrapaz te provuar. Ikni qani te mami tani.
      Rama eshte politikani i te sotmes dhe te nesermes, jo i te djeshmes qe nuk iken kurre, si Kreshnua dhe Salua.
      Kshu pra fikeni trurin, PS per te pakten 8 vjet qe nga 2013.

  28. Edvin PIKTORI says:

    Pse me shani mo burre. Po deri dje ju me konsideroshit si Mesia mor burre. Po pse mor burre une e kam fajin qe ju me kujtoshit si cun te paster? Vidh e vidh une, fut leke me leje ndertimi, ju smerrshit vesh hic. Rrofte Edi thonit. Hani tum tani te gjithe. I pershendes militantet e mi qe kane akoma besim tek une. Ju premtoj qe do ja fus edhe me shume sa krahu mo burre. Shoke komunista, mbajeni veten. Ju premtoj qe nga 2017-ta ose 2021-shi do bohem kryeminister.

  29. Terezina. says:

    Nuk ka mundesi te zgjidhet ky person sepse i ka sherbyer me devotshmeri korrupsionit dhe politikaneve me duar te pista…

  30. Popullori says:

    Me vjen keq qe beheni kaq Siperfaqsor.
    Juristet dhe avokatet e mire kane ngelur shume pak dhe Kandidatit shikoji punen dhe jo “Gunen”. A nuk ishte ky kandidat Ardian Visha qe ka mbrojtur ceshtjen e shkarkimit te Prokurorit te Pergjithshem Sollaku, ne vitin 2007??
    Nese je Avokat dhe fiton gjyqe , qofshin keto te kujdo ,Mediut,Metes,Saliut etj, tregon profesionalizmin e ulet te Gjyqesorit dhe jo VLERAT e Avokateve.
    Nuk behet Opozite me Komente te Gazeta Tema, se po kjo Gazeta ka qene BESNIKE E SALIUT para disa viteve, APO KETE E HARRUAT DHE U KTHYE NE VLERE TANI…

  31. Beni Tirona says:

    Ehh mor njerez… Dolen menjehere harabelat e Kreshnik hajdutit te propagandojne antisulltanin e ri. Ate njeri qe hiqet sikur do jete ndryshimi por qe realisht ka 2 dekada qe ha buke me PD-n. Shume mire e thane parafolsit. Ku ishte kreshniku kur merresh vendim per Lulin dhe abuzimet apo per Mediun? Mos ndoshta ne londer duke blere kemisha burberry apo duke pare ndeshjen barcelona – inter?

  32. Nadia Shabani says:

    Hajde turp hajde!!!! Po pse more u mbaruan juristet e ndershem ne Shqiperi por duhet te ricikloni figurat e amortizuara nga pushteti i felliqur i Saliut? Nuk ka per tu miratuar nga PD-ja se do fitoje ai i agjensise se kthimit te pronave qe i ka dhene pronat Argites me Shkelzenin e Saliut po perse PS-ja duhet te binte pre e kesaj loje? Pse nuk ka menduar per reputacionin dhe humbjen e besimit te popullit ndaj saj? Ketu nuk po diskutojme se eshte me i mire Kreshnik Spahiu se nuk po e bej te mire perderisa drejtoj KLD-ne e korruptuar si Shpresa Becaj dhe mbajti sehir per te gjitha vendimet e gjykatave te korruptuara nga Saliu por po kritikoj Edi Ramen se po ben gabime trashanike si ai qe beri ne 2008 me ndryshimin e kushtetutes dhe mban afer vetes juriste te paafte. Pse duhet ta bente nje propozim te tille? Kujt i sherben ardhja e Ardian Vishes ne KLD? Perse nuk e ka degjuar kundershtimin e Pandeli Majkos? Pandeli Majko eshte nje nga figurat me te mira te politikes shqiptare por duhet te degjonte Fatmir Xhafen qe e pame mire se cfar ndodhi me vjedhjen e zgjedhjeve te bashkise se Tiranes se cfar thoshin ne mengjez nuk thoshin ne darke juristet e PS-se.

  33. shperthyesi says:

    rama eshte nje deshtak byth*ire, ska per ta mare me voten time!

  34. dori says:

    Nuk e kuptoni qe vendosaj e ketij Avokati eshte presion mbi Mediun dhe Ilir Metes se ky ja di lakrat Ilirit me ate sekretarin e tij qe u arrestua nga amerinkanet , te shhini se kush doi te fitoj ////

  35. razo says:

    Jam 100% kunder! Nje njeri qe mbron kriminelet dhe hajdutet e Gerdecit me Mehdiun dhe Berishen nuk duhet propozuar kurrsesi.

    Se kuptoj perse ju duhet dhene dicka per pertypur kermave te Saliut? Kur fare mire mund te rrine si dhjere si po rrine gjithe kto vite.

    Propozimi te terhiqet urgjentisht dhe ata qe e propozuan te mbajne pergjegjsi.

  36. socialeshi says:

    U mor mesh kush eshte Edi Rama dhe ata qe e rrethojne ne Partine Socialiste. Ata mendojne vetem per miqte dhe parallite ne postet publike dhe jo per njerezit qe i sherbejne popullit. Deri sa te jete Edka dhe Miri i Xhafkes ne krye te PS-se, mos prisni prokopi prej tyre. Zoti i ndihmofte shqiptaret, se sa per politikanet, ata jane te gjithe kriminele.

  37. razo says:

    Ky propozimi i PS paska qene tallje bythe… Kta te PS-s sot ne mengjes e kane bere propozimin gjate mbledhjes se Komisionit te ligjeve ne Parlament kur po degjonin Cefen e PD-s.

    O gazetaret e Temes perse tallni trapin me kta te Saliut? Si mund te merret seriozisht nje propozim i bere kur per tjetrin ishte vendosur e po mbante fjalimin?

    Desh na iku gjaku ne fund te kembeve, Fatmirit me Shkelznenin dhe babit te tij do ju hapet prape gjyqi..

    Hajd shendet, keq te vjen per kta kokcepat e Sales, po vari lesht mire tju behet.

  38. anticensurë says:

    “Propozimi i Vishës nga opozita i jep atij pak shanse të bëhet anëtar KLD dhe viktimave të Gërdecit edhe më pak shpresë se politika shqiptare do ta zbardhë ndonjëherë atë histori të ndyrë korrupsioni, ku pas lobimit të djalit të Sali Berishës lulëzoi një biznes që mori 26 jetë njerëzish.”
    mos harroni të fusni dhe 21 janarin që rama e ka bërë dalje që me “përqafimet mallëngjese”!
    vaj me det o milet!

  39. Palla says:

    E moret vesh te dashur shqipetar:
    M…. PLAKU E M….. I RIU
    M …. EDI E ME M …. SALIU
    NGRIHUNI ME HU T’I ZEME …
    PO E DONI VENDIN TENE

  40. gjethi says:

    Visha eshte njeri me nerva te hekurta, me dinakeri te rralle e me durim tye pa fund. Kur me urdher te nanos Albenc Ago(shoferi i Nanos) i vrau motren-nene e Elsa liles, VBisha beri budallain dhe i kerkoi Nanos vendin e zv/drejtorit te doganave. Pasi mblodhi te tere parate e nevojshme ne dogana(mbi dy milion marka)me para ne dore i zbuloi te gjithe hollesite e vrasjes se te motres. privatisht gjeti vendin,ku fshihej ne Itali Albenc Ago dhe me ndihmen e italianeve gjysem privatishte arrestoi. Visha eshte aq njeri praktik sa nga njera ane i shiste Klanit te Marselit dhe Blendi Fevziut dosjen e vrasjes se Azem Hajdarit, nga ana tjeter bente pazare korruptive me Fatmira Hajdarin per kriminele te rendesishem. Ne vitin 2001 ndihmonte djemte e Fatos klosit per te vene pergjues ne zyren e Gjin Gjonit nga ana tjeter bente pazare me shume euro po me gjykatesin Gjoni per te liruar me arrest shtepie trafikantin turk te droges.Visha realisht e meriton vendin en KLD ne vend te kukulles pa gjak te argites me emrin Cefa!!!

    1. Trust_no1 says:

      I nderuar parafoles ke nje gabim ne personazh. Ato qe shkruan lidhen me Saimir Vishen i cili eshte gjithashtu avokat.

  41. MrVampoja says:

    Ky eshte nje vendim per te risjelle ne vemendje çeshtje e Gerdecit ne KLD. Duke qene se Kreshniku nuk beri ndonje gje ngelet nje rimekembje e saj. Besoj se kjo zgjehje eshte e duhura

  42. piratips says:

    Nje vendim deri diku i drejte, keshtu ka shanse per nje ri interesim ne çeshtjen e Gerdecit per tu rikthyer edhe njehere ne vemendje te KLD. Duke qene se Ardian Visha eshte me i informuar per kete besoj se do jete nje zgjedhje e mire

  43. skenderi says:

    megjithese jame meso burre te themi ;DERRAT NDAHEN NE TE MAJTE E TE DJATHTE,fundi i fundit derri eshte derr, pavaresisht se ngjyroset,populli s’eshte e thene ti shkoje pas derrave

  44. orli says:

    Sala+Nano+Rama+Meta+Ruçi+Ceka+Gjinushi+Mediu++++politikanet e 90-es=pjelle e ppsh-es e sigurimit famekeq!!ti mbani me shendet.

  45. juristi says:

    visha, nuk esht socialist, por quasi komunist..mgjtht per ata qe nuk e dine visha ka punuar ne prokurori me perkushtim te jashtezakonshem njerezor…po ashtu ka qene ne avokat luftarak, dhe ne ceshtjen Mediu eshte angazhuar per shkak te njohjeve njerezore dhe shoqerore, por deshtimi i ceshtjes ska te beje me Vishen por me paaftesine e prokurorise e mungesen e deshires se policise per te hetuar..Visha si jurisht i zoti e njeri me karakter i ben nder PS, por me shume drejtesise nqs do zgjidhet..ndersa vreri e blata qe hedhin shumica e painformuar, me se shumti i sherben PD.

  46. Treviso says:

    P,S, kerkon te marre pushtetin.ç’far jane keto mendime qe ç’faqni. Doni te vendosni ujkun qe te ruaj delet. Ne terezi e paskeni o socialista. Prandaj nuk i keni fituar dhe as nuk keni per ti fituar kurr me keto gafa.

  47. cfc says:

    ket vishen e mbaj mend ne londer aty ne 96-97 si lyps dikush thote qe ishte fuks i shikut ne ate kohe,edhe pse bejshim muhabet me te kurre nuk na thoshte pse ishte ne londer,sot kur e shikoj ne pozite ne albanistan mendoj se sa shtet mafioz dhe kot eshte katandisur albanistani.pershendes tan shqiptaret e swiss cottage e belsize park ne londer per ato vite .kush mendonte se ky visha fuksi do behet me bole ne albanistan.anglezet thojne YOU NEVER KNOW….

  48. HOSI says:

    kY VEND KA KOHE QE KA MARRE FUND.Kur populli hesht dhe rri, mire te ia bejne, por te mos harrojne se me keq do te shkojne dhe ata do i sundojne. Mashtruesi do prane mashtrues dhe te paafte per pune te mira e mjeshter per ato te keqia.

  49. blerim32 says:

    se kuptoni qe PS ka arsye te forta per vendosjen e Ardian Visha.aq me teper duke qen se ishte dhe avokati i mediut dhe ilirit dhe prania e tij ne kete post keta te fundit do jen ne presion nga frika se mos u nxjere te palarat

  50. Endrit says:

    Pse duhet qe suksesi profesional i nje personi me pervoj te larte ne fuzhen juridike te gjykohet nga ceshtjet qe ai ka kryer dhe prfunduar. Te gjithe Avokatet e suksesshem ne te gjith boten vlersohen nga aftesite e tyre per te nxier te pafajshem klientet e tyre dhe kur ata jane fajtor. Nuk eshte gabim propozimi i PS per kandidat ne KLD te Av.Ardian Visha. Propozimi i nje personi me karier profesionale nuk eshte gabim po perkundrazi deshir per mirfunksinim i nje strukture te pavarur

  51. Erind says:

    Edi Rames i ka ardhur fundi – ai ne mengjes qan te vdekurit e Gerdecit, ndersa ne darke – pine dhe han me avokatin privat te njeriut qe beri vrasjet e Gerdecit.

    Te propozosh nga ana e PS-se njeriun qe deri dje ka gerthitur me te madhe se Gerdeci nuk eshte veper e Mediut – KJO ESHTE KURVERI POLITIKE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje