Aksident në Dajt, makina bie në greminë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

5 Prill 2012, 09:56Politika TEMA

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Dajtit.

Policia tha se një automjet me të cilin udhëtonin 3 persona ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga 300 metra lartësi në humnerë.  Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Ilir Gjoni dhe janë plagosur shtetasit Taf Cera dhe Blerim Dajti të cilët u dërguan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se terreni ku kishte rënë makina ka qenë shumë i vështirë prandaj është dashur ndërhyrja e forcave “RENEA” për të nxjerrë të aksidentuarit nga gremina.

Sipas policisë, të aksidentuarit punonin një një lokal në Dajt ku Ilir Gjoni ishte kuzhinier, ndërsa Blerim Dajti punonte si roje.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

4 komente në “Aksident në Dajt, makina bie në greminë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur”

  1. Aksidentet ne Shqiperi jane te perditshme, eshte bere normalitet ketu te vdesin njerzit rrugeve. Askush nuk e vret mendjen per ate pune. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/mdc-njofton-fillimin-e-protestave.html

    1. aaa says:

      kush e ka fajin qe ata ecin te pire dhe i duket greina si fushe????

  2. Deti says:

    Ngushellime familjareve. Ajo rruge eshte len me qellim ne meshire te fatit dhe nuk eshte cudi qe ndodhin aksidente te tilla.

  3. miri says:

    Ngushellime familjes se te ndjerit. Iliri ka qene nje nga guzhineret me te mire te asaj zone ne pergatitjen e gatimeve te ndryshme tradicionale. Me nje eksperience te shkelqyer jashte por sidomos ne shtetin Gjerman. Me pak fjale profesionist ne punen e tij. Me thene te drejten dhe kete e dine te tere qe kane qene ne Dajt me makine qe ne kete rruge mungon ne total sinjalistika rrugore per me shume se 10 vjet. Kohe qe perkon me ndertimin dhe venien ne perdorim te teleferikut te dajtit. Nuk duhen shume mend qe te marresh nje pergjigje pse nuk behen inestime ne kete rruge dhe kete zone te frekuentuar nga te tere. Interesat e ngushta te fitimi sjellin probleme. Nuk ka pse te lihet ne meshire te fatit nje vend i tille si dajti sepse dikujt nuk i intereson te behet investime per perfitime personale. Me shpresen qe ky problem te zgjithet sa me shpejt. Presim nje vendim te qeveris per probleme me rendesi per komunitetin. Dhe jo te merret me pederastet me respekt Miri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje