Berisha i jep Vatrës 36 milion lekë nga buxheti i shtetit për të festuar

4 Prill 2012, 18:53Politika TEMA

Kaq u kushton taksapaguesve shqiptarë ftesa që organizata Vatra i ka bërë kryeministrit shqiptar për të festuar në Nju Jork 100 vjetorin e themelimit të saj. Qeveria ka miratuar sot një vendim që parashikon dhënien e një fondi prej 36 milion lekësh për Vatrën, që ajo të festojë 100 vjetorin e themelimit, që përkon me 100 vjetorin e pavarësisë. Paratë do jepen nga fondi rezervë i qeverisë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave vendosi: Ministrisë së Punëve të Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, në programin 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, t`i shtohet fondi i përgjithshëm prej 3 640 000  ( tre milionë e gjashtëqind e dyzet mijë) lekësh, për financimin e shoqatës “Vatra”, me seli në SHBA, me rastin e festimit të 100 – Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, si dhe kremtimit të  100 – vjetorit të krijimit të shoqatës. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave,” thuhet në njoftim.

Kryeministri Sali Berisha duket e ka përjetuar shumë keq faktin që kreu i opozitës u prit në Uashington. Për këtë ai nxitoi të organizonte një udhëtim. Shkak u bë festa e Vatrës. Po ashtu Berisha do vizitojë edhe një muze dhe po lobon fort që të organizojë ndonjë takim në Departamentin e Shtetit.

25 komente në “Berisha i jep Vatrës 36 milion lekë nga buxheti i shtetit për të festuar”

  1. Po ajo $250 -cash qe do te paguaje secili prej atyre shqiptaro-amerikaneve per te qene present ne festimin e 100 vjetorit te Vatres -ku dote shkoje?? Cfare do te bejne Gjon Bucaj, Agim Rexha-me 4 klase nga Kosova -ky i fundit vjen voton cdo vit ne zgjedhjet ne Shqiperi me rrugen e te gjitha takemet e qokat te paguara nga Sali Berisha direkt-e Dalip Greca cfare do te bejne me $36 milion dolaret??
    Korrupsion me firmen e Berishes!!

    1. aqifi says:

      Te pakten Sala ka progres ne raport me kohen e Evenrit! Enveri i jepte miliona njerezve me bisht ne Amazone dhe ne Indi, kurse ky Enveri i sotem ja jep shqiptareve. Gjithsesi, pare te hedhura kot. Me mire te kishte bere nje shkolle te re ose nje rruge fshati…

      1. Adriatik says:

        Ore Qifo, pse flet si robot I programuar? Enveri u jepte miliona njerzve me bisht te Amazones!
        Ti dhe gjithe fashistet e rregjimit berishian, jo qe nuk vleni sa nje qime e Enverit, por jeni aq te demshem sac jane 20 bomba atomike te teknologjise fillestare te Hiroshimes. Sot Shqiperia eshte nje Troje e rrenuar dhe Hiroshime e djegur ne ‘fundin’ e luftes se Ftohte. hakmarrja juaj atavike vazhdon……….!

    2. Monika says:

      I ka parate e Sheqeres e te rames. Po ne kurriz te femijeve te tije do veje.
      http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/

    3. FANNOLI says:

      Mbaju Vatër frikë mos ki
      Se ke djemtë në Shqipëri!

  2. NYC says:

    Doni me per Belulin???? me falni per Vatren. Shoqata Vatra eshte dega e PD ne NY.

  3. askushi says:

    Bravo ! Kishte mbetur ne pike te hallit”Vatra”.Besoj se tani ju mbushet mendja qe jemi superfuqi ekonomike 2012

  4. onni (me falni per fjalorin) says:

    populli ngordh per buke,policia eshte pa karburant,krimi po shkallmon tironen.ky malok i qelbut con leket ne amerike per vatren…kush mutin eshte vatra ca ka bo per vendiin e dashur kjo vatra..po ky malok do ekzekutu mer…AVNI RUSTEMI ku je tani shqiperia ka me shume nevoje se ne ate kohe…

  5. a.kerrnaja says:

    Te sponsorizosh nga Shqiperia nje aktivitet qe normalisht duhet ta beje
    Vatra me fondet e veta tregon disa pika te errta:
    -Kjo shoqeri dikur patriotike e gjithe shqiptareve dhe legjendare e fan nolit te madh eshte kthyer ne nje fantazem.
    -Impotenca e vatres per ate vlere financjre modeste tregon se ajo eshte braktisur totalisht nga shqiptaret.Numri i shqiptareve te te gjiha trevave i afrohet gjysem miljoni ne SHBA .Keshtu vetem nga nje dollar te jepnin per “fakirat” dr evilit berishe dhe perfaqsuesit te PD per ameriken gjon bucit duhet te mbidheshin gjysem miljoni dollare.

  6. Shkodrani.London says:

    Te gjitha levizjet pd-iste ne Bote duhet te financohen.A nuk financonte edhe Enveri levizjet komuniste??? I duhet ketij pordhes nje udhetim ne Amerik,pasi nuk po kujtohet kush per kete pleh.Ku i dihet,ndoshta ja mohojne vizen Gedafit te Ballkanit,Kryetarit te Partise Komuniste Demokratike Sulltan Sali Ramallah Firaunit.

  7. Ky njeri nuk pyet as per ligj, as per institucione. Ky ben cfar i don koka e tij, pa pyetur fare, se nje dite do te perballet me drejtesine.
    http://mdcal.blogspot.com/2012/04/kie-prokuroria-te-mos-ndikohet.html

  8. Emigranti says:

    Vatra ne amerike ka vdekur.

    Asnje prej nesh nuk i afrohet vatres qe kur e morren ne dore ca malesore qe gatuajne gjelle.

    As milionat e Berishes nuk e shpetojne dot Vatren.

  9. Delli USA says:

    Fatkeqesisht Vatra e euroditeve Noli-Konica ka rene ne dore te injoranteve dhe batakcinjve, prandaj dhe vlera e saj sot eshte zero.Komuniteti shqiptaro-amerikan i mbas 90 eshte dhjetra here ne mos qindra me i madh se ai i para 90-es.Ky komunitet eshte gjithashtu shume arsimuar dhe ka krijuar me dhjetra shoqata,duke qendruar larg vatres se sotme qe ka nje nivel medioker per te qare hallin.Dalip Greca i ardhur vitet e fundit ne Amerike eshte me arsimuari nga ata shpellaret e vatres.Dalipi jo se eshte antar i vatres,por eshte punesuar prej tyre,se ne krahasim me veten u eshte dukur prosesor i madh.Shpellari Sali po shkon te shpellaret e Vatres.

  10. Altini USA says:

    Vatra,e ceshte vatra nje tufe injorantesh dhe batakcinjsh qe ftojne nje batakci dhe kriminel si Saliu.Me thoni nje shqiptar i mbas 90 qe eshte afruar me keta relike te kohes se babaqemos.Do thoni ju eshte Dalipi nga Lushnja,po duhet te dini se Dalipi ngeli pa pune, dhe kur ka injorant qe paguajne per te rregulluar imazhin e tyre, Dalipi nuk ka pse mos te perfitoj.Dalipi e di mire se cfar soj sorollopi jan ata te vatres,nga halli njeriu i thot derrit daje.

  11. analisti says:

    vatra debon prej saj kristianet,ortodokset,mban vetem myslimanet me nje Naum Prifti sa per forme.

  12. MAN HATENI says:

    KONFERENCË SHKENCORE PËR 100 VJETORIN E FEDERATËS ”VATRA”
    Njoftohet komuniteti shqiptar se me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, të shtunën me 28 prill 2012 do të mbahet Konferenca Shkencore “Federata Pan-shqiptare e Amerikës ”VATRA, 100 Vjetë në shërbim të Kombit”. Në konferencë do të mbajnë kumtesa studies të njohur të botës akademike shqiptare:
    Prof. dr. Nicholas Pano
    Prof. dr. Beqir Meta
    Prof. dr. Jusuf Bajraktari
    Prof. dr. Fehari Ramadani
    Dr. Elez Biberaj
    Anton Cefa
    Mal Berisha.
    Bejtullah Destani
    Idriz Lamaj
    Dalip Greca
    Ilir Ikonomi
    Naum Prifti
    Agron Alibali
    Sevdai Kastrati
    Konferenca Shkencore do të fillojë në orën 9 të mëngjesit dhe do të mbahet në një nga hotelet e njohura në Manhattan, “The Helmsley Park Lane Hotel”, që ndodhet në adresën:
    36 Central Park South, New York, NY 10019.
    Tel: (212) 521-6640
    Do të ketë edhe një Kokteil
    Hyrja është e lirë.Ndalohet hyrja per avni rustemin , vasil lacin
    dhe per shote galicen e tropojes..

  13. sali-qelbesiri says:

    ka leke te paguaje pensionistet per Prillin apo do i lere ne rradhe me jave te tera?

  14. bisha - berisha says:

    Thjesht po bej transferim parash ne rast se nuk “fitoj” perseri me “ndershmeri”

  15. Kelmendasi says:

    O komunist mos u merzitni Enveri vetem Zhoao Amazonasit i jepte 50000 dollare ne vit kur skishte çte haje populli te pakten keta jane shqiptare e per feste po i marrin .Ai merrte per revolucion e bomba

  16. marjani says:

    A mund te shkoje perpara shoqeria shqiptare nga keta shpifsa?C’jane keta njerez qe sic thote Faiku e kane diarene nga goja? O te papergjgjshem, po Vatra vetem ne permbytjen e Shkodres dergoi 50 mije dollare ose ta konvertojme me kursin tuaj 50 milion dollare. Nese Qeveria po i jep Vatres per kete 100 vjetor nje shume simbolike(qe nuk perballon as harxhet e Ekspozites fotografike “100 Vjet Histori e shqiptareve te Amerikes”, nuk u be hataja. Edhe opozita duhet ta perkrahe kete xhest simbolik.

    1. FANNOLI says:

      O Marian i mencur. Pse keto para po na i jep Pozita? Pupupu na turperove! Mos shkruaj me se na zbulon nivelin tend

  17. Berlin says:

    Tani po e kuptojme se pse erdhi biberaj para ca kohesh dhe dha intervista. Ai paska qene me “mision” per ti zhvat pare berishes !!!

  18. mira says:

    Nja 2-3 ligjeruesit e aktivitetit te vatres i njoh e me te shpifuir njerz ne bote nuk ka. Hane e jetojne akoma me parate e shtetit shqiptar. Jane diku jashte shtetit te emerar. Qamet i madh per popullin tone kush e drejton.

  19. elinksar says:

    Pwr Alban |Degen,
    Paske qene kokrra e idiotit dhe te shiturit, e do te na besh pallavra me patriotizem ketu. Le te kthehen keta patriote e te punojne po ta duan vendin, jo ta vjedhin vendin me korrespondence, duke perdorur parate tona per ti bere fushate Saliut. Sa taksa ka paguar ky patrioti apo ti?
    QELBESIRA!!!

  20. Shqipetari,Copenhagen says:

    Vertet Enveri e Partia ne pushtet financonte partite simotra te tija me leket e Popullit,por ceshte e verteta i dhane nje reputacion te mire Shqiperise ne Bote,pamvaresisht sistemit qe ndiqte.Shpenzoheshin leket e popullit ne emer te Popullit e te Shqiperise,e populli ekonomikisht ishte pothuajse i gjithi ne nje nivel,ndersa tani Partia ne pushtet PD ka krijuar ne popull nje diference ekonomike ku shumica e popullit ushqehet me lista dhe jane ne kushte skandaloze jetese e ku disniveli ekonomik eshte skandaloz.Kush ja jep te drejten Kryeministrit te financoje shoqaten Vatra me leket e popullit? ku kjo shoqate perfaqeson interesat e partise Demokratike e te liderit te saj dhe jo interesat e populit dhe te Shqiperise.Apo si shok Komunist qe e kemi Kryeministrin duhet te vazhdoje ne rrugen e ENVERIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje