Në listën e familjeve që po ndihmohen për të blerë shtëpi me kredi të buta nga Bashkia e Tiranës figuron edhe vëllai i Ervina Osmanit, punonjësja e Gardës së Republikës që dyshohet nga prokuroria se ka marrë pamjet e filmimeve të 21 janarit. Emri i Enton Osmanit renditet mes familjeve që kanë fituar kredi të buta dhe sipas burimeve të gazetës “Shqip”, emri i tij është futur muajt e fundit, nga administrata “Basha”. Ky është rasti i dytë që bashkia ka ndihmuar familjet e personave që kanë qenë aktivë gjatë demonstratës. Familja e Agim Llupos, gardisti që dyshohet për vrasjen e Ziver Veizit dhe Aleks Nikës, ka përfituar kredi. Në listën e publikuar ishte emri i nënës së Agim Llupos, dhe pas kërkimit në regjistrin e gjendjes civile, rezultoi se Liri Llupo ishte kryefamiljarja. E njëjta “skemë” ka ndodhur edhe me familjen Osmani. Emri i publikuar na bashkia është Enton Osmani. Pas kërkimit në regjistrin e gjendjes civile, rezulton se në familjen e këtij personi figuron edhe shtetasja Ervina Osmani. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme konfirmojnë se Ervina Osmani është nën hetim nga njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës për fshirjen e pamjeve të 21 janarit, nga serveri i Kryeministrisë. Roli i saj ka qenë aktiv, aq sa ka “urdhëruar” shefin e IT-së, Armando Kasa, që një kopje të këtyre pamjeve ti servireshin asaj. Akuza dyshon se kjo shtetase ka marrë në dorë pamjet e regjistruara gjatë demonstratës, ku duken disa nga drejtuesit e Gardës së Republikës që qëllojnë në drejtim të ulët nga toka.
Veprimi i Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar dy nga familjet e të hetuarve për 21 janarin konsiderohet “presion” i hapur për prokurorinë, e cila duhet të ndajë përgjegjësinë ligjore të të hetuarve për vrasjen e katër personave dhe plagosjen e dhjetërave të tjerë. Miratimi i kredisë së butë për familjen Osmani dhe Llupo vjen në të njëjtën kohë që grupi hetimor mund të ngrejë akuza ndaj këtyre personave dhe çështjen ta dërgojë në gjykatë./Shqip
shperblim mercenaresh
u bete me keq se vellezrit tuaj te sigurimit te shtetit, qe shikonin deri ne tre breza prejardhjen familjare. n.q.s sillni nje artikull per marjen e nje kredie te bute, na tregoni ne se i ploresojne kushtet apo jo, pastaj se cfare lidhjesh familjare ka induksionin po e gjeni ju.
Qenka mire kshtu !-Po dal nje here e po ja hy ne dru Edi Rames apo ndonje tjetri se keshtu ndoshta me shperblejne me ndonje hyrje 2 e kuzhine ,apo duhet me vra ndonje “koke palare” ?
Ky nuk eshte shtet, ky eshte turp.
http://mdcal.blogspot.com/2012/04/mafia-qe-ka-mberthyer-median-dhe.html
Ka dicka qe stonon shume ne kete zhurme mediatike per kete problem.
Nqs keto dy familje plotesojne kushtet zyrtare per perfitimin e kredise bute nuk ka asnje gje te keqe.Por ne rast se ka shkelje te tyre duke i quajtur keto “si familje deshmori” ne sistemin e kaluar dhe ndihmohen jashte rregullave le te denoncohet bashkia e tiranes e lul sali berishes.
Kurse ne hierarqine e shkalles se fajit ne masakren e 21 janarit keto persona qofte llupo apo osmani vetem kane zbatuar urdherat e eproreve te tyre dhe si te tille nuk jane fajtoret kryesore.
Dihet kahja e drejtimit e porosise apo urdherit per “mbrojtjen heroike
te k/mnistrise qe eshte:arvizu-berishe-ndue prendi-agim llupo.
Nuk eshte veshtire te mendohet se amb. arvizu ne dreken e 21 janarit
2011 i ka dhene garancine e tij qe berisha te mbronte k/m me cdo kusht
qofte dhe me vrasje selektive kokpalaresh.
Pergjegjesia e llupos dhe osmanit eshte vecse episodike.
Deklaratat e arvizuse si burre shteti per berishen ose yll ne ngjitje
per lulzim bashen e kompromentojne ate si bashkfajtor per kete masaker.
E dua dhe e respektoj ameriken por me shume dua ta verteten.Nuk duhet me u mare me gjurmet kur ujku berishe po shqyen kopene..
Ore mik, ku jeton ti? A je pak ne brendesi te realitetit shqiptar? A e di ti or mik se ka familje qe presin me vite e nuk futen ne listat e perfituesve? Si eshte e mundur qe brenda muajit futen ne list “familje te reja”? Si eshte e mundur kaq fat paskan kta njerez qe brenda muajit ju aprovohet kerkesa e tyre?
Behuni pak me mendje hapur e shifni realitetin, e them kte sepse njihet nga vitet para ardhese kur Presidenti Sali ka qene ne pushtet. I shperblen mire mercenaret e tij, ju jep pashaporta Amerikane, Angleze, Shtepi e gjithcka ka ne dore.
Lufte klasash eshte ajo qe tjerr zagari Berisha me nipa,kushrinj e farefis ish komunistesh per PS.Ti me emrin Shqiptar me dukesh nje rrot idjoti,sepse prap po te shkarravisin komunistet e spiunet e dikurshem e ti si nje cope servili po ju kthen bythen sic je mesuar.Ketu behet fjale me ju mbyll gojen deshmitarve mos me fol,se po folen,Saluku dhe Lulzimja denohen per genocid e vrasje.Qeveria kurve po shperblen kriminelet,sepse eshte qeveri kriminelesh.Keshtu te ka shperbly komunizmi edhe ty Shqiptari,kur ke padit familjen tande,kushrinjte e shoket.Jeni fare spiunesh qe keni ndrrue lekure,por kjo lekura e re ju bjen shterngueshem e bjen ere tradheti.Shko or tutkun e ngordh ne qenef,se je cop mutit.
Bravo shkodra ja nje pasardhes i LUIGJ GURAKUQIT,me principe e mentalitet demokrati . Keshtu i konceptoj un shkodranet qe luftojne per shtetin demokratik jo ata qe votojne vrasesit protestues
po ky basha po mu kur do me jap shtepi,e kam mbajt tu i dhene me pi ketu ne hollande.
Per mendimin tim sipas ketij artikullshkruesit, jo vetem do te ndershkohet i vellai, po te denohet i gjith fisi i saj sepse punon ne garden e repuplikes,kesaj armike te varet ne litar se keshtu e don xhaxhi mero
Te dhjefsha llogjiken ,o “mbret”!!!…
Prape me biografite ju?Njerezit kane te drejte te jetojne edhe nese nje i afermi i tyre del kriminel!!!C’kuptim ka kjo???
Artikulli i gazetes shqip pervec faktit qe vellai i punonjeses se gardes ka perfituar kredi te bute nga bashkia e tiranes, nuk jep asnje fakt nese kete kredi e ka fituar pa te drejte apo jo.
Pika e dyte shqetesuese eshte se artikullshkruesi shprehet hapur se ka shkelur ligjin “Per mbrojtjen e te dhenave personale” kur shkruan “Pas kërkimit në regjistrin e gjendjes civile, rezulton se …”. Kush eshte ky qe paska regjistrine e gjendjes civile? Si i paska rene ne dore pasi ky regjister ka the dhena personale per te gjithe shtetasit e Republikes se Shqiperise te cilat ruhen me ligj. Komisionieri per ruajtjen e te dhenave personale duhet te reagoj dhe te ngreje padi per kete problem.
Njeri nickun “shqiptar” tjetri emrin “lirim” e tjeti nickun “king”. ju nuk jeni as shqiptar as te lire as mbret apo as te bukur ne shpirt e king te paraqitje. Ju jeni shemtira dhe llumi i shoqerise njesoj si ata qe urdheruan vrasjen e 21 janarit dhe perpiqen t’u mbyllin gojen ekzekutuesve me shperblime. Ekzistoni ju prandaj jane dhe ata!!
Per te jetuar te gjithe kane te drejte,dhe dihet qe shumica si qen te zgjebosur e pakica si mbreter,por ajo qeme shqeteson eshte pafatesia e prokurorise nese do ta quajm ketshtu,por mund te jete dhe mos dashje apo perlyerje ne krim.Ptu njerez te poshter,te pamoral e bythlepires.