Mëngjes shpërthimesh, eksploziv pranë banesës së shefit të krimeve të rënda në Burrel e Fushë Arrëz

7 Prill 2012, 09:58Politika TEMA
Mëngjes shpërthimesh, eksploziv pranë banesës së shefit

Banorët e Fushë Arrëzit dhe Burrelit janë zgjuar të terrorizuar mëngjesin e sotëm, për shkak të dy shpërthimeve të fuqishme me eksploziv.

Kështu, në Burrel është vendosur një sasi e madhe tritoli 5 metra larg banesës së Sami Nelit, që është shef i krimeve të rënda në policinë e kqtij qyteti. Të gjithë anëtarët e familjes Neli kanë qenë në banesë në momentin e shpërthimit, por për fat nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale. Autorët e ngjarjes nuk dihen, por dyshohet që shpërthimi të ketë lidhje me detyrën e Nelit si shef krimesh.

Në Fushë Arrëz ndërkohë, një sasi e madhe eksplozivi është vendosur në banesën e shtetasit Leonard Doda. Nga shpërthimi nuk ka pasur asnjë të lënduar në njerëz, por ka dëme të mëdha materiale në të gjithë pallatin.

Ende nuk dihen motivet e këtij shpërthimi, ndërkohë që policia bëri me dije se ka nisur hetimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje