INTERVISTA/ Veliaj: Beteja për presidentin, e hapur. Koalicion me çdo faktor opozitar

6 Prill 2012, 17:45Politika TEMA
INTERVISTA/ Veliaj: Beteja për presidentin, e hapur. Koalicion me

Sekretari për rininë dhe Emigracionin në PS, Erion Veliaj deklaroi se: “Rama dëshmon se do ishte Kryeministri më i mirë për shqiptarët kudo ku janë në emigracion apo diasporë”. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Veliaj u shpreh edhe për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Sipas tij, PD ka vetëm 68 vota të cilat nuk i mjaftojnë ta zgjedhë presidentin nga radhët e saj. Sekretari i PS-së përjashtoi ndonjë aleancë të mundshme me LSI-në ndërkohë që tha se kontaktet me aleatët e opozitës janë të përditshme, por PS nuk ka votat e duhura në Parlament për të miratuar ndryshimet në sistemin zgjedhor, edhe pse ajo është dakord me korrektimin kombëtar.
Z. Veliaj, muajin që shkoi kishit dy vizita të rëndësishme, e para në SHBA dhe e dyta në Londër. Veç aspektit konsultativ për programin, çfarë qëllimi tjetër kishin takimet me figura të njohura të politikës amerikane e britanike?
Ky është një moment i mirë që partnerët ndërkombëtarë të njihen me alternativën e një qeverie dhe kryeministri të ardhshëm. Rama e përfaqëson denjësisht Shqipërinë, flet shkëlqyer në 4 gjuhë, dhe pa dyshim programi për një Rilindje Shqiptare është ndoshta lajmi më i mirë që ka dalë këto kohë nga Shqipëria. Ky debat për taksën progresive, fokusin në arsim e shëndetësi universale dhe nismat për zhvillim rural janë debate që po zhvillohen sot në Perëndim, ndaj këto vizita kanë qenë dhe shkëmbim idesh mbi programin. Në një situatë kur kryeministri po e izolon vendin nga perëndimi, është gjë e mirë që lideri i opozitës po forcon lidhjet me SHBA dhe BE në një marrëdhënie vlerash që duhet të vazhdojë gjatë gjithë këtij viti gjer në zgjedhje, e shumë më tej me qeverinë e re. Rama është gjithashtu dhe avokati më i mirë i shqiptarëve që jetojnë jashtë. Me vizitat me shqiptarët e Greqisë, Italisë, Britanisë e Amerikës dhe vëmendjen ndaj shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e Luginës së Preshevës, Rama dëshmon se do ishte Kryeministri më i mirë për shqiptarët kudo ku janë në emigracion apo diasporë!
Ka kohë që në PS ka nisur një proces riorganizimi total, që nga anëtarësimet e reja, zgjedhjet e disa krerëve të njësive drejtuese vendore..etj. Mendoni se kjo është ajo që duhet për të çuar PS-në në fitore në 2013?
Ka disa që sugjerojnë që në vend të hapjes e riorganizimit, na duhet stili “koreano-verior” i partisë në pushtet se “fundja kështu fitohet”. Kjo modë nuk është as e dobishme për vendin e as afatgjatë për atë lloj partie. Një parti jo demokratike në pushtet e bën gjithë qeverisjen të tillë. Provat për këtë janë të shumta këto 7 vjet. Ndaj besoj se hapja dhe riorganizimi i PS-së sjellin dobi tek e majta politike, por dhe emancipon sistemin politik. Hapja që kemi bërë me Re:Fressh ndaj të rinjve ka pasuruar ekipin tonë me mijëra të rinj në të gjithë Shqipërinë të cilët do ta bëjnë PS-në më të madhe, më të mençur, më përfaqësuese dhe më fituese. Fundja fitorja është çështje fryme dhe numrash, e PS po investohet tek të dyja me pasion!
Në një intervistë të ditëve të fundit, nënkryetari socialist i Kuvendit, Namik Dokle tha se në PS janë afruar shumë të rinj edhe ata që dikur kanë tentuar të thyejnë xhamat e selisë së PS-së. Mendoni se këtu e ka pasur fjalën për ju që dikur keni protestuar si pjesë e lëvizjes Mjaft?


Më pëlqeu shumë ajo interviste. Namiku është një burrë i mençur dhe me eksperiencë, që gjithmonë ka vlerësuar frymën e ekipit dhe ndër vite nuk është kursyer për kauzën e të majtës dhe sidomos Partinë Socialiste. Gazetarët gjithmonë kërkojnë të gjejnë lajm edhe aty ku nuk ka. Unë jam i bindur se Namiku është një nga ata socialistë që i mbështesin të rinjtë. Këtë e them se e kam parë, por edhe e kam ndjerë në eksperiencën time vetjake. Fakti është i thjeshtë: Partia Socialiste është e hapur ndaj të gjithëve, sidomos të rinjve, duke përfshirë këtu edhe ata që në të kaluarën mund ta kenë kritikuar. Dhe unë besoj se kjo është një vlerë që ne si të majtë kemi.
Kohët e fundit ka pasur kritika të shumta edhe nga aleatët e Partisë Socialiste, të cilët janë të pakënaqur për mënyrën se si po trajtohen nga PS, për më tepër për reformën zgjedhore. Çfarë do të ndodhë me aleatët, të cilët u bë kohë që nuk thirren as në tryezë?
Kjo e fundit s’është e vërtetë, takohen çdo javë, përjashto kur për arsye fizike e udhëtimet jashtë vendit muajin e fundit kjo ka qenë e vështirë. PS ka një sekretar vetëm për koalicionin, Ndre Legisin, i cili këtë kontakt e ka të përditshëm. Në reformën zgjedhore PS u shpreh hapur pro korrektimit kombëtar, por PS e vetme s’i ka votat për çdo ndryshim që kërkon.
Për hir të fitores së zgjedhjeve të 2013, a duhet të bëjë dhe a do të bëjë PS aleancë me partitë e reja të krijuara e para kjo e Kreshnik Spahiut dhe e dyta në rast se krijohet ajo e Bamir Topit?
Zgjedhja me të cilën përballen shqiptarët është e thjeshtë. Rilindje apo rrënim i mëtejshëm? Për një forcë politike nuk është e rëndësishme vetëm propaganda apo emrat e përfaqësuesve të saj, por mbi të gjitha është i rëndësishëm thelbi i programit politik. Programi i Partisë Socialiste për një Rilindje Shqiptare është rruga që ne kemi zgjedhur për të ndalur rrënimin që qeveria e Sali Berishës po i bën Shqipërisë. Ndaj, ne besojmë se vetëm Partia Socialiste dhe koalicioni i saj mund ta ndalojnë rrënimin dhe mund të sjellin Rilindjen e Shqipërisë. Kësisoj, çdo votë jashtë Partisë Socialiste dhe koalicionit të majtë është një votë që nuk garanton largimin e Sali Berishës. Vetëm duke votuar për Partinë Socialiste, vetëm duke votuar për koalicionin e majtë dhe për programin e Rilindjes Shqiptare, do të mund të ndalet rrënimi i mëtejshëm i Shqipërisë. Sa i përket partive të dy zotërinjve në fjalë, janë të dyja parti tipike të djathta. Këtë e them jo vetëm duke gjykuar mesazhet që këto parti përcjellin, por edhe duke pasur parasysh të kaluarën e kryetarëve të këtyre dy partive. Njëri, Bamir Topi – zëvendësi i Saliut, dhe tjetri Kreshnik Spahiu – zëvendësi i zëvendësit të Saliut.
Po me LSI-në mund të ndodhë një “pajtim” për hir të marrjes së pushtetit në 2013, nëse LSI distancohet nga koalicioni me PD-në?
Besoj se kësaj pyetje përgjigjen ia dha vetë Ilir Meta. LSI mban në këmbë qeverinë Berisha, e për pasojë kjo parti është gjithaq përgjegjëse për të gjitha zullumet e këtyre 7 viteve të fundit.
Cili është qëndrimi i PS-së për Presidentin e Republikës?
Qëndrimi ynë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës është një qëndrim parimor, që lidhet me procesin dhe jo me emra të përveçëm. Ne jemi për një President kushtetues, e kjo ka të bëjë pikësëpari me cilësitë që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i atribuon Presidentit të Republikës, si një simbol i unitetit kombëtar. Pra, ne jemi për një President të pranuar nga të gjithë, jo të zgjedhur nga disa. Në përmbushje të këtij parimi, vetë Kushtetuta e përcakton qartë votimin me shumicë të cilësuar në tre raundet e para. Pikërisht prandaj, ne jemi të vendosur që për zgjedhjen e Presidentit të Republikës të hapet një proces konsultativ i gjerë, produkt i së cilës të jetë një kandidaturë e pranuar nga të gjitha palët, që siguron të paktën 84 votat që kërkon Kushtetuta, e që mbi të gjitha shërben si një figurë simbol e unitetit kombëtar. Zgjedhja e Presidentit të Republikës, përveç detyrave dhe funksioneve kushtetuese të këtij institucioni, lidhet edhe me emërimin e disa krerëve të institucioneve të tjera të rëndësishme, siç janë Prokurori i Përgjithshëm apo Kreu i Shërbimit Informativ. Pikërisht për këtë Presidenti i ri i Republikës nuk mund të jetë një individ që vjen nga radhët e Partisë Demokratike apo të mazhorancës qeverisëse. Për më tepër, çarjet e fundit në gjirin e të djathtës e kanë lënë Partinë Demokratike vetëm me 68 deputetë (ikja e Paulin Sterkaj dhe Gazmend Oketa) e kësisoj nuk mund të ketë një President të PD.
Mendoni që politika shqiptare po garon në retorikën nacionaliste të kohëve të fundit?
Unë besoj tek patriotizmi si dashuri për vendin, e jo tek nacionalizmi si urrejtje ndaj tjetrit. Ndaj, këtu nuk ka garë, por tre kategori patriotët, atdhe-mohuesit dhe nacionalistët.
PS e ka provuar me vepra, jo me fjalë, patriotizmin! Shkoi në Kushtetuese dhe fitoi betejën për të ruajtur ndarjen e Detit. Shkoi në çdo rrugë e pallat për të mbledhur firma për referendumin kundër plehrave. Shkoi në parlament për nismën e Preshevës e të tjera të ngjashme! Këto janë vepra, jo fjalë.
Qeveria, po ashtu, e ka provuar me vepra, jo me fjalë, atdhemohimin. Firmosi faljen e detit, firmosi importin e plehrave, firmosi kontrabandën e naftës me Miloshevicin. Këto janë vepra, jo fjalë! Partitë nacionaliste, si në qeveri apo dhe jashtë saj, janë në të drejtën e tyre të investohen në populizëm. Por, këto janë veç fjalë! Zotërinjtë në fjalë kanë qënë në pushtet, ca në qeveri të ndryshme, ca në gjyqësor etj. S’besoj se ka dashuri më të madhe për vendin se të sjellësh drejtësi. Kjo nuk ndodhi këto vite e ndihem i keqardhur që retorika nacionaliste ka mbetur veç inflamacion fjalësh, e aspak veprash. Ndaj s’ka garë, në këto 3 kategori ne besojmë tek patriotizmi me vepra dhe refuzojmë të abonohemi tek atdhemohuesit e vendit apo nacionalistët e fjalëve!/Gazeta Shqiptare/

12 komente në “INTERVISTA/ Veliaj: Beteja për presidentin, e hapur. Koalicion me çdo faktor opozitar”

  1. Lakmus says:

    Flet vete zoti Veliaj, Ay dora vete eeee? Shqiperia paska qene vend i cuditshem ne kete vend u shumezokan me eficence te pabesueshme bythepambuket torollak te katapultuar. Ta lexonte dot Pali Miska kete interviste do mendonte: “Ja dhe dishepulli im i vogel”. Ptuuuuuuu parazit i katapultuar, qime sqetulle e Ed Rames, ngrenes meritash njeri pa profesion. Pretendon dhe te jesh modeli i neve te rinjve ti, modeli “Lepija sa me shume kepucet dhe bythen shefit se ecen perpara”. Prandaj dhe piktori i PS-se i ka punet ne vije, se me kete bythmut i ben strategjite…ah mjere mjere.

    1. sumkal says:

      Lakmus, je nje spiun klasik i LSI edhe i deshperuar. Iliri yt eshte me profesion…

      1. Lakmus says:

        O shoki Sumkal, po si e kuptove ti qe jam me Ilirin un zemer e vogel? Se nese kriteri per te qene me Ilirin eshte neveria ndaj “bythelepiresve” atehere po ta them me bindje se do shof seriozisht mundesine te votoj LSI-ne (per here te pare) ne zgjedhjet e ardhshme, ndryshe nga ckam bere gjate gjithe jetes time duke votuar PS-ne.

        Edhe dicka tjeter per te gjithe ata qe kane keqkuptuar komentin tim te pare: Besoj shume te Meritokracia dhe e quaj te vetmin sistem organizimi qe ka vetine te coje shoqerine perpara. Prandaj kam neveri ndaj te katapultuarve dhe sistemit te ngrenies se meritave apo “te rekomanduarve”. Pse kujtoni se ndodhet rastesisht Shqiperia ne kete derexhe sot? E shikoni bythelepiresin e depersonalizuar Gert Bogdani si eshte shperfytyruar?Kete dishepullin e Ed Rames e shikoni se si ka marre per kot dhe shet dengla? Ja pra keta jane filizat e reja qe ne fakt jane dhe PROVA dhe KOLATERALI se edhe per 30 vitet e ardhshme keshtu do na veje halli neve.

        Ne lidhje me Veliajn, kam dhe dicka tjeter qe lidhet me konvertimin e tij. Zoteria dikur ka perfaqesuar nje OJF shume prestigjoze qe nenkuptohej si kunderbalance e klases politike(pd + ps + lsi + etj) persa i takon interesit te pergjithshem shoqeror. E dini cka bere ky Veliu? Nga flamurtar i OJF-se shkoi dhe u fut nen sqetullat e kesaj klase politike. Kaq mjafton besoj per kedo qe ta kuptoje se ky eshte majmuni i radhes qe kacavirret dege me dege per te kapur ate qe i ka munguar: Te behet pjese e rrethit vicioz te hajduteve me rotacion. Hajt mirupafshim.

        1. Sumkal says:

          Ok. te sugjeroj te votosh PS ne menyre qe te jete mazhorance e konsoliduar mire pas zgjedhjeve, atehere nese Veliaj nuk e ka merituar do bjere vet. Pra durim miku im jepi Edi Rames kohe, vetem kohe edhe mbeshtetje

          1. Enough is Enough says:

            O SHOQI SUMKAL
            dhe une jame nje qytetar qe ne te mire apo ne te keq ja kame dhene voten PS ,por me keto qe po bejne keta shoket tane ploretare as q e me shkon me mendja tja jap prap,si mund te flitet se presidenti duhet te jete nga cdo faktor opozitar???????????????????????????? Akoma nuk e kane mesuar keta qe nuk hecet para me opozita dhe pozita ,presidenti ehste i Shqiptareve jo dhe jo i ketyre maskarenjeve qe kemi ne majtas e djathtas.Presidenti duhet te jete BURRE shteti dhe nejri para se gjthash.Apo ky Erioni po i bie nga kina qe te thot se dhe Fatos Nano opozitare eshte.Turp dhe harram buka qe ju ka dhene ky vend.Dhe sa per diennine tende VETEM KOHE NUK KA ME SHQIPERIA ,SE ESHTE BREZI I TRETE DHE PO BEHET GATI NJE SHEKULL QE SHQIERIA E SHKRETE NUK PO DREJTOHET NGA NJE NJERI I SAKTE.

  2. Kelmendasi says:

    O Tema pse ja ndrruat titullin e permbajtjen per 68 votat qe PD kishte te pa mundur zgjelljen e presidentit .
    Kjo ven ne dyshim se keto intervista nuk japen por trillohen

    1. Edi Ramovici says:

      o Kelmendas, tani e kupetove kete? ketu veq trillime degjon

  3. Gani Tanku says:

    Une mendoje qe secili ka te drejte te shprehe idete e tij, ne media e kudo.
    Lakmueset si parashkruesi i mesiperm nuk duhet te jene lakmues perse E Veliaj, i perket gjenerates se re dhe ka integritet ne vetvete dhe kohe e ka treguar ate, si dhe ide per zhvillimin e vendit.
    shpresoje qe te ket me pak lakmues ne komentet qe japin

    respekte
    G

  4. Llogaritari says:

    Ore, perdor vaj ky djale kur bene petullat, apo i bene me uje.Ja saktesia e tij: Iken, thote pa ja bere syri terr, Oketa dhe Sterkaj nga PD. Sipas kesaj llogjike, iken edhe Islami a ku di une, nga PS. Sidoqofte, le te me thote zoteria qofte edhe nje rast, kur deputetet e PD votojne per probleme kaq te medha ne favor te PS? Kaq shpejt harroi ky djale, se si u zgjodh Topi? Vazhdoni, socialiste te nderuar, vazhdoni sipas tradites, ti merni enderrat per realitet…

  5. e verteta says:

    Shto uj e shto mjell, do hame te gjithe petulla,por petullat i dashur popull su beken dot pasi ska vaj e zjarr.

  6. dori says:

    Erion, Kur na mburr Ramen dhe na thua se ai di 4 gjuhe te huaja, mu kujtua nje pjese nga Poema “Pleshti” e Driteroit:
    … Ne Pllucin e kemi yllin e pleshtave
    Ne Pllucin e kemi armik te genjeshtrave
    Ky Plluci cdo nate, ate qe fle nen jorgan
    E pret me thike e jatagan
    Se ka trimeri te marre
    Kreshnik si ai s’keni pare!…

  7. artibr says:

    ha pika te gjith nxenesit e dobet mbarojn gjuhet e huaja po ci duhen gjuhet e huaja shqiperis ne na duhen ekonomistat juristat ne nuk kemi nevoj per perkethyesa po per programe konkrete jo me tryeza kafesh dhe me njeres si puna jote qe u be deti kos ajde dhe un te ze ndo nje karige ku kemi aritur e po kesajt i thon ti thuash derrit daje..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje