Kufitarët malazezë plagosin një të ri shqiptar

6 Prill 2012, 10:38Politika TEMA

Policia kufitare e Malit të Zi ka plagosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një të ri shqiptar. Gëzim Ndrekaj, 30 vjeç, banor i Hanit të Hotit, mësohet se ishte 80 metra në brendësi të shtetit malazez kur është qëlluar. Ndrekaj ka arritur të rifutet brenda kufirit shqiptar dhe është shtruar në spital me një plumb në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në orën 22:00. Mësohet se ka pasur një komunikim mes policive të dy vendeve. Autoritetet malazeze janë shprehur se ka pasur një paralajmërim ndaj Ndrekajt, por ai ka tentuar të largohet, duke mos iu bindur urdhrit. Pas kësaj policia ka dyshuar se ai po bënte kontrabandë, ndaj e ka qëlluar. Kurse vetë Ndrekaj thotë se kishte shkuar për të marrë bagëtitë që kishin hyrë brenda kufirit malazez. Sot pritet një tjetër takim mes drejtuesve të policive kufitare për të sqaruar detajet e ngjarjes së rëndë.

14 komente në “Kufitarët malazezë plagosin një të ri shqiptar”

  1. salistalin says:

    Vari leshte, shqiptar ishte .

    1. Toto says:

      i paskan ik dhente ketij..

    2. SHqiptari says:

      SHqiptaret duhet te marin shembull ke hebrejt,
      SY PER SY DHEM PER DHEMB

      1. redalb77 says:

        Nuk e bejme dot ne ate jo, hebrejte kane flote ajrore, detare, divizione tankesh, artileri, kembesori, kane mossad-in qe te shuan deri ne shtate breza, ne cfare kemi, ne rastin me te mire, asgje, ne rastin me te keq jemi qe tani te pushtuar dhe se dime akoma.

        1. aqif pallaska says:

          Kane Mossad-in qe te shuan deri ne shtate breza! hahahahhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa sa kam qeshur koment me fantastik qe kam lexuar tek Tema ndonjehere.

  2. Kalciani. says:

    Shume domethenese ngjarja,kur ne te njejten kohe,ne kufirin Jugor grekaluqet e dhjere nga kriza,hyjne e dalin si ne shtepine e tyre ne ujrat teritoriale shqiptare,shqiptareve u fusin koqen e plumbit,sa here qe kalojne kufijte po shqiptare ,qe malazezet dhe greket i grabiten me dhune nder vite.Shteti yne hesht se eshte shtet kukull dhe Junte,ai nuk perfaqson interesat e Shqiperise dhe te shtetasve te saj,por kliken uzurpuese politike-ekonomike,qe ka per qellim grabitjen e pasurive publike dhe denigrimin nderkombetare te Shqiperise.Fatkeqsia eshte ,se edhe Rama,si kryetar i opozites,po flete per kastraveca deti,kur kufijte po shtyhen me force me ne brendesi ,duke rrudhur me km.te tera Shqiperine.Kujt ti besojme!?

  3. e verteta says:

    Mire me Serbet,Greket e Italjanet ka vend shprehja me mire mut se i vogel,por te neveritet vetja kur keta politikane dhe shtetare enuke qe na kane rene per pjese dhjesin gjak, kane frike dhe i mbushin poturet dhe prej dy kombeve hibrite Malazeseve dhe Maqedonasve,te cilet jane me te vegjel se ne ne numer ,mendje e fuqi.Meshirona o zot e shpetona prej ketyre burreceve qe shisin cdo gje per nje karrike.

    1. Skenderbeu says:

      Koment shume i sakte nga “e verteta”.
      Nje palo shtet si Maqedonia, nuk njeh marreveshjen e firmosur per kalimin e kufirit me karte identiteti. Nje shtet piramide dhe drejt falimentimit hyn e del ne kufirin detar sa here i don qefi.
      Nje minishtet si Mali i Zi, qellon bariun e gjore shqiptar se po merrte bagetite e tij ne pyllin kufitar, a thua se ishte hera e pare qe bagetia kishte kaluar kufirin “pa leje”. I kam pare me syte e mi qe bagetia zbriste nga pylli dhe kalonte permes te dy doganave nen traret perkates. Pse u dashka vrare bariu sot?
      Thuaj troc- NUK KEMI SHTET.

  4. sqiptari says:

    une nuk e di a ka ndonje politikan ne shqiperi se vetem shqiptar nuk mund te quhen qe nuk shikojn nga syt se cpo ndoth me kufinjt tane ky sal vicidoli do te festoi 1oo vjetorin e pavarsis nga turqit ketej deklaron se eshte vella me ta mjer shqiperia per kete gomar

  5. BERISHA LARGOHU. DUHET QE PERDORET FORCE PER TE LARGUAR SHQIPONJEN SLLAVE E TURKE says:

    Ishte incident sporadik, shpresoj qe te sherohet ai shqiptari qe u plagos nga forcat Malazeze.

  6. skifteri says:

    ka kaluar kufirin pa leje, e paralajmerojn per tu ndalur dhe ai ja kris vrapit ca kujtonte ky se do ta prisnin me kafe? vetem shqipria ska ushtri dhe shtet ti dali zot vendit te vet, turp per kto politikan te shitur

  7. 1Lok0 says:

    Gjyna per xhimin , thone se jetgjati nk behet jetshkurt . Xhim her tjera bjeri ma nalt se nuk osht ba deti kos me kalu me thes ne shina pa pagu taksen e xhizes

  8. Rani says:

    Per aq kohe sa populli dele shqiptar nuk do te ndergjegjesohet mbi ata qe e drejtojne dhe qe e kane sjelle ne kete derexhe, vrasjet e shkeljet e shumellojshme ne kurriz te shqipeve do te vazhdojne pa ndalim. Ndoshta edhe ky i shkreti po te shkosh ta pyesesh se kush duhet ti dale zot ne keshtu rastesh dhe se kujt ja ka dhene voten ne zgjedhjet e fundit ndoshta pergjigjet “Sali Berishes ja kam dhane voten e do t’ja jap prape”. Ne kete rast shtrohet nje pyetje filozofike ekzistenciale “valle e kuptojne keta njerez, dmth ky popull se ça jane, pse jetojne, ku shkojne, ça kerkojne, e nga kush duhet te drejtohen”? Pergjigja e kesaj pyetje eshte se ne kemi humbur instiktin e te kerkuarit llogari atyre qe na drejtojne, jemi pajtuar me menxyren qe ka kapur ate vend, shkurt kemi marre fund si popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje