Berisha fton Erdoganin për 100-vjetorin e Pavarësisë!

5 Prill 2012, 16:58Politika TEMA

Kryeministri Berisha, gjatë takimit që ka zhvilluar me kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan, u shpreh se e ka ftuar këtë të fundit për një vizitë në Shqipëri. Ftesa ka të bëjë me festimet e Shqipërisë për 100 vjetorin e Pavarësisë.

Ndoshta Berisha e ka harruar, por si për koincidencë, Shqipëria luftonte 100 vjet më përpara për të fituar pavarësinë pikërisht kundër Turqisë. Dhe, kjo e fundit bëri çmos që mos të lejonte pavarësinë e Shqipërisë, e cila arriti e fundit në Ballkan që të shkëputej nga Perandoria Osmane.

Kohët kanë ndryshuar, por nuk duket normale që të festojmë një vit jubile të pavarësisë, me ish- pushtuesit tanë.

49 komente në “Berisha fton Erdoganin për 100-vjetorin e Pavarësisë!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Hajde ti perulemi statujes tek Sheshi Skenderbeu dhe shofim fishekzjarret..Ide shume e bukur qe po feston nje feste pikerisht si shkaktar nga ky qe po fton..Ky eshte karagjoz pa brire..

    1. Kristian Turku = Ha ha ha says:

      Ha ha ha = per te qare e per te qeshur. O Sali zagari, po beje tamam tradhetine: Thirr dhe Ducen e Hitlerin, Gedafin, Basharin , Milloshevicin, Zerven, Sheqeren e Ramen plakun tend Vicidols …
      Merkel kerkon ndjese sot e kesaj dite per nazizmin mor palaco!!!!
      http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/

      1. aqifi says:

        Saliu ftoi Taipin qe te na e hipi edhe njehere per 100 vjetor dhe te na thote:

        – Prandaj nuk beheni shtet ju mor bythpambuke, se nje vit pas pavaresise therrisnit “Dum Baben” dhe per 100 vjetor me ftoni mua pasardhesin e denje te salep-sulltaneve islamike tua hip para dhe prapa. Ju pis-milet e merritoni qeverine qe keni, prandaj mos kerkoni te hyni ne Evrope por hajde te bejme perseri perandorine osmane me Azerbajxhan, Turkmenistan, Kirkiztan, Uzbekistan, Ujguristan, Kurdistan, stan…, stan…, stan…

        1. Vlora1912 says:

          E shum mir do bej, ku eshte e keqja ketu????? Le taftoj e ta kemi dollibash.

          Edhe pasardhesi i Thaçit do ftoj pasardhesin e Milloshevi”q”it per 50 vjetorin e pamvarsise se Kosoves..dollibash do ta ket… dhe do festojne bashke… dhe do kujtojne bashke ditet e lumtura te perdhunimeve kolektive Sërbe…. dhe kuptohen qe do dalin qe do dalin vllazën gjaku….

        2. serdar says:

          kush je ti? a keni shku ne Turqi ? a e dini sa shqiptar ka ne turqi? a je musliman ?

      2. Aishja prej Sauku says:

        Cfar eshte Neo-Otomanizmi???
        Nga Profesore-Daktore Aishja prej Sauku….me Diplom Fallco

        …..Neo do me than cuna te rinj,Otoman do me than qi e kon te preme qylafin.
        Pra Turq te rinj qi sot perdorin prezervativa.
        Pse Turqia e meriton me u ftu ne 100 vjetorin e Pavarsise!!!!!
        Dikur ishim Koloni e Osmanllinjve,ndersa sot,Turqia osht bo Superfuqi ne Ballkan,dhe kjo duhet ene te na gezoje ene te na shqetsoje.
        Turqia osht garante per mbrojtjen ton si komb dhe lidhjet tona me te ..edhe pse ishte nji martes me DHUNE,….na e kon fut qylafin thelle-thelle…..pa klufa……Tani osht vone…shum vone.
        Politikan osht ai qe din te beje politik per te perparu dhe zhvillu si popull dhe vend.
        Turqia nuk mohoet se ka ndikim dhe fuqi ne pulitiken shqiptare,per sa koh qi greknit na e kan me hile dhe munohen me na vjedh ene at pak det qi na ka met.
        Neo-otomanizmi i Sali Berishes nuk eshte i besueshem se ai eshte agjent i serbve.
        Neo-Otomanizmi i Zholefina Tapalloj,qi her hiqet si italjone katalike her si arapk,qi munohet me mulu gjonjet me fundin e care,esht i shtirun…
        Por vetem njoni eshte tipik Neo-Otoman.
        Lul-Kleopatra-Basha qi ndertoi rrugen e kombit me Bechtel-Enka.
        Neo se ka studju ne Holland tek ai profesori i famshem,qi nuk duhet pse ndrroi jet si Gazidedja!!!!!!!!!!,dhe otoman se shkoi dhe puthej ma Gadaffin
        Pra mos u shqetsoni se turqit na dun te miren,jan mbi 4 milion arnaut ne Stamboll-Izmir dhe Bursa.
        Puna osht se Berisha si dhelper qi osht beri ate qe don te bonte Kreshniku i Spahive….ndera Edushi i Rames osht tu shkrujt librin tjater. Si tua ulim taksat infermierve te spitaleve qi po i rrjepin te semuret, duke u kerku pare te thata.
        Pra mre shqiptar ne na duhet Erdokani,ene mos u shqetsoni se dhe ai na don pa hile,….keshtu te pakten duhet me besu..

    2. Dorian says:

      hahahah He made my Day ?
      shikoni anen e mire njerez,nqs sdo ishte Berisha nuk do qeshnim.

    3. N.VJOSA says:

      FOL, O SAL’ EUFORIA!…

      – Ne vend te komentit –

      Fol o Sal’ Euforia
      Fol o Sale Marrezia
      Fole ta dije Njerezia
      Na u be vella Turqia!…

      Na u be vella Turqia,
      Dhe me ta qenkemi gjak!…
      E ka thene Sale Marria
      Nje Rrenacak pa cak!…

      Kur ishe n’Azerbaxhan
      Shpalle Orgjinen Azere,
      Euforik , ore Katran,
      Pyet nje here Loken Sheqere!…

      Nga e ke orgjinen tende
      Dhe mos ngaterro shqiptaret,
      O njeriu i pabese
      Nuk jemi Turkoshallvaret!

      Shqiptari e di Origjinen
      Te Shqiponjes gjakun ka
      Po ti Euforik Kusar
      Edhe Qenin ben Vella!…

      Otomanin turkoshak
      Armik e kishim, or Kerric
      Po ta dinte Skenderbeu
      Do te kish quajtur dobic!…

      Turku na nderroi Fene
      Ne injorance na la!
      Ne feste na fton Erdoganin
      Edhe na e quan Vella!…

      Edhe Erdoganin vet
      Na e vure ne dyshim
      Per gjak shqiptar e pyet
      Euforik, Sali, o trim!..

      Edhe Erdogani vet
      E di mire ku e ka Cakun
      Dhe te quajti aleate
      Nuk e ngaterroi gjakun!…

      Shqiptare ka ne Itali,
      Shqiptare ka ne Greqi
      Por as italianve, grekve
      Nuk u themi kusheri!…

      Sali, na quajte Kreshnikun
      Na e quajte turkoshak
      Dhe tani na dole vet
      Me turkun Vella me Gjak!…

      Sali u bere i famshem
      Me deklaratat e tua
      Sali te pikon Tavani
      Dhe nuk di se cfare thua!…

      Sali, ti do qe te fluturosh
      Si shqiponje ne maje te malit
      Per ne je nje cope Kodosh,
      Je nje mize ne bythe te Kalit!…

      1. serdar says:

        ju keni frik prej fej İslamin sepse jeni krishtere ose atheist ju doni greqi apo italin ama mos harroni as nje minuta shqiptaret jan % 75 Musliman edhe shqiptari ka ni shok edhe ai osht Turqi…

  2. fredi usa says:

    per aresye etike dhe morale nuk duhet te ftohet me kaq daulle te zhurmeshme
    kryemistri turk ne nje pervjetor te tille .Para 100 vjetesh ne u cliruam nga turqia dhe nuk mund te jete ERDOGANI DOLLIBASH i kesaj ngjarje madhore.Le te ftohet dhe ai si gjithe te tjeret pse jo diku andej nga fundi .HILEJA E BERISHES e rradhes eshte te beje sa me shume mjegullnaje
    per te coroditur dhe bombarduar opininin me lajme te tilla teper bajate.Nuk
    ka obame dhe erdogan ta shpetoje kete tradhetar dhe vrasesin direkt te
    21 janarit.Turp per arvizune dhe edi ramen qe po shurrojne mbi gjakun e derdhur ne bulevard..

  3. Sem Luma says:

    Kjo ftese nuk ka gje te keqe. Shteti shqiptar (kryeministri) fton per kremtimet e 100-vjetorit te Pavaresise edhe kryeminstrin turk. Gjera te tilla ndodhin shpesh. Edhe Italia vitin e kaluar me rastin e 150-vjetorit te shtetit italian ftoi edhe Austrine, shtet ndaj te cilit Italia luftoi dhe fitoi pavaresine e saj.

    1. aqif-pallaska says:

      Sem mos ja fut kodra pas bregut se Italia i ka marre Austrise “Sudtirol-in Bolzano-n i te cilat edhe pse jane pjese e Italise nuk flasin anje fjale italisht dhe jane krahina autonome.

    2. artan shehu says:

      per komentuesin Lem Suma.
      absolutisht nuk ka gje te keqe te therritet erdogani por kam pershtypjen
      se me berishen ky pervjetor per mua eshte nje funeral home per aresye se une nuk shikoj gjekundi shtet shqiptar. vecse tre ambasadore qe shkojne
      si pordha neper breke sa ne nje zyre ne tjeter.nje vend qe nuk organizon zgjedhje te rregullta nuk mund te quhet shtet eshte NEVERALND..HIC

  4. aqif-pallaska says:

    Bythlepirja perulja e kodi etik dhe moral e ketij njeriu nuk ka fund.
    Jam i bindur se edhe vete Erdogani do njihej i turperuar te ishte prezent ne nje dite si ajo e pavaresise.

    1. Qami says:

      O Aqifo mos u be merak se do ndryshoje historine e shqiperise berisha para 100-vjetorit. Do dalim me baben ne fotografi pastaj. Keshtu do ta kuptojme te gjithe qe jemi kopila turqish.

  5. Vali says:

    Kryhexherau i turqise beri “synet” Saline,kur doli nga operacioni kuishte ndersire shume.I teri K…… kishte qene.

  6. extra says:

    Mossss, e beri dhe kete?
    te ftosh erdoganin per pavaresi eshte njesoj si te nje prostitute te ftoje ish tutorin e saj ne dasem….o tempora o mores!!!!! jazek, haram sali efendëm,to bene strafkulla jalla,jalla gjakovar i vicidolit,edepzes malukat mor haramsez

  7. Glauku says:

    Besoj se ky gjest i Saliut duhet tè bindè tè gjithè pèr “kthjelltèsinè” e vetme qè paska Ai nè mesin e tè gjithè PD-istave. Nuk besoj qè ky turku tè jetè kaq idiot tè marri pjesè nè kètè festè tè madhe tè nipave tè Gjergj Kastriotit. Ndryshe dhe turqit ashtu si serbèt do tè festojnè humbjet e tyre..

  8. wert says:

    Ata qe dje na lane 5 shekuj mbrapa, sot po i therresim te festojne tek sheshi Skenderbej, nen momumentin e atij qe luftoi per te cliruar Shqiperine nga fara e keqe turke

  9. Juela says:

    Nuk gjeti ndonje tjeter per te takuar ky po takoi kete “goxha” burre shteti?!!!Nje here Urbanin, tani Ergdoganin, pastaj …
    http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/

  10. pelasgian3 says:

    Bo bo bo bo…kush na ka mallkuar kaq keq ne si popull te vuajme kaq shume per se gjalli. I mjeri Skenderbe dhe te mjere ata princa Shqiptare qe luftuan nder shekuj kunder halldupeve Turq. Hajde rrace muti qe jemi ne hajde. Jo vetem qe fene e nderruam por edhe te kaluaren tone e mohojme dhe nuk duam t’a kujtojme. Ne si Shqiptare kemi shume pak gjera me te cilat duhet te jemi krenare.

  11. OK says:

    eshte hera e pare qe jam dakort me turkofagosin e meritojne

  12. haskoduka says:

    O BERISHE; Baba e moma nuk ftohen. Ata vijne po ftuar. Keshtu kur ju Berishe inauguruat rrugen e KOMBIT Erdogani erdhi pa ftuar. Per 100 vjetorin e Pavarsise turqit e kane ftesen ne xhep sepse ne me lejen e tyre krijuam shtepi (Shqiperine) me vehte. Mos harro te ftosh Sirine, Egjyptin, Libine, Armenine, gjithe vendet e tjera qe kane qene nen zgjedhen e ish-Portes se Larte dhe Azerbaxhani i ftuar nderi.

  13. Shqip. says:

    Është shaka e 1 prillit kjo apo përfundimishtë kemi një kllaun në krye??…Të ftosh atë që mbajti 500 vjet nën thundër për të festuar 100 vjetorin e pamvarsis po nga ky pushtues është idiotësia më e madhe që kam dëgjuar..I bie që Kosova të ftoj presidentin serb për 10 vjetorin e pamvarsi apo jo?!

  14. Marin says:

    Shiko o Sale mos gjen edhe ndonje nip te sulltanit, te vije te na mbaje fjalim para Gjergj Kastriotit.

  15. Dea says:

    Nuk ka asgje te keqe ne kete ftese.Edhe per Turqine feste eshte arritja e pavarsise tone,se ndryshe do ta kishte mbajtur gjithe jeten ne kurriz kete popull qe dhe po ta falen ta kane futur.Rrota e historise rrotullohet e nuk rri ne vend.Erdogani dhe Turqia e sotme laike na pushtoi ne?Hajde mendje hajde.Ska mbetur grek,maqedonas e serb pa ardhur dhe te mbese nje turk qe sot per sot ballafaqohet dhe sfidon Evropen si e sa te doje.

    1. PSIKOLOGU says:

      Erdogani dhe Turqia e sotme laike na pushtoi ne?
      Or tej me emrin e cuditshem Delja.Asnje nga komentuesit nuk e ve ne dyshim
      turqine e sotme.OR TUNXH behet fjale per 500 vjet perpara derite shpallja e pamvaresise.Nuk ka vend per te filluar sazet se po vjen erdogani se nuk eshte ndonje shenjtor.TURQIA-SERBIA-GREQIA kane qene tre armiq me njeri tjetrin dhe kurre nuk kane qene miq me popullin shqiptar.Ka qene sherri
      midis tyre dhe lufta e mencur e rilindasve tane qe egziston sot shqiperia..
      or tuc

      1. Dea says:

        Shenjtor nuk eshte ore psikolog me boshlleqe historike,por eshte super fuqi.E ke thene dhe vete o dele se flitet per 500 vjet perpara.Te vazhdojme akoma te jetojme ne te kaluaren apo te shohim nga e ardhmja o psikolog qe ske mbaruar as filloren?!

        1. arben says:

          te vazhdojme te jetojme te arthmen te harojme qe jemi niperit e gjergj kastriotit bile te harojme tere historin e popullit tone apo jo moj dea?po 1 popull pa histori nuk ka te arthme moj prapambetje turke.ajde islamista turke talibane ajde e se mire vazhdoni e turqizuat shqiperin dhe tani doni tia fshini historine. uustttt race e keqe.

  16. Jenicer Spahiu says:

    Saliu te fallxhorja.

    Saliu: Cfare sheh per mua?
    Fallxhorja: Shoh rruget e Shqiperise mbushur plote dhe ty ne nje makine te hapur.
    S:Dhe cfare bejne ata?
    F;Jane shume te lumtur dhe brohorasin nga gezimi.
    S: Po tjeter? A hidhen per te me takuar e dhene doren???
    F: Jo nuk munden. Je ne arkivol.

  17. tomori i beratit says:

    Gomar me te madh se berisha zor se e gjen jo ne Europ por edhe ne planet.

  18. Bardhi Tolabi says:

    Epo kjo eshte ne mendjen e ketij te lajthiturit,trashegimija.A nuk e kemi perseri nje Enver,bile me te keq se ai qe kishim?E kemi,pa ate,Enverin,nuk bejme dot,sepse e kemi si fanar qe e ndricon Saliun ne cdo gje negative qe ai kishte.Edhe ne kete rast,nuk mund te bejme pa baba dovletin.Ishte Enveri qe mburte Haxhi Qamilin,sepse ai theriste DUM BABEN.Edhe Saliu,qe ben sikur e shan Enverin midis te tjerave edhe per Haxhi Qamilin,ben te njejten gje:Nuk mund te festoje pamvaresine pa DUM BABANE E VERTETE,Erdoganin.Edhe thoni pastaj se nuk duhet te kujtosh litarin ne shtepine e te varurit.Ja qe t’a kujton Saliu.Pa baba dovletin,qe na shtypi per 450 vjet,nuk na behet te festojme,clirimin nga ai.Pjesemarja e Erdoganit na “gezon”e na “shton ymrin”,na e ben qe te na ngece ne gryke ky 100 vjetor.
    U BEJ NJE THIRJE GJITHE POPULLIT:
    Delni ne proteste,bllokoni kete te cmendur,kerkoni anullimin e vizites se Erdoganit ne keto dite te 100 vjetorit te Pamvaresise.
    Lerini te flene gjume forcat politike.Ato me veprimet e tyre mbrojne jo interesat e Kombit Shqiptar,por interesat e tyre.
    RROFTE SHQIPERIA E PAMVARUR!
    POSHTE TRADHETARET E sHQIPERISE.

  19. epirus says:

    Mallkuar qofte mitra e qelbur qe lindi nje perbindesh te peshtire si maloku!

  20. trust_no1 says:

    E keni shume gabim qe komentoni keshtu. Po Taipi eshte vellai yne i madh. Ai ja doli qe gati pas 100 vitesh pothuajse ta shkaterroje shtetin e Ataturkut dhe te ndertoje nje shtet islamik gjysme te kamufluar. E gjithe kjo pervoje na hyn shume ne pune ne kete 100 vjetor.
    Pastaj ka pas edhe Dautin qe eshte projektuesi i rikthimit te osmanllinjve ne Ballkan. Toka arnaute edhe pse ka bere sikur ka ndenj larg tyre e ruan te forte sevdane per ata qe i prishen faren e racen.
    Po nuk me besuat pyesni Spahiun dhe gjithe mbeshtetesit e AK.

  21. zag says:

    fotografia e ketij artikulli eshte lajm me vete.
    shiheni mire dhe nje here …

  22. NASER says:

    O Sali ti na nxive, na le pa atdhe,
    Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fè,
    Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
    Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!
    0 stërnip i Kainit, tepdil si bari,
    Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
    Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;
    0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!
    Në budrum, nëpër llom’ e kufom’ u mallkofsh,
    Në skëterrën, katran e tiran, u harbofsh,
    Me tam-tam e allarm’ e me nëm’ u shurdhofsh,
    Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!
    0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
    Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju
    Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
    Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!
    Allalla, o rezil e katil, allalla,
    Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
    Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,
    Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

    1. xha Jaho says:

      Cdo fjale tjeter eshte kot. Kjo i duhet shkruar mbi varr ketij tradhetari.

  23. tourkofagos says:

    pune korrakesh…….fatale!

  24. Idriz Tafa says:

    Lexoni, ju lutem, këtë shkrim dhe reflektoni>

    Opinion
    Ballkanadoll plus “Sulltan Sulejman”
    Nga Kiço Blushi
    Gazeta Shqiptare më: 05/04/2012

    Jo vetëm Shqipërinë, por gjithë atë territor që e qartëson për sëmbari shprehja”Ballkanadoll” (po huazoj këtë titull nga një studim interesant i K. Myftarajt) e kanë përfshirë muajt e fundit filmat turk, kryesisht telenovela, duke nxjerrë jashtë loje, me një lehtësi habitore, “Bjutifullët” amerikanë dhe melodramat sentimentale latine-amerikane. Një ndër to, “Sulltan Sulejmani i madhërishëm”, synon të ringjallë nostalgji për shekujt e robërisë osmane, një kërshëri historiko-artistike me harem duke synuar kulturalisht një lloj zaptimi të dytë të territoreve që dolën nga sundimi gati pesëshekullor. Kësaj here jo me shpatë e jeniçerë, por me kulturë “perandorake”, me film, me art, me intriga oborri, me ndikim fetar, me qasje propagandistike e me melhem-nostalgji, duke rigjallëruar idenë imperiale, çka kërkohet nga “popujt mbetje të osmanëve” në platformën e ideologut të neo-osmanizmit, z. Davutogllu, aktualisht ministër i Jashtëm. (Turqia) “… Duhet të hedhë hapa që e fuqizojnë marrëdhënien e ndërvarësisë reciproke, veçanërisht në fushat ekonomike dhe kulturore ku e ndjen veten të fuqishme…” (A.Davutogllu, “Thellësia strategjike: Pozita ndërkombëtare e Turqisë”.)
    E ringjallur ekonomikisht, Turqia ka një synim të qartë e, pse jo, edhe të sofistikuar: Të shtrijë e rishpërndajë ndikimin e vet, jo vetëm ekonomik të cilin tashmë e ka kryer, por edhe atë shpirtëror, kulturor e fetar mbi të gjithë ato popuj që i pat sunduar. Nuk është rastësi që pas Greqisë edhe Turqia kërkon zyrtarisht nga Shqipëria të rishkruhet historia, që Porta e Lartë të mos konsiderohet pushtuese, pasi me gjasë osmanëria na ka pasur pjesë integrale të saj, aleatë, bashkëqeverisës të Perandorisë e vëllezër. Në filmin “Sulltan Sulejmani i madhërishëm” numri dy i Perandorisë është rumeliot nga Parga, kurse gruaja e zemrës që e bën atë me trashëgimtar, një ukrainase. Kjo do të thotë që Porta e Lartë e pat realizuar katër shekuj më parë integrimin, derisa edhe në shtrat, edhe në nivelin më të lartë të qeverisjes ka pranuar të huaj (gjithsesi të konvertuar!), por jo pushtimin. Ndërsa Vatikani paskësh synuar vrasjen e Sulltanit human, nëpërmjet një femre të infiltruar në harem, kurse pushtimet në Rumeli, në Rodos, Egjipt etj, Sulltani Sulejmani, nipi i Sulltan Bajazitit që pushtoi Shkodrën, del se i ka bërë për të mirën e popujve, gati-gati si një çlirimtar që po sjell një qytetërim më të lartë se ajo e Evropës “barbare”. Është ky sulltan që kreu konvertimin fetar masiv të shqiptarëve, gjë që, pas 400 vjetësh po “justifikon” ideologun e neo-osmanizmës Davutogllu të na cilësojë “mbetje turke” në Ballkan, ashtu si para tij, një President i ftuar në Tiranë na quajti “popull vëlla”,”pjesë e të njëjtit komb”.
    Qëllimi i kësaj telenovele që kërkon të ringrejë idenë imperiale të shtyn vetvetiu te kjo pyetje: A mund të përfytyrohet që me rastin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar të shfaqet në Turqi filmi “Skënderbeu”, si po shfaqet te ne “Sulejmani i madhërishëm”? Sigurisht jo, paçka se flitet për reciprocitet. Kur Berisha ishte President u detyrua të heqë bustin e Skënderbeut nga Pallati i Brigadave kur na erdhi një President turk. Në këtë kontekst jo rastësisht po sulmohet edhe heroi ynë kombëtar. Rastësi nuk mund të quhet as që Turqia e sotme po merr përsipër jo vetëm projektin, por edhe ndërtimin e xhamisë së Tiranës, njëlloj si Greqia kishat. Kësisoj në territoret ku jetojnë shqiptarë nuk është vështirë të zbulohet, më shumë se kudo tjetër në Ballkan, sigurisht jo vetëm nga konkurrenca prej shemre për ndërtimin e xhamive dhe kishave në udhëkryqe, në pikat dominuese, përplasja (hë për hë nën rrogoz) e neo-otomanizmit me neo-bizantinizmin. Këtë përplasje, më shumë paragjykimesh, nepsesh dhe mllefesh se sa qytetërimesh, ne shqiptarët po e paguajmë më shtrenjtë pasi jemi me sa duket më të papërgatitur, më të përçarë, më të hallakatur, me marzhin e gabimeve “historike” më të madh, krahasuar me fqinjët… Fatkeqësisht!
    * * *
    Këto ditë po shfaqet me shumë sukses në Teatrin Kombëtar një dramë serbe, “Doktor Shuster”. Biletat i gjeta me mik. Gjatë shfaqjes vetiu më lindi kjo pyetje “ballkanike”: A mund të shfaqet një dramë shqiptare në Beograd, sikur ndërkohë policia e Kosovës të kish kapur dhe poshtëruar dy policë serbë?!… A mund t’i japë Beogradi “çelësin” e kryeqytetit një këngëtari shqiptar, si iu dha Bregoviçit? Po Athina dhe Shkupi si do të vepronin, nëse pas një ndeshje futbolli të vritej një grek a një maqedonas dhe nëse ushtarët dhe fëmijët tanë do të këndonin në parada e stadiume këngë raciste kundër tyre?… Pyetjet e mësipërme kanë vlerë për të kuptuar se konfliktet dhe urrejtja e ndërsjellë në Ballkan nuk janë shuar, por po ndizen edhe më duke infektuar me racizëm dhe urrejtje ndëretnike edhe fëmijët e shkollave, të cilët mjerisht sot po rrihen e nesër rrezik të bashkëvriten.
    Për hir të së vërtetës duhet thënë se ne shqiptarët jemi më bashkëpunues, më tolerantë, më të lakueshëm, më të hapur. E thënë me një gjuhë më politike, siç po duken bathët, ne jemi më pak të infektuar me nacionalizëm edhe pse kemi dy shtete, edhe pse kemi qindra mijë shqiptarë te të gjithë fqinjët, përfshi Turqinë, Greqinë dhe Italinë. Kështu p.sh tek ne vjen për vizitë Presidenti rumun, na provokon për vllehët, sikur këtu ka mbi 30% vllehë e ne heshtim; vjen Presidenti turk dhe pasi bëjmë një kurban në hyrje të kryeqytetit, heqim edhe Skënderbeun; vjen kryeministri grek, falim detin; vjen një ministër maqedonas i japim portin e Durrësit meqë e pat bllokuar Greqia; kishte nevojë Serbia kur bënte luftë në Kosovë, i çojmë naftë kontrabandë e ndoshta edhe armë. Kur akademikët maqedonas na bënë ardhacakë nga Kaukazi, heshtim; kur ortodoksët quhen grekë e gjysma që mbetet vllahe, magjype, serbe, rome, turke, etj. Pra dhe kur del se këtu nuk paskësh këmbë shqiptari etnik, ne përsëri buzëqeshim me dashamirësi “për hir të stabilitetit”. Vjen Berluskoni, bllokojmë detin me ligj. Kur Vatra e SHBA-ve bën luftë klasash me ndrecëra, përsëri heshtim…. O Zot, jemi aq të mirë, sa të vjen për të qarë! Vetëm tek ne nuk ka asnjë parti që guxon të thotë se nuk e do NATO-n, integrimin në BE, miqësinë me SHBA-të, sikundër ka të tilla jo pak, madje edhe parti qeveritare në Serbi, Greqi, Maqedoni, Rumani, Hungari e Turqi. Por ama kjo është çudia tjetër! Ne gjendemi më të fundit, më larg Evropës, integrimit dhe simpatisë së fqinjëve se të gjithë vendet e popujt e tjerë të Ballkanit! E pra, si shpjegohet kjo?
    Kjo është ana e dukshme, ndërsa realisht procesi i ri-integrimit të Ballkanadollit në Turqi dhe anasjelltas është ku e ku më i sofistikuar. Sigurisht që me këtë sy mund të shihet edhe invazioni që po bëhet, jo pa sukses, me ndihmën e diplomacisë dhe futjen e kompanive dhe bankave turke e greke në Shqipëri, së fundi edhe me fe e me kulturë, përkatësisht me telenovela, të cilat duke hyrë përnatë në familjet tona e bëjnë më të kollajtë qëllimin e operacionit tjetërsonjës: Binduni o arnautë sa të varur, sa të ngjashëm e sa të njëjtë jemi në zakone, në folklor, në doke, në fe, në marrëdhëniet familjare, në histori, në mendësi. Kjo do të thotë se ju shqiptarët e sotëm jeni më tepër pjesë e Anadollit, se e Evropës. Telenovelat janë sponsorizuar nga ky qëllim / synim / ndikim. Shqiptarët e Maqedonisë dhe një pjesë e Kosovës shërbejnë si ilustrim i kësaj “platforme”, e cila po ngjizet në këto zona më kollaj me telenovela të ambalazhuara e të sponsorizuara me ide “imperiale” e fetare, se sa me idetë teorike të z. Davutogllu. Si një llavë vullkanike ne po rrëshqasim pa e kuptuar drejt Orientit.
    Kalimi i vendeve të Ballkanit nga pushtimi osman në pavarësi e vitet e fundit nga diktaturat në demokraci mëkoi shpresën dhe synimin e gjithë fuçibarutësve problematikë dhe konfliktualë të Ballkanit për t’u evropianizuar e për të hyrë sa më shpejt në BE e në NATO. Por, kjo nuk do të thotë si përfytyrohej në zgrip të diktaturës, se automatikisht do të gdhiheshim evropianë dhe se do të bëhej e pamundur një tjetër qasje njëjtësuese me Lindjen e me Anadollin. Me sa duket, dobësimi dhe mpakja e shpresës për të hyrë shpejt në Evropë ka mundësuar ringjalljen e “frymës dhe kulturës orientale” edhe për shkak të tranzicionit të zgjatur, të varfërisë, të zhgënjimit nga demokracia, të mungesës së koherencës dhe të platformave të qarta të Perëndimit për popujt dhe shtetet e dobët të Ballkanit, të vobektësisë së trashëguar të krerëve si dhe prej kaosit moral, politik e social që ka sunduar gjatë në këto vende me demokraci të brishtë, me identitet dhe integritet të cungët. Identiteti ynë po merr kësisoj një tjetër trajtë: Ne qenkemi më të prirë për t’u konvertuar në turk, grek, amerikan, gjerman, anglez etj, nëse kjo na siguron siguri e mirëqenie. Këtë cilësi, veti, apo në daç hall mbi hall i kanë shfrytëzuar djallëzisht fqinjët tanë në këta 20 vjet.
    Tensionet, konfliktet, grindjet e shtuara mes vedi të sponsorizuara më së tepri nga jashtë se nga brenda mes të gjitha shteteve e popujve të Ballkanit, sherre që kanë përfunduar në luftëra, pastrime etnike, emigracion të detyruar, ideologjizim të sforcuar fetar, të shoqëruara me përplasje etnike e fetare, e kanë amplifikuar mundësinë e rikthimit kulturor të Sulltan Sulejmanit të madhërishëm, d.m.th të ndikimit të neo-otomanizmës, si një trysni e cila pretendon të ketë përmasa botërore. E vërteta është se mes gjithë popujve të Ballkanit sherret e mosmarrëveshjet nuk erdhën në zgrip, pas vendosjes së demokracisë, por janë acaruar edhe më midis Greqisë dhe Maqedonisë, mes Serbisë dhe Kosovës, mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, mes Greqisë dhe Turqisë, mes Shqipërisë dhe Serbisë. BE nuk ka mundur të ushtrojë ndikim paqtues me formulën e paqartë të integrimit që po ofrohet herë si shkop e herë si një karotë. Përballë Evropës popujt ballkanikë gjenden njëlloj të përçarë, me grindje “pluraliste” edhe nga brenda, si atëbotë kur kërkonin mëvetësi nga Turqia. Instrumentet fetare bashkë me kujtimet folklorike të luftërave të vjetra po përdoren nga krerët e sotëm ballkanikë si mjete paraushtarake për rekrutim dhe rreshtim militantësh e paramilitarësh, se sa në shërbim të bashkëjetesës. Këngët antishqiptare, sulmet mbi autobusët e fëmijëve shqiptarë në Shkup, konflikti i tejzgjatur në veri të Kosovës, arrestimi dhe poshtërimi i policëve kosovarë… janë fijet e një fitili që synon t’i afrohet fuçisë së vjetër të barutit ballkanik. Aktualisht Ballkani i ngjan një territori me disa vilajete ku krerët pasi grinden mes vedi, vetëkarfosen si vezirë, por jo si të një territori shtetesh të pavarura, sovrane e demokratike. Ndaj për bukuri na shkon emërtimi Ballkanadoll.
    Ndërsa boshti tjetër, ai i neo-bizantinizmës, i kryesuar nga Greqia, dhe e mbështetur nga Serbia, mund të thuhet se ka dështuar se nuk ka asnjë mundësi të bëhet lidership, të ndërtojë një aleancë të re ballkanike, jo vetëm për shkak të krizës serbe e tash edhe greke, të mosfunksionimit të megalidhjes, si një platformë e dështuar që një shekull më parë, por edhe të megalomanisë tipike greke / serbe, paçka se këta vazhdojnë të besojnë e mbrojnë klishetë e shekullit të 19-të, duke u vetëshpallur si raca superiore e Ballkanit ndaj “mbetjeve muslimane”. Meqë Greqia, si anëtar i NATO-s dhe i BE-së kishte standarde ekonomike më të larta, madje edhe karta biankën e kujdestarit fuqiplotë mbi rajon mund të thuhet se tashmë ajo e ka humbur përfundimisht shansin të bëhet lider i Ballkanit. Ca më tepër Serbia, kjo gjeneratore e tensioneve dhe konflikteve. Vetëm kur ta kuptojnë këtë të vërtetë, neo-bizantinët e sotëm do të çlirohen nga makthet e vetvetes, rrjedhimisht edhe Ballkani ka për t’u rehatuar. Po sa i leverdis kjo qetësi neo-otomanizmës së rikuperuar dhe neo-bizantizmës së mpakur?
    Ashtu si për të shijuar një pikturë duhet t’i largohesh, edhe për të kuptuar klimën e Ballkanadollit të sotëm ndoshta ia vlen kjo copëz marrë nga një intervistë e shkrimtarit izraelit David Grossman tek emisioni “Shqip”: “… Kjo është një jetë me frikë… gjithë kohën je në gatishmëri për goditjen e radhës, për lajmin e keq të radhës. Ne mësohemi me lajmet e këqija, lindim mes tyre, lindim fëmijët tanë me to dhe fillojmë të besojmë që ndoshta ky është realiteti i vetëm i mundshëm për ne. Më keq akoma, nuk besojmë që një realitet tjetër, realitet ku mbizotëron paqja, është i vërtetë, real, i arritshëm. Unë mendoj që këto ndjesi të fundamentalizmit dhe nacionalizmit na pengojnë për ta jetuar jetën të plotë. Ne në fakt nuk jetojmë, ne mbijetojmë nga një fatkeqësi në tjetrën. Armiku nuk është njeri. Ti nuk mund të njohësh një person, kur e sheh atë si armikun tënd. Urrejtja dhe mllefi nuk më çojnë askund. Nuk më ndihmojnë për asgjë. Janë këshilltarë të këqij. Që të mos ketë më luftëra duhet të heqim dorë nga mllefi”…. E pra, jo politikanët, por njerëzit e kulturës mund të mbjellin një frymë të tillë paqtimi. Por në Ballkan, mjerisht akademikët, shkrimtarët e punëtorët e mendjes si këshilltarë të këqij me sa shihet nuk i kanë shpëtuar dot tundimit të trashëguar, ndaj e shohin fqinjin si armik. Mungesa e perspektivës dhe e një platforme të qartë e BE-së për Ballkanin Perëndimor po e shtyn me lehtësi këtë rajon drejt transformimit të pakushtëzuar në Ballkanadoll e për këtë nuk ka pse bëhet me faj, për herë të dytë, “Sulltan Sulejmani i madhërishëm” dhe as për herë të parë z. Davutogllu.
    Sepse armiku nuk është njeri!

    1. raimondi says:

      Shume bukur e ka bere kete shkrim Kico Blushi , por pasi ben analizen e gjithe ketyre fenomeneve ballkanike qe drejtohen kunder popullit tone dhe per mungesen e personalitetit dhe te reciprocitetit qe kane politkanet tane ne maredhenie me fqinjet tane , Ai nuk jep ndonje zgjidhje…..!!!???

      Cfare mendimi ka Kico Blushi per te dale nga kjo situate ?

      Intelektuali jep edhe zgjiedhjen e tij per nje fenomen qe e shqeteson shoqerine ku ai jeton-
      -Sepse shoqeria ne radhe te pare zgjidhjet i pret nga intelektualet

  25. Shefqet Cela says:

    Kush eshte arsyja kryesore per ftesen e Erdoganit nga ana e Saliut?
    Pergjigja eshte e thjeshte: KERKON TE NA E NXIJE EDHE KETE DITE GEZIMI.
    Une do ta pranoja kete vizite ne se ai, ne emer te qeverise turke, te vinte per te na kerkuar falje per “pushtimin dhe fatkeqesite e pa numurta, qe na ka shkaktuar ky okupacion”. Gjithashtu duhet te terhiqej nga politika hegjemoniste e diteve te sotme, duke perdorur kete gerdalle politike,qe kemi, per te na grabitur fonde dhe pasuri.
    Ne vend te ketyre gjerave elementare ai po ben te kunderten duke na poshteruar keqas. Kerkon te rishikojme historine tone. Medemek na paskan ardhur si administratore te mire dhe neve duhet tu jemi mirenjiohes.
    Edhe kjo na mungonte!
    U dashka te mohojme tere rilindasit tane, te cilet qe nga Stambolli leshuan kushtrimin per shkeputje, deri sa ja arritem dites se lumtur!
    NUK ESHTE HERA E PARE QE SALIU BEN KETE MARIFET:GJATE NJE PRITJE TE TURQVE, SPOSTOI SKENDERBEUN NGA ZYRA E VET PER TE MOS U PRISHUR HUMORIN “MIQVE TE ZEMRES” SE VET.
    Turpi qofte me te! Ne do te benim mire ne se do ta braktisnim ate ceremoni ku do marre pjese Erdogani. Le ta bejne zagaret. Populli ka edhe menyra te tjera per festim. Syte nuk i ka nga lindja, por aspiron perendimin. Naimi ishte ne lindje, por leshoi thirrjen : O DIELL QE LIND NGA PERENDON. Kjo ishte edhe parrulla e studenteve te Dhjetorit.
    Vajmedet! Saliu i ka tradhetuar edhe ata!

  26. joni says:

    Shikojeni me vemendje sa e zgjat doren ky budalla sa servi qe shfaqet ky idiotsikur do fitoje dhe njehere pavarsine duket se thote me ate mimiken prej idioti sali trapi, kaq te peshtire jane keta politikane sa te vjen turp te besh koment

  27. Ilir says:

    O Zot i Madh mbrona nga keta bastarde dhe tradhetare te pafund. Si eshte e mundur te harrosh mijra e mijra shqipatre te vrare, shtepi te djegura, njerez te syrgjynosur ne burgjet e sulltan salepit dhe te harrosh gjithe rilindasit dhe luften e lavdishme te Skenderbeut dhe shqipatreve kunder osmaneve dhe te ftosh ne pervjetorin e 100-te keta pasardhes te atyre qe perdhunuan popullin tone per 5 shekuj. Kico Blushi te lumte pena per shkrimin qe ben. Jam plotesisht dakord me shkrimin tend. Por do te thoja qe e vetmja levizje patriotike ne Shqiperi eshte ajo a aleances kuq e zi. Keta duhet te reagojne ndaj kesaj tradhetie tjeter kombetare te Berishes. Berisha ka marre persiper te shkaterroje perfundimisht Shqiperine. Pasi e ka lene fshatin ne nje varferi te skajshme duke i detyruar te emigrojne dhe lene vendin per tu torturuar tek Greku dhe Italiani dhe pasi e ka lene inteligjencen e kombit pa te ardhme dhe e ka deturuar qe te lere vendin, pasi ka tradhetuar vendin me detin dhe shitjen e te gjithe pasurive tek te huajt duke i kthyer shqipataret ne medites ne token e tyre ky tradhetar i padegjuar i kombit Shqiptar guxon te na fyeje pa pike turpi mu ne prag te 100 vjetorit te opavaresise. Shqipatre nese ju ka mbetur ndopak gjak dilni ne rruge dhe protestoni. Ne qe kemi jashte nuk mund te bejme gje tjeter per momentin vetem tju keshillojme e qendrojme prane. Jeni ju qe jetoni atje qe Berisha po ju dhunon cdo dite qe duhet te dilni te merrni frenat e kombit ne duar. Mos lejoni qe greku dhe turku tju pushtojne perseri duke ju marre tere pasurite dhe bankat. Parate tuaja po shkojne ne Greqi dhe Turqi. Kjo eshte nje tjeter tradheti kombetare. Shikoni te gjithe minierat, ruget, naften dhe gazin, detet, tokat nuk jane me tuajat. Saliu ua shiti Serbeve, Grekeve, Turqve, dhe te gjithe atyre qe na kane dhunuar gjate historise. Mallkuar qofte ajo dite qe solli kete tradhetar te ndyre ne trevat shqiptare.

  28. suzana(Kosove) says:

    O sa turp te jesh shqiptar, bu bu bu, sa e turpshme te shikosh ate foto, Kryeministri i Shqiptareve ne rolin e BORAT-it te Kazakistanit, Turku duket sikur e ka zene nje bela e madhe, perse e solla kete budalla ne Turqi, perse humba kohen e qmuar me te???
    Kjo Fotografi eshte turpi i shqiptareve, kjo foto tregon nenqmimin dhe peruljen deri ne katastrofe, ky plak budalla perfaqeson nje popull te tere, e turpshme deri ne skajshmeri.
    Flisni sa te doni per kosovaret, mund te jene te korruptuar, hajna, mafioz, por edhe ne kohet me te renda, kur serbi na vriste, nuk e degjeneruan veten deri ne kete sahat….Shqiperia nuk paska pase kurr Trima, te gjitha paskan qene Genjeshtra,

    1. tourkofagos says:

      Suzana,sali berisha eshte pasqyre e injorancise myslimane e kombit shqiptar[turqeve te shqiptarizuar] ne te dy anet e kufirit shqiptar e me gjere,ok!
      sali berisha nuk perfaqson Rilindasit dhe pjesen kristiane shqiptare,sali berisha perfaqson tradhtaret e kombit shqiptar,qe jo rastesisht ishin totalisht turq te shqiptarizuar….!
      Geia sou Suzana.

  29. ben refugjati says:

    Aspak dakort si gjithe te tjeret…Mos u lodhni kot -s’mund ta kuptoje nje njeri me te shkuar si maloku jone se e ardhmja,preferencat endrat…e shqiptareve jane drejt perendimit…Per turkongrenesin – nuk besoj se as Salibani e as ndonje politikan tjeter shqipetar nuk eshte bere akoma kumbar ne Turqi.Pune korrakesh hahaha karamanahale..Ik or pirdhu se nuk na jep dot mend neve ti…

  30. pi_roshi says:

    Sikur 1% e ketyre frazave te jene te verteta(ne fakt ato jane 100%te verteta)Sali gjakanadolli, s’duhet te kthehet ne Shqiperi. Por ai eshte shpirtpalare dhe ka per t’u mburur per kete takim. Do te bejme durim deri sa te shduket kjo fare e keqe, qe na ka zene.

  31. Albert says:

    Ky klloun cirku qe e kemi mallkimin e radhes,duhet proceduar penalisht per shperdorim dhe abuzim me detyren,sepse vizitat ne Turqi i ben vetem per hesape personale,per biznesin e familjes se vet,asgje ne te mire dhe per llogari te shtetit shqiptar nuk perfitohet nga keto kontakte.
    Sa per “fuqine” e re qe perfaqeson Turqia,doner-kebapi eshte simboli i ketij “tigri” ne ekspansion. Mjafton te sjellim ne vemendje se me buke po i mban Gjermania qe 60 vjet! Imagjinoni sikur 10 autobuse me turq (jo me shume)t’ia shkarkoje Gjermania ketij kapadai Erdoganit ne sheshin “Taksim”,e shihni pastaj sesi i bien pendet dhe fut bishtin nder shale,ky megjithe Gumush e me gjithe Menekshe, e me lesh e me presh!….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje