INTERVISTA/ Rama: Pa zgjedhje të lira, i kotë integrimi. Nuk bëjmë koalicion me LSI-në

5 Prill 2012, 16:49Politika TEMA
INTERVISTA/ Rama: Pa zgjedhje të lira, i kotë integrimi. Nuk

“Komisioni Evropian ka konstatuar në vijimësi probleme të rënda me zgjedhjet dhe kërkon që përmes një reforme të plotë elektorale, Shqipëria të përmbyllë kapitullin e zgjedhjeve të deformuara, e të kontestuara dhe të hapë një kapitull të ri”, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama.

Reforma elektorale është një nga parakushtet e vendit për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Si e shihni ecurinë e procesit deri tani?

Reforma elektorale është prioriteti i prioriteteve ndër 12 prioritetet/ rekomandimet që Bashkimi Evropian ka vendosur për Shqipërinë, sepse pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, është e kotë që të pretendojmë të bashkohemi me familjen evropiane me të drejta të plota.

Ky fakt, kjo e vërtetë është një e vërtetë, të cilën vetë Komisioni Evropian e mbron, duke konstatuar në vijimësi probleme të rënda me zgjedhjet dhe duke kërkuar që përmes një reforme të plotë elektorale, Shqipëria të përmbyllë kapitullin e zgjedhjeve të deformuara, e të kontestuara dhe të hapë një kapitull të ri.

Po shihni mjaftueshëm konsensus në mënyrën se si po vepron Komisioni i Reformës Zgjedhore – herë pas here duket sikur ka ngecje dhe të dyja forcat e mëdha politike fajësojnë njëra-tjetrën për këto ngecje. A ka konsensus të mjaftueshëm ky komision?

 

E vërteta është që kemi një mosdakordësi të plotë lidhur me qëndrimin ndaj sistemit zgjedhor. Ne duam një përmirësim të sistemit zgjedhor në funksion të rritjes së transparencës dhe të përfaqësimit të të gjithë votuesve përmes të gjitha subjekteve elektorale. Ndërsa, pala tjetër është krejtësisht e mbyllur në këtë pikë.

Sa i përket aspektit tjetër të reformës që ka të bëjë me rregullat e lojës, që ka të bëjë me të gjitha ato deformime dhe probleme të konstatuara nga misioni i OSBE/ODIHR-it, dhe me rekomandimet e këtij misioni, ka një ecuri, të cilën unë nuk do të doja ta gjykoja negativisht apo ta paragjykoja në këtë fazë.

Ecet, dhe shpresoj që të mos jetë e nevojshme në asnjë mënyrë një shtyrje tjetër e afatit, pasi ka një rëndësi themelore që reforma të mbyllet në kohë për t’i dhënë mundësi implementimit të të gjitha atyre masave që ne synojmë të përfshihen në ligj dhe që kërkojnë edhe futjen e teknologjisë së re në procesin zgjedhor në Shqipëri, siç është fjala për identifikimin apo për numërimin elektronik.

A ju vjen keq që, ndoshta, për shkak të mosndryshimit të sistemit, apo të paktën, korrektimit të tij, gjë që e ka kërkuar Partia Socialiste, mund të humbisni disa nga aleatët tuaj, p.sh PPDNJ-ja ka thënë që nëse sistemi nuk ndryshon, do të kalojë në polin e qendrës?

 

Nuk është çështje keqardhjeje, është çështje parimi dhe siç e kemi thënë, ashtu kemi bërë. Në Komisionin e Reformës Elektorale jemi zëdhënës edhe të të gjitha partive tjera që nuk janë të përfaqësuara në këtë komision, pasi ndajmë mendimin se përmirësimi i sistemit në funksion të rritjes së proporcionalitetit, do të ishte hap i duhur për një të mirë të përbashkët dhe për interesin publik.

Nuk është çështje e interesit të Pasrtisë Socialiste, është më gjerë se kaq dhe ne jemi të vendosur të bëjmë gjithë çka mundemi për të gjetur dakordësi në këtë pikë.

 

Para pak ditësh thatë se moszëvendësimi i mandatit të deputetes Rudina Seseri, mund të prishë marrëveshjen politike. A nuk ju duket e arsyeshme logjika që ka dhënë mazhoranca se ka nevojë për një interpretim kushtetues në këtë rast?

 

Në aspektin e demokracisë, është një aspekt i programit tonë të ri për një rilindje shqiptare bashkë me ekonominë, shoqërinë dhe Evropën. Shqipëria jeton, pa asnjë ekzagjerim, në një grusht-shteti permanent me një zinxhir që vazhdon të zgjatet hallkash, që realisht përbëjnë akte antikushtetuese, antiligjore dhe antidemokratike. I tillë është edhe ky i fundit me mandatin e një deputeti opozitar, për të cilin në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye opozita nuk ka çfarë kërkon në asnjë lloj gjykate, sepse është detyrim kushtetues dhe ligjor që në rast dorëheqjeje të një deputeti, të një tjetri e të një tjetri, zëvendësimi të bëhet në mënyrë automatike.

Ai është një mandat që Partia Socialiste ia ka dhënë populli dhe nuk mund t’ia marrë as Qeveria e as Gjykata.

…sa do të prisni për këtë?

 

Më lejoni të them se nuk kam thënë rrezikohet prishja e një marrëveshjeje – ne nuk kemi asnjë marrëveshje me Qeverinë. Ne kemi marrëveshje me publikun, me Bashkimin Evropian në kuptimin që në rast se ne jemi në rrugën e një politike, e cila kërkon medoemos konsensus për çështje të mëdha që lidhen me prioritetet e integrimit dhe me statusin e kandidatit – kjo është absolutisht bindje dhe vullnet politik i yni.

Thënë kjo dua të nënvizoj se çka kam deklaruar ka qenë se nuk e dëshirojmë, do të bëjmë çmos për ta shmangur një krizë të re politike.

A është  i vërtetë konstatimi i disa analistëve se ka një shtendosje mes marrëdhënieve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim – çfarë ka hedhur dyshime ndoshta dhe për një aleancë të mundshme ndërmjet jush më 2013?

 

LSI-ja është pjesë e koalicionit qeveritar dhe ne nuk shohim asnjë dallim që të na bëjë të mendojmë çfarëdo skenari tjetër, përveç skenarit të marrjes së të gjitha votave të popullit shqiptar përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të më shumë se 71 mandateve për të qeverisur Shqipërinë, si alternativë e këtij koalicioni me një ofertë shumë të qartë – ose një rilindje shqiptare ose një rrënim i mëtejshëm me këtë koalicion, ku edhe LSI-ja është pjesë integrale.

Së shpejti do të jenë zgjedhjet presidenciale, ju keni këmbëngulur për një president konsensual, ndërkohë që mazhoranca thotë që do ta zgjedhë presidentin sipas variantit kushtetues. A do të jetë e vështirë të gjendet një president konsensual nën këtë frymë?

 

Ne kemi kërkuar një president sipas Kushtetutës, që do të thotë një president që të plotësojë atë kriter themelor që ka Kushtetuta për figurën e presidentit të Republikës, qenien mbi palët dhe përfaqësues i unitetit kombëtar.

Besoj se një proces, nga ku një president i pranuar nga palët dhe mbi palët është një proces që lidhet domosdoshmërisht jo vetëm me garantimin e të gjitha atyre institucioneve që presidenti supozohet kushtetushmërisht se garanton, por edhe me dhënien e një shansi të madh të statusit të kandidatit, sepse zgjedhje e presidentit të Republikës dhe mënyra se si ai do të zgjidhet, pranueshmëria që ai ose ajo do të kenë nga palët, përbën një test përballë procesit dhe përballë Komisionit Evropian.

…sa të vështirë e shihni?

 

Asgjë nuk është e lehtë në Shqipëri, asgjë nuk është e lehtë, edhe më shumë, në politikën shqiptare dhe për më tepër, kjo është një sfidë për gjithë politikën shqiptare. Si e tillë, sigurisht është e vështirë si çdo sfidë e madhe. Por, ama rëndësi ka që të ketë vullnet politik dhe me vullnet politik kapërcehet çdo vështirësi e kësaj natyre.

14 komente në “INTERVISTA/ Rama: Pa zgjedhje të lira, i kotë integrimi. Nuk bëjmë koalicion me LSI-në”

  1. Vlora says:

    vazhdoni dhe mos u terhiqni se dyshja meta – berisha ne te semes kan per te shkuar,po sju lat juve shteg………..

    1. Ho mre ish-puqista. E ka zbut Doktori kryetarin tuaj. Hikni zgjidhni Gjinushin e Ngjelen se kshu si po shko, skeni gjo nterezi.

      1. raimondi says:

        Ne fakt Partia Socialiste duhet qe te krijoje nje mekanizem me demokratik per problemin e aleancave, te kete mundesi qe te mari mendimin e shumices se elektoratit te saj ne lidhje em aleancat

        Eshte mire qe Kryesia e PS-se te beje votim , dhe mbi bazen e votmit te vendoset duhet bere aleance me LSI-ne apo jo

        Sepse Aleanca eshte e domosdoshme qe te fitohet pushteti, dhe jo vetem me LSI-ne , por me kedo

        –Dhe te gjithe ju skorpionsat qe hiqeni si krijesa me moral te kulluar
        duhet te kuptoni se Politka ka moral ne cdo gje me perjashtim te aleancave

        __Per te hequr nje te keqe me te madhe behet aleance edhe me djallin , por qe te besh aleance nuk do te thote te besh dashni , as ta besh vella –Kuptoni ore koke qypat e PS-se ?

        Psh Amerika beri Aleance me Stalinin per te mundur Nazizmin, por kjo nuk do te thote se Amerika nuk ka moral —Moralin , e mban ne lidhje
        me njerezit e tu , brenda teje, brenda partise tende, qeverise tende , ndersa Aleanca eshte e perkoheshme

        Edhe Marksi diku thote : …Uniteti, aleancat jane te perkoheshme , kontradiktat jane te perjeteshme…..

        Aleanca sot behet dhe neser prishet –Sic thone qe tha njehere Mehmet Shehu
        kur Shqiperia do prishej me Kinen: …shoqeira me nuk mbahet , ruget toan ketu ndahen….

        Keshtu edhe Aleanca me LSI-ne, sot behet dhe neser kur fiton pushtetin
        e lejon Prokurorine te bej detyren ,jo vetem per vjedhjet e Metes ,
        por edhe per vjedhjet qe ka bere Nano, Sala , Bashe etj etj

        __Ky eshte respektimi i normave morale qe kur te vish ne pushtet ta lejosh Prokurorine te ushtroje kopetencat e saj , siaps ligjit ……

        Jo tani qe je ne opozite me hiqesh me i shenjte se Papa , dhe nuk ben aleance me LSI-ne se vodhi Meta 700 mije euro, kur me mban si keshilltar kryesor njeriun me te koruptuar te Historise sone demokratike, Angjel bastardin

        Absolutisht kryesia e PS-se duhet ta rishikoje kete vendim te Aleancave , ndryshe ajo kryesi eshte e perbere nga politkane medioker dhe driteshkurter, te cilet vetem per poltike nuk mund te jene

        Pastaj ka dhe dicka dihet nga te gjithe qe Politka eshte arti i kompromisit dhe i aleancave , ndaj ju skorpionsat mesojini keto gjera se po ju ben Sala lolo ……

        Dije ma kishit fshire nje koment qe fliste vetem per aleancat, dhe nuk kishte asnje sharje –Pse beni censure kur behet fjala per kete problem

        Ky problemi i Aleancave eshte ceshtje per jete e a vdekje e opozites , dhe Edi e ka shume gabiim qe nuk ben Aleanca

        Megjtihse une e kutpj qe Edi nuk eshte kunder aleancave , por eshte ai kalamaku Erion Brace qe hidhet perpjete kunder kesaj Aleance me LSI-ne

        Si nuk e kupton ai idiot se aleanca nuk ka azgje te keqe

        by the way –I vini te lexojne nga historia politke e botes moderne ,
        te gjithe ata kryesine e PS-se , se jane pyke ne diell
        Edhe duan te merren me politke , edhe nuk e kane haberin fare te politkes …..

    2. Kristian Turku = Ha ha ha says:

      Po prej LSI populli shqiptar dhe PS kane kaq vjet qe vuajn diktaturen e berishes. As qe mund te bashkepunohet me ta.
      http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/

  2. viktori says:

    eshte cmenduri te ndegjosh dhe te lexosh kete ish kryeopozitar me keto
    hartime.nuk ka “paqe nen ullinj” pa larguar njeriun me te poshter
    te lindur ne trojet shqiptare.eshte e thjeshte vetem tre kerkesa:
    -doreheqja e berishes pa kushte
    -qeveri teknike
    -zgjedhje te parakoheshme brenda shtatorit
    Rruget e tjera te cojne te korkodili ne bruksel ose te kastraveci i detit
    ne washington.tung!

  3. rrepi i celos says:

    jam dakord me ju parashkrues por opozites DAJ SAMI i ka bere injeksionin e radhes dhe ATA E kane blere shtrenjte SALIUN dhe tani nuk mund ta shesin me ate lire.AI, SALIU eshte i te gjitheve por nuk eshte i yni.Fatet e popujve te vegjel vendosen nga duart e fuqive te medha! Pse nuk del nje tjeter qe ta udheheq Opoziten ? Sepse e kane kuptuar qe gjarperi ARREZ-ZIU e ka gatuar ate corbe dhe nuk do njeri qe te hyj ne gjynah me popullin e vet.

  4. Mark says:

    Saliu do ti vjedhe zgjedhjet perseri, ashtu si ka bere edhe me pare.Jo vetem ne shqiptaret e dime kete gje por edhe ambasadori danez tha qe do gjendet nje menyre per ti vjedhur votat. Edi Rama nuk ka se si ti mbroje votat, kur ne votuesit kemi frike te mbrojme votat tona. Berisha nuk ka frike.Ristanet e Sashenkat nuk kane frike.Volfarth nuk ka frike. Prandaj jemi nje popull pa shtylle kurrizore.

  5. Ana says:

    Per aq kohe sa ti te jesh ne krye te opozites,po aq kohe dhe keta te tjeret do jene ne krye te qeverise.Te te zgjasi doren Meta hidhesh me vrap ta rrokesh ti se ke treguar qe shitesh per shume me pak se kaq,po kush ka ndermend te ta zgjasi thuaj?!

  6. erion32 says:

    Po sigurisht qe me kete kryeminister qe kemi nuk mund te kemi zgjedhje te lira dhe aq me teper integrim te vendit.Keshtu eshte gatuar saliu vetem te vjedh

  7. skenderi says:

    ky vend ka mare fund me kohe,qe ne 44- e mbrapa,prandaj ju lutemi shume mos i merni seriozisht comentet e popullit liridashes,fali o at se nuk e dine se kush jane

  8. tani says:

    Gjeja me e veshtire sot eshte te kerkosh qe zgjedhjet te behen nen drejtimin e nje qeverie teknike,ose te pakten te largosh kryekriminelin nga qeveria.
    Eshte e veshtire sepse Evropa dhe USA nuk e kuptojne se Sali Berisha eshte nje kryebandit mafjoz,i hurit dhe i litarit, dhe qe nuk ka njri ne bot (pervec AVNI RUSTEMIT),qe ta ndaloj nga kusarit dhe barbarit e tij, nga te cilat kurre nuk heq dore.
    C’fat muti qe ka Shqiperia!! Si nuk gjeti nje here nje burre te mencur dhe te urte per te drejtuar kombin!!!!

  9. luis says:

    Horat hajdutet dhe kriminelet eshte e kuptueshme qe nuk duan aleance me Edi Ramen sepse e dine fort mire se ai nuk u del ne mbrojtje ne poshtersite e tyre,por kane gjetur Saliun xhentelmenin e ketyre bemave.
    Shtrohet pyetja a eshte ne rruge te drejte Edi Rama me kete lloj metode apo jo.
    Po ta analizosh ne aspektin e emocioneve dhe te realitetit per shumkendin kjo eshte nje rruge e gabuar dhe qe te jep njefare ndrojtje se si do te marrin punet.Ndersa po ta analizosh ne aspektin politik dhe diplomatik ai po vepron drejt pavaresisht se ma cfare kundershtarit duhet te gjeje kompromise apo te miratoj ligje.
    A deshirojme ne te shohim nje Shqiperi tjeter apo duam te vazhdojme me metoden qe ti bjere i forti te ligshtit.
    Ne pergjithesi ne cdo komb thuhet se 70% e popullit jane pozitive dhe 30% njerez me vese negative.
    Keto shifra thuhen per kombe normale.Atehere ne cfare raporti jemi ne lind pyetja.Une them se po edhe ne jemi te nje raporti te tille normal por me nje vecanti qe ne ben te dalim jashte normales.
    Tek ne jane disa faktor qe na bejne te jemi ne nje pozicion jo te pershtatshen ne raport me kombet e civilizuara.
    E para ne jemi shume indiferent dhe moskokecares per te miren e pergjithshme.
    E dyta ndikohemi shume nga opinioni i te tjereve dhe terhiqemi nga ato qe mendojme drejt.
    E treta kenaqemi me pak dhe nuk jemi kerkues ndaj vehtes.
    E katerta na mungon guximi dhe kurajoja dhe terhiqemi ne momentet delikate pavaresish se me pak mund po te rezistojme arrijme ate qe quhet fitore.
    E pesta na mungon idenditeti dhe aftesia personale dhe ndikohemi lehte edhe nga nje fjale e familjareve tane duke mos prejashtuar ketu efektin numer nje te gjinise femerore.
    E gjashta nuk jemi ne fakt popull dembel por ne punojme atehere kur na komandojne te tjeret.
    Dhe e fundit por qe eshte me kryesorja,jemi shume solidar ne fatkeqesine e tjetrit por shume xheloze dhe cmirezeze ne perparimin e tjetrit.
    Tani si perfundim do thosha keto a kemi ne mundesi te pakten nje gje fare te thjeshte qe eshte ne doren tone dhe per te miren tone te votojme kundra kesaj te keqe qe ne vazhdimesi te paraardheseve te tyre na i kane kultivuar si mos me keq keto veti negative.E pra pavaresisht se Edi Rama nuk eshte perfekt por eshte me i miri i te gjitheve ne politiken shqiptare.
    Ne kemi nevoje per nje udheheqes te drejt qe te edukoje nje popull ne rrugen e drejte qe brezat e ardhem ta heqin mantelin e ligesive te prinderve te tyre qe nuk pane nje dite te mire per vete fajin e tyre.
    Shpresoj gjithnje se e mira do triumfoje pavaresisht ne dukje e pamundur.

  10. ben refugjati says:

    Nje ore flet nje teoricien ketu lart per aleancat Cercill,Stalin ,Rusvelt e ku di une – nuk qevqrisen bashke ata as nje minute…Pa provoje Rama te besh aleance me plehera si meta,nano,berisha & company pa do shohesh po s’vajte ne te sat’eme edhe ti…

  11. pi_roshi says:

    Me LSI, PS dote beje aleance, sa c’mund te beje me PD e sali mavrise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje