Skënder Gjinushi: "Rama, zgjedhjet nuk fitohen vetëm!”

5 Prill 2012, 12:43Politika TEMA

Skënder Gjinushi, historikisht njëra ndër mendjet më të kthjellëta të të majtës shqiptare, analizon në këtë intervistë negociatat për reformën elektorale, duke u shprehur se nuk po dëshmohet vullnet për të korrigjuar deformimin e votës. Ai thotë se vetëm teknologjia nuk është e mjaftueshme për të garantuar standarde në zgjedhje. Vizitat në Uashington?! Mesa duket disa duan të ngrenë kreditet e rëna brenda vendit, thotë kreu i PSD

 

Nga Skender Minxhozi

Revista Java

 

Zoti Gjinushi, një kompromis i afërt po lajmërohet mes dy partive të mëdha, lidhur me reformën zgjedhore. Çfarë po ndodh me zgjedhjet, sipas pikëpamjes tuaj? Sa i besueshëm është numërimi elektronik? A do të ketë korrektim kombëtar? Po ndryshim të formulës dhe përbërjes së KQZ?

Me zgjedhjet po ndodh ajo që ka ndodhur në tre zgjedhje radhazi me këtë qeveri, e cila, pasi dështon qëllimisht në arritjen e standardeve zgjedhore, me apo pa reformë parazgjedhore, shpreh gatishmërinë për të ribërë një reformë të re, me premtimin se shkeljet e radhës s’do të përsëriten më në të ardhmen. Se sa efektiv është një veprim i tillë, mjafton të dëgjosh kryemanipulatorin e zgjedhjeve, i cili deklaron se është gati të votojë çdo amendament të opozitës. Edhe ai e ka kuptuar, atë që s’duan të kuptojnë shumë të tjerë, se problemet në zgjedhje nuk vijnë nga Kodi, por nga shkelja flagrante e tij, nga vullneti negativ që ka pushteti për votën e lirë. Sot, i vetmi ndryshim nga reformat e mëparshme është fakti se tani tërë shpresa është varur tek futja e teknologjisë në zgjedhje, e në fakt për situatën ku ndodhemi, ajo është një domosdoshmëri, por në çdo rast teknologjia do të ulë shkallën e manipulimit, por nuk garanton standardet. Standardet, ashtu siç e thotë dhe Komisioni i Venecias, apo siç e theksonte me mjaft elegancë ambasadori Withers, varen vetëm nga vullneti politik i organizatorëve e administrueseve të zgjedhjeve, e ato janë qeveria, KQZ-ja, KKRT-ja e Kolegji Zgjedhor.

S’mund të flitet për zgjedhje të lira e të ndershme pa garantuar ndershmërinë e paanësinë e këtyre institucioneve, para apo gjatë procesit zgjedhor. Prandaj, për herë të parë haptas, edhe Venecia kërkon riformatim të KQZ-së. Në fakt, gjithkush e kupton se për të ndryshuar realisht vullneti politik, duhet nisur ndryshimi nga shkaktari kryesor e mbartësi kryesor i këtij vullneti negativ, që është qeveria, por meqenëse qeveria mbrohet për arsye të pakuptueshme, hallkat e tjera duhet të balancohen detyrimisht. Opozita gaboi rëndë që hyri në zgjedhjet e majit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të 2009.

Edhe përshtatja e sistemit apo zbatimi i tij në mënyrë të pa deformuar, është një domosdoshmëri për zgjedhje të lira e të ndershme. Theksoj se kërkohet jo ndryshim i sistemit zgjedhor, por rregullim i deformimit që ai jep, nga përshtatja diletante dhe jo profesionale që i është bërë. Për të kuptuar defektin e modelit tonë të vitit 2009, mjafton ta krahasosh atë me modelin maqedonas. Në Maqedoni ka 6 zona zgjedhore, me 20 deputetë secila, ndërsa tek ne aplikohen 12 zona, me nga 4 deri në 33 deputetë. Sa më i madh është disproporcioni midis zonave, aq më i padrejtë është sistemi. Korrektimi kombëtar do ta korrigjonte këtë deformim dhe opozita, sidomos ajo socialiste, në emër të barazisë së votës, duhet ta kërkojë me çdo kusht këtë ndryshim.

 

Si e shihni klimën politike në vend në momentin aktual? Çfarë po ndodh sipas jush, një detantë e qëndrueshme politike, apo një armëpushim i sforcuar mes palëve?

Problemet në Shqipëri nuk janë midis opozitës e pushtetit, por në faktin se Shqipëria dështon për tre vjet rresht për të arritur standardet, për të marrë statusin e vendit kandidat. Se vendi, sa më shumë kërkohet t’i afrohet standardeve europiane, aq më shumë zhytet në nivelin e vendeve problematike, duke u renditur në tërë raportet për korrupsion, lirinë e medias apo nivelin e demokracisë, përkrah vendeve të Afrikës Qendrore, sepse tashmë na e kanë kaluar edhe Tunizia me Egjiptin. Në rast se shkelet mbi 30 herë Kushtetuta e Shqipërisë, në rast se dhunohet vota e lirë, e madje s’lejohet as hetimi mbi shkeljet, në rast se tërë institucionet, përfshirë dhe median, ndodhen nën sulmin e presionin politik, deri fashisto-rrugaçëror të qeverisë, në rast opozita nuk ka asnjë të drejtë të qenësishme të garantuar në Kuvend, në rast se ndëshkimi i qeveritarëve e pushtetarëve për korrupsion e vrasje politike zëvendësohet me shpërblimin e promovimin e tyre, këto nuk janë produkt i konfliktit të opozitës me shumicën, por janë produkt i konfliktit të kësaj shumice me Kushtetutën, me votën e qytetarëve, me institucionet e pavarura, me taksapaguesit e paratë e tyre. Por, meqenëse disa s’duan zgjidhjen reale të gjendjes, kërkojnë t’i servirin dështimet e qeverisë e implikimet e saj korruptive e manipulative, si pasojë e marrëdhënieve ndërpartiake. Vetëm tek ne dëgjon të flitet për përgjegjësi të opozitës, për dështimet e qeverisë, vetëm tek ne kërkohen përgjegjësitë e opozitës, për papërgjegjshmërinë e qeverisë. Vetëm tek ne, sa herë që dështon qeveria, kërkohet, jo ndryshim i kursit qeverisës, por ndryshim i kursit opozitar.

Prandaj paqja që përmendni ju, qoftë afatgjatë apo afatshkurtër, s’do të japë asnjë produkt të ndjeshëm, përveç zgjatjes së jetës së kësaj qeverie, e shkurtimit të shpresës për shqiptarët. Meqenëse paqja është e pjesshme dhe e pabarabartë, ajo do shërbejë vetëm si alibi për të ndryshuar imazhin e qeverisë, por jo jetën e shqiptarëve. Kujtojmë se paqe të tilla me shkaktarin e krizave janë bërë nga tërë liderët e të majtës dhe kanë dështuar. U bë dhe në 2008-ën dhe rezultati është që Shqipëria është për herë të parë, e fundit në rajon, në procesin e saj të integrimit.

 

Duket sikur të gjithë rendin drejt Uashingtonit këto kohë. Çfarë përshtypje ju krijon ky procesion politikanësh, në dyert e administratës amerikane?

Nga ana formale ato tregojnë edhe njëherë marrëdhëniet shumë të mira që ka Shqipëria me aleatin e mikun e saj kryesor, e sidomos interesin e lartë që SHBA tregojnë për zhvillimet politike tek ne. Por gjithashtu dihet se vizitat bëhen më intensive, kur kriza në vend është më e thellë, ashtu si dhe rritja e interesimit ndërkombëtar është shprehje e qartë e krizës pa krye ku ndodhemi. Por në vizita të veçanta lexohet lehtë dhe nevoja a praktika e disave, që kreditë e humbura brenda vendit, kërkojnë t’i rikuperojnë jashtë vendit.

 

Si i përcollët mendimet e ish-ambasadorit Withers? Po përgënjeshtrimin e DASH rreth intervistës së tij?

Ambasadori Withers i ka folur dy herë opinionit publik shqiptar, një herë pa lejen e tij, nëpërmjet Wikileaks, dhe pastaj në revistën tuaj, për të qartësuar pozicionin dhe vlerësimet e tij. Të gjitha çka ai tha, përputhen totalisht me realitetin shqiptar. Ato janë problemet reale të Shqipërisë dhe zgjidhjet e vetme për të. Për sa i takon përgënjeshtrimeve, aty s’ka asgjë për të përgënjeshtruar, sepse ai, për vetë dinjitetin e sinqeritetin me të cilin është shprehur, nuk pretendon e as aludon se flet në emër të dikujt tjetër. Nga ana tjetër, vlen të evidentohet fakti se kur opinioni publik u njoh nëpërmjet Wikileaks, me mendimet, faktet a opinionet e z.Withers, për zhvillimet në Shqipëri, kur këto vlerësime përkonin e përfaqësonin DASH për kohën, del qartë se ato fakte e qëndrime përputhen plotësisht me ato që ai thotë sot në intervistën e dhënë tek ju. Këtë të vërtetë s’e përgënjeshtron dot njeri.

 

Kryeministri është mjaft prezent në media, ndërkohë rivali i tij kryesor komunikon më së shumti përmes rrjeteve sociale. Si do ta komentonit secilën prej këtyre mënyrave të komunikimit politik të Berishës dhe Ramës?

Gjithkush e vlerëson vetë mënyrën se si i adresohet opinionit publik. Por, për mendimin tim, në kushtet e Shqipërisë, përballë një qeverie e kryetari kaq agresiv, mënyrat moderne të komunikimit mund të jenë plotësuese, por jo parësore apo të vetmet. Opozita parlamentare gaboi në heqjen dorë nga protestat e mjetet e tjera të presionit demokratik. Rikthimi i opozitës në Kuvend, pa u garantuar të drejtat kushtetuese të Kuvendit e të deputetëve opozitarë, është një veprim i gabuar. Deputetët e majtë janë të detyruar të kërkojnë ushtrimin e barabartë të mandatit të tyre, kur cenohet p.sh. vota e fshehtë nuk dhunohet vullneti i deputetëve, por cenohet e drejta e votuesve të tyre për t’u shprehur për institucionet kryesore të vendit nëpërmjet delegimit. Pra ajo që disa e quajnë moderim të opozitës parlamentare, në fakt është pazotësi e saj për të përfaqësuar e mbrojtur të drejtat e votuesve të tyre.

 

Sa e madhe është aktualisht tryeza e opozitës? Si e shihni performancën e koalicionit opozitar? Sa do tkurret apo zgjerohet ajo në javët dhe muajt e ardhshëm, sipas jush?

Zgjerimi i koalicionit opozitar do të varet shumë nga shkalla e reflektimit që do të ketë PS, në raport me gabimet e të shkuarës, sidomos të vitit 2009. Lidershipi i PS-së, me kohë duhej të kish kuptuar se zgjedhjet as nuk fitohen i vetëm, e as nuk këshillohet një fitore e tillë, se parësore është fitorja e pushtetit dhe pastaj ndarja e tij, se destabiliteti nuk vjen nga aleatët, por nga keqqeverisja, se mazhorancat e forta nuk varen nga numrat, por nga aftësia qeverisëse. Vullneti pozitiv për aleanca të gjera duhet të demostrohet dhe me mbrojtjen më me forcë të të drejtave të partive të tjera, gjatë kryerjes së reformës zgjedhore.

 

Do të kemi një president “kushtetues” apo “konsensual”? Nëse ndodh varianti i parë, si e shihni vitin që na ndan nga zgjedhjet e 2013?

Nuk ekziston president kushtetues, por jo konsensual. Kushtetuta jonë e imponon në frymë e në gërmë procesin konsensual për zgjedhjen e presidentit. Edhe ndryshimi i 2008 nuk e cenon këtë fakt. I vetmi ndryshim është se atëherë, nga fillimi i procedurës së zgjedhjes së presidentit, deri në fund, duhej që një kandidat të marrë 84 vota për t’u zgjedhur president, ndërsa tani synohet të arrihet shumica me 84 në raundet e para, pastaj mund të zgjidhesh dhe me 71 vota. Kjo do të thotë se një shumicë e cilësuar, me mbi 84 deputetë, bie dakord të përfshihet në zgjedhjen e presidentit midis konkurrentëve të afishuar, ku indirekt gjithkush prej tyre quhet i pranueshëm e me garancitë për ta kryer këtë funksion kyç të shtetit demokratik.

 

Ju rreshtoheni tek entuziastët apo tek skeptikët, sa i përket partive të reja që po lindin djathtas? Sa do ta prekë ky fenomen balancën e forcave në zgjedhjet e ardhshme?

Pozitiv është fakti që më në fund ndërmerret një lëvizje për të çliruar të djathtën nga klani korruptiv i Berishës. Shqipëria ka nevojë për një të djathtë që mbështetet mbi kapitalin, por jo mbi kapitalet e pista të krijuara në kurriz të shqiptarëve, ka nevojë për një të djathtë patriote, e jo një pseudo të djathtë që shet detin, mbështet me naftë Millosheviçin, që dhe tani mban si emblemë identifikimi jo stemën e Republikës, por shqiponjën sllave.

28 komente në “Skënder Gjinushi: “Rama, zgjedhjet nuk fitohen vetëm!””

  1. Sic duket, Rama i ka hyre detit ne kembe. Duhet te mendoje me me kembe ne toke, se pa aleate, domosdo qe kurre nuk ka per te fituar, me gjithe keto skandale qe kane dale, dhe pritet te dalin. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/mdc-njofton-fillimin-e-protestave.html

    1. haker says:

      Gjinush na ler rehat se edhe ty te kemi manget ne keto halle. Shko rri rehat edhe thuaj faleminderit per ato qe rrembeve

      1. raimondi says:

        Gjinushi eshte politikani me inteligjent qe ka e majta shqiptare

        Po te ishte Gjino ne krye te PS-se, tani PS-ja do ishte ne pushtet

        Gjinushi eshte edhe shume patriot

        1. aqifi says:

          Akoma gjalle qenka ky kufoma? Ik mor legen se e more shperblimin si komisar i cetave te Zanit dhe Gaxhait ne ’97! Enveri vdiq, Ramizi vdiq, Saliu po vdes dhe ky fosil i komunizmit ben akoma si kompetent…

          1. vucidoli kryqytet says:

            Do robi me lexu ndonje koment qytetar, gjen aqifin qe ka fillu me shpernda licensa per politik. Gjithe evropa e amerika i ka politikanet nga 60 e 80 vjec, aqifi paska shkrujt kushtetuten e vet personale. Ik o aqif, shko voto per te rinjte si bogdani, e erla mehilli, se ata po i ndrrisin fytyren ketij vendi me politiken e re. Ti aqif kur shko te mjeku e do me sa me pak vite ne pune me siguri. Kur hip ne autobuz e ne avion, e do shoferin a pilotin me sa me pak vite ne pune me siguri. Aqifi kunder botes.

          2. Andi004 says:

            O z Aqi sa vite shkolle ka Skenderi ti si ke moshe o te keqen………………..Nuk e kuptoje pse sju marrin politikanet si Keshilltare pasi ka plasur dija sheshit qe kur jane hapur universitetet private.Shqipetaret jane poliglote & politikane te lindur e kemi ne gen ne.
            Me vjen keq qe do jemi serishte edhe mot ne opozite pasi Edi nuk ka zene mend.Humbi bashkine se sdonte kualicion me (Komunistet) humbi zgjedhjet se sdo kualicion me partite e vogela pasi sdo ta ndaje pushtetin me asnje kurse kurse ne si popull po humbim buken e gojes se Edi eshte kokeforte.

            1. aqifi says:

              O ti Andi dhe ti vellai i Saliut (se Sali po i themi tani nga anet tona atij mikut), me thoni dot nje pune te mire qe ka bere Skenderi ne 30 vjet politike, pervec pallatit te vet pa leje, skafeve me kurde dhe droge dhe pronave qe vodhi ne Vlore…

              1. Arberi says:

                Ti dukesh nga pseudonimi qe i ke vene vehtes se cfare je,Aqif te quajne tere sojin e shtepise.Kurdet para se te hipnin ne skafe,hipnin njehere andej nga Aqifi e tek te tijet,iu mesonin dhe drogen qe me sa duket si ka dale Qifes sone.

              2. Andi004 says:

                Ta them une cfare ka bere
                1 Solli te majten ne pushtet ne 1997
                2 Mbajti te majten ne pushtet deri ne 2005 kur Nano e tradhetoi Skenderin dhe te gjithe te majten duke shitur zgjedhjet
                3 Kur ishte Kryetare i Kuvendit,Kuvendi i Shqiperise ishte nder me funksionalet ne Europe dhe cdo deputet respektonte ligjin

                Kaq ka pasur ne dore dhe besoje se ka bere edhe shume.

                1. 5 says:

                  PO tek Ministria e Punes ca ka beer. Mjaft se eshte nje njeri i neveritshem

      2. Refugjati itali says:

        Meglio da soli che mal accompaniati!- thote nje proverb i mencur italian. Pardje minister arsimi (Ramiz Alia), dje minister koalicioni, 20 vjet qe vegjeton, po ik e hapi rruge rinise se, JU (Nano, Ti, Meta, Ruci, Ceka, Milo, etj…) mbani gjalle Sali Berishen dhe komunizmin ne Shqiperi!
        http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/

    2. rama eshte rruge me kthesa says:

      Rama ka 7 vjet ne opozite, edhe pse PS eshte partia me e madhe ne Shqiperi. Pra eshte e qarte qe problemi kryesor eshte se Rama ska ditur te ndertoje nje koalicion te mjaftueshem.
      Rama erdhi ne krye te PS me platformen per te bashkuar te majten, tashme ai ka probleme te thella me cdo aleat, shume me shume se nano. Nderkohe saliu ka shtuar ofertat per cdo aleat. Madje saliu edhe aleatet e paperfillshem si Xhuveli apo Imami i respektoi deri ne fund, edhe pse nuk i duheshin.
      Eshte e cuditshme si s’vuri mend Rama nderkohe qe humbi Tiranen per 10 vota, vetem se kishte kompleks te fuste ne koalicion parti te paperfillshme ne dukje si ajo e Millosh palloshit.
      Rama eshte gati te bashkepunoj dhe me Mediun sic tregoi dje, nderkohe qe me aleatet nuk merret vesh. Rama eshte tolerant me saliun, dhe agresiv me aleatet.
      Pra qendrimet e tij dukshem sjane parimore, por disa llogari te bera keq qe e cojne opoziten nga humbja ne humbje.

      1. fatmir says:

        Sofizma te dala boje. Kurre pushtet me lengetyrat e komunizmit e bashibozuket e “demokracise”.

        1. rama eshte rruge me kthesa says:

          Ku e ke sofizmin o Fate??
          7 vjet ne opozite duke qene partia me e madhe ne Shqiperi. Ky eshte fakt o Fate.
          Me ardh ne pushtet pa aleate PS duhet te fitoj 50 perqind vetem, por PS-ja nuk arrin as 40 perqind deri sot. Edhe ky eshte fakt o fate.
          Te ka ngel ora te prrallat me komunista. Saliu sla komunist pa bashkpunuar, i futi dhe ne qeveri, e qeverisi sic i deshi qejfi 7 vjet pa i hyre gjemb ne kembe.
          Vetem ti dhe Edi Rama e keni merakun se ju pengojne te tjeret te qeverisni mire.
          Nuk e pengon njeri Ramen po deshi te qeverisi qofte mire apo keq. Por pa koalicion te forte kurre s’ka per ta pasur shancin te qeverisi, e do vazhdoj bashke me ty te mbaj kreykomunistin sali ne pushtet.
          Kshuqe leri prrallat, e vini mend se keni 7 vjet me keto mend qe po mbani saliun. Boll me kto budalleqe, se po ta shohim kshu kete pune Rama ka me shume mekate se gjithe opozitaret e tjere.

      2. Lani Pg says:

        rama vete bashke me te tijte nuk kane asnje vit ne opozite,shiko pronat e bizneset edeputeteve dhe e kupton kete.deshira e rames per ta pare veten kryeminister shkon deri ne absurditet aq sa i jane zene syte dhe nuk di se cben e cthote.mjere socialistet e shkrete qe bredhin rrugve pa pune te persekutuar nga banda e berishes e cakejve se tij,se te jete per ramen e kompanine e tij per 100 vjet nuk vijne ne pushtet.

  2. ww says:

    O Gjinush ,Kryetar Partie pa elektorat,bashkohu me Edi Ramen kunder kriminelit dhe mos mendo vetem per vete se keshtu te shtohen vlerat,duke bere gjithçka per popullin.

  3. TROJA says:

    Te gjithe e kane mare vesh se Saliu do ti vjedhe perseri zgjedhjet,edhe fshatari me i pa informuar e kupton,por jo,Edi Rama akoma nuk e ka ndjere,ai e mer vesh vetem atehere kur ti rije si i dhjere,nga rezultati i KQZ.Drej e ke o zoti Gjinushi,pot shiheni mire cilat interesa mbron ky Rama.Ai vetem interesat e te majtes nuk ka ne axhenden e tij.Po flet ne takime si Saliu.Me vjen keq por me mire pa do jene socialistet.

  4. Leka says:

    Gjinushi, shiko bej derman vehtes, se ti e di dhe e ke pare ashtu si nje shqiperi e tere, qe Saliu vazhdon ta bej synet Edin,me thua, ca e nga ca.

    1. odiseu says:

      hahaha sa kam qesh.. kjo thenie juaj o Leka i ka bere gjilperen mu ne koke Si Gjinos, si Edushit edhe Salukut..hahahah troc keta nuk na e bejne vetem ne si popull po ja bejne njeri tjerit vendce….dhe keshtu te gjithe ngelen te palevizur ne vendet e tyre nga masturbimi i pashtershem hahahah

  5. aqif pallaska says:

    Ik ore ti ishe minister me Ramizin ne mos gaboj kryetar kuvendi me Barbarin, ca do me shume ik pirdhu ne pension.

  6. skenderi says:

    akoma kerkon te zhvase ky qenefi ka nje jete qe mashtron plehra,imorali 100%fekale vendi

    1. Termeti says:

      Tipa si ti as i afrohen dot Gjinushit.Tere inatin ju funderinat e Berishes e kini se gjinushi ia ka mbledhur gjithnje Sales suaj.Doni sdoni eshte me i zoti,me burri e me i paperfoluri nga opinioni normal.Sa per moralin mbase ke te drejte se ndoshta te ka hyre ne sinoret e shpise tende.

  7. E.Vlora says:

    Pse keni frike nga e verteta kur e thote Gjinushi çfare ju shqeteson.

  8. skenderi says:

    o termet i vetevetes,e paske mesuar mire shkollen e skender gjinushit,nje produkti rregjimit kriminel,dhe kryetar partie pa asnje antar,nje kufome i se shkuares,e di gjithe tirana qe ka shkuar me kunaten, ishalla ke dale ti pa te lagur

  9. skenderi says:

    na shqetesojne pjellat e diktatures,

  10. tani says:

    Gjinushi eshte nje nga intelektualet me te zot, ne te dy krahet.
    Profesori i shkelqyer i matematikes (ne gjimnaze bente matematiken e universitetit) eshte dhe nje politikan i afte dhe largpames.
    Mire e tha njeri me siper,ne se profesor Gjinushi do ishte ne krye te PS,tani opozita do ishte ne pushtet.

  11. agim says:

    Ky profesor mbase ska bere asgje por eshte i mencur ne ekstrem !

  12. suzana(Kosove) says:

    Iiiii, sa i shemtuar qenka ky,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje