Berisha niset për Turqi: Do takoj tête-à-tête Erdoganin

5 Prill 2012, 12:34Politika TEMA

Kryeministri Berisha u nis sot për një vizitë zyrtare dy ditore, në Republikën e Turqisë, me ftesë të homologut të tij Recep Tayyip Erdogan.

Ajo çka bie në sy është se në njoftimin e kryeministrisë theksohet se Berisha do ketë një takim kokë më kokë me Erdoganin. “Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, Kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim tete a tete me Kryeministrin Erdogan, i cili do të pasohet nga bisedimet mes dy delegacioneve. Në përfundim të takimit, dy kryeministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp,” thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës do të nënshkruhen “Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunimin midis Akademisë së Diplomacisë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë dhe Akademisë  Diplomatike  të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë” dhe “Marrëveshja e Bashkëpunimit në Fushën e Arkivave midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë”.

Kryeministri Berisha do të ketë gjithashtu takime me Presidentin e Republikës Abdullah Gül dhe me Kryetarin e Asamblesë se Madhe Kombëtare të Turqisë Cemil Çiçek.

Në ditën e dytë të vizitës, Kryeministri Berisha do te këtë një mëngjes pune me ministrin e Punëve të Jashtme Ahmet Davutoğlu.

Takimet dhe bisedimet me personalitetet më të larta turke evidentojnë nivelin shumë të lartë të marrëdhënieve politike mes dy vendeve, si dhe i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të tyre. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet gjithashtu thellimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Këtij qëllimi do t’i shërbejë edhe pjesëmarrja e Kryeministrit në Forumin e Biznesit, që organizohet nga Bashkimi i Dhomave dhe Bursave të Turqisë. Kryeministri do t’i drejtohet Forumit me një fjalë, ku jepet një panoramë e përgjithshme e klimës së biznesit në Shqipëri, reformave që ka ndërmarrë dhe hapave të rinj që pritet të implementojë qeveria shqiptare për ta bërë edhe më atraktive e konkurruese klimën për biznes e investime në Shqipëri, potencialet që ofron vendi ynë në  sektorë të ndryshme të zhvillimit etj.. Kryeministri do të ftojë biznesmenët turq për të investuar në Shqipëri, duke i garantuar ata se investimi i tyre këtu do të jenë një histori suksesi. Në takimin me biznesin turk, Kryeministri do të shoqërohet edhe nga një grup  përfaqësuesish të biznesit shqiptar,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

 

18 komente në “Berisha niset për Turqi: Do takoj tête-à-tête Erdoganin”

  1. Te betohem qe kryeministry une eshte i shkeputur totalisht nga realiteti. Ai, as nuk e din se cfar ben, dhe as nuk e din se cfar thote. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/mdc-njofton-fillimin-e-protestave.html

    1. aqifi says:

      Ik tek Taipi o legen Vucidoli, ik! Pa na e hipur Turqia here pas here keta drejtuesit tane nuk gjejne karar…

  2. aqif pallaska says:

    O barbar futja pak me matane, se as Erdogani nuk ta vare me.

    1. aqif pallaska says:

      Ne Siri tek Assadi e kisha fjalen..

      1. tourkofagos says:

        aqifo,a je krenar qe keta dykembesh perfaqsojne turqit e shqiptarizuar ne Shqiperi….!!!????

        1. aqif-pallaska says:

          Ne kete rast ja ke fut kot, se ky barbari eshte me kedo ska lidhje.

          Por keta me poshte refuzoj totalisht te me thote njeri qe jane vellezerit tane.
          http://ateistet.org/forum/t1000262

  3. Leka says:

    Vllezerit me baba te njejte dhe me nena te ndryshme, qellon qe te duhen me shume, se vllezrit e vertete. Me kete tete a tete, myslymani Rexhep, me myslymanin laraman Sali, don ti tregoje Europes dhe Greqise: E dini se cfare u bejme, tani qe dhe vllai i vogel Sali mban te pushtuar prej 20 vjetesh, token e kaurit ne Europe.

  4. bobi says:

    Mbajeni aty te mos kthehet me,do te na beni nder te madh,

  5. Vali says:

    I lutemi Heqimit te Erdoganit te na e beje “synet” kete mavrine , se ky eshte i teri……. i pa bere synet.

    1. Jatroi kokalleve says:

      Vali ska ngelur gje per te bere synet te ky malok i felliqur vetem po ti presesh buzet dhe veshet

  6. arrori says:

    bobobobo,kushedi sa veta do vrasin vehten atje,kur te degjojne bema e sali boles.ore,se mos harrosh canten me vehte.ej,mor sali,te hyfte peshk e te dalte ngjale.

  7. elvisi says:

    E di se ju vie keq disave qe berisha shkon ne Turqi, sepse jane mesuar qe keret e shtetit shqiptar te shkojn vetem ne Greqi dhe nga andje te marrin instruksione se cfar te bejne me Shqiperin e gjore

  8. APOKALYPSIS says:

    Sigurisht qe i duhet ky takim, ben planet se ku do kaloje the rest of life per te rruajtur koken e tij si dhi e djegur!!
    Ta gezoni Erdoghanin allbvane ta gezoni!!

  9. tourkofagos says:

    ku je mor plaku cam,mor vemje turke te krenohesh me rasatin tend….!!!!????
    ku jeni mor Zike farfalla,hajriu,rrahimondi,stalinsali,edy usa,tirronc lugati,te krenoheni me sorollopin tuaj………!!!???
    fataaaaaaaaaaleeeeeeeeee…..qe ju flisni shqip……..!!!

    1. Edi Detroit says:

      Nuk ka asgje te keqe te shkoje per vizite ne Turqi. Turqia eshte aktuisht aleati me strategjik e me i ngushte ne Euro-Azi,per vete pozicionin e saj gjeo-politik,si dhe fuqine e saj ekonomike dhe ushtarake ( fuqia e 2 ne NATO),si kunderpeshe ndaj Rusise dhe vendeve te L.Mesme.Ne shqiptaret nuk duhet te kemi komplekse dhe te ndihemi keq ne mardheniet me ta.Pse ??!.Turqia nuk eshte Arabi por eshte nje shtet laik, ku feja eshte e ndare nga shteti,plus nuk ka rrezik per ne duke ditur qe 90% e shqiptareve jane ateiste dhe nuk duan ta dijne per fe.Nje faktor tjeter eshte se Turqia nuk ka pretendime territoriale sic kane fqinjet tane Greqia apo Turqia.Pra une nuk shoh asnje gje te keqe pse te mos kesh mardhenie te mira ekonomike me nje superfuqi si Turqia.Perpjekja e disa kokpalareve fukarenj “filo greke”,per te aluduar per lidhje fetare,apo bere presion ,jane qesharake.Armiku me i madh I Shqierise jane Greqia dhe Serbia,vende qe kane pasur dhe kane synime ndaj tokave shqiptare.

  10. Lajm i keq says:

    Po shkon te koordinohet se si do te vazhdoje “luften” (lexo lojen ) me Kreshnik Spahiun. Erdogan nuk i ze bese shume Saliut, se luan me tre porta Serbi-Greqi-Turqi dhe do i thote….”fli i qete se ate (Spahiun) ne castin e duhur do ta e kesh ne sherbimin tend”, kurse ne fakt eshte duke bere te kunderten, do e perdori Saliun qe ti sherbeje Kreshnikut.

    Po iken nje Sali po vjen nje Sali 20-vjet me i ri. Lajm i keq.

  11. CIU-CIU-CRRRRRRRRR says:

    ME VIZITEN E BERISHES NE TURQI EDHE RAMA DO BEJE NJE VIZITE JASHTE SHTETIT NE FIER DHE VLORE HA HA HA

  12. Marin says:

    Atje rri e mos u kthe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje