Kreshnik Spahiu ka qenë ditët e fundit në qendër të vëmendjes mediatike për disa akuza që i janë bërë atij si dhe për disa akuza që ai i ka bërë Kryeministrit Berisha. Në numrin e fundit të revistës Mapo, Spahiu akuzohej se sponsorizohet nga qarqe neo-otomane, të cilat kanë ndërmjetësuar vizitën e tij në SHBA. Ndërsa në emisionin Debat të Alfred Pezës në Vizion Plus, ai deklaroi se “Berisha do të tërhiqet në prag të zgjedhjeve për shkak të fakteve që ne do të publikojmë për implikimin e partisë së tij me para të pista dhe fondacione të dyshimta”. Lidhur me këto akuza të ndërsjellta, zhvilluam këtë intervistë ekskluzive me Spahiun.
Të interesuar për vizitat e disa politikanëve shqiptarë në Uashington, ne kontaktuam para një jave amabasadën amerikane në Tiranë, dhe një burim i brendshëm atje na konfirmoi se “Ambasadori Arvizu ka inkurajuar Ramën e Spahiun që të bëjnë një vizitë në SHBA, e të takohen me zyrtarë amerikanë e me njerëz të tjerë, në mënyrë që të shpjegojnë arsyet e tyre, qëndrimet e tyre, kauzën e tyre, gjë që do të ishte më e mirë se sa t’i linin këto shpjegime në dorë të raporteve të ambasadës amerikane në Tiranë”. Ndërkohë, revista Mapo, në numrin e saj të fundit, ka aluduar se disa qarqe neo-otomane kanë ndërmjetësuar për vizitën e tuaj në SHBA. A mund të na sqaroni ju vetë për atë vizitë?
Revista Mapo mbështetet nga një biznes proqeveritar shqiptar që drejtohet nga z.Henri Çili, ndërsa Respublica.al financohet nga një organizatë jo-qeveritare amerikane. Mendoj se kjo gjë shpiegon edhe faktin që raportimi juaj është shumë më afër të vërtetës se sa aludimi i Mapos. Vizita ime në Uashington nuk ka patur asnjëfarë lidhje me ndonjë qytetar turk apo ndonjë shqiptar neo-otoman. Idenë për vizitën ma ka inkurajuar vetë amabasadori Arvizu dhe ai drejtëpërdrejt ka ndihmuar për realizimin e takimeve të mija në Departamentin e Shtetit. Një praktikë të tillë ne do ta aplikojmë edhe me disa vende europiane.
Në emisionin Debat të Alfred Pezës në Vizion Plus, ju deklaruat se “Berisha do të tërhiqet në prag të zgjedhjeve për shkak të fakteve që ne do të publikojmë për implikimin e partisë së tij me para të pista dhe fondacione të dyshimta”. Por, po në këtë emision, ju deklaruat se “Berisha nuk e lë atë post [postin e Presidentit] – do ta mbyllë karrierën e tij politike në Presidencë”. A nuk bie ndesh kjo deklaratë e dytë me të parën?
Përkundrazi. Në qoftë se Berisha nuk shkon në Presidencë këtë korrik, do t’i duhet të përballet me dy turpërime të mëdha para zgjedhjeve parlamentare. Së pari, ne jemi duke mbledhur prova e fakte që do të demonstrojnë implikimin e partisë dhe koalicionit të tij me para të pista dhe fondacione të dyshimta. Së dyti, sondazhet periodike që po zhvillojmë ne të Aleancës Kuqezi po tregojnë se, në qarqet kryesore të vendit, PD-ja po renditet e treta si parti (pas AK-së dhe PS-së). Me kalimin e kohës, ky trend elektoral besoj se do të stabilizohet në të gjithë vendin. Dhe besoj se edhe njerzit e Berishës zhvillojnë sondazhe të brendshme, të cilat i tregojnë të njëjtin trend elektoral. Prandaj, tërheqja nga gara për kryeministër dhe vajtja në Presidencë e tij do të ishte një farë shpëtimi nga turpërimi elektoral.
Një nga pikat e programit të Aleancës Kuqezi ka tërhequr veçanërisht vëmendjen – konkretisht, kufizimi i mandateve të të gjithë të zgjedhurve. Si do të mund ta realizoni këtë pikë kaq radikale në skenën politike patriarkale shqiptare?
Së pari, statuti i Aleancës Kuqezi nuk lejon që kryetari i saj të ushtrojë më shumë se dy mandate. Por, duke shkuar përtej sinorit tonë, ne nuk do të pranojmë të bashkëqeverisim me asnjë parti që ka për kryetar një njeri që e ka ushtruar këtë funksion për më shumë se dy mandate. Ky është një qëndrim absolutisht i panegociushëm i yni, që ka gjetur edhe një mbështetje të fuqishme në Uashington dhe në qarqe të tjera diplomatike. Por ç’është më e rëndësishmja, të gjithë përkrahësit tanë e vlerësojnë këtë qëndrim tonin si mjetin më efikas për qarkullimin e elitave politike në Shqipëri, të cilat pothuaj nuk kanë qarkulluar fare në 20 vjetët e fundit. Me kalimin e kohës ne kemi bindjen se, me përkrahjen e gjerë të opinionit publik, do të realizojmë ndryshimet kushtetuese që do t’i kufizojnë mandatet e të zgjedhurve, duke filluar nga kryeministri e kryetarët e partive dhe duke shkuar deri të krybashkiakët e kryetarët e komunave.
respublica.al
Kreshnik, jepi drejtim, se me vete n`a ke. Te lumte.
http://mdcal.blogspot.com/2012/04/mdc-njofton-fillimin-e-protestave.html
A e ke bere mire llogarin more Kreshnik, a i merr votat e duhura Saliu ne Parlament???
Saliu eshte dhelper dhe ujk bashk.
Duke hedhur kanditaturen per President ai duhet te japi ne fillim dorheqjen si Kryeminister dhe te rrezikoi shum.
Keshtu,ai e ka te sigurt dhe nje vit ne pushtet si Kryeminister dhe do te propozoi nje sozi te tij.
Presidenti i ardhshem varet shum se cfare kanditature do propozoje PS.
un i rekomandoj Edi Rames qe po te jet i zgjuar dhe larg-pames te propozoje si kandidat, BESNIK MUSTAFAJN e PD,ish Minister i Jashtem dhe nje personalitet me figur te paster moralo-politike dhe reputacion mbar-kombetar.
Kreshnik, nuk fitohet ne leter e ne metingje te vogla, por ne beteja e ne ceshtje te medha! Mos u merr me berishen, mos bej gabimet e paraardhesve te tu!
http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/
Asnje kandidature qe do jape PS-ja nuk do pranohet nga Sali Berisha!!!Zgjedhjen e presidentit,ky DITEZI E DITE STERRUAR e shikon si SHFRYRJEN e radhes ne luften e tij si DON KISHOT I MANCES KUNDER OPOZITES!!!E kemi pare se cfare ka bere ai kur ZHVATI kryetarin e komunes se Kasharit,megjithese opozita nuk mori pjese fare ne zgjedhje!!!Eshte nje DELIRANT I PA NGOPUR!!!Ai eshte nje ARMIK I SHPALLUR KUNDER CDO GJEJE,QE DO TE FORCONTE DEMOKRACINE DHE SHTETIN NE SHQIPERI!!!Ai ka bere aq KRIME sa shpetimin e vet e mbeshtet tek PUSHT-eti i tij i perjetshem e i pa KUFIZUAR!!!KETIJ DELIRANTI I DUHET VESHUR KEMISHA E FORCES!!!
Ore i kujtohet ndonjerit si tha Ilir Meta sa mandate do merrte ne zgjedhje 53 apo 83? O ergogan evlat po dil njecike nga skenari i skraparlliut a derezi je apo nuk je edhe bosnjak. Kur te behen zgjedhjet (vec po u ngall azem hajdari) ti ke per te marre 2% te votave qe jane bastexhinjte e fotbollit.
Meqe nuk jam ne kontakt te vazhdueshem…Kush di te me thote nese ky Spahiu eshte shprehur ndonjehere per 21 Janarin – dhe nese po cfare qendrimi mban.Ajo eshte qe sheh ne ender Sala dhe trembet…
Spahiu eshte ai qe i ka frikesuar pushtetaret e ”perjetshem” te PD-se e PS-se se po fitoj ai do te vendos vertete demokraci ku pushteti te mos jete i perjetshem ose i trasheguar sic eshte sot .Spahiu eshte ai qe po i kujone Sales dhe Edit se i kane pushtuar partite e tyre si ne kohen e dulles dhe se nuk duhet te shesin Atdheun per interesa partie e pushteti .Spahiu eshte ai te cilit rinia po i beson se eshte lodhur me pisllikun , korrupsionin ,ginjeshtrat dhe poshterimin qe i kane ofruar PD-PS per 20 vjet
Me keto qe thot Spahiu po pergatit kompromis me Berishen (i cili eshte i sigurte se ne 2013 “fiton” vetem me nje krim elektoral me te ndyrre se ai i Tiranes) duke e “rrezuar” nga pushteti dhe duke e nxjerr, fatkeqesisht jo ne pension apa para drejtesise, por si president te Republikes. Ky na qenka kushti i Spahiut, o president, bile qe ne korrik, o do turperohesh ne zgjedhjet parlamentare!!!!!!!! Pra me nje fjale me lesho pushtetin mua qe te ket vazhdimesi ky sistem, ky korupsion, kjo mafie, kjo diktature, me mua (Spahiun) kryeminister dhe me ty (Berisha) president!!! Dhe ashtu sic perfundon cdo perralle per femije “ata jetuan te lumtur dhe ne…. akoma me te lumtur”!!! Gjume te embel femije (popull) te dashur!
ore un jam shume kurjoz ta di cfare jane ,qarqet neo-otomane,se kisha degjuar kurr me pare.ky henri cili eshte nje nga sahan lepiresat qe ka shipnia jone,natyrishte bashke me fahri mulliun frok pocin etj…
Hamito mre burr mos po tallesh me ne???…..Neo do me than cuna te rinj,Otoman do me than qi e kon te preme qylafin.
Pra Turq te rinj qi perdorin prezervativa
Mos boj ene tina kshtune,mos na boj te dyshojm!!!!!
Turqia mre Hamito osht bo Superfuqi ne Ballkan,dhe kjo duhet ene te na gezoje ene te na shqetsoje.
Turqia osht garante per mbrojtjen ton si komb dhe lidhjet tona me te ..edhe pse ishte nji martes me DHUNE,….na e kon fut qylafin thelle-thelle…..pa klufa……Tani osht vone…shum vone.
Politikan osht ai qe din te beje politik per te perparu dhe zhvillu si popull dhe vend.
Turqia nuk mohoet se ka ndikim dhe fuqi ne pulitiken shqiptare,per sa koh qi greknit na e kan me hile dhe munohen me na vjedh ene at pak det qi na ka met.
Meshkujt shqiptar i dun femnat si Meneksheja un i du si Halili…
ose e perkthyme ne
Lola & T.L………….ose
…….Aishja & Zakja..(osht me prejardhje came burri jem)
Ky osht pra Neo-otomanizmi si Lul-Kleopatra-Basha..tipi Neo-Otoman..
Neo se ka studju ne Holland tek ai profesori i famshem,qi nuk duhet pse ndrroi jet si Gazidedja,dhe otoman se shkoi dhe puthej ma Gadaffin…
Ohuuu sa historina t’bukra keni me morr vesht ju mre Hamitoo..
haj shnet
AISHE,ne gjoftese eshte si thua ti athere eshte te pakten gjysma i shqiperise neo-otoman,une e dija qe ne shipnine tone ka vetem klane e banda
Nuk e di me siguri nese AK do ta kaloje pragun qe ka vene KQZ. Me sharlatanizma dhe fjale boshe nuk i mbushet mendja popullit qe te votoje per ty.
Juve z.Spahia keni qene ne pushtet dhe nuk keni bere asgje qe te ndalesh KORRUPSIONIN. Ju ishit ne krye te Drejtesise shqiptare per shume vite dhe eshte tamam Drejtesia qe ka qene problemi me i thekshem ne Shqiperine e viteve te fundit. Pse i dashur Z. Spahia nuk e bete te ditur me pare qe, po ju citoj
“Berisha do të tërhiqet në prag të zgjedhjeve për shkak të fakteve që ne do të publikojmë për implikimin e partisë së tij me para të pista dhe fondacione të dyshimta”
Por vini tani dhe me shpresen per te fituar ndonje vote na shpalosni deklarata boshe. Po te ishte e vertete athere ti si Nenkryetar i KLD duhet ti kishe thene me pare dhe duhet te kishe vepruar sipas ligjit.
Ndersa persa i perket AK qe ju drejtoni, duhet te kishit mbetur nje organizate jo partiake qe te kishit mundesi qe te perfshinit njerzit ne problemet e Patriotizmit, Nacionalizmit e te tjera si keto. Me shderrimin ne parti politike ju i humbet dhe ato pak ndjekes se “kauzes” suaj per nje shqiperi te madhe. Ate shenjen e shqiponjes me duar e bejme te gjithe demokrate, socialiste, republikane, Lsi-ste, muslimane, katolike, ortodoks dhe te gjithe shqiptaret kudo ndodhen, pra ajo nuk eshte prone private e AK.
Mbase prandaj te duket sikur ke shume ndjekes.
Ne nje artikull te dates 9 Shkurt 2012 ne gazeten “Sot”, kam dhene disa nga arsyet, se perse Berisha do dhe duhet te shkoje ne Presidence. E vetmja arsye qe e frenon ate eshte deshir per tu zgjedhur qysh ne raundin e pare. Dhe kete e kerkon jo vetem per prestigj per vehten, por edhe si nje tregues i stabilitetit politik ne kete vend.
Une i perkas atij grupi njerzish qe mendojne se Berisha duhet te shkoje ne Presidence per keto arsye:
1) Ai nuk duhet te jete pjesmarres direkt ne zgjedhjet e ardhshme. Kjo per faktin e thjesht, se ai nuk pranon kurre te humbase. Pra, per te fituar ai do beje gjithcka.
2) Per socialistet do te jete nje lumturi e vertete mospjesmarrja e tij ne zgjedhje. Nese ata, ne heshtje, nuk mbeshtesin shkuarjen e Berishes ne Presidence, do te benin me kete rast nje gabim politik skandaloz. Dhe kjo per faktin, se do ta benin me kete rast pjesmarres ne zgjedhje.
3) E vetmja arsye qe i detyron ata te mos mbeshtesin shkuarjen e Berishes ne Presidence eshte deshira per te dale ne skene ajo qe eshte bere zakon te quhet “Partia e Topit”. Por, mendoje se gabojne rende. Nese Berisha mbetet pjesmarres ne zgjedhje, atehere Ilir Meta eshte thellesisht i detyruar te bashkepunoje me te. Nese Berisha nuk merr pjese ne zgjedhje per faktin, se shkon ne Presidence, LSI eshte krejtesisht e lire per te rishikuar qendrimin.
4) Do te ishim deshmitar te skenave turperuese ne festimet e 100 vjetorit te pavaresise, nese shkohet me nje president tjeter. Berisha, dhe per gjithcka ka bere, mire apo keq, nuk mund te pajtohet kurresesi qe dikush tjeter te drejtoj festimet.
5) Nese Berisha shkon ne Presidence, PD do te clirohej perfundimisht nga hija e Berishes. Ai eshte ne PD si nje rrap madheshtor, qe leshon mbi kete parti nje hije te rende. Tere gjallesat qe jane poshte ketij rrapi kishin per te pare driten e diellit dhe per ta do te lindete nje jete e re nese ai largohej nga PD.Sepse, dihet, nese ka kundershtare qe vuajne nga Berisha, ata jane thjesht bashkepuntoret e tij me te afert.
6) Ne kete rast Partia e Topit nuk ka as me te voglen arsye te dale ne skene. Si Basha, Topalli,Patosi, Bode, Topi, Selami apo ku di une, sipas parimit nje anetar nje vote le te ndesheshin per drejtimin e PD. LSI ne kete rast clirohej nga detyrimet ndaj PD, qe me teper jane detyrime presonale ndaj Berishes.
Por c’ta zgjas. Nese Berisha detyrohet qe te shkoje ne Presidence, atehere arritje me te madhe politike ne periudhen qe jetojme nuk mund te kete. Eshte i vetmi rast kur te gjitha palet dalin te fituar. Dhe nje drite e paimagjinueshme do te hapej per kedo, per ta cuar jeten politike te ketij vendi ne binaret e arsyes.
Nese Saliu synoka Presidencen, partine dhe qeverine do e lere per Argiten dhe Shkelzenin, ose dike qe perfaqson ata.
Cdokush me arsye te shendosh do mendonte keshtu si ju.Gjithcka mund te ndodh dhe nuk ka arsye, qe, duke pare se si Berisha ka operuar gjate gjithe ketyre viteve,cdo individ te mos shfaq hezitim per kete ide. Ai eshte xanxar i lindur dhe as qe mund te mendohet se do rrinte urte edhe ne presidence dhe nuk do fuste hundet. Por, gjykoj, duke u larguar nga drejtimi i PD, gjithcka per te, do apo nuk do, do te behej me e veshtire. Cti besh, kjo na ka gjetur…
Kreshnik Spahiu po del cdo dite e me shume si nje sharlatan qe nuk e ka vendin ne politike. Flet e flet mbi politiken, por as qe e e ka idene e saj. Nje here thote qe do ta heqe Berishen nga skena politike dhe tani na thote qe ai duhet te shkoje ne Presidence dhe nese nuk e ben Spahiu do ta “demaskoje” me te ashtuquajturat financime te “dyshimta” te PD-se.
Kreshnik Spahiu po ben ate qe Berisha e ka mesuar te beje dhe te thote. Ky sharlatan as qe permend qe Saliu & Co duhet te shkoje ne burg per krimet e pafund qe ai ka bere ndaj shqiptareve, duke filluar qe nga vrasjet derine ne korrupsion familjar. Saliu jo vetem qe duhet hequr nje here e mire nga politika, por duhet te ndeshkohet me fuqine e ligjit dhe pasi te mbyllet ne biruce duhet tia hedhin celesin tutje qe te mos e gjeje njeri.
Ore Kreshnik, ore truthare, shko e pirdhu andej nga ke ardhur sepse nuk te vend ne vendin e shqiponjave.
Kesai i thone pirdh te cfryesh
O Po me vjen shum mir qe edhe ky Spahiu Don mu Mart me Politik Po e kum pa emisinin ne vizion plus valla mi than vet se jam Politikan amo per Zoten Lidhje nuk kush valla Kujton zu fol Keq per berishen Mendoj se dot fitoj Vota por net harron se esht Dashboard ku esht kan tu punu me pas Argumente e tasht e ka per Vota por edhe nja du mi tha kreshnikit se Kujton se Jena alfabeti te Marr flamurin Mendoj se fitoj Vota aj Duhet me DIT se flamurin shqiptar e Donna krejt se shum gjak esht derdh por MOS te hin ne Politik me Kto. Deklaration se tu fol Keq per berishen mundohesh Vota me fituen por nuk Dogma del se berish DIN me kundershtarin qysh mu sjell se edhe Rama perdit näher Internets e Konferenzraum Po del tu fol Keq per saliun Po Po hup gjith esht ku kreshnikit kein je huppppp se paq Met ti me bashku kosoven me shqiprin knurr MOS u bashkoft ti sje per Veto e poje per bashkim shko te psikologu e Kontrollor veten se ku Kai mrri me Kto. Marzija partia faqezii mir e ka berisha qe te Thot se ti nje as per parti as per kurgja ti nuk Ki ma perkrahje nga poplli ku Po merr te holla qe poj man tubimet apot Polin prej dellt a ti me pas kan i mir Kiste net qete ne Pun Po Jesu mi nur Vendetta so ato pulat qe ni Zajn Kur esht Duell edhe Time qasi Njeri i korrupter drei ne fyt se Saliu krejt i DIN poplli asaj ku nuk kaqen i Korruptionen Sit. O kreshnik MOS u Muno mu ba hagji se nuk ta Qet me Sälen se Saliu esht Njeri intellektualisier esht njeri Nmero ilir dhe zoti Atom makadamisier Dijen ety nuk mundest mu ba Kurre so Saliu Étienne kreshnik MOS dil naper tv mena kallxue pralls se Prallat Idina ma mir se ti te lutna MOS e hap Zarin qashtu so tv Vision se nerva na ke shkrue MOS u Mashtro se Kurre nuk kime fitue Po Tajap fjalen kein ke huppppppppppppppppppp
Pppppppppppppppp kreshniku
Nuk besoj se ia del dot Berisha per presidentin por une do thoja dicka per Kreshnik Spahiun.Cfare kerkon partia e tij.pse bertet, qe eshte e tmershme kur e degjon, dhe pse ka filluar te me duket sikur ky njeri ben thirrje per lufte.Dhe me shume u trishtova para 2 diteh kur lexova se kjo parti pritej qe numrin me te madh te votuesve do e kishte 22- 23 vjecare.Pse i injektoni brezit te ri egersi,nacionalizem,histeri.Ne vend qe ata ne ate moshe qe jane te vazhdojne shkollat dhe kenaqesite e moshes ky i fut ne koke jo flamuri kuq e zi,jo po Greket,jo po camet.Leri mor zoteri se jane te rinj.Une ja uroj qe partia e tij te shkoje per dreq sepse Saliu me ulerimat dhe egersine e tij na cmendi dhe presim me gishtat ngerthuer qe te zhduket kur na del nje karafil tjeter qe nuk e di cfare kerkon dhe na ulerin.Po jo more zoterinj kjo duhet te marre fund.I fundit ishte saliu dhe aty mbyllet.
O Is djali,ben mire te mbash ndonje cope perkthyesi me vete.
KY KRESHNINIKU PO SHNDROHET NE MIUSH TE BERISHES DERI SA DERI DJE THRISTE BERISHA SHPORRU DHE SOT NA E SHPIJE TE MIREPRANUAR PER PRESIDENCEN.TURP O SPAHIQE PO PERDRIDHESH SI MI.SERBET BEJNE LOJE ME BERISHEN,KURSE KY SPAHIU BEN LOJEN ME BERISHEN.SERBET DHE GREKET DUAN NJE ALEANCE TE SHQIPTARVE TE MANIPULUAR PREJ TYRE NE KUSHTET KUR TEK SHQIPTARET E RINJ PO RITET ME TEJ NDERGJEGJA KOMBETARE SI KETEJ DHE MATANE KUFIRIT SHKERDHATE QE NA IMPONOI EVROPA KUCKE.
Ky Kreshniku dite me pare tha se Berisha asht i lidhur me al kaiden dhe ka fakte tani thote se PD dhe koalicioni ka financime te deshimta dhe po mledh fakte.Me siguri faktet do ja jape T.Balla E.Braçe M.Nano A.Stefani e co.Mirpo kesaje here paska heq al kaiden se e ka kuptue se deklarata e pare perben veper penale dhe ky fare lepurushi i vogel ska imunitet.
Tani thote se Berisha po se shkoi president do ti nxjerr te pa larat me keto fondacionet.Pra len me kuptue se done ta largoje nga drejtimi i PD.Mirpo nuk tregon se pse sja nxjerr te palarat tani se po u zgjoll president lufta me Berishen asht shume ma e veshtire.
Thote se nuk bej koalicion me partite qe kryetari asht mbi dy mandate.
Asht hera e pare qe ndigjohet ky kusht.Zakonisht kushtet jane parimore dhe programore por me qe AKZ nuk ka as parime as program ka te drejt.Mirpo nuk e di se me ke do qeverise se ketu ne vendin tone vetem ky vete e ma vone edhe Topi dhe GJ.Koja plotsojne kete kusht ndofta do te shikoje jashte vendit si psh Greqi tek Pasoku asht i ri kryetari dhe tek neo demokracia por ky asht krykput si turqit kunder grekve atehere mbetet te prese sa te ndershohet kryetari i Partise Komuniste Kineze
qe zgjillet i ri se shpejti.
Konstatoj se i kane ra puplat shume me shpejt se sa kam mendue mjeranit
Hajde Kreshnik hajde i ke hy politikes tu kujtue se asht si loja Tomi e Xherri
NQS.zoti Spahiu ka kaq shume fakte ne lidhje me financimet e PD-se dhe te aleateve te saj perse nuk i ben publike,dhe nese ai shpif perse prokuroria rrin e ben sehir e nuk fillon qeshtje penale ne menyre qe shqipetaret ta marrin vesh mire se kush eshte saliu e kush jane te tjeret,sepse keshtu rrime ne vend numero gjithmone e qdokush ne emer te lirise se mendimit e te shprehurit mund te flas e te “shpif”sa te doje se nuk e trazon njeri?e keni gabimte nderuart politikane e servire te tyre te te gjitha ngjyrave edhe pse politika thojne se eshte “kurve”e ka pak moral gje te cilen juve nuk e njifni se qfare eshte sepse ju ben komodo keshtu por tju vije turp se nuk behet politika keshtu.Te besh politike do te thote te marrish persiper pergjegjesi te medha e jo te genjesh per interesa te ngushta ,politikane shqipetare keni nevoje te rriteni si njerez sepse kjo menure e te berit politike ka lene ne pushtet qe ne 92 ish komunistat,
Dhe te mendosh qe kete sharlatan karagjoz ka ende njerez qe e marrin seriozisht.