Lufta e pushtetit dhe kompetencave mes Presidencës dhe Ministrisë se Mbrojtjes për emërimin e Komandantit te Flotës Detare hyn ne një faze te re. “Vizion Plus” ka mësuar se Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës i është drejtuar me një letër zyrtare homologut te tij ne Ministrinë e Mbrojtjes duke i kërkuar shpjegime lidhur me emërimin e zotit Ferdinand Kreshpa, ne krye te Flotës Detare. Ne tekstin e letrës nder te tjera thuhet se duhet një arsyetim i vendimit te ministrit Imami për këtë emërim, qe është konsideruar nga media dhe opozita si shkelje e hapur e Kushtetutës. Selia e kreut te shtetit është ne pritje te përgjigjes zyrtare nga ana e dikasterit te mbrojtjes dhe ne varësi te kësaj përgjigjeje do te jete edhe reagimi. Nëse institucioni i Imamit do te pretendoje se emërimi i Komandantit te Flotës është kompetence e ministrit, atëherë burime te “Vizion Plus” kane mësuar se çështja do te shkoje për interpretim ne Gjykatën Kushtetuese. Por nëse arsyetimi është se Zoti Topi emëron vetëm gjeneralët, ne këtë rast kjo lëvizje është nul dhe procedura për Komandantin e Flotës Detare duhet ne nise nga e para. I pyetur për këtë situate, deputeti socialist i Komisionit te Sigurisë, Ilir Gjoni, tha kjo është shkelje e Kushtetutës dhe Topi duhet te reagoje fort. Sipas Gjonit një gjë e tille ndodhi dhe për Bisht Pallën pasi ka interesa qe këtë baze detare ta kthejnë ne port privat. Një dite me pare, nga studioja e “Zërit te Amerikës”, shefi i Shtabit Gjeneral Xhemal Gjunkshi tha se presidenti ka kompetence vetëm mbi gjeneralët si grade dhe jo mbi postet. Nga ana tjetër, neni 169, paragrafi 3 i Kushtetutës thotë se “me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Presidenti emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore”. Në ndryshim me rastin e shkarkimit të komandantit të mëparshëm të Flotës Detare, Kudret Çela, ku pati një dekret të Presidentit, në emërimin e Kreshpës është përdorur një tjetër standard, edhe pse libri themeltar nuk e përmend termin “gjeneral” për këtë situate.
Cfare jane keto LETRA HALLVAXHIU,qe presidenca i dergoka ministrise se mbrojtjes????A ka keshilltare per mbrojtjen dhe juriste,ky PRESIDENTI ,apo ka mbledhur ca shoke e miq,sa per t’i punesuar????Eshte kulmi i PA AFTESISE DHE MUNGESE TOTALE E ZOTERIMIT TE SITUATES,QE PRESIDENTI I REPUBLIKES TA MARRE VESH NGA MEDIA,CAKTIMIN E KOMANDANTIT TE FORCAVE DETARE NGA MINISTRI I MBROJTJES!!!Edhe arsyetimi i autorit te kesaj letre te presidences se,”Nëse institucioni i Imamit do te pretendoje se emërimi i Komandantit te Flotës është kompetence e ministrit…”,tregon nje PA AFTESI E MOS KOMPETENCE TOTALE te keshilltareve te Presidentit te REPUBLIKES!!!Ata nuk duhet te merren me lojra fjalesh,por t’i njohin mire ligjert dhe kompetencat e tyre,e jo t’i kerkojne ministrise se mbrojtjes,qe “TE INTEPRETOJE VENDIMIN E MARRE NE MENYRE TE NJE ANESHME”!!!TURP I MADH PER KETE SHTET E KETA SHTETARE KOKE BOSHE!!!PRANDAJ TALLET BERISHA ME TOPIN!!!
Hoxha duhet ta urdheronte Imamin ?
Mjere ne, njeri hoxhe a imam, tjetri prift a dervish. Cohu Enver se po lozin minjte!!!!!
http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/
Bamiri pra President yne… u kujtua me vones… ca si shum vonn bile..
Ky burri, qe eshte edhe krietar i shtetit ton, duhej te kujtohej per Komandantin e Forces Detare qe ne momentin qe pergatiti Dekretin per daljen ne rezerve te Kudret Qeles…
Harroi,me duket,te pyeste Ministrin Himhami se me ke do ta zvendesonte Kudret Pashan… harroi dhe e la pa Komandant Detin.. Dhe eshte president burri i botes…..qe harron detyrimet kushtetuese dhe ushtrimin e pergjegjesise si Komandant i Pergjithshem i Ushtrise…
Per cudi ky burr shteti harroi te pyeste se kush ishte personi qe ju propozua per tu emeruar Shef i Shtabit te Pergjithshem….harroi dhe degjoi dicka me von nga Wikiliks… Harroi apo deshi te harronte..
Mir e ka burri i botes se per punet e ushtarve e keshillon Shaqe bukuria…
Edhe Enveri qe kur vrau e interrnoi gjeneralet nenshkroi fundin e tij. Lere ushtrine te beje detyren e saj. Xhambaslleqet nuk ka “Ushtri” qe i mbulon, te mos i genjeje mendja banditet se duke shkaterruar ushtrine do shpetojne lekuren e tyre te lyrosur
…Nga ana tjetër, neni 169, paragrafi 3 i Kushtetutës thotë se “me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Presidenti emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore”…
Cfare interpretimi kerkon haxhilleshiada presidenciale? A jane ne terezi keto njerez, apo jo? Fërgesaxhinjte!
Asnje pune, asnje emerim, asgje ne Shqiperi nuk mund te behet pa u bere lesharapi nga institucionet! C’eshte, more, keshtu, c’eshte?
S’kam asgje per Pirro Lutajne, po ate gjeti PSSH-ja per reagimin e pare?
Po c’eshte ai ushtarak, ku ka studiuar e ku ka punuar qe shkon “lende e pare per korrupsion” dhe veprimtari antikushtetuese?
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Neni 169
1. Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet
Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.
2. Presidenti i Republikës, në kohe lufte, emëron dhe shkarkon Komandantin e Forcave të Armatosura me propozim të Kryeministrit.
3. Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, emëron dhe shkarkon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave
tokësore, detare dhe ajrore.
4. Kompetencat e Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura
dhe ato të Komandantit të Forcave të Armatosura dhe varësia e tyre nga organet kushtetuese, caktohen me
ligj.
PJESA E GJASHTËMBËDHJETË
Ligji Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Neni 7
6. Emëron e shkarkon, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore.
8. Emëron,( amendimi shton edhe fjalen gradon) shkarkon dhe nxjerr në rezervë ose në lirim, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, oficerët me grada madhore.
Presidenti i RSH duhet te filloj procedurat per shkarkimin urgjent te Shefit te Shtabit te Pergjithshem Gjeneral Xhemal Gjunkshi. Nese Ministri i Mbrojtjes eshte posti dhene prej parlamentit dhe politk. Shefi i Shtabit te Pertgjithshem te Forcave te Armatosura nuk i lejohet te mashtroj apo genjej ne publik. Turp per uniformen ne radhe te pare dhe se dyti per gradat qe mban mbi supe.
Ore ky ministri i mbrojtjes e ka shkelur apo jo kushtetuten. E kur shkel kushtetuten ministri, akoma minister rri? Po nje qytetar i thjeshte shkel rregullat e qarkullimit e denohet, nje s’ka buke te haje e vjedh nje cope buke dhe futet ne burg. Ky aktori yne minister shkel kushtetuten dmth ligjin e ligjeve nga varren tere ligjet dhe vazhdon te rendoje ne kolltukun e tij.
Mjere ne:
Cohuni dhe bjeruni
korrini dhe digjini
o fshatare e punetore
qe nga Shkodra gjer ne Vlore.
Conju shqiptar prej gjumit conju
e ne nje bese te gjathe bashkonju
Per te mos e kaluar prape me humor kete letren e Presidentit,mendoj se z.Bamir ka ndonje mundesi akoma qe te tregoje integritet.Presidenti vesh rroba ushtaraku dhe ve helmeten.Ai rrethon ministrine e Mbrojtjes dhe i thote ministrit&shefit te shtabit te dorezohen te paarmatosur dhe me duart lart.Presidneti merr urdherin e ministrit dhe me ate fshin qurret e Imamit.Pastaj i jep gatishmeri ushtrise(mund t’a beje qe ne fillim)per te pare ne kemi ushtri apo zborista&traktorista.Keto letrat qe ben Presidenti nuk ia njeh proçedura,se ka te beje me shkelje flagrante te kushtetutes.Ministri propozon,por nuk miraton;postet i miraton komandanti i Pergjithshem,qe ka nje mbiemer te rende,por pak efiçent.Bamir Topi me ngjan si boksieri qe ka ngrene shume,por nuk jep grusht asnjehere;qofte ai qe eshte!
Presidenti mund ta beje kete, kur eshte njeri i kthjellet nga trute, kur pushtetet funksionojne te balancuara e te ndara, pra kur ne politike nuk ka bashibozuke analfabete qe e shtrijne ndikimin e tyre edhe ne SHISH e pastaj shteti behet lesh arapi, qe minjte te reshqasin lirshem neper gjirizet e politikes
Nuk eshte veper e Imamit kjo. Eshte Sali Tradhetari mbrapa kesaje pune.
Dhe kjo nuk eshte nje gje e lehte per shtetin shqiptare se keshtu munde ta quajme prape kete shtet. Por turpi me i madhe eshte per keta ushtarake SAHANELEPIRES qe pranojne keto flliqesira. Nga kushe do ta mbrojne kete vend keta Pisa kure nuk njofin autoritetin e KOMANDANTIT te Forcave te armatosura te vendit te tyre. Ftoj gjithe komentuesit te firmosin komentet e tyre me emrin TRADHETARI NGA VICIDOLI.
Shihni me kujdes, hapni syte se mund te jete koklopa qe ka shtrire doren andej nga SHISH e po i ve kunder njeri tjetrit..
Zoti Donjet Liridoni !
Nese nuk e njeh, po te spjegoj une qe deputeti i PS Piro Lutaj, para se te angazhohej ne politike, ka mbajtur graden e Gjeneralit te Brigates me Dekret Nr.3964 date 16.09.2003 te firmosur nga nje burre qe i njihte mire gradat dhe rendesine e tyre, Presidenti Alfred Moisiu.
Nuk e di kush do te ishte me i parshtatshem se Pirua, per ta bere kete deklarate.
Komandant Kreshpani, i duhet Sali Shpellarit (pervec te tjerash), edhe per rishikimin e kufirit detar me Greqine. Po ti hidhet nje sy CV-se se Ferdinant Kreshpanit, bie menjehere ne sy arsimimi i tij ne vendin fqinj grek.Lind pyetja nese valle ky emerim te jete i rastesishem?
Pyetja tjeter- E vendoset prift, po pse pa mjekerr?
Gradojeni pra gjeneral- apo po pritni te zevendesoni zotin Topi me ndonje ushtar te bindur partiak dhe pastaj te beni gradimin.
skenderbeu ka te drejte ne ato qe thote. Ferdinandi eshte vendosur me
urdher te sales si vegel e tij per tu perdorur.
Nuk kane te sosur poshtersite dhe te zezat qe i ka bere dhe do ti beje
monstra Sali ketij vendi. shihni kur te vere kandidaturen per president.
Lere se c thone se duhet keshtu apo ashtu presidenti.Sali monstra nuk iken kaq lehte .Ai nuk do te dije me as per SHBA e as per BE.
Njeriut po i plasi cipa ne fytyre nuk ka me turp.Qe te shpetoje nga ligji
per mekatet e tij ndaj popullit ai do kerkoj perseri kolltukun e
presidentit.Nuk munde te besoje me Sali monstra,sepse ka frike se i ndodh
si i ndodhi me Topin DHe Kreshnik Spahiun.
Sandri te fala koklopes! Bashke me Salen do perfundoni aty ke veni i qenit???
FATKEQESI PER SHIPERINE TON KAQ TE DASHUR ME KTA LLOJ DREJTUESISH KRIMINEL. AI DOGJI SHQIPERINE EDHE DO TE PYES PER USHTRIN.MJER KUSH E KA UDHEHEQES SALIN!
Pse nuk thoni se kemi nje sulltan plak e i matufepsur, si dhe nje vezir dinak e me prapaskene poshteruese.Kjo eshte gjendja ne vendin tone albanadoll.
Sulltani pa Koklopen nji tash do ishte ne nje gjume te embel—