Rama: Shqipëria kërcënohet nga kolapsi energjitik

6 Prill 2012, 13:21Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në tryezën e organizuar nga PS-ja për energjinë dhe burimet natyrore, është shprehur se Shqipëria rrezikon një kolaps të vërtetë energjitik.

“Sot kryefjala është kriza që kërcënon kolapsin në raport me konsumatorët për shkak të gjendjes shumë të degraduar të furnizuesit me energji të konsumatorit”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

“Burimet natyrore shfrytëzohen pambarimisht dhe ne importojmë energji elektrike me 60 euro dhe eksportojme me 40 euro. Dhe humbjen nga keqperdorimi i energjisë elektrike qoftë për shkak të mungesës apo për shkak të korrupsionit është e barabartë me gjithë prodhimin e Vaut të Dejës. Sot energjia elektrike është 65 % më ë shtrenjtë se viti 2003, nafta 3 herë më e shtrenjtë, dhe këtu nuk ka keqkuptim. Evazioni fiskal po lulëzon, u konfirmua me fakte se kontrabanda e naftës është një aktivitet kriminal, por e organizuar politikisht”, vijoi më tej Rama.

Rama akuzoi qeverinë se po përdor çdo burim energjie e industrie për përfitime financire të një grupi njerëzish dhe në dëm të popullit.
“Bota e ka një fabrikë çimentoje për 7 milionë njerëz, kurse Shqipëria ka një fabrikë çimentoje për çdo 300 mijë banorë”, tha ai.

Sipas tij, “sot qeveria i ka shtrirë monopolet dhe shfrytëzimin e pasurive natyrore duke vënë një të mirë publike në shërbim të një pakice sipërmarrësit klientelist të qeverisë të lidhur me interesat politike dhe financiare të një grupi në qeveri që kontrollon këtë fushë”.

Rama ka theksuar gjithashtu se sektori i industrisë së naftës ndodhet sot në krizë ndërsa burimet natyrore shfrytëzohen barbarisht dhe pa efikasitet. Ai ka shtuar se borxhi publik i Shqipërisë është më i madhi në rajon ndërsa është shtuar evazioni fiskal si pasojë e aktiviteteve kriminale tek privatizimet.

5 komente në “Rama: Shqipëria kërcënohet nga kolapsi energjitik”

  1. ELENA GJIKA says:

    A THUA CFARE SYZA PERDOR BOJAXHIU RAMA TE ZEZA,TE ERRET,SHUME TE ERRET?

    1. fule says:

      Clirohuni nga kthetrat e injorances krahinore dhe psikologjise dum-baben me cdo kusht.

      E di qe ndoshta do humbni ate postin qe mbani pa merit, kundrejt dikujt qe e meriton po nuk eshte i Tribuse, por ky eshte perparimi.

    2. kalamazuja says:

      po me dukesh si me kene moter me Mesilen,moj ti “Elene”
      e them keshtu,pasi paskeni te njejten fjale ne perdorim.
      Sa per syzet,per klanin tuaj,ato jane ashtu sikunder e meritoni
      me ngjyra keqardhjeje.
      vertete qe na dhimbeseni,jo vetem si te mjere,por edhe pse jeni ne degadence apo si i thone vence;ne zhdukje natyrale.
      me mirekuptoni.Zoti ju dhashte kivet dhe mente.

  2. Edi ia fut kot nganjehere, por, po punon te pakten. Shpresat i ka per fitore me shpejt se ne vitin 2013.http://mdcal.blogspot.com/2012/04/fabrika-e-krimit.html

  3. Latif Dreqi says:

    Tani jo se po me degjon Rama, por dy fjale do i shkruaj, pse energjetika me intereson.Puna eshte o Rame, se ne kete fushe ju nuk keni asnje program besoj.Nuk eshte problemi me i madh fabrikat e cimentos..nqs ato plotesojne kriteret, vilu taksat dhe te punojne. Qeveria ka nje leve te forte, Taksat, kontrollin!Kjo eshte perralle, qe bota na paska 1 fabrike cimento per 7 milion banore. Dakord nafta eshte me shtrenjte, por cpo na thua, ti mund te ulesh cmimin e naftes?!Energjitiken si do e zhvillosh na thuaj? Per sa kohe eksperti me i madh i PS mbetet Harasani, me ben te mendoj qe situata do mbetet keshtu sic eshte ne mos u perkeqsofte!Ju vendosni njerez politike per te drejtuar KESH-in, cka eshte kaq e tmerrshme sa ska..KESH-i eshte kthyer ne nje kompani ku vetem matin reshjet!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje