Ruçi: Nëse LSI kërkon të qëndrojë majtas, le të dalë nga qeveria! Mocion për Topallin

7 Prill 2012, 09:54Politika TEMA

Kryetari i Grupit parlamentar Gramoz Ruçi, gjatë emisionit “Debat” në “Vizion Plus, ka deklaruar se LSI, nëse e konsideron veten një parti e majtë, duhet të dalë nga qeveria.

“LSI është shumë afër nesh, ka dalë nga ne e do të aderojë në PSE apo internacionalen socialiste sot ëhstë në pushtet. I takon asaj partie që është në pushtet që të hedhë hapin e të dalë nga pushteti, të rradhitet në opozitë dhe në politikë kurrë nuk duhet thënë kurrë. Me parti që rradhiten si opozitë dhe që kanë përafërsi programore asnjëherë nuk themi kurrë. Ajo është në pushtet dhe i takon asaj të bëjë hapin”, tha Ruçi.

Ai ka folur edhe për kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli, duke thënë se “po mban peng mandatin sa të kalojë zgjedhja e presidentit dhe pastaj e dimë që do na e japin. Nuk do cojmë asgjë në Gjykatën Kushtetuese. Le ta cojë PD. Ne s’kemi cfarë të cojmë në Gjykatë.As KQZ dhe as kryetarja e Kuvendi nuk na vunë në dijeni për vendimin e tyre për kandidatin socialist të rradhës”, tha Ruçi.

“Nuk konfirmoj nëse do të ketë apo jo votëbesimin e Topallit. Ajo në zbatim të urdhërave të Berishës ka shkelur rregullat e funksionimit të Parlamentit. Ajo mban peng dekretet e Presidentit për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Nuk do e bëj sot publike se cdo të bëjmë nesër.Poe diskutojmë me kolegët vendimin, i cili do bëhet publik në ditët në vazhdim”, deklaroi më tej Ruçi.

 

15 komente në “Ruçi: Nëse LSI kërkon të qëndrojë majtas, le të dalë nga qeveria! Mocion për Topallin”

  1. bullshit says:

    gjith bota shkon djathtas ky don te shkohet majtas

    1. I majti says:

      Majtas eshte Zemra!
      Majtas eshte Punetori, Fshatari, Fukaraja,
      Ai qe mban Boten mbi supe!

      1. raimondi says:

        Bravo Gramoz Ruci !– Ke folur shkelqyer per kete ceshtje delikate

        –Keshtu duhet folur sic komenton Ruci

        LSI-a duhet inkurajuar qe te dali nga qeveria , dhe sipas meje Ruci
        ka tamam Personalitetin e duhur qe te ndikoje tek LSI-a per tu bashkuar me PS-ne ne koaalicion

        Ashtu eshte sic thote Ruci _Ne politke nuk thuhet kurre fjala Kurre

        Mendoj se Zoti Ruci duhet te beje hapin tjeter drejt LSI-se duke krijuar kontakte me Ilirin nepermjet te treteve, dhe pastaj te flitet me nota pajtimi per LSI-ne , sic po ben Ruci tani
        ne menyre qe te krijohet terreni psikologjik per afrimin e LSI-se ne koalicion ….

        Dhe do ishte mire qe kete nismen e afrimit te LSI-se ne koalcion ta udheheqe Gramoz Ruci

        Sa per Jozefinen eshte mire qe PS-ja te beje nje raport me shkeljet e saj flagrante dhe tu shperndaje nderkomebtareve

    2. beso says:

      bota po shkon ne hale te gomarit

    3. mister x says:

      vajti bota djathtas dhe ja ku jemi sot. e djathta eshte fajtore se nuk i intereson shtresa e mesme dhe e ulet, por bizneset e koroporatat. te punosh per 10 % te popullit nuk eshte e drejte.

  2. bamir says:

    sakte,megjithese pak pragmatiste kjo ideja e Rucit

  3. Nadia Shabani says:

    Shume mire, bravo le te dale LSI-ja nga qeveria dhe ti tregoni vendin ketij diktatori te shqiptareve, te behen zgjedhje te parakoheshme qe te shpetojm njehere e mire nga ky gjakatar.

    1. N.VJOSA says:

      Kjo po eshte nje Deklarate e denje!
      Opozites shqiptare nuk u intereson nje Ilir Mete, por elektorati tij!
      Dhe Meta po deshiron, te korigjoje gabimet dhe fajet e tij me vepra!

  4. brace says:

    Ju ka ikur koha,edhi ktije,Rucit,edhe atije komunistit,diktatorit nga vicidoli,partite duhet ti largojne vete kata,nga radhet e tye,te shpetojme nji here e prgjithmone,duhet te marrin edhe koke Lopen,me vete.

  5. sherifi says:

    Po ajo pune do mender byth more z.Ruci,po ku del dot meta nga qeveria me gjith ato gjynae qe ka bere,dhe tjetra edhe nese ai pranon nje koalicion me juve,juve jeni per koalicion me ilir meten? “krushqi me jovan bregun pu,pu,pu,pu”.

  6. beso says:

    U kap hajduti duke vjedhur nje buke dhe polici e kapi t’a çoje ne polici.Kur arriten,hajduti tha;pse me sollet ketu?Po ja-i thane-ti vodhe kete buken qe ka ne dore polici.C’ne une-thote hajduti-buken e ka ne dore polici…Di gje une pse e vodhi buken ai?Kaq banale eshte edhe aleanca qe hipotezohet ketu.Boll te vijme ne pushtet,se as programi(kunder korrupsionit)n’a duhet,dhe nese kemi akuzuar kaq vie per hajdute Meten me shoke,te na falni,se buken e paskemi pasur neve ne dore.

    1. M says:

      Beso eshte e komplikuar, ti e kupton me mire se çfare e zgjidh kete nyje…Keto deklarata jane shprehje e taktikave qe ndryshojne sipas situates dite per dite, te cilat nuk ndryshojne objektivin perkundrazi. Le te shpresojme se do behet diçka me vote popullore kush e di? Le te shpresojme..
      Ciao

      1. beso says:

        @M.Qe po bejne tratativa fshehur u morr vesh kjo,tani po dalin hapur.Ti thua objektivin,po a ka kosto morale ky objektiv?Nese ka kosto morale,atehere pse politika tregton moral tere diten para televizorit?Mua,xhanem nuk me fusin dot ne thes per 1kg oriz te pazjere.Shiko te tregoj shkurt diçka qe me erdhi ne mend per argumentin.Mua me tha nje mik(po e quaj Vincenzo)qe po lexonte nje liber per ata qe sundojne boten,sipas Daniel Estulin:”La vera storia del gruppo Bilderberg…”.Duke qene se nuk e gjeta,ma dha hua Vincenzo kur e mbaroi.Pasi e mbarova dhe une u ulem dhe folem pak per politike,pasi kemi simpati per komunizmin e formes tone;le te me quash utopist,s’me mbetet qejfi.Une i them Vincenzos qe Rockefeller&co,qe drejtojne boten dashkan te sjellin socializmin universal(sipas Estulin),por nuk e shikoj keq-i them-se ne hallexhinjte nuk e bejme dot,keshtu qe shyqyr qe mund ta beje Rockefeller,se ai i ka mundesite;tek e fundit mjaft te fitoje socializmi…Edhe miku im aprovoi,por si mua dhe ai tundi koken;eh,nuk ka moral kjo,se ai emrin do kete socializem,por do jete me keq se skllaveria…Me kete perfundim dua te pergjigjem,se per mua nuk eshte qellim ne vetvete qe te vije PS ne pushtet,por qellim eshte ndertimi i nje shoqerie te emancipuar qe denon pushtetin e padrejte dhe te korruptuar.E kuptoj,do me quash dyfish utopik,por do nje çike utopi njeriu,se pa ate vdesim si numra dhe jo si njerez.Pershendetje!

  7. buni says:

    Me kete qe ke thene o zevendes i Rames, del qarte sesa te ndryshem jeni; nga ato qe thoni. Ju jeni gati qe; per te ardhur ne pushtet, jeni gati te beni aleance edhe me djalin. Mjere ky vend ne dore te kujt eshte, dhe ne dore te kujt dote bjere.

  8. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    PO KUSH ESHTE AI BUDALLA TE IKI NGA PD E TE BEJ KOALICION ME PSIKOPATIN RAMA,PS EDHE ATO PARTICKA TE VOGLA CE I KA PO I LARGOHEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje