Moisiu: Të shkarkohet Imami. Shteti ligjor po bie

6 Prill 2012, 22:11Politika TEMA

Ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu Ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu i propozon pasardhësit Bamir Topi te kërkojë shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, pas emërimit te Komandantit te Forcave Detare, duke anashkaluar kreun e shtetit. Zoti Moisiu duke folur për “Vizion Plus”, shprehet i tronditur nga ky akt dhe shprehet se shteti ligjor po bie. Pak dite me pare, Shefi i Shtabit te Përgjithshëm Xhemal Gjunkshi, duke mbrojtur emërimin e Kapiten Kreshpanit, tha se presidenti dekreton vetëm për gradat gjeneral, edhe pse kushtetuta flet vetëm për poste dhe jo për grada.

Ndërkohë Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka vendosur ngritjen e një nenkomisioni te posaçëm për te investiguar gjithë praktiken e ndjekur nga Ministria e Mbrojtjes për emërimin e komandantit te Forcës Detare, Ferdinant Kreshpani. Është pikërisht ky urdhër i ministrit Imami, i datës 23 janar 2012, sipas te cilit “Kapiteni i Rangut të Parë, Ferdinand Kreshpani, deri tani me detyrë komandant i Flotijës Detare Jugore, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet me detyrë komandant i Forcës Detare”. Ferdinant Kreshpani mësohet se ka qene pjese e grupit negociator për marrëveshjen e kufijve detare me Greqinë, te rrezuar nga Gjykata Kushtetuese. Ai ka qene ne 2 periudha, ne vitet 98 – 99 dhe 2005 – 2006, për te ndjekur akademinë e mbrojtjes ne Greqi. Kreshpani aktualisht mban gradën Kapiten, dhe ishte pikërisht ky argumenti i përdorur nga ministri Imami për ta emëruar ne krye te forcave detare, pa dekret te presidentit. Ne këtë dokument te firmosur po nga ministri i mbrojtjes ne nëntor 2011, pohohet qarte se emërimi i komandanteve te forcave detare e tokësore, është kompetence ekskluzive e presidentit te republikës, qe është edhe komandant i përgjithshëm i forcave te armatosura. Pra ne dy raste te njëjta, Ministria e Mbrojtës mban qëndrime krejt te kundërta. Madje, përmes këtij dekreti te firmosur nga presidenti Topi, dëshmohet rruga e ndjekur për te emëruar apo larguar nga detyra, komandantin e forcave detare. Kudret Çela, është larguar nga detyra me dekret presidencial.

 

23 komente në “Moisiu: Të shkarkohet Imami. Shteti ligjor po bie”

  1. Bardhi Tolabi says:

    Po pse pjerdhin keta per Kushtetute?
    Po a nuk eshte Saliu,i cili e ka shkelur rreth 30 here dhe nuk i ka hyre gjemb ne kembe?
    Po pse o,per nje shkelje do te “sakrifikoje” gjeneralin Arben Imami te 1997-es Saliu?
    Kushtetuten “e njeh” me mire ky Gjunkshi,i cili “e di” se ke emeron dhe shkarkon Presidenti dhe ke emeron dhe shkarkon Ministri.
    Une kam nje propozim tjeter:
    Komandant te Forces Detare te “emerohet” shefi i shtabit te ushterise Greke.Ai e “di” mire se ku duhet t’a kemi kufine,se ky Kreshpanji vetem ne dy periudha ka qene ne Greqi,ndersa shefi i shtabit te tyre ka lindur dhe eshte rritur atje.

  2. e verteta says:

    Je i nderuar zoti Moisi,por kujt ja thua.Nuk degjojne halete nga pordhet.Presidenti po fle mbi dafina dhe mire eka duhet ti marre dhe ato tre rroga nga shteti nuk jane shaka,barazi me 4 -5 vjet te nje pensionisti.Pd-ja sja mban bytha ta heqe Imamin se e ka vene Amerika.Ps-ja se ngre zerin se ashtu ka ca probnleme me majasellin.Corbe derrash thuaj.

  3. O ZOT says:

    Futja nje tas groshe, nje domino me veteranet dhe te lumet ne per ty o Shrek…

  4. taku says:

    I nderuar president, po ku ka pasur ndonjehere shtet ligjor ne SHQIPERI,

  5. Sem Luma says:

    Per Arben Imamin dhe “imamet” e tjere politike ne Shqiperi ligjet dhe Kushtetuta jane shkop kaucuku qe mund te shtypet, shtremberohet e lakohet sipas deshires politike ditore. Edhe po te ishte e shkruar dhe e koduar Kushtetuta e Shqiperise me numra, shifra dhe ligje matematikore (jam i sigurt) qe “imamet tane politike” do te fillonin rifedinimin dhe riformulimin e shifrave dhe ligjeve te matematikes. Do te beheshim nje rast i vecante ne bote me ligje “autonome” matematikore.
    I forti (sado pak humanizem qe te kete) ve pushtetin para ligjit vetem kur ka para vete qellime strategjike per shtetin; ndersa injorantit (jo vetem politik) kur t´i bie ne dore forca nuk can koken fare per kushtetute dhe ligj… e perdore edhe per te hapur rrugen me polici qe te shkoje e te beje shurren me shpejt se te tjeret, se helbete, i duket vetvetja si dicka e vecante, si derr ne mes te milingonave te zakonshme.

  6. kelmendasi says:

    Me dhimset ky fare plaku qe kur ishte president Nano tallej me te tashti nuk rrin ne pune te vet kush dreqi e dvete kete te rrjellur.
    Te sqaroje Albatrosin shoqerine ajrore te nipave te vete.
    Ky nuk zgjilli ose ma mire nuk sqaroi pse u aksidentue i biri rreziku e don me zgjill punet e vendit Per cfare po zgill ky medet

  7. O Shrek, kur del ti ne Tv un shtrihem pertok duke qesh, hahahahhahaha
    ktu ke fol drejt amo se kto qelbsirat po e cojn shqiprin ne humnere.

  8. old navy says:

    Ne fakt moisiu eshte nje nga te keqinjte e mire prapseprape hyn te te jo te miret dhe jo te sinqertet.Me kujtohet kur vrau veten Mehmet Shehu
    Enveri e dergoi si “MESSENXHER” ne cdo repart ushtarak qe konsumente fasule.
    E kam ndegjuar me veshet e mij kur bubullinte per komandant enverin
    dhe nuk kish zog kurvet ti dilte perpara ketij dhe tipave si BISHA BERISHE se te shqyenin per enverin.Por absolutisht nuk i ve faj pasi atehere ishte parimi CEKICI-GOZHDA-DERRASA.dhe ky i shkrete nga gozhde u be derrase dhe e hengri jo per merite te tij por thjesht se e zuri lapsi gabimisht sepSE ja futen shoket por jo enveri..
    Dhe ne kete rast po tregohet shume i pasinqerte ose i verber..
    Arben Imami eshte thjesht nje manekin i berishes dhe shteti shqiptar
    jo qe ka rene por eshte shendruar ne organizate mafjoze..
    SHTETI SHQIPTAR KA RENE FILLIMISHT NE GJENDJE KOMA NE 2 PRILL 1991
    DHE U RREZUA PERFUNDIMISHT NE 21 JANAR 2011 ..DERGOJENI KETE SPECIE
    NE INSTITUTIN E QORRAVE DHE SHURDHEVE..SIDOQOFTE ESHTE NJE HANDIKAPAT I PARREZIKSHEM..VECSE NGATERRON BENIN ME SALIUN SEPSE ME KETE TE FUNDIT
    KANE NGRENE NJE LUGE CORBE TE PRISHUR DIKUR BASHKE..NDOSHTA DHE NJE TAVE TE QELBUR..

  9. amir says:

    O Hamdi sigurimsi denbabaden, sa nuk te njihja mendoja se ishe dikush, por kur te pashe e dexhova ne NYU ne takimin e radhes se c’fare katunari ishe, edhe pyeta dike qe ta dinte mire biografine me zhgenjeve. Ke ngel duke ba ham ham neper forume.
    Sa per Imamlliun: totalisht antikushtetues emerimi i tij. Duhet shkarkuar menjehere. Po une nuk e di kush nuk duhet shkarku nga palo ministrat e qelbsirllikut Berisha. Tung

  10. andi ll says:

    Urime z. Alban dhe si gjithmon i sakte…
    Nuk e di ne raste se e dini apo mbase nuk doni ta pranoni, por thon dhe se…….

    MEDALJA KA………… , apo…….????

  11. Tironsi says:

    Degjoni o maloke Kelmendas vellezer te Sali Vucidolit qe flisni sa me siper per ish Presidentin.Them qe jeni maloke dhe jo malesore sepse malesoret kurre nuk e prekin tjetrin ne plagen e tij per ti shkaktuar me shume dhimbje se sa i ka shkaktuar fatkeqesia , se dyti qytetari Alfred Moisiu eshte me i miri President i ketyre viteve pluralizem ku me aktivitetin dhe qendrimin e tij si President i vendit justifikoi origjinen qytetare te tij dhe te familjes ne sherbim te popullit dhe te vendit
    duke patur si principe ne punen e tij zbatimin e ligjit dhe te kushtetutes se vendit,ndershmerine dhe edukaten ne mardheniet me njerzit dhe institucionet dhe keto e dallojne njeriun nga kafsha ,qytetarin nga injoranti dhe malesorin nga maloku.

  12. Idriz Tafa says:

    O pd-ista! Mos u tallni me z. Moisiu. I vetmi qe president burre qe ua ka mbledhur rripat Nanos dhe Berishes!

    1. Jo un se kisha me te tallur, personazhi politik qe me ben te qesh edhe me duket shum njeri pozitiv, jam fans i tij! Ska b*th njeri ta talli se esht president me vlera edhe ja ka bo rrup sup atyre 2-ve qe permende me siper.

  13. Pena says:

    Respekt tye vecante per ju z.Mojsiu.Ju uroj shendet e jete te gjate.

    1. vicidili2 says:

      Nje gje eshte e vertete qe shqiperia eshte ne rezik, ne prag te gremines. Populli cdo dite e me teper fukarallepset ndersa pushtetaret dhjamosen. Pensionistet por dhe te tjere dergjen dyerve te institucioneve shteterore dhe te gjithe tallen me ta. Sot pashe ne lajme dhe nje gje tjeter me interesante, qe te gjitha makinave ju kane vene gjoba te cilat jane per tu paguar me hir a pahir dhe a e dini pse? sepse nuk ka me para ne arken e shtetit. Po shiten dhe asetet e fundit te ketij vendi per tu vjedhur apo ndihmuar sadopak arken bosh te shtetit. Po futemi ne nje krize fatale dhe nuk do te jete e larget koha kur do ballafaqohemi. Duhet te rezohet me cdo kusht kjo qeveri dhe te shkohet ne zgjedhje me qeveri teknike, ndryshe pasojat do jene te pa imagjinueshme. Nje shtet qe fut ne burg ate qe mer dicka se nuk ka se cfare tju jape femijeve per te ngrene dhe le te lire bajlozet e krimit dhe korupsionit eshte i mbaruar. O njerez lerini servilizmat dhe kthejen nga vetja dhe do ta shikoni se sa e dhimbeshme eshte. Jam dakort tradhetaret dhe shkelesit e kushtetutes te shkojne ne burg. sa per ish presidentin moisiu, respekt per qytetarine, atdhedashurine dhe fuqine mendore. edhe nje here u shofshin servilet dhe sanlepiresit

  14. raimondi says:

    Imami nuk duhet te shkarkhet , porse Prokuroria duhet te hapi proces penal kunder Imamit , per shkelje me qellim te kushtetutes

    Imami ne kete rast thote :Beni si them une , por mos beni si bej une

    1. Edi Detroit says:

      Raimond, persh.,nuk dua ta di se cbehet me Imamin, por ky Moisiu ishte Presidenti me qesharak qe ka pasur dhe do kete Shqiperia.Ne 90% te evenimenteve qe shkonte e zinte gjumi.Ky me e shumta ishte per oficer roje ne ushtri.LOL.

      1. sinan hibro says:

        I nderuar Edi Detroit , qe nga Amerika qe ti ndjek ngjarjet ka ndryshim 10 ore me Shqiperine … prandaj do kesh qene vete ne gjume . Per shumicen tone ketu ne Shqiperi, presidenti Mojsiu ka qene presidenti me dinjitoz , qe edhe pas dorezimit te detyres mbetet nje nder qytetaret me dinjitoz te vendit.

  15. kelmendasi says:

    Tiransit more djale ai hoqe citjanet ti
    albatrosi dhe aksidenti ne Tepelene kane nj lidhje qe ti se din
    Deri nga fundi ky Moisiu mbeshtetete pamvarsine e Kosoves por kur e takoi Putin ne Split itha FLET NJE RUSISHTE ME TE MIREN QE KAM DEGJUAR NDONJEHERE mirpo dy gjera E Para vertet ishte rusishtja me e bukur qe kish degjuar Putin ndonjehere
    E dyta qe atehere e mrapa Moisiu e harroi Kosoven
    Gjeje ti jo maloku ti tirans me citjane ku e pat fjalen Putin
    o citjane mos fyej se me sha dime te gjithe une nuk kam zakon me fye por kam pa se ti si shume shan e me detyrove te flas me fjalorin tand
    S Fundmi une jam dem baba dem nga qyteti i DIJES I KULTURES I RESPEKTIT PER TJTRIN NGA SHKODER LOCJA KUJDES TIRANS

  16. Arditi says:

    Fajin e ka mosfunksionimi i drejtesise.çdo shkelje kushtetute do te pasohej me ndjekje penale,pa patur rendesi nese eshte Imam zvarraniku,Sali Jashtqitja,apo Zhozi prostituta.Prokuroret dhe gjykatesit tane jane te zene duke numeruar parate qe marrin poshte e lart.Por ky gur qe po hedhin lart nje dite do t’iu bjere kokes ketyre krimbave.

  17. Arti says:

    Ish president Moisiu ka te drejt por pyetja shtrohet, kujt po I drejtojet drejtesise mbase? Opozites ndoshta? Presidentit besoj? Popullit mendoj? Por ky I fundit ka rene ne gjumin shekullor tamam si ne kohen e komunizmit, demokracin e zhvillojn shoqerite demokratike dhe jo komunistat demokrate!! Per sa kohe kjo shoqeri vetem ha buke dhe dhjese politikanet komunista demokrate do bejn qejf, turp per shqiptaret qe pranojn gjithe keto lloje padrejtsinash,

  18. beso says:

    z.Moisiu ka shume te drejte.Imami hiqet nga detyra sepse shkeli kushtetuten.PS kerkon nje mocion ne Parlament dhe ndiqet kjo rruge.Presidenti merr masa dhe rishikon raportet e tij me instancat e larta te mbrojtjes;nuk di a ka me keshill mbrojtjeje apo jo?Presidenti provon gatishmerine e ushtrise,nese eshte ne komanden e tij apo jo?Presidenti duhet t’a beje kete,ndaj zgjidhet nje burre ne moshe,qe nuk ka me neps per karriere politike,apo te ngreje parti te reja.Me vjen keq per z.Topi,por po mbaron keq nje karriere presidenti qe e nisi po aq keq.Nuk hahet e para embelsira dhe pastaj pjatat e kripura,por anasjelltas.Kujdes per te tjeret,se kjo komedi mbaroi qekur presidenti u quajt horr bulevardi dhe kryetar i puçit;doli sheshit qe president kemi pasur dhe kemi sali berishen.PS.Per te gjithe ata qe tallaviten me Moisiun nuk kam gje,se mund te kete vese e difekte eshume si keto,por ne gjysmen e fundit te mandatit u tregua ne lartesine e Presidentit.Mund te vepèronte sipas oreksit te saliu dhe niperit do ta kishin edhe sot kompanine e ajrore.Qe beri parimorin ne dem te onteresasve te niperve nuk eshte pazotesi,por demonstrim dinjiteti.Me gjeni nje tjeter te kete bere gjysmen e Moisiut ne kete drejtim?

    1. Tironci Lugano says:

      beso
      Nuk po hyj tek ceshtja e mbrojtjes se ai eshte sektori jot e une jam larg saj.Thjeshte per Moisiun.Nje person qe u ble shume shpejt nga Kryeministri i kohes Nano.Nano ishte mjeshter per keto gjera, i bente pa zhurme por ama arrinte atje ku donte.E Zoti Moisiu nuk mundonte se Sala do vinte ne pushtet.
      pershendetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje