Miliarderi që nuk ka as shtëpi, as makinë dhe as orë dore

7 Prill 2012, 19:16Lifestyle TEMA
Miliarderi që nuk ka as shtëpi, as makinë dhe as orë dore

Nicolas Berggruen jeton si një nomad. Nuk ka një shtëpi, një makinë dhe as një orë dore. Ato pak gjëra që ka, i mban në një qese prej letre.

“Rëndësi kanë veprimet tona, jo ajo që zotërojmë,” thotë ai.

Por ndryshe nga të pastrehët e tjerë, Berggruen ka një pasuri prej 2.3 miliard dollarë.

Para 12 vitesh hoqi dorë nga banesa në Nju Jork dhe nga ishulli i tij privat. Tani jeta për të është avionë dhe hotele luksoze. Shëtit mbarë globin me femra të bukura dhe ndonjëherë ndërron 14 qytetet të ndryshme në një muaj duke ndërtuar perandorinë e tij gjigande.

Megjithatë franko- gjermani thotë se nuk do të mira materiale. “Ajo që kemi në pronësi është e përkohshme pasi ne jemi për një periudhë të shkurtër kohe. Veprimet tona kanë rëndësi, aty është vlera e vërtetë,” thotë ai.

Së fundmi ai ka blerë 1.3 miliard dollarë aksione në Burger King.

Në vitin 2000 pati një epifani dhe që atëherë vendosi që të japë më shumë se gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi.

16 komente në “Miliarderi që nuk ka as shtëpi, as makinë dhe as orë dore”

  1. iliri says:

    Ky biznesmeni eshte nipi i Aleksander Moisiut, aktorit me origjine shqiptare. Ka ngritur nje perandori prej investimeve te suksesshme qe ka bere. Kjo tregon genin inteligjent te rraces shqiptare, por sa keq qe vlen vetem per jashte territorit te Shqiperise. Aq me teper, qe ky tipi ka bere shume bamiresi dhe asgje per vendin e origjines se gjyshit, apo qofte edhe te nenes te tij…

    1. Argita_B says:

      Eshte shume kollaj te lypesh para e te kerkosh ndihme!
      Shqiperia si ka dhene asgje ketij individi, keshtu qe termi origjine eshte nje utopi e vertete.

      1. Kreshnik says:

        Jam 101 % dakort…. Shqiperia ketij mund ti kete dhene vetem urine per diçka,po mos harrojme se ky ka jetuar neper bote,nuk e ka bo pasurine me trafiqe alla Shqiptarçe !

    2. peco says:

      iliri si gjithmom i a fut kot. Si duket i ka rene ne dore ndonje kompjuter dhe shkruan e shkruan pa e ditur se c’shkruan.
      Sa per ate se raca shqiptare eshte ne majat e botes, eshte nje fodullek i mjeraneve. Ne nuk dime te veteqeverisemi dhe jemi i vetmi shtet ne Ballkan qe ne cdo tregues te mireqenies, te proceseve demokratike, te mardhenieve shoqerore me njeri tjetrin zeme me merite dhe padyshim vendin e fundit. O liro, mendoju njehere se cfar shkruan. Ne se ne paskerkemi pasur nje Aleksander Moisi(edhe ky me dyshime te medha??),bota ka me qindra, e qindra, e qindra, e qindra, e qindra e qindra Moisira(po e persris shume here)
      Kur bota kishte universitete ne nuk dinim te numuronim ato pak dhi(sa gishtat e dores) qe kishim.

      1. Aleksander says:

        Ti Peco thua per Ilirin qe ja fut kot ! -Une po te them qe ti je ai qe ja fut kot.Me gjej nje vend tjeter ne bote qe ka per fqinj prej me shume se 100 vite, vende qe INVESTOJNE MILIONA NE BUXHET SHTETEROR e perseris NE BUXHET SHTETEROR MILIONA vetem ne funksion te PLATFORMAVE NACIONALISTE te EKSPANSIONIT te nje kombi NE KURRIZ SIDOMOS TE SHQIPTAREVE. Dhe aq e vertete eshte kjo sa ka pasur edhe debate ne parlamentet e dy vendeve fqinj me ne, ne lidhje me financime “oskure” jo te qarta per sherbimet sekrete SERBE e GREKE!!! E pra ne fillim vitet 90-te,sidomos me ardhjen ne pushtet te Millosheviç,financimet per ish UDB jane SHUMEFISHUAR. Dhe ky eshte momenti kyç kur shume politikane shqiptare akoma aktive, KANE GELLTITUR LUGEN E “CORBES SE PRISHUR”. Te tjerat mund ti kuptosh edhe vete,mjafton ti kthehesh historise se luftrave e shpenzimeve MARRAMENDESE qe jane bere ne funksion te SHKELJES ME KEMBE te popujve te tjere rrethe qark,dhe nder keta popuj ,sipas sondazheve te pak koheve me pare ,NE SHQIPTARET JEMI KOMBI ME I RREZIKSHEM E I URRYER NGA SERBET(SLLAVET)DHE GREKET !!!

    3. Monika says:

      Ilir, flm, shume interesante vertete!
      Persa i per ket genit, kemi me cfare te mburremi:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/miresevjen-ne-folene-tende-zoti-sali.html

  2. BERISHA LARGOHU. DUHET QE TE PERDORET FORCE PER TE LARGUAR SHQIPONJEN SLLAVE E TURKE says:

    Kjo eshte jete, kurse une merrem me disa kusure sic eshte Edi Detroit, Hajriu, plaku dhe marrezirat te tjera qe nuk kane kuptim. Ha ha ha ha!

    1. hajriu says:

      Ouuuu ….te pelqeka kjo jete ty o bari? Hypi gamorit se per dy ore je ne france o don kishot ………. merr edhe ndonje lop me vete qe te dukesh si Nicolas Berggruen

      1. enderr says:

        Hahahahaha, po lere te enderroje per ca momente o Hajri, se per t’i realizuar te gjitha keto, as edhe nje jete tjeter nuk mjafton…..

        1. BERISHA LARGOHU. DUHET QE TE PERDORET FORCE PER TE LARGUAR SHQIPONJEN SLLAVE E TURKE says:

          enderr, ishte nje shaka. Une jeten e tije nuk e kam, por nuk me mungon as edhe nje gje e vogel dhe nuk kam nevoje per jete te dyte mor rrezik vdekje.

  3. honzik says:

    po e vertete eshte nipi alexander moisi eshte djali vajzes se moisiut bettina moisi mjafton te futeni tek wikipedia

  4. TEFTA ALIKAJ says:

    KY ESHTE I PABESUSESHEM NE GJERMANI

  5. Gunter says:

    ..shqiperia eshte disa breza larg per kete …ca lidhje ka ky?

    1. shqiptar says:

      ne rrall te pare nuk esht shqiptar por cifut me origjin dhe i pelqen me shum te investoj ne izrael

  6. denkoka says:

    kto miliarderet i prerje kane…
    te gjithe kshu nga jashte duket si jo fort te lumtur..
    sikur skam pa n1 qe qesh ?

  7. iliri says:

    O peco. Duke pare menyren se si e argumenton ceshtjen, tregon qarte qe qenke person me inteligjence te madhe. gjithsesi, thelbi i temes eshte qe ai ka dhene per bamiresi gjysmen e pasurise se tij disa vite me pare dhe per humanitet apo mirenjohje mbi origjinen e gjyshit te tij, nuk do kishte qene keq te jepte edhe per Shqiperine. Nuk eshte e domosdoshme t’i jap diçka Shqiperia atij, pasi ne s’kemi buke te hame dhe pikerisht kjo duhet te ishte nje arsye me shume per te bere humanizem ne kete vend te varfer, por me histori te madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje