Një ditë pasi Gramoz Ruçi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, la të kuptohej se në koalicionin e majtë mund të përfshihet edhe LSI-ja (në qoftë se kjo parti rrëzon me 4 mandatet e saja qeverinë Berisha), aleatët e vegjël opozitarë e sulmuan PS-në për çështjen e sistemit zgjedhor, duke nënkuptuar dalje nga koalicioni me të.
“Reforma zgjedhore po degradon. PS ka përgjegjësi për të garantuar reformë zgjedhore reale. E majta ndodhet në opozitë për shkak të qëndrimit të lidershipit ndaj aleatëve,” tha Gjinushi në një konferencë shtypi të përbashkët me Milon, Koçin, dhe Ndokën. Ndërsa Milo tha se “PS po bën të njëjtat gabime që e çuan në disfatë dhe, nëse ecet kështu, do ti kushtojë 2013-ta. Treni i PS-së jo vetëm nuk po zgjatet, por ka mundësi të shkurtohet. Nuk kërkojmë mandate si lëmoshë, por formulë bashkëpunimi si aleatë.”
Për këdo që e kupton sesi funksionon komisioni parlamentar për reformën zgjedhore, është e qartë se PS-ja ka praktikisht “çelsin e kashtës” në të. Në qoftë se PS-ja vë veton për korrektimin e sistemit zgjedhor sipas midesë së partive të vogla, PD-ja mund të vërë veton për mosndryshimin e tij dhe, automatikisht, do të mbetet në fuqi kodi aktual zgjedhor. E vetmja parti që ka “çelsin e qilarit” (dhe jo “të kashtës”) në komisionin parlamentar për reformën zgjedhore është LSI-ja, e cila është partia që, po të dojë, mund ta kërcënojë realisht Berishën me rrëzimin e qeverisë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, LSI-ja mund të kishte marrë dyfishin e mandateve, në qoftë se sistemi rajonal do të ishte korrektuar proporcionalisht në rrang kombëtar.
Me pak fjalë, mund të thuhet se, në qoftë se LSI-ja do të vendosë të futet në skenën e teatrit politik të ndryshimit të sistemit zgjedhor, teatri do të jetë real. Përndryshe, me debatet mes aktorëve të vegjël opozitarë dhe PS-së, ai është thjesht një teatër absurd, i cili kënaq vetëm Berishën dhe berishianët…
E.Zaloshnja
http://respublica.al/artikuj/2012/4/7/teater-absurd-ne-opoziten-shqiptare
Opozita duket e lodhur, por, do fitoje ne vitin 2013.
http://mdcal.blogspot.com/2012/04/mafia-qe-ka-mberthyer-median-dhe.html
Shqiptaret duhet te kishin nje opozite per shqiptaret, por opozita e Edi Rames ka falementuar me rrace e me kocke.
rama e ka mire cfare i don shushunjat e vogla qe kane parti private per interesat e veta. ky popull duhet ta kuptoje ose me saliun dhe te dhjere perjete ose me ramen dhe te pakten ka nje shans, te gjitha votat e tjera jane kot. rama kete don, votojeni pa partite e vogla ose rrini ne mjerim e ai i kthehet piktures, por po ndodhi kjo nuk ka me burre tjeter qe e nxjerr shqiperine nga duart e maskarenjve dhe hajduteve
Per Zaloshnjen qenka normale dhe morale qe lsi te kthehet ne koalicion me ps-ne. Por s’qenka normale madje e habitshme per Zaloshnjen qe ps-ja te kembenguli ne korrigjimin e sistemit qe Rama e ka pranuar publikisht qe ka qene gabim i tiji.
Cjane keto mo zaloshnje. U bere 7 vjet qe thua ska gje ne dore opozita. Pse kur ishte saliu ne opozite kishte ne dore aq shume gjera, kurse kjo opozite e Rames ska asgje ne dore. Boll u servilose Rames o Zaloshnje, se dihet qe ka pakt me saliun Edi per sistemin.
Sondazhet e zaloshnjes, dhe projektimet e kastriotit njihen boterisht per perpikshmerine e tyre. Me keta eksperte opozita e ka te garantuar fitoren, dhe ska nevoje as per fushate. Futuni te vetem se e keni fitoren te sigurt sic e keni pas zgjedhjet e kaluara.
Se un do ta fitojjjj ket garrr bashke me juuuuuu (ne 2021-shin) se un besoj te e ardhmjaaaaa besoj te puna e njerzve te ndershem si Erjon Veliajjjjjj cohu cohu cohu cohu
Perse lodheni kot edhe ps +pd nuk mund te shkojne shume larg sepse jane te dy palet nje soj kriminele per pushtet dhe pushteti ne shqiperi te ben te pasur. nje dite duhet te vdesin.pra duhet ta kuptojme se jane te dy palet njesoj dmth.soj morracakesh.O popull mos u merrni me morracake se morri morra pjell, osal lexoje se te ben mire.
Ky “tirona” qeka rob i Sales!
Osht strategji e Sales me thone qe te dy palet jan isoj kshu qe sja vle nryshimi.
Jo, mer jo! Malokut i tregohet veni!
Maloku eshte bere pjese e mafjes kriminale dhe duhet larguar sa me shpejt te jete e mundur se po rrenon gjithshka dhe po vjedh ku te mundet me VKM.
Por kjo opozite nuk me bind. Rama vazhon shkaterrimin e PS, e ka mbushur me ushtar qe i urdheron. Shqiperine do ta shpetojne levizjet e reja, por kete duhet ta kuptoje votusi popull. PS+PD=PPSH po lozin Tomi-XHerri me shqiptaret dhe duke i plackitur ku te munden. Sot ata (PS+PD) kane pushtetin politik,ekonomik,mediatik,juridik, prandaj eshte e veshtire ti permbysesh.E vetmja gje qe i largon eshte votimi masiv kundra ose REVOLUCIONI si ne 1990.
Partia Socialiste, tani ka hyre ne ate faze per me treguar karakterin e saje.Gabimi i pare me avokatin e Mediut, tani me L.S.I.ne. çfardo te mire
ti beje L.S.I.a P.S. ajo nuk duhet te lidhi aleance me ilir Meteten.Lidhje aleance me parti mafjoze dote thote qe dhe ju si socialista do beheni bashkpuntore te saje. Nuk e them se P.S.ja eshte plotesisht e paster por koha i eleminon pa e kuptuar.Tani erdhi momenti te luftohet hapur per karrike por jo ne kurriz te popullit te vuajtur.
Z. Zaloshnja mendimi juaj bie pasi Meta deklaroi se do ndryshim te sistemit zgjedhor. Por po nuk deshi Rama ai e provoi dhe ti e di si doli.
Qafsha ty moj Shege se ngeli planci vare.Diskutimet tona i ngjasojne atij te cmendurit qe therriste uje uje se u dogj lumi.Mos u merrni me njeri tjetrin,futjani pordhes medemek jemi analiste te zote dhe nuk na lejohet te harrojme se jemi vetem nje pike uje ne oqean qe sna e pjerth kush e qe gjithcka per kete vend ku jetojme e qe ka formen e arkivolit kane vendosur kancelarite e shteteve te medha,ndaj sado te lodhemi e kemi te kote.
Everteta ngelet gjithmone e vertete. Po lodhemi kot.