Atdhe dhe Mëmëdhe

8 Prill 2012, 21:19Politika TEMA
Atdhe dhe Mëmëdhe

 

Nga Adrian Thano

Në fund të vitit që lamë pas (7 dhjetor), Austria ndërroi me një votim në Parlament himnin e saj kombëtar. Përveç burrave në tekstin e himnit austriak u shtuan edhe gratë. Qëllimi i këtij ndryshimi? Barazia gjinore. Në poezinë e Paula Preradovic, vargu “Austria, vendi i burrave më të mëdhenj…” u ndryshua në : “…i grave dhe burrave më të mëdhenj.” Në Austri sot është në përdorim ky version i ri.

Në disa media ishte botuar dje pjesë nga një intervistë e Avokatit të Popullit Igli Totozani me gazetaren Ilva Tare ku mes të tjerave thuhej se në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, AP dhe disa organizata të mbrojtes së të drejtave të grave janë duke u konsultuar nëse duhet të ndërtojnë një propozim për Kuvendin për të përfshirë, ngjashëm me Austrinë, edhe gratë në tekstin e himnit tonë kombëtar.

Duhet thënë që ka një kulturë reagimesh që dominohet nga frika kur bëhet fjalë për tema të tilla. Një frikë e kuptueshme, por e kotë, dhe kam përshtypjen që në këtë rast, ka edhe një keqkuptim komik: Nuk bëhet fjalë për të ndërruar tekstin e Asdrenit me një tjetër, por bëhet fjalë për dy ndryshime gjuhësore në tekstin akual.

Disa gazeta botuan dje pasdite në versionin online një tekst të ndryshimit që po konsultohet, që nuk ka ende një staturë zyrtare. Ndryshimi me sa lexohej, ishte në strofën 2 dhe 6. Vargu: “kush është burrë nuk frigohet” –  zëvendësohej me: “as gratë, as burrat nuk frigohen…”  Dhe në strofën 6, vargu “trim- burrë quhet dhe nderohet” zëvendësohej me “…gra edhe burra do nderohen”. Gjithcka tjetër ishte njësoj.  Me sa kujtohemi, cështja e himnit është rrahur edhe më parë në shtyp, por nëse këto janë vërtet ndryshimet që synohen, ato duken korrekte dhe të këndshme.

Edhe dilemat e lidhura me “pse e bëjmë ne dhe nuk e bëjnë të tjerët”, nuk vlejnë dhe i ikin anash thelbit. Shumica e himneve në rajon dhe më gjerë nuk prezantojnë në tekste përkatësi gjinore por kombëtare ndaj ndryshime të tilla nuk janë të nevojshme. Në rastin tonë, ngjashëm me Austrinë, teksti e ka të theksuar aspektin gjinor dhe nuk ka asnjë problem të korrigjohet.

Gjithsesi, nuk është fjala thjesht të japim nga një opinion komod mbi tekstin, se në fund të fundit, opinionet, janë si vrima e b…, të gjithë e kanë nga një, sidomos nëse flasim për diarrenë e reagimeve të pamoderuara në blogjet online. Me sa kuptohet nga informacioni i paktë për këtë rast, më afër thelbit të asaj që tenton AP dhe shoqatat e të drejtave, është pyetja nëse do t’i shërbente një propozim i tillë në këtë 100 vjetor të pavarësisë, të drejtave të grave në Shqipëri. Padyshim që po. Problematika e grave në Shqipëri, vecanërisht dhuna në rritje ndaj saj, është e lidhur para së gjithash me mungesën e vetëdijes mbi barazinë gjinore. Ndaj një inisiativë e tillë – e cila jo vetëm e apelon thekshëm këtë vetëdije, por edhe synon ta skalisë atë në një nga simbolet kombëtare – meriton vëmendje dhe mbështetje.

Dhe vec kësaj nuk duhet harruar aspekti historik dhe ai familjar. Kolegu kosovar Naser Aliu, ka të drejtë kur thotë që ndryshimi i himnit  me përfshirjen e gruas do ti kthente asaj një mirënjohje të munguar, përpos do tregonte se jemi një komb i formuar e bashkëkohor. Jo rastësisht gjuha shqipe nuk njeh vetëm fjalën Atdhe, por edhe Mëmëdhe! Gjuha shqipe nuk e diskriminon gruan shqiptare, por patriarkalizmi i trashë shekullor e bën.

 

 

 

 

50 komente në “Atdhe dhe Mëmëdhe”

  1. Maja says:

    Nga te gjitha familjet shqiptare,vetem kjo punon per Atdhe e Memedhe (tjeter, kuptohet ? }
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html

    1. albaniac says:

      …ardian thano ke nje mefteshi te theksuar qe e perzien me mentalitetin tribal per te mbrojtur menjehere dhe cdo kusht Totokarin qe me siguri e ke shok direkt ose me spond…
      nje gje qe ti kurre nuk e kupton se “intlekti” inegzistent qe ke ti asqe nuk ka force ferkimi te ndalet ne tru qe te bej nje analize se cfare po pjerdh goja me dhembe te qelbur…
      po pse mor trulesh se e ndrroj Austria duhet ta ndrrojme dhe ne …qe na flet per diarre dhe me fraza te kopjuara shume keq i perdor pikerisht aty ku nuk duhet(ti dhe rraca jote me jeni bere majmune te lumtur cirku)
      …ke degjuar ndonjehere per ate qe quhet TRADE MARK? ose me mire te ta shkruaj ndryshe se me siguri do te kujtohet kur ta shikosh “TM” njesoj si cdo mall qe shitet dhe tregetohet(why the fcuk do I have to explain you this?) qe ka TM ashtu dhe botimet dhe cdo gje qe shkruhet e ka nje autor ka TM e vet…dmth sikur ta ndrroja une ate emerin tend nga adrian ta bej ne adriana per hir te barazise gjinore une nuk e di se si do kercesh ti nga sikleti po qe do te pickoje mu ne bythe per kete jam i sigurt….
      pra qe ta fusesh mire ne koken tende me cepa ti dhe ai avokari i popullit emri i yne shqipetar eshte i perziere me germat dhe vargjet e te madhit Asdren dhe ti mor kopil nuk ke asnje te drejte qe mbas makiatos tek kafja te provokosh shqipetaret dhe te me zgerdhihesh mor mi halesh duke lozur me himnin.

      ….dhe mos na caj me nder b..then me diarre sociale mor krimb se nuk eshte hymni i Asdrenit qe te rregulloje kurverine dhe dhunen ndaj grave dhe mos ja kerko Asdrenit me kete gje…se nuk ka per ta bere dot edhe sikur te ishte i gjalle…
      ….merru me anadollaket e malokut qe dhe gjakun e shqipetareve e ndrroi dhe e beri turk ….ate qe nuk beri dot murati dhe mehmeti per 25 vjet shekoj perpara maloku me emrin salih kerkon ta beje per 1 jave …

      O Temporas O Mores

      1. Vlora1912 says:

        …..”se në fund të fundit, opinionet, janë si vrima e b…, të gjithë e kanë nga një, sidomos nëse flasim për diarrenë e reagimeve të pamoderuara në blogjet online”…

        Ke te drejt Zoti Thano…. komentet ne blogjet online jan ne nivel diarreje..

        Vetem opinionet e anal istëve Shqiptar jan ar… qe shkelqen… dhe ka ndricuar fort mir rrugen e ndritur te shqipove këto 20 vitet e fundit..!!!!!!

        Meqe ra llafi(kuptohet qe Ju nuk keni nge t’i hidhni nje sy komenteve tona te menderosura)… I sygjeroni Totozanit qe te perfshij ne himnin e flamurit edhe LGBTbq-istet

        Se grat e shqiperise, o trim, nuk do ti zgjidhin hallet e tyre po u perfshin tek ky hymni!!!!!! Ato kan njemij e nje halle te tjera

        1. armand says:

          Keta anal-istet o Vlora, kur Berisha e te tjere hedhin shashken,mblidhen rreth sofres dhe i fryjne tymit nga jashte brenda.
          Ky anali me lart na sjell shembullin e Austrise dhe me siguri e ka bindur doktor vdekja kur thote qe Shqiperia eshte fuqi ekonomike si puna e gjermanit.

  2. emo says:

    Por mir o Thano, c`ishte nevoja e permendjes e vrimes anale ne kontekst, kur mund te beje nje krahasim me te kendshem. Apo kishe momente dhimbje barku ndersa shkruan me poshte, qe ndryshimi i dy rreshtave nuk ka dhimbje barku.
    Te shqetesonte mendimi i kundert ne opinion e mund ta jepje tendin shum bukur pa bastardim, o kryeREDAKTOR.

  3. Nadia Shabani says:

    Respektojeni ne familje dhe mos i jepni dajak sa here ju teket burrave dhe ti mbrojne gjykatat duke futur ne burg dhunuesit dhe nuk keni pune me Flamurin se nuk nderrohet sipas ndryshimit te kohes si fustanet e trupit.Himni i flamurit tregon historine dhe ndryshimi gjinor ka kuptim figurativ eshte menyre te foluri dhe nuk diskriminon grate. Por kur kemi probleme shume me serioze se ky hidhet ndonje parrulle bajate per te terhequr vemendjen e opinionit publik nga problemet kryesore te vendit dhe luftes kunder korrupsionit qe po i merr frymen Shqiperise.U ka ngjitur semundjen Saliu te gjitheve.

  4. Aishja prej Sauku says:

    Cfar hallesh ka Shqipnia e cfar hallesh ke ti mre Igli….tullaci i bukur i Aishes.Shqipnia me 1 milion te papune,kur po shiten deti,pasurit e naftes dhe te kromit,hidrocentarlet e po na mbysin plehnat e fekalet,kur po vriten njerzit per dite nepe rruge,me nje varfni dhe mjerim te tejskajshm…Halli jot ma i modh eshte ndryshimi i Himnit.
    Sa i ke shku per mideje Sali Berishes me Iglo.
    Ne fillim me paraden e Dylberave te Ambasades Pink,tani me ndryshimin e Himnit Kombtar.
    Burrnia nuk osht atribut vetem i meshkujve por edhe i femnave trimnesha si Shote Galica,Hibe Palikuqi,e shume e shum femna shqiptare.
    Merru me hallet e verteta te popullit or Avukat,masanaj munohu ene nryshoni BIBLEN e Kombit shqiptar.
    Kshu osht kur Plakat e cmendme si Berisha,drejtojn Shqipnin,ene kur Avukati i popullit zgjidhet me Tele-Bingo nga Edi Rama.
    po..po e kom serizisht ty mre Igli i Totes te ra Tele-bingo,se pernryshe nuk e meriton at detyr.
    haj turqeta se me than te drejten na keni merzit me pallavra.
    Bohuni Burra ore derra-zinj se e shkatarrut kombin.
    Shqiptaret dun pune,buk dhe sigur per jeten.
    Barazin grave shqiptare nuk ja jep dot ky sistem hajdutash.
    Grat shqiptare te mshtjellme me carcaf e brekushe ,ishin ne kohen e Enverit te barabarta me burrat.
    Sot poshtrohen dhe kan perfundu rrugve te Europes sa ne Itali.Greqi e Angli.
    Thirrni menes ene merruni me gjona serioze mor Igli i Totes(p.s Tota i thon dibranet nanes)

    1. raimondi says:

      Hahahahahaha Aishe je e sakte fare –I thua mire ketij avokatit skorpions

      Ca hallesh ka Shqiperia dhe me se merret ai trapush

      Pse nuk shikon ky avokat , qe eshte avokat i popullit , gjendjen e spitaleve shteterore ku vete populli.

      Avokati te shkoje ne spitale dhe te shikoje qe atje nuk ka as carcafe dhe as batanije per te semuret –Duhet ti marresh nga shtepia

      Pastaj ne degjojme se po ndodhin shume vet vrasje ne Shqiperi , dhe te gjtiha keto jane per arsye ekonomike

      Atehere Avokati pse nuk i kekron qeverise te krijoje nje fond monetar i cili te ndihmoje familjet qe jane ne jgendje skandaloze te varferise ?
      E plote te tjera halle te ketij lloji qe kane lidhje direkt me popullin dhe me te cialt duhet te merret avokati qe pretendon se eshte i popullit

      Kot thoen qe qerozet jane te zgjuar –Ky avokat qenka trpa fare , me koqe se koqia ime ….

    2. Edi Detroit says:

      Aishe ke te drejte,nuk plotesohet dhe respektohet femra thjesht me nje ndryshim qofte ne nje hymn.Respekti ndaj femres vjen me ndryshimin e mentalitetit te shoqerise dhe ne Shqiperi do kohe te arrihet.Aishe ketu jane bere ca protesta nga burrat se grate kane me shume te drejta se burrat,,,,une e kam marre vesh me vonese se do merrja pjese{ bej shaka}, ,por ketu ndonjehere une mendoj se femrat jane me te privilegjuara dhe me mire te jesh femer.Mbasi je 4-5 ore ne bar me nje femer,ha pi dhe ke ca kohe qe njihesh,ne fund te mbremjes shkon ne shtepin ( e njerit apo tjetrit,ska rendesi), puthesh zhvishesh,dhe perpiqesh te kryesh aktin!!,ajo thote ;Stop,thats mean,ndalo terhiqu,po su terhoqe mund te perfundosh ne burg me akuzen per Rape ( perdhunim),denimi minimumi nja 20 vjet.Ketu nuk eshte keq te jesh femer,bile je i persekutuar te jesh mashkull.Nejse me fal Amerika nuk eshte ne rregull, “cdo gje e ka persembrapthi”.Pershendetje,ju edhe te dashurit tend imagjinar mikut tim TL.

  5. Leka says:

    Ne Saliu perfundimisht na shperberi si etni, ju vazhdoni me tralala zura nje gale.

  6. mondi says:

    Keto probleme me hymnin jane pambarimisht te parendesishme te diskutohen kaq gjate.Besoj se 99% e shqiptareve nuk e kane problem tja u vene grave
    emrin te hymni apo jo.Po ashtu besoj se shumica absolute e tyre nuk e
    dine me saktesi nga fillimi ne fund krejt hymnin.Atehere perse behet zhurma?Kur e pyeten nje here SPECIEN FATOS LUBONJA qe ka qene banor i bllokut te Enver Hoxhes pastaj i burgjeve te SPACIT tha pak a shume ne nje studio televizive ;QE NUK ME RRUHET FARE PER HYMNIN DMTH NUK NDJEJ GJE..mbasi po e ngre adrian thano kete problem mendoj qe tja fusim grave emrin te hymni..
    Por e keqja eshte se do fillojne te revizionohen dhe pasaktesi te tjera p.sh. Do cohen fshataret dhe te kerkojne ndryshimin e tabelave ne kryqzimet e trenave ku shkruhet:SHOKE QYTETAR KUJDES TRENIN !
    kurse ata do kerkojne:
    SHOKE QYTETARE DHE FSHATARE KUJDES NGA TRENI DHE BERISHA..
    nuk e di po me keto qe po na ndegjojne veshet me duket se kemi marre fund…dhe nga trute e kokes .. berisha ka infektuar krejt shqiptaret me semundjen e tij si i rreshqitur nga truri i vogel..

  7. hasan says:

    Keto ndryshime sipas meje,vetem mire do ti bejne himnit tone.Nuk eshte ndryshim si psh i dates se çlirimit nga pushtuesi etj,etj.

    1. Nadia Shabani says:

      “Gjithsesi, nuk është fjala thjesht të japim nga një opinion komod mbi tekstin, se në fund të fundit, opinionet, janë si vrima e b…, të gjithë e kanë nga një, sidomos nëse flasim për diarrenë e reagimeve të pamoderuara në blogjet online”. Cfar kuptimi ka kjo more “gazetar” i nderuar, po gazetar je ti more qe perdor keto shprehje banale, t’ju vije turp t’ju vije.Ku e keni kulturen ju, ku jeni edukuar ne cfar universiteti pervers i keni marre keto shprehje. Nuk po u besoja syve kur i pashe tani me vemendje, po ky cfar thote ketu thashe me vete zot na ruaj, po keshtu do te jepni shembullin pozitiv te edukimit juve duke perdorur shprehje banale. Edhe nje komentuesi te thjeshte nuk i lejohet kjo lloj gjuhe jo juve qe jeni te detyruar te perdorni gjuhen e paster letrare shqipe.I ke dale ne mbrojtje Igli Totozanit, ai ben mire te beje autokritike per kete fyerje qe i ben himinit te flamurit dhe le te veje te shiikoje te semuret neper spitale qe i blejne ilacet me leke se nuk kane asgje spitalet.E ke mire Aishja qe i ka rene telebingo qe u zgjodh avokat dhe i paska rregulluar telat me Jozin e Saliut dhe vet Saliun se ata kane urrejtje per historine se u kujton te kaluaren e tyre “historike” ne sigurimin e shtetit.

  8. naser says:

    Jam dakord qe substantivi Atdhe të zëvendësohet me Mëmëdhe. Ndoshta ndaj Mëmëdheut sillemi me më shumë dashuri, dhembshuri, me më pak tradhti dhe nuk lejojmë të na e tradhtojnë mëmën ashtu si atin.

    Edhe sakrificës së gruas shqiptare i duhen bere nderime pse jo edhe ne himn meqe eshte rasti. Fëmija lindet nga nëna, edukohet nga ajo dhe trimat, që shenjtërohen në himn nuk janë vetëm rezultat i burrave, por edhe i grave, madje, përkushtimi dhe sakrifikimi për edukimin e tyre, mban vulën e nënës.

  9. logoreci says:

    Ne kemi një Kryeministër, i cili gjatë fjalimeve të tij dominohet nga testosteroni. Ja çka deklaroi ai për lindjet e para në vitin 2012: “Fjalët që më erdhën ndërmend kur dëgjova për lindjet e para që sollën në jetë djem, thashë me vete lindën Ismail Qemali e Isa Boletini. I lindën Shqipërisë edhe njëherë burrat më të mëdhenj të saj”.

    Për ata fëmijë nuk dihet se çfarë orientimi do të kenë, çfarë preferenca seksuale, mirëpo mendimi i Kryeministrit flet për bindjet e tija fikse: se kur lindet djalë, atëherë linden burra, që luftojnë dhe janë të gatshëm të vdesin. Mendimi i shqiptuar, në lexim të parë duket naiv, jo djallëzor, por, nëse e rilexojmë, atëherë kuptojmë arsyen se pse ky pas konsultimeve të ngjeshura, paska zgjedhur pikërisht këtë gjykim sugjestionues.

    Me Ismail Qemalin i drejtohet Shqipërisë, me Isa Boletinin i drejtohet Kosovës. Pse e bën ai këtë? Ai din se për të mbetur në pushtet dhe për të fituar simpatinë greke, italiane dhe serbe, ka bërë tradhti disa herë. Përmendjen e Ismail Qemalit ia urdhëron nëndija ta bëjë, për të treguar se është atdhetar, se është penduar. Flet ndërgjegjja e ndotur! Nëndija detyron ta përmend edhe Isa Boletinin në mënyrë që të tregojë se është penduar se ndihmoi me naftë makinerinë ushtarake të Millosheviçit gjersa Kosova gjendej e shtypur si kurrë më parë dhe me këtë akt, ky po dëmtonte dhe pengonte ndihmën e Perëndimit. Edhe me Isa Boletinin, flet ndërgjegjja e ndotur dhe tërthorazi pranon gabimin.

    I duhen vërtetë Shqipërisë burra në shekullin njëzetenjë, që shpallin pavarësi, që mbajnë kobure apo i duhen shkencëtarë të mëdhenj: shkrimtarë, filozof, poet, kompozitorë, pilot, astronaut, industrialist?

    Jo, sipas bindjeve fikse të marra në shekullin njëzet, si dhuratë e shekullit pesëmbëdhjetë, shqiptarëve nuk u duhen shkencëtarë në Europë, por njerëz me kobure, edhe atë nën nënkresë… Sepse natën e parë të vitit të ri, nuk lindi ndonjë Kadare apo ndonjë shkencëtar i nivelit të Ferid Murat, por u rilindën Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

  10. BIO-METRI says:

    Kryeministri ka sharë gruan me “putanë bulevardi”, ka sharë gratë e kundërshtarëve politik, ka sharë nënat e tyre dhe mendimi i cituar më lart, tregon se ai është mizogjin (urrejtës dhe përbuzës i grave) i papërmirësueshëm.

    Ndryshimi i himnit nuk mund të kërkohet prej tij, sepse kjo do të ishte e barabartë me zhburrnim, prandaj kjo detyrë e madhe, u mbetet brezit të ri, që nuk ka paragjykime ndaj nënave dhe motrave të veta. Ndryshimi i himnit do të tregonte se jemi një komb i formuar, bashkëkohor. Jo i ndarë në gjini dhe në dy shoqëri, që nuk njohin njëra-tjetrën, por në një: Me të drejta të plota dhe detyra të barabarta, siç e dëshiron Mëmëdheu.

  11. migena aleksi says:

    Zoti Thano e permend shkurtazi por ndryshimi me sa lexova ne nje site online, ishte ne strofën 2 dhe 6.

    Strofa e famshme: “…Prej lufte, vec ai largohet / që është lindur tradhëtor / kush është burrë nuk frigohet / por vdes, por vdes, si një dëshmor…” –

    zëvendësohej me:

    Prej lufte, vec ata largohen / që janë lindur tradhëtorë / as gratë, as burrat nuk frigohen / por vdesin, vdesin si dëshmorë…”.

    Dhe në strofën 6:
    Trim BURRE quhet dhe nderohet / Atdheut kush i-u bë therror / Për jet ay do të kujtohet / Mi dhet, mi dhet si një shenjtor /

    ndërhyhej me

    “…GRA edhe BURRA do nderohen / Ardheut kush i-u bë therror / Për jet ata do të kujtohen / Mi dhet, mi dhet se jane shenjtorë…”

    Me sa kujtohemi, cështja e himnit është rrahur edhe më parë në shtyp, gjithsesi nëse këto janë vërtet ndryshimet që synohen, ato duken korrekte dhe të këndshme.

  12. Shqiperi etnike says:

    Sot per sot cdo gje mundet te ndrroj sic kan ndrishuar shum gjera!si disa gjake prishur!!por shqiptari- shqiptar mbete asgje nuk ndrishon sa do qe tradhetaret mundohen ta prodhosin shqiptarine/

  13. shoqata gruaja shqiptare says:

    Teksti i plote i himnit nese ndryshohet:

    Aleksandër Stavri Drenova (ASDREN 1872 – 1947)

    Rreth flamurit të përbashkuar
    me një dëshirë dhe një qëllim
    Të gjithë atje duke u betuar
    Të lidhim besën për shpëtim

    Prej lufte veç ata largohen
    Që janë lindur tradhëtorë
    As gratë, as burrat nuk frigohen
    por vdesin, vdesin si dëshmorë!

    Në dorë armët do t’i mbajmë
    E mbrojmë Atdhenë në çdo kënd,
    Të drejtat tona ne s’i ndajmë;
    Këtu armiqtë s’ kanë vënd

    Se zoti vetë e tha me gojë
    Që kombet shuhen përmbi dhe
    Po Shqipëria do të rojë:
    për të, për të luftojmë ne!

    O flamur, flamur, shënj’ e shënjtë
    Tek ti betohemi këtu,
    Për Shqipërinë’ atdhe i shtrenjtë
    Për nder edhe lavdimn’ e tu.

    Gra edhe burra do nderohen
    Atdheut kush i-u bë therror:
    Për jet ata do të kujtohen
    Mi dhet, mi dhet se jane shenjtorë

  14. miklovan kasemi says:

    une jam cam dhe studioj ne stamboll. Tani po e lexoj kete lajm dhe nga kjo qe shoh te botuar te komentet, me duket qe himni me futjen e nenave dhe motrave tona aty, vec bukuria o shtohet dhe asgje nuk ndryshon. Prandaj mos ngreni re pluhuri kot me kot se ky eshte nje akt qe u jep shume dinjitet nenave tona sidomos. Me lejoni zoti Avokat Totozani, tju shpreh mbeshtetjen time dhe te familjes time ne menyren me te sinqerte. Faleminderit dhe pune te mbare. Nuk ka problem edhe nese ky propozim nuk behet ndonje vendim Kuvendi. Nje debat mbi kete, qofte edhe online, e apelon dhe e ngacmon vetdijen tone ku respekti per gruan fatkeqesisht te shume nga ne mungon!

  15. gringo says:

    Artistikisht himni yne kombetar eshte medioker, tekst dhe musike.
    Por simbolika , formalja, ne kete rast eshte me i rendesishem se permbajtja.Na perket, eshte yni. Eshte i pamohueshem fakti qe eshte maskilist, mono gjinor. Eshte nje tekst jo origjinal, jo bibla, pra i korigjueshem. Totozani tregon ndjeshmeri njerezore dhe intelektuale te zakonshme, por ne nje shoqeri gjysem tribale duket herezi.
    Po te zevendesohej fjala burre me fjalen shqiptar, nuk do turbulloheshin gjakrat e pseudo puritaneve, qe femijet i quajne pegi e maikell, o murad e muradije.

  16. valbona s says:

    Jam shume dakord me z.Adrian nne perfundimin: Problematika e grave në Shqipëri, vecanërisht dhuna në rritje ndaj saj, është e lidhur para së gjithash me mungesën e vetëdijes mbi barazinë gjinore. Ndaj një inisiativë e tillë – e cila jo vetëm e apelon thekshëm këtë vetëdije, por edhe synon ta skalisë atë në një nga simbolet kombëtare – meriton vëmendje dhe mbështetje.

  17. Taulant says:

    Po ne femijet dhe gjysherit tane doni ti diskriminoni?Une the qe te vihet:… dhe burrat,dhe grate ,dhe pleqte dhe femijet nuk frigohen…)kam frike se do dalin travestitet dhe do thone :po ne ku jemi ne Hymnin kombetar?Se ne nuk jemi as burra e as gra:

  18. feniks says:

    Ka respekt per ty,adrian Thano,por me kete shkrim ke hyre ne strofken e atyre nacionalisteve,qe duan te duken se jane gjalle!!!Keto propozimet per korrektimin e himnit kombetar,jane te njellojta me SKENARET,QE I VINE BERISHES NGA REGJIZURA E TIJ SERBE,PER TE TURBULLUAR UJRAT,QE SAPO JANE KTHJELLUAR NE SHQIPERI!!!Vertete Austria e ka bere kete ndryshim,por ata me pare kane bere MDRYSHIME KOLOSALE NE JETEN E POPULLIT TE TYRE E SIDOMOS TE GRAVE!!!Kjo puna e himnit te tyre eshte si qershia mbi torte,ndersa per ne eshte si te futesh nje HEKUR TE NXEHTE NE VRIMEN E BYTHES TE CDO SHQIPTARI(sic e thua edhe ti)!!!E cfare vlere do kete ne jeten sociale,politike,ekonomike e zakonore te femrave,ky ndryshim i himnit???Pse nuk na terheq vemendjen tone nje shembull tjeter,me i rendesishem e me konkret,po nga Austria,kur ata HODHEN POSHTE NDERTIMIN E NJE PARLAMENTI TE RI NE VIENE,QE KUSHTONTE 60 MILIONE EURO,ndersa ne nuk na beri syri TERT,KUR BERISHA VENDOSI TE NDERTOJE NJE PARLAMENT TE RI ME VLERE 120 MILIONE EURO!!!!Haaaa!!!Ju kujtoj se PARLAMENTI ANGLEZ ESHTE NJE NDERTESE QINDRA VJECARE,PER FAQE TE ZEZE,NE KRAHASIM ME KUVENDIN TONE EKZISTUES,DHE NUK I KA SHKUAR NJERIU NE MENDJE TE NDERTOJNE NJE TE RI!!!!ATJE KA “CECUA BICAK” DHE NUK LEJON NJERI TE PRISHEN HOVARDA PARET E POPULLIT!!!NDERSA TEK NE ,SHQETESOHEMI PER SHTESAT E NJE FJALE NE HIMNIN KOMBETAR!!!!STAMBOLLI DIGJET E KURVA KRIHET-i thone kesaj!!!

  19. Artur says:

    Per te dhene gjykimin per hymnin, do pare ndryshimi qe propozohet.
    Varianti i propozuar nga zyra e avokatit i dale ne TEMA eshte shume i bukur dhe u kthen nderimin e mungur grave shqiptare per sakrificat e tyre.

    Ne fillim kur degjiova lajmin se donin te nderronin hymnin, nuk m’u duk serioze dhe iu frikesova ndonje deformimi te tij, thjesht per hir te barazise gjinore. Por me ta pare c’propozohej, u binda qe pikerisht ky eshte varianti qe na duhet!!!

  20. geno says:

    Shume dobet ky shkrim zoti Thano, po pse nga ty qenka drejtuar gazeta Shekulli? Prandaj ka mbaruar aho e shkret

  21. As says:

    Ndryshimet e mesiperme me duken me se normale.As gje nuk eshte e pa rinovushme.As gje e re kur eshte pozitive dhe e konsultuar gjeresisht nuk eshte negative.

  22. Dike Mullai thote- says:

    Ne vazhdim te shkolles se Mesme, ne Politeknikumin “7 Nentori”, ne vitet 1958-1960, ne Tirane, Pedagogu i Nderuar DRAGUSH CABEI dha detyre per nje hartim te lire. Ne diten pasardhese, pasi kish koregjuar hartimet, u ndal tek hartimi im: Shprehu kenaqesine pse une pershkruaja “MEMEDHEU YNE…”, qe bukur e kane shprehur Poetet e Medhej te Rilindjes, psh A.Z.CAJUPI:- “Memedhe quhet Toka…” Bashkohem me mendimet e Avokatit te Popullit dhe te disa organizatave te mbrojtjes se te drejtave te grave.

  23. filan fisteku says:

    Po, ne do jemi te dytet ne Evrope pas Austrise….ore ku jetoni ju???? Po Italia, qe e ka Hymnin “Fratelli d’Italia…..” si tja beje, te fusi dhe motrat, pervec vellezerve???? Lum si ne qe do ja kalojme italianeve… Pastaj po vume ne hymn grate, do dalin dhe shoqatat e femijeve….ti fusim dhe femijet e pleqte se dhe ata jane pjese e shoqerise…..po rrini ore popull majmun!!!! Ky eshte opinioni im! Ne kemi vetem 1opinion=1vrime B. Kurse ti qe e ke opinionin shume te rendesishem e te fuqishem nga ne te tjeret qenke nje Vrime B. Koke e kembe :)))))

  24. labi says:

    zoteri,apo me mire z.Thano;
    Ne shqiptaret sikur na eshte imponuar te leme shume gjera pas dore,
    madje pas dore ne na kane imponuar te leme edhe Jetet tona,
    jo me ato cka Ju vini ne dukje.
    Sigurisht qe edhe ay nuk eshte i vogel,
    madje do thosha qe si refleksion kerkon
    me te vertete vemendje serioze,dhe aspak mundim.
    Por,duke qene se sapo eshte shfaqur,
    restaurimi i saj do te ndodhi vetem kur te mos
    ekzistoi Saliu,i cili ne natyren e tij,
    pergjithcka qe nuk eshte si ideator i pare,
    mbeten pa jete.
    Dhe ky eshte problemi yne si komb…
    qe i shohim te gjitha ne gjendje te veshtira
    dhe nuk jemi ne gjendje tu japim ndihmesen e duhur.
    Dhe per ta bere me te thjeshte;shtoje se
    Mendimi i Opinionit,duhet te perputhet me ate te Doktorit,
    ndryshe perderisa e lejojme,te mesojme vehten per ta
    kursyer kohen.

  25. TA says:

    Z. Thano opinionet e te tjereve i quan “forma diarreje dhe qe i ngjajne vrimes se b…..,ku te gjithe e kane nga nje”…, i bie qe sipas kesaj llogjike te jete i perfshire edhe opinionin juaj z. Thano.

  26. Gurid says:

    Une them qe te marrin dhe miratimin e Xenit duke shtuar rreshtin “O sa e kam bythen e mire, mora per nuse tim kusherire”

  27. Landi- Sverige says:

    Nje gje nuk eshte sqaruar. Avukati i Popullit keto ide i hodhi ne treg sepse disa organizata per te drejtat e grave e “kerkonin” dicka te tille apo eshte nje plan i mire organizuar nga Berisha edhe per ndryshime monumentesh, ndryshime datash historike dhe personazhe te kesaj historie? Nje himn qe ka zanafillen qe ne vitin 1912 i pandryshuar as ne kohen e Zogut, as ne kohen e Enver Hoxhes me emancipimin e gruas shqiptare (cudi si nuk i vajti ne mendje kjo gje?!), mendohet te ndryshohet kaq papritur tani ne kohen e Berishes (!!!!) mbas me se 20 vjet qeverisje nga ana e tij. Sido qe te jete keto diskutime behen ne nje sistem te qete politik dhe me nje demokraci te rregullt. Ndryshe do te krijohen akoma me shume perplasje, urrejtje, rryma nacionaliste me patriote dhe jo patriote, te cilat me shume do te demtojne se sa do te forcojne unitetin e ketij kombi. Dicka tjeter himni simbolizon fuqine, trimerine, burrerine ose per gjinine femerore burrneshen. Pra nje gruaje trime ne shqip i themi burrneshe (emancipon gruan duke e barazuar me burrin). Ashtu si Atdhe (mashkullore) me Memedhe (femerore) kan te njejtin kuptim edhe fjala burre nenkupton te dya gjinite kur flitet per trimeri e guxim. Dhe ne rastin e himnit flitet per keto virtyte dhe jo per gjinine mashkullore ne vecanti (ku nje burre mund te jete tradhetar, frikacak, pa guxim). Ne kete rast nuk ka nevoje gruaja te ket kete “percaktim gjinor”, sepse eshte me se normale si gjysma e popullsise se ketij kombi te kete te njejtat ideale ashtu si dhe burrat.
    Cdo dite ky i cmendur hedh nje gurre ne lum dhe te gjithe verviten per ta gjetur ne uje. Cfar beni o njerez?! Akoma do e mbani kete donkishot?!Hidheni more te cmendurin ne lum qe te qetesohemi te gjith me ne fund!

  28. F.Gusho says:

    shqiptaret jane koke trashe,te rejat edhe pse progresive i pranojne me veshtiresi.
    Shikoni komunistet urejne demokracine se nuk ndryshojne konceptet komuniste si koke trashe qe jane.

  29. gjirokastriti says:

    Kumbellat qe ju shet
    turmes katrane
    eshte frut i embel
    per trute e hajvaneve

    Jo per mua zekon
    qe te shoh si mize
    ne vozen e hapur
    ku eshte hedhur gjize

    Po te jeshe dy bajga
    si ti dhe Kokedhima
    vleren do ta keshe
    sa eshte poshte vrima

    Degjo o Artan shkrove bajga me te gjithe funderinen shqiptare te Shekulli,dhe tani po fillon tek kjo Tema e Meros te mos ta leshe vetem
    Nje gje ju ka ngelur,te merisni tek vrima ,por deklaruar se per te
    merisur keni merisur gjat tere kesaj kohe.

  30. ZQK says:

    O zoti Adrian Thano!

    Dukesh njeri me shkollë prandaj po të drejtohem.

    Gjuha shqipe zakonisht përdor mashkulloren për të përfaqësuar të dy gjinitë në rastet kur gjinia nuk ka rëndësi. Psh.: dëshmor, hero, ushtarak, polic, punëtor, gomar, kalë
    Ka raste kur femërorja është përfaqësuese: mace, lopë, pulë, dhi, dele.
    Gjinia specifikohet vetëm në rastet kur ajo është e rëndësishme.
    Pra në rastin e himnit Asdreni nuk përjashton gratë ashtu siç nuk bën Mjeda te vargjet:
    Ti ke pas kenë një zonjë e randë
    Burrat e dheut të thirrshin Nanë.
    Mos duhet dhe ato ti ndërrojmë në:
    Ti ke pas kenë një zonjë a zotëri i randë
    Burrat e gratë e dheut të thirrshin Nanë (Mëmëdhe) ose At (Atdhe).

    Pra argumenti gjuhësor nuk qëndron.

    Shembuj nga bota: Nëse Austria e ndryshoi himnin e saj, Kanadaja nuk e ndryshoi megjithëse u hap një debat i gjerë për të. Pra edhe bota është e shumëllojshme e nuk mund të bazohesh as në këtë argument.

    Nuk mbeten të drejtat e grave të mbrohen me ndërrimin/ndryshimin/korrigjimin e himnit. Dritëroi i Madh ka shkruar dikur: “…Eh, të çlirohej Kosova vetëm me vjersha; unë do ta çliroja i pari!”.

    Po qe se problemi i të drejtave të grave do zgjidhej përfundimisht nga ndryshim/korrigjimet në himn unë do propozoja ndryshimin e mëposhtëm:
    “kush është burrë nuk frigohet” të bëhet “kush është grua nuk frigohet”
    Besoj se asnjë burrë nuk do e kundërshtonte këtë propozim me kusht që 8 Marsi të hiqet si festë e gruas. Të hiqet se nuk ka kuptim. Të drejtat e grave u zgjidhën një herë e mirë.

    Nuk e di çfarë argumenti të mbeti.

    Unë kam edhe një: Në kohën e sotme çdo vlerë kombëtare po vihet në dyshim: gjuha, Dita e Çlirimit, heronjtë, historia, madje edhe Heroi Kombëtar. Fut këtu edhe dyzimin e Himnit! Kjo tymnajë bën qe secili të ketë një opinion të tijin për këto shtylla të kombit dhe nderimi për to të zbehet e të shuhet siç bëhet gjithmonë për gjërat e dyshimta apo të dyzuara. Pra: NUK ËSHTË KOHA TË KORRIGJOJMË HIMNIN.

  31. Eni says:

    Në shqip themi: ai që vjen i pari ai do të hyjë i pari(p.sh.) duke nënkuptuar ai ose ajo. Fjala burr nuk ka kuptim mashkull. por lidhet me burrërinë. Himni nuk ka nevojë të preket. Energjitë e avokatit të popullit të hargjohen kunder shtr♪7mbërimeve të drejtësisë dhe historisë më mirë.

  32. amir says:

    Ky lloj debati per ndryshimin e hymnit tone kombetar mua me duket si ai proverbi i popullit: sikur halla te kishte koqe, do quhej xhaxha. Po pse ore ka disa gjera qe jane te shenjta. Po perpiquni o shqiptare truthare (jo te gjithe por Sale palla e pederat totozaner)te rregulloni e ndryshoni te ardhmen e jo te shkuaren. Ajo s’mund te ndryshohet, s’ka sens. Po mjere Shqiperia ne duar te kujt ka rene, nuk e dime a ka ndonje shqiptar puro ne krye te shtetit apo…Eshte koha per te evoku ate shprehjen e te madhit Fishta, me te ardh turp te jesh shqiptar keshtu si po e katandisin ca dallkauke ate…

  33. Aldo says:

    Pa i hyre komenteve mbi vrimat qe i kane shqetesuar shume bashkekomentuesit, po i them z. Thano dhe z. Totozani nje gje: A jeni te sigurt se flasim ne himn per mashkull kur themi burre?!!!
    Per mua jo! Behet fjale per konceptin Burre Zakoni e i tille behesh, sipas zakonit kur merr pushken e e ve ne krah. Ky zakon nuk perjashton femrat. Ka me qindra raste te “Virgjereshave te betuara” te njohura si burra!
    Keshtu qe vargjet e me siperme duhen konceptuar ne kontekst e jo me mendesi seksuale!!!!

  34. shqiptari says:

    Hall i madh o Thano, se ky Avokati i Popullit po konkuron Doktorin me mufkat qe hedh. Po Doktori e di se cben, ky Avokati di gje apo doli ko..?
    Konsultohu edhe me Kocon. Ju presim ne parade (merni masa te jeni pa diare dhe ta keni te paster).

  35. ALBAN-DARDANI says:

    –Z. Thano, arsyetoj se arsyetim i arsyes qe i beni arsyes ndryshimit me duket i arsyeshem, por,..duke u shmangur arsyejen e krahasimit qe kini ber.
    –Me sa lexoj, mendoj se nuk perbejn problem, bile mund te perdorej edhe vargu ” shqiptetare quhet dhe nderohet….” Dhe ne srofen e gjashte fjala “Atdheut” mund te zevendesohej me “Memedheut”
    –Jemi ne 100 vjetorin e pavarsis dhe mendoj se indirekt sduhet ti japim ngjyra te politizimit.
    –Gruaja shqiptare, ne vecanti 50 vitet qe kaluam, e rreshtuan ate ne formacionet dhe detyrimet ushtarake per mbrojtjen e atdheut gati te barabarte me burrat.Gjithashtu dhe historikisht jane te njohura rastet qe deshmojne per rolin e kontributin qe kan dhen grat shqiptare
    –Nje arsye tjeter qe e ben te domosdoshme eshte se gruaja shqiptqre edhe si gjyshe e si nene, bashke me qumeshtin e gjirit i kan mekuar femijet, nipat e mbesat edhe me ndjenjen e trimeris , burreris dhe atdhe dashuris
    –Duke qene emri gruas edhe ne hymnin e flamurit ,eshte me e motivuar edhe ne obligimet kushtetuse perceshtjet kumbetare , e te jera aresyeje te cilat jane theksuar same siper.
    — E keqja me e madhe qendon ne tjeter vend.Pa shikoni tek vetja tek shtepija,femijet, farefisi i sejcilit prej nesh, sa i din vargjet e hymnit tone kombetar, sa dine ta kendojne ate .A skemi qene ne deshmitare p.sh, neper stadiumet tona, ne ndeshjet nderkombetareku jo vetem tifozet (sportdashesit) por as lojtaret skan ditur ta kendijne hymnin e flamurit,bile ka nga ata qe sluajn as buzet. Pyesni ne shkolla
    fakultete, ne institucione e digastere sa e njohin dhe e kendojne ate.
    — Eshte per te ardhur keq, por mbase dhe shumica jon qe komentojme e cirremi e ofendojme njeri tjetrinse, sjemi ne gjendje ta kendojme ate lirshem.
    — Mbase dhe teksti e vija melodike mund te ishte ndertuar me e kapsheme dhe momenti i pervjetorit qe jemi e ustifikon ate.
    —Ne shtetin ku jetoj,ne testin e gjuhes e te shtetesis me eshte kerkuar jo vetem teksti, por edhe autori dhe rrethanat ne te cilat eshte ndertuar . Po ne shqiperi, ne cilin rast kerohet kjo. Nukduhet te ket mesues e nxenes te mos e dij e kendoj dhe keshtu do te njihet nga te gjith.
    –Ekeqja me emadhe dhe tronditese eshte se bashke me tekstin e hymnit kombetar jane hequr e nuk kendohen me si ne shqiperi e ne kosov edhe mjaft kenge me sens potriotik e luftaak ,sic po fshihen nga faqet e historis shume ngjarje e fakte , sepse nuk na u pelqekan fqinjeve,deri sa te vije nje dite qe te fshihet dhe emri shqiperi
    –Mendoj se AP dhe organizatat e grave,ta ngrene rolin e gruas e te femres shqiptare duke e luftuar skllaverimin e poshterimin e saj nepermjet prostitucionit,droges dhunes se sa duke ndryshuar dy rreshta tek hymni kombetar. peshendetje nga ALBAN DARDANI

  36. tepelenasi says:

    Te ishte sebep 100-vjetori,do te bindesha qe Avokati iPopullit apo Shoqata e Grave(cila eshte kjo shoqate e çfare shtrirje ka)kane te drejte.Veçse nuk e kuptoj Avokatin e Popullit apo Shoqaten e Grave,pse,njekohesisht, nuk shqetesohen deri ne alarm per marrezine e Kryeministrit,i cili po realizon,pa pyetur asnje,as burra e as gra,nje monument te “ri” te pavaresise!!!Ky do te ishte nje shqetesim i vertete e real.Por ne se edhe Avokati edhe Shoqata po e bejne kete zhurme se Austria e ka ndyshuar Hymnin,me duket nje lloj majmunerie qe perseritet edhe ne raste e per probleme te tjera,duke na e shitur kete problem(pa qene aspak problem) si nje atdhetarizem a memedherizem ne kuader te 100-vjetorit?!Sot ka e shtrohen aq shume probleme(realisht probleme)sa Avokati i Popullit nuk do te kishte kohe as per te ngrene buke.Pa le shoqaten e grave te Monikes se Ilirit te LSI-se.AQtyre nuk u premton koha per te shkuar tek Fevziu qe te lyhen,krihen e vishen,jo me te mendojne per ate HYMN,i cili eshte e vetmja gje qe na detyron te ngihemi ne kembe,sa here qe degjojme melodine e tij.Grate e ketij vendi kane e kane patur te tjera halle.Sot,jo grate e Tiranes,ato te kryeqytetit,por grate qe jetojne ne fshatrat e Tiranes e ne fshatrat e te gjithe Shqiperise,kane halle me te medha.Se ato sot e gjithe diten ngarkohen si dikur.Ngarkohen ashtu si grate e kohes se Asdrenit.Ato terheqin litarin e gomarit a te kalit,kur burri,me parmende leron ende token.Ta zeme se kjo kerkese e Avokatit dhe e Shoqates se grave u realizua.Mbas realizimit te saj(kerkeses)u realizuan gjithe te drejtat “e mohuara” te grave?!Qe diten kur do te kendohet Hymni,grate do te ndihen te plotesuara ne te gjithe larmine e halleve e kerkesave te tyre,te mohuara…

  37. Andon Zako Cajupi - Memedheu says:

    Memedhe quhete toka
    ku me ka renure koka,
    ku kam dashur mem’e ate,
    ku me njeh dhe gur’ i thate
    ku kam pasure shtepine,
    ku kam njohur perendine,
    stergjyshet ku kane qene
    dhe varret q’i kane vene,
    ku jam rritur me therrime
    ku kam folur gjuhen time,
    ku kam fis e ku kam fare,
    ku kam qeshur, ku kam qare,
    ku rroj me gas e me shpres,
    ku kam deshire te vdes.

  38. Ivani i madh says:

    ndroheni dhe hymnin se kjo ju ka mbetur shisni dete e kufinj e keni kethyer shqiperine ne nje placke tregu ku te gjithe maskarenjte mundohen ti heqin nje cope historike e tokesore nga trupi i saj keta duhen zhdukur nje ore e me pare nga atdheu yne se po na bejne dem te madh . Se kujt i hyn ne pune muzika kur poezia eshte shkrojtur aq bukur dhe patriotikisht nga rilindsi i madh e patriot Asdrni apo duan ti vene muzike greke apo sllavese kjo i pelqen ketyre mostrave

  39. malcori says:

    mire e kane se per afro 70-vjet,burrat sollen vetem mjerim ,ta leme ne duart e grave, cdo te ndodhe

  40. hajriu says:

    “Gjithsesi, nuk është fjala thjesht të japim nga një opinion komod mbi tekstin, se në fund të fundit, opinionet, janë si vrima e b…, të gjithë e kanë nga një, sidomos nëse flasim për diarrenë e reagimeve të pamoderuara në blogjet online”.
    _____________________________________________

    E hape vrimen tende ti o Thano …..hajt me trashegime . Gjerat qe bota po i bene pas 200 vjet demokraci ti kerkon qe ti bejme edhe ne qe nuk kemi as edhe 1 vit demokraci ? Ti bejme ne me kete mentalitet qe kemi? Por kjo nuk do te thote se ne qe jemi kundra nuk duam apo nuk respektojme nenat e motrat tona ,perkundrazi i respektojme dhe i duam me shume se kedo , por eshte e nxituar per kohen .
    Ne te gjitha krijesat qe beri Zoti , gjen me fisnike qe beri eshte femra . Respekte te gjitha nenave dhe motrave Shqiptare.

  41. SHPATI says:

    Ky eshte kulmi i durimit:Pse valle ky eshte problemi kryesor i shqiperise. Pse nuk thuret nje himne per shqiperine e bashkuar,por jo se duhet te permenden edhe grate.Pse mos te permenden edhe vajzat e djemte,pse mos ti permendim edhe kafshet shtepiake si qenie te dobishme per atdheun.Budallalleku s’ka fund.Ky avokati s’ka me ç’te merret e do te kaloj kohen se rrogen e mer njesoj.

  42. dauti says:

    Ketu po rrokulliset e permbyset c,do gje nga Sali Berisha dhe pinjollet e bashkpunetoreve te pushtuesve te Shqiperise te cdo kohe,te sahanlepiresve te pushtetit te Shqiperise te cdo kohe dhe ky zotria kerkon te ndryshoje edhe formalisht identitetin e Shqiperise.Hymni eshe krijuar e pranuar ne nje kontekst historik te caktuar nga shqiptaret atdhetare dhe nenkupton ne fakt vyrtytet qe kerkohen per ti dale zot mbrojtejes se atdheut.E kjo behet me trimeri burreri atdhetarizem e tej por jo me brizhdesine e gruas…Keta zotrinje te mos kerkojne ndryshimin e hymnit por te gjejne menyra te tjera per ti dhene vleresimin e duhur gruas.Femres shqipetare e cila nuk ka nevoje te kete emrin ne hymnin e flamurit por per dinjitet te cilin ja kane neperkembur papunesia,perdorimi si mall per tu shitur,perdorimi si prostitute,punesimi pasi zberthen mbertheckat te Pangoja, dhunimi gjithandej e tej e tej…Le ta leme dhe vleresojme te kaluaren per ate qe eshte dhe sido qe eshte nderkohe te korigjojme jo ate por mendojme e punojme me me pergjegjesi per te ardhmen.c,eshte kjo semundje e cila i ben shqiptaret te meren me te kaluaren dhe te vdekurit nderkohe qe e sotmja dhe ndoshta e ardhmja duken pa shprese…

  43. anticensurë says:

    shkrim i shkëlqyer i thamos!
    që në momentin e parë të bije në sy dëshira e shqipos për tu dukur ashtu si nuk është!dëshira e shqipos për të qënë “si gjithë europa”!vënd i lirë demokratik,i pasur me të drejta të minoriteteve kombëtare dhe seksuale,me barazi gjinore,me “plotësimin e 12 kushteve”që na ka vënë europa e tralalla e trilili!
    por mbetemi thjeshtë tek kopja,tek paraqitja!
    duam të plotësojmë 12 kushtet e europës në letër,me një marrveshje që të bëjë që opozita e nënshtruar të pranojë të gjithë diktatet e diktaturës!duke mos folur për korrupsionin galopant dhe varfërinë popullore,por për mirqënjen e pushtetarëve!duke përfshirë gratë në himn,por në të njëjtën kohë duke i dhunuar e trajtuar si kafshë!duke ju dhënë strehim romëve të dëbuar nga kasollet e jashtëligjëshme,por duke pranuar tërë “tokat e xamuna”!duke diskriminuar pronarët e vjetër dhe duke mbrojtur pronarët e rinj!duke zbatuar të drejtat e minoriteteve etnike që jetojnë në shqipëri dhe duke mos u interesuar as për emigrantët e djeshëm,e jo më për shqiptarët e mbetur jashtë shqipërisë!flasim për për paradë gay në një kohë kur qeveritarët jo vetëm se do ti merrnin në dru por dhe do të vrisnin fëmijët e tyre po të ishin gay!ulërijmë për rritjen ekonomike dhe nuk flasim fare për varfërinë galopante!vishemi e krekosemi rrugëve në të njëjtën kohë kur nuk kemi ujë për tu larë!kjo është o thamo barazia e gjinive që ti pretendon!barazi vetëm në pamje por jo në realitet!si të gjitha gjërat duhet të kopjojmë dhe të dukemi!
    mos vallë futje e një fjale në hymnin kombëtar do të bënte që të zhdukej doktrina 2000 vjeçare e monoteizmit për të këthyer politeizmin e vjetër ku nëna gruaja motra kishte të njëjtat të drejta shi dhe mashkulli?ti dhe totozani mendoni se me një fjalë të ndërruar do të mund të zhdukej dëshira për të sunduar të paktën pjesën më të dobët të shoqërisë?
    jo thamo nuk mund të behet një gjë e tillë sepse do të mbetej vetëm një pamje një gjënjeshtër!
    sot kemi për të ndryshuar shumë e shumë gjëra që nuk bien vetëm në kurrizin e meshkujve por në mënyrë të dyfishtë dhe të femrave!kemi për të ndërruar një qeveri që po e shkatërron si vëndin dhe popullin!kemi për të rrëzuar një diktaturë që po na nxjerr sytë!kur ti kemi bërë këto fillojmë e rregullojmë dhe vetullat!i shkulim,i bëjmë të holla dhe kujt ti pëlqejë le ti lyej pink!
    për ironi o thamo ne e kemi arritur barazinë gjinore!në një anë kemi femra “liburnesha”që të kapin për zhelesh,të japin plumbin ballit të varin nepër palma,në anën tjetër kemi bura që cicërojnë,që përkulen para çdo shantazhi e dhune!
    gjithashtu dhe ti në shkrimin tënd ke hedhur bazat e barazisë gjinore!ndryshe nga unë që zakonisht përdor thënjen “idetë janë si puna e boleve,seicili ka të tijat”,duke “diskriminuar”gjininë femrore,ti e ke unifikuar!ke shkruar se “vrimë bythe kanë të gjithë”ke të të drejtë!kanë të gjithë pa dallim gjinije!e kanë të përbashkët,por ke harruat të kujtosh se një medalje ka dy anë!varet se kë anë sheh!ti sheh në anën tonë diarrenë,të njëjtën gjë që ne shikojmë në anën tënde!
    thamo të pastrojmë gjërat e mëdha që na kanë rrënë në kokë dhe të mos shpërndahemi si vaji në lakra!
    nqs ne si njerëz të thjeshtë,komentues okazional mund të flasim për hatlla nuk të lejohet as ty e as totozanit të hapni probleme mbi porbleme!ndoshta probleme të tilla ju ngrënë “vlerën”përpara ndëerkombëtarëve,por mos harro se jua ulin para nesh!ndërkombëtarët janë të “kuptueshëm””tolerantë” kur flitet për kurrizin e tjetrit!kur flitet për kurrizin e tyre,i harrojnë si tolerancën dhe kuptueshmërinë!
    thamo mos bini në kurthe të tilla,ose më mirë mos na shisni për hiç asgjë!për pak rreklamë për veten tuaj!
    shkrimet e tua të shkëlqyera për piqu të mos i këthesh në të shkërdhyera!

  44. Ivani i madh says:

    KJO QE THUA TI MOR THANO ESHTE SI PUNA E ASAJ QE BILETE KE PO VENDIN TA KANE ZENE PO CDUHEN KETO FALLCITETE GRUAS INGRANOHE NE TE GJITHA ALLKAT E SHTETIT NE MENYRE TE BARABARTE PA PER TEKSIN TA KA FALUR TY E AVUKATIT TE POPULLIT PO SI HARUAT KETO IDJOTESIRA JU SERVILET E SHTETIT E KUNDERSHTARET E MOLETIT SA HERE SHQIPERIA BIE NE VARFERI E SKAMJE JU HIDHNI NJE SHASHKE E NE MIRENI TE TERE ME TE E HAROJME VARFERINE E TEJ SKAJSHME QE NA KA ZENE PER KETE SHKRUAJ E MOS NA THOJE FJALE AS ME KE AS TE KAM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje